Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 08. 2025. 00:00 >> 19:54

Ditari 08.08.2025

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

MONUMENTI I KOMANDANTIT ÇETNIK PAVLE GJURISHIQ ËSHTË HEQUR NGA BANORËT RRETH ORËS 14

Monumenti i komandantit çetnik Pavle Gjurishiq, i cili u zbulua sot në fshatin Gornje Zaostro të Beranit, është hequr nga banorët rreth orës 14. Ai tani është vendosur në kishën pranë. Monumenti u zbulua këtë mëngjes nga mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe i Budimle-Nikshiqit, Metodie. Pas zbulimit të monumentit, u intonua himni i Serbisë. Mitropoliti Metodie, i cili shërbeu liturgjinë në Gornje Zaostro, deklaroi se monumenti i Pavle Gjurishqit, i cili u vendos dje në këtë fshat, do të vendoset në kishë, “dhe, siç tha ai, le të vijnë të rrënojnë kishën”. Në këtë fshat të Beranit sot po mbahet një tubim i mbështetësve të lëvizjes çetnike. Për shkak të vendosjes së paautorizuar të këtij monumenti përkujtimor, është arrestuar Vujadin Dobrashinoviq, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit deri në 72 orë.

REAGIME DHE DËNIME RRETHE VENDOSJA E MONUMENTIT PËR KOMANDANTIN ÇETNIK PAVLE GJURISHIQ

Institucioni i Avokatit të Popullit dhe të Lirive të Njeriut dënoi vendosjen e monumentit për komandantin çetnik Pavle Gjurishiq në fshatin Gornje Zaostro të Beranit. Ky rast na dëshmon sërish se, për fat të keq, në Mal të Zi ende nuk kemi mësuar dhe nuk jemi shkëputur nga ajo që një shoqëri e shëndetshme nuk mund ta trashëgojë, thuhet në deklaratë. Për këtë arsye, institucioni i Avokatit të Popullit shpreh qartë dënimin e glorifikimit të krimeve dhe promovimit të kriminelëve, veprat e të cilëve janë dokumentuar në disa burime relevante historike. Për më tepër, heshtja do të shtonte edhe një njollë tjetër në realitetin shoqëror tashmë të njollosur – dhe nëse diçka duhet të kujtohet dhe të nderohet, ato janë mbi të gjitha viktimat e krimeve, theksohet në deklaratë. Në fund, ata shtuan se është krejtësisht e qartë çfarë mesazhi u dërgohet atyre njerëzve, paraardhësit e të cilëve ranë nga dora e kriminelëve, kushdo që të kenë qenë dhe nga cilado anë që të shihet kjo.

LLAKOVIQ, DEKLAROI SE DËNON ASHPËR ÇDO PËRPJEKJE PËR REHABILITIMIN DHE GLORIFIKIMIN E FIGURAVE SI PAVLE GURISHIQ 

Deputeti i Lëvizjes Evropa Tani, Miodrag Llakoviq, deklaroi se dënon ashpër çdo përpjekje  për rehabilitimin dhe glorifikimin e figurave si Pavle Gurishiq dhe ideologjive që bien ndesh  me vlerat themelore të Malit të Zi bashkëkohor  dhe rrugës së saj evropiane. Llakoviq theksoi  se është veçanërisht  shqetësuese  kur disa përfaqësues të kishës , në vend të jenë ura bashkimi mes njerëzve, marrin pjesë aktive në proceset politike dhe publikisht mbështesin  ngritjen e monumenteve të tilla. Me këtë jo vetëm qe thellohen ndarjet shoqërore, por rrezikohet edhe besimi ndërfetar , stabiliteti dhe demokracia, ka shkruar Llakoviq në rrjetin social X.

VUJOVIQ:IINSPEKTORËT DUHET TË URDHËROJNË HEQJEN E MONUMENTIT TË ISUF KAMER ÇELAJT

Ministrja e Kulturës dhe Medieve, Tamara Vujoviq, ka deklaruar se inspektorët duhet të urdhërojnë heqjen e monumentit të Isuf Kamer Çelajt, i cili që nga viti 2013 ndodhet në fshatin Vuthaj, afër Gucisë. Gjatë vizitës së saj sot në fshatin Vuthaj, ministrja ka thënë se ky monument është vendosur plotësisht në mënyrë të paligjshme, pa asnjë leje nga Ministria e Kulturës dhe Medieve. Sipas saj, Isuf Kamer Çelaj ka qenë bashkëpunëtor i pushtuesit dhe Mali i Zi nuk duhet të lejojë që në territorin e tij të ngrihen simbole që madhërojnë njerëz të cilët kanë qenë në anën e forcave që i sollën popullit tonë vuajtje, dëbime dhe gjakderdhje.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME E MALIT TË ZI REAGON NDAJ NOTËS PROTESTE TË KROACISË

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi është e gatshme që çështjet e hapura me Kroacinë t’i zgjidhë përmes dialogut, kanë deklaruar nga ky dikaster qeveritar në përgjigje të notës proteste të kolegëve kroatë, e cila ishte dërguar për shkak të prodhimit të distinktivëve me figurën e anijes shkollore Jadran. Nga Ministria e punëve të jashtme kanë thënë për gazetën Vijesti, se kanë kthyer përgjigje në notë përmes kanaleve diplomatike. Ata kanë theksuar se ky dikaster në përgjigje drejtuar kroatëve ka nënvizuar qartë gatishmërinë e Malit të Zi që, përmes një dialogu konstruktiv dhe të sinqertë, të trajtojë të gjitha çështjet e hapura të identifikuara në marrëdhëniet me Kroacinë. “Gjithashtu, Ministria ka rikujtuar për marrëveshjen tashmë të arritur gjatë konsultimeve bilaterale të mbajtura në Janar dhe Maj, me të cilën, ndër të tjera, është paraparë formimi i komisioneve të specializuara nga të dyja palët, me qëllim shkëmbimin e argumenteve përkatëse dhe gjetjen e një zgjidhjeje bilaterale për çështjen konkrete”, kanë deklaruar nga Ministria e punëve të jashtme.

ADMINISTRATA TATIMORE ME TË ARDHURA REKORD: 955,4 MILIONË EURO DERI NË KORRIK

Administrata Tatimore ka realizuar në shtatë muajt e parë të këtij viti një arkëtim bruto të të ardhurave tatimore prej 955,4 milionë eurosh, që është 3,3 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kanë njoftuar përfaqësuesit e saj. Ata thanë se arkëtimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) ka arritur në 295 milionë euro, që është 21 për qind më shumë se vitin e kaluar. Administrata Tatimore ka arkëtuar 216 milionë euro nga tatimi mbi fitimin e personave juridikë, që është 18 milionë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.  “Nga kontributet janë arkëtuar 230 milionë euro, ose 102 milionë më pak sesa në periudhën krahasuese. Rënia ishte e pritshme dhe në përputhje me ndryshimet në Ligjin për kontributet për sigurimet shoqërore të detyrueshme, me të cilat është ulur shkalla e kontributeve – një masë që është pjesë e politikës së përgjithshme fiskale të Qeverisë për lehtësimin e barrës mbi punën,” thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore. Gjatë sezonit veror turistik, sipas përfaqësuesve të Administratës Tatimore, sigurohen të ardhura të konsiderueshme për buxhetin përmes intensifikimit të aktiviteteve të orientuara drejt rritjes së nivelit të vullnetarizmit në deklarimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore, forcimit të komunikimit proaktiv dhe qasjes shërbyese ndaj tatimpaguesve, si dhe nëpërmjet kontrolleve më të shpeshta inspektuese.  “Aktivitetet e planifikuara për rritjen e efikasitetit në arkëtimin e të ardhurave do të vazhdojnë, dhe pritet që edhe periudha në vijim të karakterizohet nga një trend rritës,” thanë nga Administrata Tatimore.

MEDIAT NUK DUHET TA NORMALIZOJNË DHUNËN PËR HIR TË SENSACIONALIZMIT

Disa media në Mal të Zi shkelën rëndë Kodin e Gazetarëve dhe treguan papërgjegjësi ndaj publikut dhe profesionit duke publikuar një video të tentativës së vrasjes që ndodhi në Budve , njoftoi Këshilli i Medias për Vetërregullim (MSS). 

MMV tha se publikimi i pamjeve eksplicite të dhunës, duke përfshirë korniza të ndaluara ose fotografi që përshkruajnë skena brutale, nuk i shërben interesit publik.

"Përkundrazi, njoftime të tilla shqetësojnë publikun, kontribuojnë në krijimin e një ndjenje pasigurie dhe shkelin normat themelore etike të raportimit gazetaresk", thuhet në deklaratë.

Thuhet se media ka detyrim të informojë, por jo të trondisë ose shfrytëzojë tragjedinë për hir të sensacionalizmit.

Ministria e Drejtësisë tha se, në këtë rast të veçantë, videoja nuk kontribuon në identifikimin e autorit të krimit, pasi sulmuesi nuk është qartë i dukshëm dhe nuk mund të njihet nga publiku i gjerë.

"Nëse do të kishte nevojë që publiku të përfshihej në identifikimin e autorit të krimit, kjo do të ishte përgjegjësi ekskluzive e policisë dhe autoriteteve të tjera kompetente, të cilat do t'u jepnin mediave informacionin përkatës në një formë të kontrolluar dhe ligjore", deklaroi Ministria e Drejtësisë.

Ata thanë se në këtë rast nuk ka asnjë element që do të justifikonte shkeljen e standardeve themelore profesionale dhe etike të gazetarisë.

KONSTITUIMI I KUVENDIT TË KOSOVËS/ KUSHTETUESJA JEP 30 DITË KOHË, ZGJEDHJA E KRYEPARLAMENTARIT E HAPUR DHE DERI NË 3 VOTIME PËR NJË EMËR 

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendim mbi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij vendimi, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë zbatuar aktgjykimin paraprak dhe ka shpallur të pavlefshme seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025.

Tutje thuhet po ashtu se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nuk e ka respektuar aktgjykimin paraprak dhe ka urdhëruar kryesinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të vazhdojë me pikë tre të rendit të ditës, që është ajo e votimit të kryeparlamentarit.

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar të gjithë deputetët e Kuvendit të jenë të pranishëm e të marrin pjesë në votim.

Krahas kësaj, gjykata u ka dhënë afat edhe 30 ditë që të tjera nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi deputetëve të konstituojnë Kuvendin.

POPOVIQI DËNOHET ME GJOBË DHE NDALIM HYRJEJE NË KOSOVË PËR DY VJET 

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi sot zyrtarin serb Igor Popoviq me gjashtë muaj burgim për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dënim që iu zëvendësua me një gjobë prej 3.000 eurosh.

Përveç gjobës, gjykata vendosi t’ia ndalojë Popoviqit, ndihmës i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, hyrjen në Kosovë për një periudhë prej dy vjetësh, pasi ai pranoi fajësinë në marrëveshje me Prokurorinë, raportoi “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë seancës dëgjimore të premten, Popoviq u pyet nga gjykatësi nëse ende qëndron pas marrëveshjes të arritur me Prokurorinë dhe ai e pohoi një gjë të tillë, duke shtuar se këtë vendim e ka marrë pa iu nënshtruar ndonjë presioni.

Prokurorja e rastit, Fikrije Krasniqi-Fejzullahu, tha se marrëveshja është në përputhje me ligjin, kur ia propozoi gjykatës që Popoviq të dënohej me gjashtë muaj burgim dhe dy vjet dëbim nga Kosova.

SEANCA GJYQËSORE E ISH PRESIDENTITTË SHQIPËRISË, ILIR META KA PËRFUNDUAR

Seanca gjyqësore e ish presidentit Ilir Meta ka përfunduar. Ai kërkoi masë më të butë sigurie , ndërsa ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar . Gjyqtari Erion Bani me kërkesë të avokatit të Metës shpalli mos kompetencën , sepse sipas tij çështja duhet të gjykohet nga gjyqtari që ka vendosur masën e sigurisë  dhe ndjekur hetimet. Sipas tij,  kërkesa duhet të gjykohet  nga gjyqtari Erjon Cela. Në seancën gjyqësore të mbajtur sot në GJKKO nuk ishin të pranishëm  as Meta as prokuroret e çështjes , por vetëm prokurori i gatshëm Alfred Shehu. Në këtë situatë Gjykata e Posaçme  nuk arriti të shprehej për kërkesën e kreut të PL.

KABINETI I SIGURISË SË IZRAELIT MIRATOI PLANIN E PROPOZUAR NGA KRYEMINISTRI IZRAELIT

Kabineti i sigurisë së Izraelit  ka miratuar planin e propozuar  nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu , që ushtria ”të marrë kontrollin” e qytetit të Gazës. Kombet e Bashkuara dhe disa shtete  e kanë dënuar këtë vendim , duke kërkuar nga Izraeli  që të heqë dorë nga ky plan. Sipas planit për “mposhtjen” e Hamasit  ushtria izraelite do  të përgatitet të marrë  kontrollin e qytetit të Gazës, teksa njëkohësisht do të shpërndajë  ndihma humanitare  për popullatën civile jashtë zonave të luftimeve. Plani i qeverisë izraelite  për të arritur një pushim të plotë  ushtarak të Rripit të Gazës  së pushtuar duhet të ndalet  menjëherë , deklaroi Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut , Vollker Turk në një deklaratë. Ky përshkallëzim do të çoje në dëbime edhe më masive  të detyruara , më shumë vrasje , vuajtje të padurueshme , shkatërrime të pakuptimta  dhe krime të tmerrshme, tha komisionari Turk.

VON DER LEYEN: IZRAELI TË HEQË DORË NGA PLANI PËR GAZËN

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri sot thirrje Izraelit të heqë dorë nga plani i tij për Gazën. “Qeveria izraelite duhet të heqë dorë nga vendimi e saj për të zgjeruar operacionin e saj ushtarak në Gaza”, tha kreu i Komisionit Evropian në rrjetin social X. “Një armëpushim është i nevojshëm menjëherë”, pohoi ajo. ”Në të njëjtën kohë, të gjithë pengjet e mbajtura në kushte çnjerëzore duhet të lirohen. Për më tepër, ndihmës humanitare duhet t’i jepet akses i menjëhershëm dhe i papenguar në Gaza për të ofruar atë që nevojitet urgjentisht në terren”, shkruan Von der Leyen.

SAMITI MES TRAMPIT DHE PUTINIT, PRITET TË ZHVILLOHET JAVËN E ARDHSHME

Një samit i shumëpërfolur mes presidentit të SHBA-ve, Donald Tramp , dhe presidentit rus Vladimir Putin, pritet të zhvillohet javën e ardhshme . Takimi mes dy liderëve pritet  të fokusohet  në përpjekjet për t’i dhënë fund  luftës në Ukrainë  dhe në tensionet gjithnjë në rritje  midis Perëndimit dhe Moskës. Presidenti amerikan  tha se do të bisedojë me Putinin  edhe pa një takim me Volodimi Zelenski . Mediet raportojnë  se kushti i Putinit  është përfshirja e një shkëmbimi territoresh në bisedime . Zelenski thotë se Ukraina  nuk ka frikë nga takimi , por kërkon që Evropa të jetë pjesë e negociatave . Një plani i propozuar  nga rrethi i presidentit amerikan , Donald Tramp  synon ndalimin e luftimeve në Ukrainë, me njohje të territoreve  të pushtuara  dhe lehtësim të sanksioneve  ndaj Rusisë.

NESËR MOT SHUMË I NXEHTË

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell, kurse në veri  me vranësira të pakta deri mesatare. Frynë erë e dobët deri mesatare  nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 14: Podgoricë e Ulqin 36, Herceg Novi 35, Nikshiq 34, Budvë 33, Beranë e Cetinë 32, Bijello Pole e Andrievicë 31, Tivar , Plevle e Guci 30, Kollashin,Petnjicë, Plluzhinë e Rozhajë 29 dhe në Zhablak 24 gradë. Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe shumë të nxehtë. Do të fryjë erë  e dobët deri mesatare  nga drejtimet e ndryshme , në pjesët juglindore kohe pas kohe mesatare  nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 25, kurse më e larta e ditës prej 28 deri në 40 grade celsius. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се