- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
18. 12. 2014.
16:55 >> 17:06
LAJMET 18.12.2014
18.12.2014
Vujanoviq refuzon të thërrasë mbledhjen e Këshillit për mbrojtje dhe siguri
Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka refuzuar propozimin e shefit të parlamentit Ranko Krivokapiq që të thërrasë mbledhjen e Këshillit për mbrojtje dhe siguri në të cilën do të shqyrtohet çështja e NATO integrimeve dhe tërheqjen e drejtorit të Agjencisë për sigurinë nacionale Boro Vuçiniq, njofton gazeta VJESTI. Vujanoviq në letrën drejtuar Krivokapiqit thekson se nuk ka asnjë moment të ri që aktualisht do ta arsyetonte mbajtjen e mbledhjes së Këshillit dhe se së shpejti duhet të mbahet mbledhja në të cilën Këshilli për sigurinë nacionale do ta njoftonte Këshillin për mbrojtje dhe siguri për çështjet nga fushë veprimtaria e vetë. Nga ana tjetër Krivokapiq nuk është pajtuar me qëndrimin se prej muajit mars kur është mbajtur mbledhja e fundit e Këshillit nuk ka momente të reja në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë në dritën e prioriteteve euro atlantike për zgjedhjet që kanë kërkuar mbajtjen e mbledhjes.
F. Demokratik refuzimi i Krivokapiqit joligjor dhe i pa pranueshme
Refuzimi i presidentit të shtetit FilipVujanoviq që në iniciativën e kryetarit Ranko Krivokapiq të thërras mbledhjen e Këshillit për mbrojtje dhe siguri është joligjore dhe pa pranueshme , konsideron Fronti Demokratik. Siç kemi theksuar Vujanoviq më parë e ka refuzuar propozimin e Krivokapiqit që të thërrasë mbledhjen e Këshillit për mbrojtje, në të cilën do të shqyrtohet çështja e NATO integrimeve dhe tërheqja e drejtorit të agjencisë për sigurinë nacionale Boro Vuçiniq nga ky funksion. Deputeti i frontit Predrag Bullatoviq ka përkujtuar se është obligim i kryetarit të Këshillit për mbrojtje dhe siguri që të caktojë mbledhjen edhe me kërkim të anëtarit të Këshillit.
Krivokapiq - Nato është aleancë e cila ofron suazë më të mirë të sigurisë
NATO është aleancë e cila ofron suazë më të mirë të sigurisë për Malin e Zi ka vlerësuar kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiq, duke theksuar se shpreson që shteti vitin e ardhshëm do të marrë ftesën për anëtarësim. Mali i Zi, vitin e ardhshëm mund të anëtarësohet në NATO , ka theksuar Krivokapiq me rastin e dorëzimit të çmimit ,, Busolla e sigurt ,, të cilën e ndan OJQ ,,Alfa Qendra,,. Laureat të sivjetmë janë Radovan Radonjiq, Ivan Jovetiq, ambasada e Gjermanisë , Fakulteti i shkencave politike Organizata e të rinjve të Aleancës së Atlantikut të Malit të Zi dhe Radio Antena M. Mirënjohje të veçanta u janë ndarë redaktores së misionit Svida që emitohet në TRMZ Isidora Sekuliq Shoq dhe përfaqësuesve të shkollës së mesme të përzier në Zhablak.
Bashkëpunimi rajonal bazë për zhvillimin e përbashkët
Bashkëpunimi rajonal është bazë e mirë për zhvillimin e përbashkët, është vlerësuar gjatë vizitës zyrtare të kryeshefit të shtatmallorisë të ushtrisë së Malit të Zi Dragan Samarxhiq në ushtrinë e Serbisë . Samarxhiq në ditën e dytë të vizitës zyrtare ka biseduar me sekretarin shtetëror në ministrine e mbrojtjes të Serbisë Zoran Gjorgjeviq. Siç është kumtuar Samarxhiq dhe Gjorgjeviq kanë biseduar për bashkëpunimin e deritashëm në fushën e mbrojtjes si dhe për modelet e përparimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi. Gjorgjeviq e ka falënderuar ushtrinë e Malit të Zi për ndihmën e ofruar gjatë përmbytjeve të cilat në muajin maj e kishin goditur Serbinë. Gjatë vizitës Samarxhiq ka vizutuar edhe qendrën për aftësimin e kuadrove në krushevac kur është takuar me zavëndes komandantin e komandës për stërvitje gjeneral majorin Mllagjan Nisheviq.
Përfundon misioni ISAF në Afganistan
Misioni ,,ISAF,, në Afganistan , në të cilin për 13 vjet ekzistimit kanë marrë pjesë ushtarët nga 51 shtete , formalisht ka përfunduar me takimin e fundit të këshillit të Atlantikut Verior me partnerët operativ i cili u mbajt në selinë e NATOS ne Bruksel ,,ISAF,, është koalicioni më i madh i formuar në historinë e ekzistencës së aleancës dhe angazhimi i parë i NATO=s jashtë kufijve evropianë. Mali i Zi në misionin ISAF merr pjesë prej vitit 2010. Në vazhdim është rotacioni i 10 dhe i fundit i ushtarëve malazezë në ISAF. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stolltenberg ka përkujtuar se ky operacion nën patronazhin e OKB kishte për qellim vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Afganistan. Ai ka vlerësuar se në Afganistan ekzistojnë sfida të mëtejme mirëpo tani shteti është dukshëm më stabil dhe me prosperitet.
Guevski uron Mustafën, zotohet për marrëdhënie të afërta dhe miqësore
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka uruar Kryeministrin Isa Mustafa, me rastin e zgjedhjes në krye të Qeverisë së Kosovës.
“Qëllimi ynë është zhvillimi dhe avancimi i politikës së fqinjësisë së mirë, të bazuar në vlera parimore, marrëdhënie të afërta dhe miqësore, të cilat përpiqemi t’i zhvillojmë në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të respektimit të parimeve demokratike”.
“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të ritheksoj interesimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshi ekonominë, si fushën me potencialin më të madh”, thuhet në mesazhin e urimit të Kryeminstrit maqedonas, i cili shpreh bindjen se se do të punohet së bashku “në fuqizimin e prosperitetit demokratik, ekonomik, shoqëror dhe të sigurisë në rajon”.
Hahn: Sundimi i ligjit, prioritet për Kosovën
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negociim të Zgjerimit, Johannes Hahn, gjatë një takimi në Bruksel me ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Duke numëruar detyrimet që Kosova ka përballë Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, Hahn ka theksuar se “sundimi i ligjit vazhdon të jetë prioritet dhe Kosova natyrisht duhet të dëshmojë zotimin e saj të qartë për të dhënë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. “Kosova duhet të ofrojë rezultate edhe në agjendën e saj më të gjerë, të reformës zgjedhore, ekonomike dhe administratës publike”, ka thënë Hahn, i cili gjithashtu njoftoi se do ta vizitojë Kosovën në fillim të vitit të ardhshëm.
Mogherini: Takimi i kryeministrave Kosovë-Serbi, në janar
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, është takuar sot në Bruksel me ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Ajo ka thënë se me Thaçin është biseduar vazhdimësia e takimeve të nivelit të lartë, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “Synoj t’i thërras të dy kryeministrat për takimin e nivelit të lartë në janar dhe pres me padurim vazhdimin e punës sonë të rëndësishme në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë zonja Mogherini, duke shtuar se për BE-në dhe për të personalisht, kjo mbetet çështje e prioritetit të lartë. Jemi pajtuar që, tani pas formimit të qeverisë në Prishtinë, puna duhet të vazhdojë me dinamikë të shtuar drejt agjendës evropiane të reformave,në mënyrë që të arrihet përparim i mirë gjatë vitit të ardhshëm, si në rrafshin e zhvillimit të brendshëm, ashtu edhe në rrugëtimin drejt BE-së”, citohet të ketë thënë në një komunikatë për media zonja Mogherini, pas takimit me ministrin e jashtëm të Kosovës.
Kapen 16 kosovarë në kombin me 9 të rritur dhe 7 fëmijë
Policia Federale gjermane e Rozenhajmit akuzon një kosovar se ka trafikuar 16 bashkatdhetarë të tij duke i vendosur në një kombibus në kushte katastrofale që paraqiste rrezikshmëri të lartë për jetët e tyre. Trafikanti, që është njëherësh edhe shoferi i automjetit është marrë në burgun për hetime.
Makina e dyshimtë është ndaluar nga policia në një pikë të autostradës Salcburg-Mynih. Brenda saj kanë hasur disa fëmijë, në mesin e tyre madje edhe një foshnjë, të ngujuar në hapësirat në mes të ulëseve të prapme. Ndërsa disa nga personat ishin ulur edhe në pjesën e bagazhit të kombibusit. Gjithsej 9 të rritur dhe 7 fëmijë, këta të fundit pa vende për ulje por të mbajtur në prehër të të rriturve ose në mes të karrigeve, i kanë gjetur policët në këtë automjet të paraparë për më së shumti 9 persona.
Nga 17 personat e pranishëm, vetëm shoferi kishte leje qëndrimi, gjegjësisht dokumente të rregullta identifikimi në Gjermani, shkruan chimgau 24.de, (transmeton Albinfo), duke iu referuar burimeve policore. 16 të tjerët, të gjithë kosovarë kanë deklaruar se vetëm për kalimin nga Hungaria në Gjermani janë detyruar të paguajnë nga 700 euro për person.
Pas kryerjes së formaliteteve policore, shumica e 16 personave janë dërguar në qendrën për pranimin e azilkërkuesve . Ndërsa tre të rinj, (21,24 dhe 26 vjeç) nuk kanë kërkuar azil dhe do ta lëshojnë vendin sërish.Shoferi-trafikant, një kosovar 42 vjeç me qëndrim në Baden-Württemberg, i njohur edhe më parë për policinë, është dërguar një burg të Mynihut për hetime.
Lëvizja Vetëvendosje fajëson qeverinë për migrimet
Në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Lëvizja Vetëvendosje, ka organizuar një aktivitet simbolik në Prishtinë me ç’rast është kërkuar tërheqja e vëmendjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për emigrantët dhe ikjen e të rinjve nga Kosova. Disa dhjetëra aktivistë të këtij subjekti politik, kanë vendosur një mbishkrim në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku shkruan “Ky është kufiri që duhet kaluar, jo ai te lumi Tisa në Hungari”. Aktivistët e Vetëvendosjes, me anë të këtij aktiviteti u kanë bërë thirrje qytetarëve që, siç kanë thënë ata, ta kalojnë atë kufi i cili simbolikisht u vendos në rrethojat e ndërtesës së ekzekutivit për ta larguar keq qeverisjen. “Emigrantët janë pjesa ma e nëpërkëmbur në të gjitha vendet e Evropës. Sot Evropa për shqiptaret e Kosovës është e hapur vetëm si kamp në Hungari ose në Francë. Prandaj qytetarët e Kosovës duhet të përpiqen që ta bëjnë ndryshimin në vendin e tyre në te vetmin vend ku ata mund të jetojnë me mirëqenie dhe me një të ardhme me të mirë në rast se angazhohen paraprakisht për ta ndërruar ketë qeveri”, tha Frashër Krasniqi, aktivist i Vetëvendosjes.
Ivanoviq mohon akuzat për krime lufte
Lideri i Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia dhe Demokracia, Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarit e tjerë për krime të luftës, sot në seancën e parë gjyqësore të mbajtur ndaj tyre, kanë thënë se nuk ndihen fajtor për asnjërën nga akuzat e ngritura nga misioni EULEX.
Gjykimi ndaj pesë të akuzuarve është mbajtur në gjykatën themelore të Mitrovicës. Oliver Ivanoviq, Dragolub Delibashiq, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandër Lazoviq, akuzohen nga misioni EULEX për krime të luftës dhe vrasje në Kosovë. Oliver Ivanoviq është arrestuar më 27 janar, nën akuzën për krime lufte të kryera në vitin 1999 dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000.
Vlorë, qindra qytetarë duan të nisen drejt Gjermanisë për azil
Ethet e azilit, sikur në Kosovë, i kanë kapur edhe qytetarët e Vlorës. Qindra qytetarë janë dyndur mesditën e sotme në Portin e Vlorës dhe pretendojnë të nisen drejt Gjermanisë, për të kërkuar azil. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se policia ka bllokuar disa autobusë me qytetarë, të cilët thonë se kanë prerë biletat dhe synojnë të shkojnë në Gjermani për të përfituar azil.Pronari i agjencisë që transportoi këta udhëtarë, Agim Muça deklaron se qytetarët janë këshilluar të mos kërkojnë azil në vende të BE-së.
“Ne jemi të rregullt me kompaninë tonë. Është një transport i rregullt, paguajmë taksat.”- deklaroi Muça.Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet pasi dyshon për një skemë mashtrimi.
Merkel: Sanksionet kundër Rusisë, të pashmangshme
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se sanksionet kundër Rusisë mbeten të pashmangshme, për aq kohë sa Moska nuk respekton sovranitetin e Ukrainës. Ajo i ka bërë këto komente në fjalimin e saj vjetor para Parlamentit gjerman. Merkel ka përsëritur se nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën në Ukrainë. “Qëllimi është dhe mbetet: siguria evropiane së bashku me Rusinë, jo kundër Rusisë. Derisa nuk arrihet ky qëllim, sanksionet mbeten të pashmangshme”, ka thënë Merkel.
Bota mirëpret “pajtimin” midis SHBA-së dhe Kubës
Liderët botërorë kanë mirëpritur vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’iu dhënë fund armiqësive mbi 50-vjeçare me Kubën dhe për të rivendosur marrëdhënie diplomatike. Liderë të Evropës, Amerikës Latine, ashtu si edhe Papa Françesku e kanë cilësuar këtë si vendim historik.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se OKB-ja do të ndihmojë të dyja vendet që të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore. “Ky lajm është shumë pozitiv – Shtetet e Bashkuara dhe Kuba normalizojnë marrëdhëniet dypalëshe. E mirëpres përzemërsisht këtë zhvillim”, ka thënë Ban. Marrëdhëniet SHBA-Kubë kanë qenë të ngrira qysh në fillim të viteve 1960.
Kurdët në ofenzivë për rikthimin e qytetit Sinjar
Luftëtarët kurdë të njohur si peshmerga, të mbështetur nga sulmet ajrore të koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, po e vazhdojnë sot ofenzivën kundër militantëve të Shtetit Islamik në zonën verilindore të Irakut. Forcat kurde të Irakut e kan nisur ofenzivën gjatë të mërkurës në kuadër të përpjekjeve për ta rikthyer kontrollin mbi qytetin Sinjar, qytet i cili është marrë nga militantët që nga gushti. Komandantët kurdë kanë thënë se i kanë marrë tetë fusha fillestare me ç’rast i kanë vrarë edhe rreth 80 militantë të IS-it. Ushtria amerikane ka njoftuar të mërkurën në mbrëmje, se që nga 15 dhjetori, koalicioni i ka realizuar 45 sulme ajrore, duke mbështetur kështu luftëtarët kurdë peshmerga. Nëse forcat kurde e rimarrin qytetin, atëherë do të hapej një korridor drejt një mali në zonën Sinjar ku janë të vendosur mijëra të zhvendosur.
Frikë për masakra të reja në Siri
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, thotë se 1 mijë e 900 anëtarë të fisit Sheitat, jetojnë me frikën që mund të ekzekutohen nga militantët e Shtetit Islamik, pasi që këta të fundit kontrollojnë fshatin e tyre. Ky fis ka luftuar me militantët në fshatin Kashiya, në provincën Deir el-Ozur, para se ky fshat të merrej nën kontroll nga militantët gjatë gushtit të këtij viti. Observatori ka njoftuar dje se trupat e më shumë se 230 anëtarëve të fisit, janë gjetur në një varrezë masive në afërsi të këtij fshati. Gjetja e këtij varri masiv, e ka çuar në 900 numrin e anëtarëve të vdekur të fisit Sheitat. Rami Abedel-Rahman, udhëheqës i monitoruesve, ka thënë se edhe 1 mijë anëtarë të këtij fisi janë ende të zhdukur. Ata, sipas tij, mendohet se janë ekzekutuar nga militantët.
Nesër mot me diell
Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme por kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore dhe lindore.
Temperaturat: Tivat 17, Tivar 16, Budvë, H. Novi e Ulqin 15, Podgoricë 14, Cetinë 11, Nikshiq, Kollashin e Plluzhinë 9, Plevle m, Shavnik e B. Pole 7, Beranë, Plavë e Rozhaj 6 dhe në zhabjak 3 g.
Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të pakta dhe intervale të gjata me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 17 g. C.
Коментари0
Остави коментар