Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 09. 2025. 00:00 >> 19:53

Ditari 26.09.2025

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

RTMZ MËSON: PTHSH HODHI POSHTË KALLËZIMIN PENAL TË MILLATOVIQIT KUNDËR GJELJOSHAJT

Sipas njoftimeve të fundit nga Prokuroria Themelore Shtetërore, kallëzimi penal që Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kishte paraqitur kundër Zëvendëskryeministrit Nik Gjeloshaj, është hedhur poshtë. Në fillim të muajit gusht, Prokuroria Themelore Shtetërore në Podgoricë kishte hapur çështje në lidhje me kallëzimin penal të Presidentit Jakov Millatoviq, i cili pretendonte se ishte kërcënuar nga Zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj.

Kabineti i Presidentit kishte informuar opinionin publik se  Gjeloshaj i kishte dërguar një sërë kërcënimesh dhe mesazhesh të papërshtatshme Millatoviqit, pasi e kishte kthyer për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për tatimin mbi pasuritë e paluajtshme. Nga ana tjetër, Zëvendëskryeministri Gjeloshaj ka thënë se deklarata e Presidentit është e pavërtete, dhe se bëhet fjalë për një përpjekje për të larguar vëmendjen nga fakti se ligji është kthyer për shkak të lidhjeve të tij familjare me Nebojsha Vuksanoviq.

 

E DREJTA E VELOVIQ-IT PËR QASJE NË GJYKATË ËSHTË SHKELUR: AVOKATI I POPULLIT REKOMANDON QË KËRKESA PËR TRAJTIM MJEKËSOR TË SHQYRTOHET PA VONESË

Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë në Podgoricë kanë shkelur të drejtën për qasje në gjykatë të ish-drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Veselin Veloviq, i cili akuzohet nga prokuroria për pjesëmarrje në kontrabandë të cigareve. Këtë e ka konstatuar Avokati i Popullit, duke vendosur mbi ankesën e Veloviq, i cili pretendon se institucionet kompetente po ia shkelin të drejtën për jetën dhe për një gjykim të drejtë, si dhe po e pengojnë që të marrë trajtim të menjëhershëm mjekësor. Avokati i Popullit i ka rekomanduar Gjykatës së Lartë që pa vonesë të shqyrtojë kërkesën për mjekimin e Veloviq dhe të marrë vendim për këtë, ndërsa Gjykata e Apelit të përgjigjet ndaj parashtresës, kërkesës kontrolluese të paraqitur në prill të këtij viti.

 

PDP: PROKURORIA DO TË HETOJË KONTRATËN PËR NDËRTIMIN E KOLEKTORIT NË BOTUN

Partia Demokratike Popullore po i bën thirrje Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Shtetit të hetojë kontratat që ish-kryetari i kominës së Podgoricës, Ivan Vukoviq, ka nënshkruar me dy kompani turke për ndërtimin e një kolektori në Botun.

Ata njoftuan se, në mbledhjen e Këshillit komunal dhe klubit të këshilltarëve të PDP-së të Podgoricës të mbajtur mbrëmë, u shpreh mbështetje e fortë dhe unanime për kryetarin e partisë Millan Knezheviq dhe të gjitha aktivitetet e tij deri më sot.

"Këshilli komunal i bën thirrje Kryetarit të Komunës Sasha Mujoviq që të publikojë kontratën e nënshkruar nga Ivan Vukoviq dhe t'i shpjegojë publikut se si Podgorica po humbet 100 milionë euro dhe në cilin nen të kontratës është shkruar kjo. Nënshkrimi i një kontrate të dëmshme është një vepër penale dhe është detyrë e prokurorit të ngrejë një padi kundër Ivan Vukoviq ",  theksojnë nga PDP.

Ata i bënë thirrje Kryetarit të Komunës Sasha Mujoviq që, siç thonë ata, të zvogëlojë mesazhet nxitëse që po krijojnë gjithashtu tensione duke synuar qytetarët e Botunit dhe Zetës.

 

ANIJET “KOTOR” DHE “21 MAJI” JANË SHITUR PËR NJË ÇMIM PREJ 11.5 MILIONË EUROSH

Shitja e anijeve “Kotor” dhe “21 Maji” nga ana e Qeverisë është shoqëruar me shpejtësi dhe mungesë ekstreme transparence. Ato janë shitur për një çmim prej 11.5 milionë eurosh, që është pak më shumë sesa sikur të ishin shitur për skrap, është kumtuar nga Aleanca Evropiane. Ata kërkojnë që të bëhet publike se kush ishte brokeri në këtë marrëveshje, kujt i ka shkuar provizioni, si dhe t’u vihet në dispozicion analiza nga Dubai mbi të cilën është bazuar kjo vendimmarrje.

 

KONCESIONET: TË PLOTËSOHET ARSYETIMI

Komisioni i Tenderit për zbatimin e procedurës së dhënies së koncesionit për aeroportet e Malit të Zi mbajti sot mbledhjen dhe u vendos që të veprohet sipas vendimit të Komisionit për Koncesione, i cili ka urdhëruar plotësimin e arsyetimit të listës së renditjes tashmë të përcaktuar. Pasi Komisioni i Tenderit të plotësojë arsyetimin, materiali do t’i dorëzohet Ministrisë së Transportit, e cila më pas duhet të paraqesë Qeverisë Propozimin për vendim. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje aktuale ligjore dhe procedurale lidhur me vazhdimin e procesit të koncesionit, përfshirë ankesën që në fillim të gushtit e kishte dorëzuar konsorciumi CAP, si dhe një sërë vendimesh dhe aktesh të institucioneve kompetente që kanë pasuar. Qeveria e Malit të Zi i ka obliguar ministritë, organet e administratës dhe sekretariatin e përgjithshëm që brenda shtatë ditësh t’i dorëzojnë analizën mbi numrin e të punësuarve si dhe mbi numrin e vendeve të sistematizuara dhe të lira të punës por edhe për numrin e nëpunësve për të cilët nuk ka më nevojë. Sipas Planit dinamik të masave për përmirësimin e kapaciteteve të administratës publike, të cilin e miratoi Qeveria, të gjitha organet e administratës duhet të dorëzojnë edhe të dhëna mbi strukturën e moshës së të punësuarve. Gjithashtu kërkohet edhe numri i nëpunësve të nevojshëm administrativ, në funksion të përmbushjes së kritereve përmbyllëse lidhur me kapitujt negociues me Bashkimin Evropian.

 

IBRAHIMOVIQ: FORCIMI I PARTNERITETEVE NDËRKOMBËTARE PËRMES MARRËVESHJEVE KONKRETE DHE DIALOGUT

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe në kuadër të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të përqendruara në forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe të sigurisë me partnerët kryesorë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Gjatë takimit me Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme dhe të Dërguarin për Klimën të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Adel bin Ahmed Al-Jubeir, bashkëbiseduesit konfirmuan gatishmërinë e tyre të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin në fushat e energjisë, investimeve dhe ekonomisë, me mundësi shtesë për punë të përbashkët në kuadër të iniciativave shumëpalëshe."Me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Mjedisit dhe Kulturës së Principatës së Lihtenshtajnit, Sabine Monauni, Ministri Ibrahimoviq nënshkroi Marrëveshjen për Eliminimin e Taksimit të Dyfishtë", thuhet në deklaratë.Siç u tha, ky akt krijon parakushtet për investime të reja dhe lidhje më të forta ekonomike.Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar dialogun politik dhe për të forcuar bashkëpunimin në kornizat ndërkombëtare. "Ministri i Jashtëm i Uzbekistanit, Bakhtiar Saidov, dhe Ministri Ibrahimoviq nënshkruan Protokollin mbi Bashkëpunimin dhe Konsultimet midis Ministrive të Punëve të Jashtme. Dokumenti parashikon krijimin e një kuadri institucional për bashkëpunim më intensiv dypalësh, me theks në ekonomi, tregti, turizëm dhe kulturë. Në një bisedë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Daniel Lawton, u konfirmua partneriteti i fortë midis Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara. Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi brenda NATO-s, prioritetet e politikës së jashtme të Malit të Zi dhe një angazhim i përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin kolektiv", thuhet në deklaratë.

 

QEVERIA E MALIT TË ZI KA OBLIGUAR MINISTRITË, ORGANET ADMINISTRATIVE DHE SEKRETARIATIN E PËRGJITHSHËM T’I DORËZONJË ANALIZËN MBI NUMRIN E TË PUNËSUARVE...

Qeveria e Malit të Zi ka obliguar Ministritë , organet administrative dhe Sekretariatin e përgjithshëm që brenda shtatë ditësh t’i dorëzonjë analizën mbi numrin e të punësuarve, si dhe mbi numrin e vendeve të sistematizuara dhe të lira të punës, por edhe për numrin e nëpunësve për të cilët nuk ka më nevojë.

Sipas planit dinamik të masave për përmirësimin e kapaciteteve të administratës publike , të cilin e miratoi Qeveria , të gjitha organet e administratës duhet të dorëzojnë edhe të dhënat mbi strukturën e moshës së të punësuarve. Gjithashtu kërkohet edhe numri i nëpunësve të nevojshëm administrativ, në funksion të përmbushjes së kritereve përmbyllëse lidhur me kapitujt negociues me Bashkimin Evropia.

 

KONATAR: RRITJET E ÇMIMEVE JANË TË PAPËRBALLUESHME PËR QYTETARËT, KËRKOHET REAGIM URGJENT

Lëvizja qytetare URA u bën thirrje Qeverisë dhe deputetëve në Kuvend që sa më shpejt të reagojnë dhe të sjellin masa që do të ndalojnë ose zbusin rritjen e çmimeve në Mal të Zi, pasi situata me inflacionin që rrezikon standardin jetësor të qytetarëve po bëhet e padurueshme, tha deputeti i kësaj partie, Millosh Konatar. Ai theksoi se ndërprerja e fushatës "Stop inflacioni", strategjia fiskale e gabuar, deficiti i fondit pensionist dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike, ndikuan në vendimin e gabuar të Qeverisë për të rritur tatimin mbi shërbimet në turizëm, gjë që çoi në rritjen e çmimeve dhe ndikoi negativisht në sezonin turistik, ndërsa rritja e akcizave dhe përkeqësimi i klimës afariste ndikuan në rritjen e një spektri të gjerë produktesh dhe shërbimesh.

 

MBESHTETJE PËR TË ANGAZHUAR ROJE SIGURIE NË SHKOLLA

Aksioni për të drejtat e njeriut, Qendra për arsimim qytetar dhe Shoqata e prindërve mbështetën vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për të angazhuar 205 roje sigurie në 113 shkolla nga data 1 tetor, si përgjigje ndaj rritjes së dhunës mes dhe ndaj fëmijëve, thuhet në njoftim. Këto organizata e konsiderojnë këtë masë si “rrip të rëndësishëm shpëtimi”, por theksojnë se mbetet e nevojshme të zbatohen zgjidhje sistematike për veprim të koordinuar në mbrojtjen e çdo fëmije. “Vlerësojmë përpjekjet e Ministrisë së Arsimit për forcimin e sigurisë në shkolla dhe shpresojmë që angazhimi i rojeve do të jetë vetëm fillimi i një reforme më të gjerë dhe të orientuar.

Ndarja e afro 420 mijë euro për këtë qëllim tregon vendosmërinë për të reaguar ndaj problemit”, thuhet në njoftimin e këtyre organizatave.

 

THELLIMI I MARRËDHËNIEVE MIDIS BEOGRADIT DHE UASHINGTONIT PËRMES DIALOGUT STRATEGJK, POR NUK ËSHTË SAKTËSUAR SE ÇFARË NËNKUPTON KY DIALOG  

Thellimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Uashingtonit përmes Dialogut Strategjk, është paralajmëruar muajt e fundit gjatë takimeve midis zyrtarëve të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, nuk është saktësuar se çfarë do të nënkuptonte ky Dialog Strategjik gjatë mandatit të dytë të presidentit amerikan, Donald Trump. Dialogu Strategjik që SHBA-ja zhvillon me dhjetëra shtete të botës me qëllim thellimin e bashkëpunimit, përfshin një sërë fushash, nga ekonomia, siguria e deri te politika e jashtme. Njoftimi i fundit për Dialogun Strategjik u bë pas takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

 

VUCIQ: SERBIA ËSHTË “DËM KOLATERAL I MARRËDHËNIEVE MIDIS AMERIKANËVE DHE RUSËVE”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë vetëm edhe për katër ditë, kështu që, ato do të hyjnë në fuqi më 1 tetor. SHBA-të e kanë futur kompaninë më të madhe të naftës në Serbi në listën e sanksioneve më 10 janar, për shkak të të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, pasi që shumica e pronësisë së saj është ruse. Sanksionet amerikane janë vendosur për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Vuçiq tha se Serbia është “dëm kolateral i marrëdhënieve midis amerikanëve dhe rusëve”.

 

HOXHA : KFOR-I ËSHTË PËRGJEGJËS PËR HAPËSIRËN AJRORE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se është në kontakt me KFOR-in lidhur me rastet e fluturimeve të dronëve në pjesën veriore të vendit ditët e fundit, që dyshohet se kanë ardhur nga territori i Serbisë. Hoxha theksoi se KFOR-i është përgjegjës për hapësirën ajrore, dhe së bashku po kryejnë monitorimin e situatës. Shkeljen e hapësirës ajrore të Kosovës nga dronët që dyshohet se vijnë nga Serbia, disa ditë më parë e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla.

 

SPIROPALI - GERVALA NË NJU JORK

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është takuar me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla- Shwarz. Spiropali ndodhet në Nju-Jork, si pjesë e delegacionit të nivelit të lartë shqiptar, që po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë qëndrimit në New York, ministrja Spiropali është takuar me homologë dhe zyrtarë të tjerë të vendeve të ndryshme, si dhe ka marrë pjesë në disa takime dhe aktivitete.

 

MOSKA: NËSE AVIONËT RUSË RRËZOHEN, DO TË KETË LUFTË

Rrëzimi i mundshëm i ndonjë aeroplani rus nga NATO në hapësirën ajrore aleate “do të ishte luftë”, tha ambasadori rus në Francë, Alexey Meshkov në një intervistë për RTL. Deklarata e tij vjen mes tensioneve në rritje midis Moskës dhe NATO-s, ndërsa aleatët akuzuan Rusinë për shkelje të shumta të hapësirës ajrore, në javët e fundit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha ditë më pare se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore, një deklaratë e mirëpritur nga shumë anëtarë lindorë. Përndryshe incidentet e fundit me dronët rus mbi disa vendeve evropiane kanë tensionuar më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis Rusisë dhe vendeve të NATO-s, shumë prej të cilave kanë mbështetur Ukrainën.

 

TRUMP ZOTOHET SE S’DO TA LEJOJË IZRAELIN TA ANEKSOJË BREGUN PERËNDIMOR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se nuk do ta lejojë Izraelit të aneksojë Bregun Perëndimor, duke i kundërshtuar thirrjet e disa politikanëve të ekstremit të djathtë në Izrael që duan ta zgjerojnë sovranitetin mbi tokën palestineze dhe t’i shuajnë shpresat për një shtet palestinez. Izraeli po përballet me një presion në rritje nga bashkësia ndërkombëtare për të përfunduar luftën në Rripin e Gazës dhe pushtimin e Bregut Perëndimor, ndërkohë që shumë shtete perëndimore, dikur aleate të Izraelit, po e njohin zyrtarisht shtetin e pavarur palestinez.

 

ERDOGAN: ZGJIDHJA ME DY SHTETE MBETET “FORMULA PËR PAQE TË QËNDRUESHME” NË LINDJEN E MESME

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ai dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, arritën një “mirëkuptim të përbashkët” se si të arrihet një armëpushim në Gaza dhe në fund paqe në gjithë Palestinën. Ai theksoi se zgjidhja me dy shtete mbetet “formula për paqe të qëndrueshme” në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se situata aktuale është e paqëndrueshme. Presidenti turk tha se bisedimet e tij me Trump u zhvilluan në një atmosferë të sinqertë, konstruktive dhe produktive.

 

NJË FLOTË GLOBALE "SUMUD", E PËRBËRË NGA RRETH 50 ANIJE, U NIS PËR NË LUNDRIM NË FILLIM TË KËTIJ MUAJI

Një anije luftarake e Marinës Spanjolle u nis sot herët nga porti i Kartagjenës për të ofruar mbështetje për anijet humanitare që kanë destinacion Gazën pas sulmeve të fundit me dronë ndaj anijeve, raportuan mediat lokale. Një flotë globale "Sumud", e përbërë nga rreth 50 anije, u nis për në lundrim në fillim të këtij muaji, me qëllim thyerjen e bllokadës së Izraelit dhe dërgimin e ndihmës humanitare, veçanërisht furnizimeve mjekësore në Rripin e Gazës. Hetuesit e OKB-së arritën në përfundim se Izraeli po kryen gjenocid në Rripin e Gazës, ku mbi 65 mijë njerëz janë vrarë që nga tetori i vitit 2023.

 

EUROVISION: VENDET ANËTARE DO TË VOTOJNË NË NËNTOR PËR TË VENDOSUR SE CILAT SHTETE DO TË MUND TË MARRIN PJESË NË SPEKTAKLIN MUZIKOR VITIN E ARDHSHËM

Organizatorët e garës vjetore të këngës, Eurovision, thonë se vendet anëtare do të votojnë në nëntor për të vendosur se cilat shtete do të mund të marrin pjesë në spektaklin muzikor vitin e ardhshëm, pasi janë shtuar thirrjet për përjashtimin e Izraelit për shkak të luftës në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i Eurovisionit, Dejv Gudmën, tha se bordi u ka dërguar letër anëtarëve duke i njoftuar se votimi do të zhvillohet në një mbledhje të jashtëzakonshme në fillim të nëntorit. Shtete si Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja kanë kërcënuar se nuk do të marrin pjesë në garën vjetore të këngës, nëse Izraeli nuk përjashtohet nga gara për shkak të luftës në Gazë. Eurovisioni 2026 do të mbahet në maj në Vjenë. Ndërkohë po shqyrtohet edhe përjashtim i Izraelit nga të gjithë turnet e UEFA-s. Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, shumica e tyre, janë pro përjashtimit të Izraelit, mirëpo ende kundër këtij opsioni ka dalë FIFA dhe presidenti amerikan Donalld Tramp.

 

NESËR MOT ME VRANËSIRA TË NDRYSHUESHME, ME INTERVALE ME DIELL DHE KUSHTE PËR RESHJE TË PËRKOHSHME LOKALE, KRYESISHT NË VERI

Në Mal të Zi sot mbajti mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Herceg Novi 28 gradë, Podgoricë 27, Tivar e Budvë 26, Ulqin, Nikshiq e Beranë 25, Plevle 23, Kollashin e Bijello Pole 22, Cetinë e Guci 21 dhe në Rozhajë 20 gradë. Për nesër pritet mot me vranësira të ndryshueshme, me intervale me diell dhe kushte për reshje të përkohshme lokale, veçanërisht në veri. Do të fryjë erë e dobëta deri mesatare, nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 6 deri në 18, ndërsa më e larta e ditës prej 17 deri në 27 gradë celsius.

 

IBRAHIMOVIQ: FORCIMI I PARTNERITETEVE NDËRKOMBËTARE PËRMES MARRËVESHJEVE KONKRETE DHE DIALOGUT

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe në kuadër të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të përqendruara në forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe të sigurisë me partnerët kryesorë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Gjatë takimit me Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme dhe të Dërguarin për Klimën të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Adel bin Ahmed Al-Jubeir, bashkëbiseduesit konfirmuan gatishmërinë e tyre të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin në fushat e energjisë, investimeve dhe ekonomisë, me mundësi shtesë për punë të përbashkët në kuadër të iniciativave shumëpalëshe.

"Me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Mjedisit dhe Kulturës së Principatës së Lihtenshtajnit, Sabine Monauni, Ministri Ibrahimoviq nënshkroi Marrëveshjen për Eliminimin e Taksimit të Dyfishtë", thuhet në deklaratë.

Siç u tha, ky akt krijon parakushtet për investime të reja dhe lidhje më të forta ekonomike.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar dialogun politik dhe për të forcuar bashkëpunimin në kornizat ndërkombëtare.

"Ministri i Jashtëm i Uzbekistanit, Bakhtiar Saidov, dhe Ministri Ibrahimoviq nënshkruan Protokollin mbi Bashkëpunimin dhe Konsultimet midis Ministrive të Punëve të Jashtme. Dokumenti parashikon krijimin e një kuadri institucional për bashkëpunim më intensiv dypalësh, me theks në ekonomi, tregti, turizëm dhe kulturë. Në një bisedë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Daniel Lawton, u konfirmua partneriteti i fortë midis Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara. Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi brenda NATO-s, prioritetet e politikës së jashtme të Malit të Zi dhe një angazhim i përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin kolektiv", thuhet në deklaratë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се