Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 08. 2025. 00:00 >> 17:44

Ditari 14.08.2025

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

V. Vojinoviq - Nuk ka zjarre të reja në Mal të Zi dhe situata është shumë më e mirë krahasuar me ditët e kaluara

Nuk ka zjarre të reja në Mal të Zi dhe situata është shumë më e mirë krahasuar me ditët e kaluara, njoftoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke deklaruar se shtatë aeroplan do të marrin pjesë sot në shuarjen e zjarreve. Kreu i njësisë rajonale të Drejtorisë për Podgoricën, Vojin Vojinoviq, tha se zjarret më aktive janë në territorin e Podgoricës. "Situata me zjarret është shumë më e mirë sot, dhe gjëja e mirë është se nuk kemi zjarre të reja. Të gjitha zonat e djegura që ishin aktive dje janë ende aktive edhe sot", tha Vojinoviq në konferencën për shtyp. Duke folur për situatën në Podgoricë, ai tha se zjarri ishte aktiv në Gornji Mrke dhe Petroviqi, ku helikopteri i Bosnjës dhe Hercegovinës, me dy ton, po operonte këtë mëngjes. Vojinoviq tha se repetitori dhe strehimi i kafshëve ishin të kërcënuara, kështu që ata drejtuan dy aeroplan ushtarakë në këto vende. Siç deklaroi ai, ende ka edhe një zjarr aktiv në Koritë, ku aeroplanët e Ministrisë së Punëve të Brendshme me një kapacitet ngarkese prej tre tonësh të ndihmuar me dy aeroplan të Ushtrisë së Malit të Zi po mundohën të shuajnë këtë zjarr. Vojinoviq tha se situata në Tuz është shumë më e mirë pas operacionit të helikopterit serb dhe presim që zjarri të lokalizohet shpejt", shtoi Vojinoviq.

Beshoviq - Të gjitha subjektet e disponueshme të sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit, në nivel lokal dhe shtetëror, janë në kapacitet të plotë dhe funksionojnë në mënyrë të koordinuar

Të gjitha subjektet e disponueshme të sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit, në nivel lokal dhe shtetëror, janë në kapacitet të plotë dhe funksionojnë në mënyrë të koordinuar dhe të organizuar, u vlerësua në seancën e Shtabit Operativ për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ministria e Brendshme (MUP) njoftoi se në seancën e sotme të Shtabit Operativ, të cilën e kryesoi kreu i shtabit Miodrag Beshoviq, u prezantua një analizë e situatës aktuale dhe një pasqyrë e përgjithshme e situatës në lidhje me kërcënimin nga zjarri në Mal të Zi. "U konstatua se të gjitha subjektet e disponueshme të sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë shtetëror, janë në kapacitet të plotë. Sistemi funksionon në mënyrë të koordinuar dhe të organizuar, duke përfshirë Ministrinë e Brendshme - Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtorinë e Policisë, Ushtrinë, shërbimet lokale të mbrojtjes dhe shpëtimit dhe të tjerë", thuhet në deklaratë.

Mëngjesin e sotëm ka mbërrijt një ekip nga Austria në Mal të Zi me 50 anëtarë dhe 15 automjete të specializuara për shuarjen e zjarreve

Mëngjesin e sotëm ka mbërrijtur një ekip nga Austria në Mal të Zi me 50 anëtarë dhe 15 automjete të specializuara për shuarjen e zjarreve në pyje nga terreni, i cili ishte i angazhuar në Podgoricë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MUP). Nga ky departament qeveritar, thanë se ekipi nga Austria në kuadër të modulit KFF (Ground Forest Firefighting) mbërriti nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. "Mbërritja e tyre përfaqëson një mbështetje të rëndësishme në një kohë kur Mali i Zi po përballet me një numër në rritje zjarresh në të gjithë vendin, me kushte të pafavorshme moti që i bëjnë të vështira ndërhyrjet", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. Thuhet se ekipi nga Austria, sipas planit, u vendos në zonat prioritare me qëllim që të shuante në mënyrë efektive zjarrin në Podgoricë.

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të angazhojnë dy helikopterë Blackhawk për të mbështetur shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit në shuarjen e zjarreve

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të angazhojnë dy helikopterë Blackhawk për të mbështetur shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit në shuarjen e zjarreve në Mal të Zi, u ra dakord gjatë bisedës midis Kryeministrit Milojko Spajiq dhe Zëvendëskryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe Abdullah bin Zayed Al Nahjan. Spajiq, siç u njoftua nga kabineti i tij, foli në telefon me Zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe në lidhje me mundësinë e ofrimit të mbështetjes ndërshtetërore në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit dhe sanimin e pasojave në zonat e prekura. "Al Nahyan shprehu solidaritet të fortë me popullin e Malit të Zi dhe konfirmoi gatishmërinë e Emirateve të Bashkuara Arabe për të ofruar ndihmë dhe burimet e nevojshme për të zbutur pasojat e zjarrit", thuhet në deklaratë.

Ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq falënderoi Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Italisë

Ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq falënderoi Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Italisë, z. Guido Crosetto, për fjalët e tij të mbështetjes dhe solidaritetit, si dhe për kontributin konkret të aviacionit italian në shuarjen e zjarreve në territorin e vendit tonë. "Mesazhi i kolegut italian konfirmon miqësinë dhe aleancën e vërtetë midis vendeve tona dhe forcave të armatosura. Reagimi në kohë dhe i koordinuar i ekuipazheve italiane ka treguar edhe një herë se edhe sfidat më të vështira mund të kapërcehen përmes veprimit të përbashkët", theksoi Krapoviq. Siç thotë Krapoviq, Mali i Zi do ta kujtojë këtë ndihmë si një shembull të bashkëpunimit të sinqertë, dhe Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve aleate me Italinë në interes të sigurisë dhe stabilitetit.

Zyrtarët e policisë kanë identifikua dy të mitur të moshës 13 dhe 14 vjeç të cilët u përpoqën të ndiznin zjarr në lagjen City Lag të Podgoricës

Zyrtarët e policisë kanë identifikua dy të mitur të moshës 13 dhe 14 vjeç të cilët u përpoqën të ndiznin zjarr në lagjen City Lag të Podgoricës, njoftoi Administrata e Policisë. Thuhet se oficerët e policisë, përmes punës operative parandaluese në terren, kanë vërejtur dy persona të cilët u përpoqën të ndiznin zjarr në një zonë të hapur, në afërsi të një fabrike të mbyllur, dhe u penguan ta bënin këtë. "Oficerët e policisë së Podgoricës gjetën dy të mitur, 13 dhe 14 vjeç, duke u përpjekur të ndiznin zjarr mbrëmë rreth orës 8 të mbrëmjes, në City Lag, në pjesën e betonit, pranë ish-fabrikës Radoje Dakić", thuhet në deklaratë.

Qendra Klinike e Malit të Zi ofron ndihmë adekuate për ata që po luftojnë me zjarret

Qendra Klinike e Malit të Zi (QKMZ) ka organizua në Klinikën e Psikiatrisë ekzaminime psikologjike pa rekomandime apo paratakime për qytetarët dhe anëtarët e shërbimeve të zjarrfikësve, ushtrisë dhe shërbimeve të tjera të mbrojtjes që luftojnë zjarret në të gjithë vendin, njoftoi ky institucion shëndetësor. "QKMZ po hap dyert e klinikës ambulancës së psikologëve dhe psikiatërve të Klinikës së Psikiatrisë nga sot, çdo ditë pune nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 15:00, me qëllim ofrimin e mbështetjes psikologjike për të gjithë qytetarët e prekur nga zjarret aktuale dhe pasojat e tyre", thuhet në njoftim.

Spitali Kodra do të ofrojë shërbime shëndetësore falas për të gjithë zjarrfikësit

Spitali Kodra do të ofrojë shërbime shëndetësore falas për të gjithë zjarrfikësit, njoftoi ky institucion privat shëndetësor. "Duke marrë parasysh heroizmin në rrezikimin e jetës së vet, dhe me qëllim ruajtjen e jetës, pronës të të tjerëve dhe natyrës së vendit, vendosëm t'u ofrojmë shërbime shëndetësore falas të gjithë zjarrfikësve", thuhet në deklaratë.

Klubi i këshilltarëve të PDS në Kryeqytet i kërkoi kryetarit të bashkisë së Podgoricës, Sasha Mujoviq, të përfshijë para në buxhetin e vitit të ardhshëm për të rritur pagat e zjarrfikësve

Klubi i këshilltarëve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Asamblenë e Kryeqytetit i kërkoi kryetarit të bashkisë së Podgoricës, Sasha Mujoviq, të përfshijë para në buxhetin e vitit të ardhshëm për të rritur pagat e zjarrfikësve. Klubi i Këshilltarëve të PDS njoftoi se i kërkuan Mujoviq-it të propozoj që kryeqyteti të ndante një truall ku do të ndërtoheshin apartamente për zjarrfikësit. Ata theksuan se zjarrëfikësit e guximshëm të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Kryeqytetit janë heronj, jo vetëm të Podgoricës, por të të gjithë vendit, të cilët shpëtojnë Malin e Zi, qytetarët e tij dhe pronën e tyre. PDS tha se, duke pasur parasysh këtë, është e qartë se përparësia kryesore në të ardhmen e afërt duhet të jetë angazhimi i administratës së qytetit për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës së zjarrfikësve. "Prandaj, klubi i këshilltarëve të PDS kërkon që Mujoviq të propozojë urgjentisht që qyteti të zgjedhë një truall ku do të ndërtoheshin apartamente për zjarrfikësit dhe ku çështja e strehimit mund të zgjidhet në kushte të favorshme", thuhet në deklaratë.

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit të Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë, nëse ka vullnet për të gjetur zgjidhje. “Vërtet besoj se ekziston gatishmëri për të gjetur një zgjidhje, pavarësisht të gjitha vështirësive, por duhet të them hapur se unë nuk mund ta ofroj atë”, tha kancelari austriak gjatë vizitës në Serbi. Ai shprehu bindjen se zgjidhja duhet të jetë e tillë që “njerëzit në këtë zonë të rajonit të mund të bashkëjetojnë në paqe, sado e vështirë të duket kjo në këtë moment”. Sipas tij, kjo çështje do të duhet të zgjidhet gjatë rrugëtimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Kancelari austriak shtoi se mirëpret çdo masë që do t’i rikthejë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e bisedimeve. Megjithëse rundi i fundit i dialogut Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga BE-ja, u zhvillua më 10 qershor, të dyja vendet nuk kanë mbajtur një takim në nivel të lartë që nga shtatori i vitit 2023. Ai takim ishte zhvilluar vetëm disa ditë para se një grup serbësh të armatosur të sulmonte Policinë e Kosovës në Banjskë, afër Zveçanit, duke vrarë një polic. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë tre sulmues serbë. Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se qëndron prapa tij. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vlerësoi Austrinë si “vend shumë të rëndësishëm” për shtetin e tij, duke shtuar se Vjena gjithmonë e ka ndihmuar Beogradin në rrugën evropiane.

Protestat kundër Qeverisë në Serbi shoqërohen me tensione dhe incidente

Protestat kundër Qeverisë serbe me moton "Serbi, zgjohu" janë mbajtur në dhjetëra qytete të Serbisë dhe në disa lokacione në Beograd. Në kryeqytetin serb dhe në Novi Sad ka pasur përplasje dhe incidente mes policisë dhe demonstruesve, ku janë plagosur si policë, ashtu edhe protestues.Në Beograd, një kordon i xhandarmërisë është vendosur për të parandaluar përplasjet mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, disa qytetarë janë parë me maska në fytyrë. Dy grupet kanë shkëmbyer ofendime dhe kanë hedhur gjësende ndaj njëri-tjetrit, ndërsa policia është vendosur mes tyre. Një protestues u arrestua pas një përleshjeje pranë Kuvendit të Serbisë. Pranë ndërtesës së Qeverisë është hedhur gaz lotsjellës dhe është dëgjuar topi zanor, raporton gazetarja e Radios Evropa e Lirë. Edhe në protestën në Novi Beograd ka pasur përplasje të demonstruesve me policinë, raportoi televizioni N1. Pamjet treguan protestuesit duke hedhur sende të ndryshme drejt policisë. Gazetarët e REL-it raportuan se edhe aty ka qenë e pranishme policia dhe se ka pasur momente tensioni. Në Novi Sad, para zyrave të SNS-së, janë shënuar incidente të reja. Sipas gazetarëve të REL-it, nga drejtimi i selisë së partisë janë hedhur mjete piroteknike drejt pjesëmarrësve të protestës, ndërsa pas përplasjes, disa dritare të ndërtesës janë thyer. Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi se një polic është plagosur gjatë një “sulmi të protestuesve” ndaj zyrave të SNS-së në rrugën Strazhillovska.

Starmer takohet me Zelenskyn në Londër, në prag të takimit Trump-Putin

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e ka mirëpritë sot në Londër presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, një ditë para një samiti vendimtar mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Alaskë. Takimi vjen në një kohë kur Evropa po përgatitet për rezultatet e takimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të premten. Të mërkurën, Starmer tha se Britania është e gatshme ta “rrisë trysninë” ndaj Rusisë, nëse është e nevojshme. Ndërkohë, Trumpi e ka kërcënuar Rusinë me “pasoja të rënda” nëse Putini nuk e pranon armëpushimin. Gjatë një telefonate të djeshme me presidentin amerikan dhe aleatët evropianë, Starmer e lavdëroi Trumpin për punën e tij për të krijuar një mundësi “të arritshme” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Megjithatë, evropianët janë të shqetësuar nga përjashtimi i Zelenskyt nga takimi mes Trumpit dhe Putinit, i cili do të zhvillohet nesër në Alaskë. Duke folur të mërkurën, Starmer tha se takimi I të premtes, ku presidenti Trump do të marrë pjesë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm”. “Siç i kam thënë personalisht presidentit Trump për tri vjet e ca sa ka zgjatur ky konflikt, nuk kemi qenë as afër një mundësie për një zgjidhje të qëndrueshme, për ta sjellë një armëpushim. Dhe, tani e kemi mundësinë, falë punës që presidenti ka bërë”, tha ai. Starmer dhe udhëheqësit evropianë kanë thënë vazhdimisht se bisedimet për Ukrainën nuk duhet të ndodhin pa vetë Ukrainën, mes shqetësimeve se Kievi po lihet mënjanë në bisedimet për të ardhmen e vendit.

Trump paralajmëron Rusinë për “pasoja shumë të rënda” nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë

Para takimit me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Rusinë për “pasoja shumë të rënda” nëse nuk e ndalon luftën kundër Ukrainës. Trump nuk dha detaje se me çfarë pasojash mund të përballet Moska nëse nuk i jep fund luftës që ka nisur mbi 3 vjet e gjysmë më parë në Ukrainë. Ai foli menjëherë pasi u inkurajua nga disa liderë evropianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të mbrojë interesat fundamentale të sigurisë së Evropës dhe Ukrainës. “Qëllimi është të përfundojë lufta”, tha Trump, lidhur me atë që shpreson të arrijë në samitin e 15 gushtit në Alaskë. Para se Trump të prononcohej, shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se biseda më 13 gusht, dy ditë para se Trump të takohet me Putin në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaskë, ishte “shumë e mirë”, ndërsa kancelari gjerman, Friedrich Merz, e përshkroi video-konferencën si “konstruktive”. Trump po ashtu tha se biseda përmes video-lidhjes ishte "shumë e mirë", duke shtuar se nëse takimi i tij me Putinin shkon mirë, ai do të dëshironte që shpejt të mbahej një takim i dytë me Putinin dhe Zelenskyn.

Ministri izraelit e miraton ndërtimin e vendbanimit që e ndan Jerusalemin Lindor nga Bregu Perëndimor

Ministri i Financave i Izraelit nga e djathta ekstreme, Bezalel Smotrich, i miratoi gjatë natës planet për një vendbanim që do ta ndante Jerusalemin Lindor nga Bregu i pushtuar Perëndimor. Ky vendbanim, sipas zyrës së tij, do ta varrosë idenë e një shteti palestinez. Nuk është ende e qartë nëse kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e mbështet planin për ta ringjallur skemën e ngrirë shumë kohë më parë, E1, për të cilën palestinezët dhe fuqitë botërore kanë thënë se do ta ndante përfundimisht Bregun Perëndimor në dy pjesë. Në një komunikatë me titull “varrosja e idesë së një shteti palestinez”, zëdhënësi i Smotrichut tha se ministri do të mbajë sot konferencë për shtyp rreth planit për t’i ndërtuar 3.401 shtëpi për kolonët izraelitë midis një vendbanimi të tanishëm në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem. Izraeli e kishte ngrirë ndërtimin në këtë zonë në vitin 2012 për shkak të kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë dhe fuqitë e tjera botërore që e konsideronin projektin si kërcënim për çdo marrëveshje të ardhshme për paqe me palestinezët. Netanyahu dhe Qeveria e tij nuk e kanë komentuar deri tani këtë plan. Popullariteti i Smotrich ka rënë muajt e fundit, pasi sondazhet tregojnë se partia e tij nuk do ta fitonte asnjë vend nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot. Projekti E1 do të lidhte vendbanimin Maale Adumim në Bregun Perëndimor me Jerusalemin. Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar i sheh vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe pushtimin ushtarak të rajonit që nga viti 1967 si të paligjshme. Organizata “Paqe Tani”, që vëzhgon ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, tha se Ministria izraelite e ka miratuar ndërtimin e 3.300 shtëpive në Maale Adumim.

Të paktën 22 të vdekur pas fundosjes së dy anijeve me migrantë në Itali

Të paktën 22 migrantë kanë vdekur pasi dy anije u fundosën në Mesdhe, thanë agjencitë humanitare. Afër 60 persona janë shpëtuar dhe shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur. Ky është incidenti i fundit në Mesdhe, ku shumica e migrantëve kalojnë në tentim për të arritur në Evropë. Kryqi i Kuq tha për AFP-në se 56 burra dhe katër gra i kanë shpëtuar fundosjes së anijeve me migrantë. Kjo organizatë tha se është ende e paqartë se sa persona ishin në dy anijet që ishin nisur nga Zavija në Libi dhe nga Tripoli mbrëmjen e së martës. Ende nuk janë zbardhur shumë detaje të kësaj tragjedie, por agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi, duke cituar rrëfimet e disa të mbijetuarve, se pasi një nga anijet, që ishin nisur së bashku, filloi të përmbytej, disa migrantë u zhvendosën në anijen tjetër, e cila u mbingarkua dhe filloi të mbushej me ujë. ANSA njoftoi se ndër të parët që u transportuan në morgun e Lampedusës ishin trupat e një të sapolinduri, tre fëmijëve, dy burrave dhe dy grave. “Dhimbje e madhe për tragjedinë e një tjetër anijeje pranë bregut të Lampedusës, ku UNHCR po asiston tani të mbijetuarit. Duket se janë gjetur 20 trupa dhe po aq mungojnë”, shkroi në rrjetet sociale, Filippo Ungaro, zëdhënës i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi konfirmoi se dy anije u fundosën, duke thënë se ngjarja ndodhi 14 milje detare nga Lampedusa. Disa media kanë raportuar se 97 persona ishin në dy anijet.

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe shumë i nxehtë, vende vende me vranësira të dobëta dri mesatare. Frynë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14: Podgoricë 37, H. Novi 36, Nikshiq, Beranë e B.Pole 35, Ulqin, Budvë e Andrievicë 34, Cetinë, Pluzhinë, Rozhajë e Petnicë 32, Plevle, Kollashin e Guci 31, dhe në Zhablak 28 gc.
Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot me vranësra të ndryshueshme, intervale me diell dhe mjaft i nxehtë. Në orët e pasditës vende vende me reshje të mundëshme të shiut dhe bubullimë, kryesisht në viset malore. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimi i lindjes. Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 26 kurse më e larta e e ditës prej 26 deri në 38 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се