Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 08. 2025. 00:00 >> 19:47

Ditari 07.08.2025

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Në fshatin Gornje Zaostro pranë Beranit, sot është ngrit monumenti i komandantit çetnik të Luftës së Dytë Botërore Pavle Gjurishiq

Në fshatin Gornje Zaostro pranë Beranit, sot është ngrit monumenti i komandantit çetnik të Luftës së Dytë Botërore Pavle Gjurishiq, i njohur për bashkëpunimin e tij me pushtuesit dhe masakrat ndaj civilëve. Monumenti është ngrit pa njoftim të institucioneve dhe me shkelje të procedurave ligjore. Siç raporton portali i Pobjedës, një statujë bronzi në madhësi reale, e montuar në një piedestal betoni, u zbulua në afërsi të vendit ku mbahet kuvendi, në prani të vendasve dhe admiruesve të lëvizjes çetnike. Instalimi i monumentit u bë para 8 gushtit, një datë që është provuar prej vitesh në këtë fshat për të rehabilituar ideologjinë e mposhtur në vitin 1945. Sipas portalit të Pobjedës, monumenti është ende pa mbishkrim dhe nuk ka konfirmim zyrtar se kush qëndron pas ndërtimit dhe financimit të tij. Ministria e Kulturës paralajmëroi më parë se çdo përpjekje për të rehabilituar lëvizjen çetnike përmes simbolikës së monumentit do të ishte një shkelje e drejtpërdrejtë e Ligjit për Monumentet dhe Kushtetutës.

Gjole Llutovac  - Monumenti i Pavle Gjurishiqit u ngrit pa njoftim paraprak të institucioneve kompetente

Monumenti i Pavle Gjurishiqit u ngrit pa njoftim paraprak të institucioneve kompetente dhe pa procedura ligjore, njoftoi Kryetari i Komunës së Beranës, Gjole Llutovac, i cili tha se pret një reagim të menjëhershëm nga autoritetet kompetente në mënyrë që monumenti të hiqet. Në një deklaratë, Llutovac deklaroi se dënon fuqimisht vendosjen e një monumenti të Gjurishiqit në fshatin Gornje Zaostro pranë Beranit dhe vlerësoi se ky nuk është vetëm një akt i shkeljes së ligjit, por edhe një përpjekje për të polarizuar më tej shoqërinë. "Një sjellje e tillë është një shkelje e rëndë e rregulloreve që përcaktojnë qartë se memorialet mund të ngrihen vetëm në përputhje me Programin e miratuar nga kuvendi komunal, me pëlqimin paraprak të organit kompetent të administratës shtetërore përgjegjës për çështjet kulturore", tha Llutovac. Ai theksoi se ky është një akt i paligjshëm. "Përveç faktit që është një akt i paligjshëm, është gjithashtu një akt për të cilin përcaktohen sanksione penale — përfshirë dënimin me burg — për këdo që organizon ose kryen instalimin e memorialeve pa autorizim", shpjegoi Llutovac.

Ibrahimoviq, kërkoi nga institucionet kompetente që urgjentisht të heqin monumentin e Pavle Gjurishiqit, i cili u ngrit në Gornji Zaostro

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq, kërkoi nga institucionet kompetente që urgjentisht të heqin monumentin e Pavle Gjurishiqit, i cili u ngrit në Gornji Zaostro, dhe të ndjekin penalisht të gjithë ata që i lavdërojnë krimet e luftës dhe kriminelët. Në fshatin Gornje Zaostro pranë Beranit, sot u ngrit një monument për Gjurishiqin, një komandant çetnik nga Lufta e Dytë Botërore, i njohur për bashkëpunimin e tij me pushtuesit dhe masakrat e civilëve, pa njoftim për institucionet dhe në shkelje të procedurave ligjore. Ibrahimoviq deklaroi në rrjetin X se "në Malin e Zi civil, nuk ka, nuk duhet dhe nuk do të ketë vend për lavdërimin e kriminelëve të luftës siç ishte  Gjurishiq". “Çdo glorifikim i Gjurishiqit, një njeriu i cili, siç dokumentohet, mburrej me operacionin e “shkatërrimit të plotë të jetës myslimane” dhe numrin e “deri në tetë mijë viktimave të tjera: gra, pleq dhe fëmijë” i vë gishtin në sy familjeve të viktimave, Malit të Zi antifashist dhe civil dhe perspektivës sonë evropiane”, paralajmëroi Ibrahimoviq.

Partia Demokratike e Socialistëve u bëri thirrje autoriteteve kompetente që të heqin urgjentisht monumentin e komandantit çetnik të Luftës së Dytë Botërore, Pavle Gjurishiq

Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) u bëri thirrje autoriteteve kompetente që të heqin urgjentisht monumentin e komandantit çetnik të Luftës së Dytë Botërore, Pavle Gjurishiq, dhe të ndjekin penalisht ata që e ngritën atë në mënyrë të paligjshme. PDS njoftoi se ngritja e një monumenti të njërit nga kriminelët më famëkeq të luftës, në fshatin Gornje Zaostro në Beranë, është një tjetër akt provokues nga ata që po përpiqen të ngrisin ideologjinë çetnike në Mal të Zi."Adhuruesit e ideologjisë çetnike, imazhit dhe veprave të komandantit çetnik, i njohur për masakrat e civilëve dhe bashkëpunimin me pushtuesin, inkurajohen nga politika që udhëhiqet aktualisht në Mal të Zi, thuhet nga PDS.

Një grup organizatash joqeveritare dhe aktivistësh civilë u bënë thirrje autoriteteve kompetente që të heqin urgjentisht monumentin e Pavle Gjurishiqit

Një grup organizatash joqeveritare dhe aktivistësh civilë u bënë thirrje autoriteteve kompetente që të heqin urgjentisht monumentin e Pavle Gjurishiqit, ndërsa Zyrëa e Prokurorit të Lartë të Shtetit (VDT), siç deklaruan ata, të ndërpresë politikën e injorimit të rasteve të tilla të festimit të urrejtjes. Siç u njoftua nga Qendra për Edukim Qytetar, një grup OJQ-sh dhe aktivistësh civilë dënuan instalimin e  monumenti të paligjshëm për Gjurishiqit në Gornje Zaostro pranë Beranit. Njoftimi thotë se ngritja e monumenti të kriminelit të luftës, bashkëpunëtorit të nazistëve dhe një aleat i ustashëve, i cili u nderua edhe nga Adolf Hitleri, nuk është vetëm revizionizëm, por një festim i hapur i së keqes. "Kjo përpjekje e turpshme për ta kthyer vrasjen, masakrën, dhunimin dhe spastrimin etnik në një akt të justifikueshëm, dhe për ta lartësuar kriminelin si hero, nuk do të ketë sukses në fshirjen e fakteve që të gjithë i dimë", thuhet në deklaratë.

Bëhet me dije se Zyrtarët e policisë kanë arrestua V.D. nga Berani dhe kanë ngritë një padi penale kundër tij për ngritjen e paligjshme të memorialit të Pavle Gjurishiqit

Bëhet me dije se Zyrtarët e policisë kanë arrestua V.D. nga Berani dhe kanë ngritë një padi penale kundër tij për ngritjen e paligjshme të memorialit të Pavle Gjurishiqit, njoftoi Zyra e Prokurorit Themelor të Shtetit  në Beranë. Kjo zyrë ka njoftua  agjencinë MINA se me rastin e vendosjes së monumentit për Gjurishiqit, ata lëshuan udhëzime detyruese për oficerët e Departamentit të Sigurisë  të Beranës, me qëllim që të ndërmerrnin veprime të caktuara dhe të mblidhnin informacione. Siç thanë ata, Departamenti i Sigurisë  ngriti padi penale kundër V.D. nga Berani, për shkak të veprës penale të ngritjes së paligjshme të  memorialit nga neni 411,a i Kodit Penal të Malit të Zi. "I dyshuari kundër të cilit është ngritur  padi penale është arrestuar dhe do të dërgohet te prokurorinë  e shtetit për t'u marrë në pyetje, brenda afatit ligjor", tha Departamenti i Sigurisë i Beranës.

Milloviq – sezoni turistik ka dështuar

Shkatërrimi i turizmit pas 30 gushtit, është përparësia politike e çlirimtarëve.Kjo  tregohet edhe nga efektet e sezonit turistik në fushën e përgatitjes së plazheve, infrastrukturës rrugore, rritjes së TVSH-së, rritjes së nivelit të përgjithshëm të çmimeve të shërbimeve turistike, numrit të kufizuar të fluturimeve për në Mal të Zi, numrit të qëndrimeve në hotele dhe akomodime private, si dhe tregjeve të kufizuara të emetimeve nga të cilat vijnë turistët, tha anëtari i kryesisë së PDS-së dhe anëtar i Parlamentit të Malit të Zi, Nikolla Milloviq. "Është e vështirë të maskohet e vërteta e dhimbshme se ky sezon turistik ka dështuar me marrëdhënie publike të bazuara në hiperbolizim dhe falsifikim të të dhënave, dhe se rezultatet përfundimtare të tij, për fat të keq, do të jenë më të këqija se ato të vitit 2024, të cilat konsiderohen më të këqijat në 20 vitet e fundit", theksoi Miloviq. Ai shtoi se plazhet gjysmë të zbrazëta, si dhe të dhënat e punonjësve të turizmit se kapacitetet e tyre të akomodimit janë shumë më keq të mbushura, dhe se të ardhurat e tyre totale janë 30-40% më të ulëta se vitin e kaluar, tregojnë më së miri se sa e keqe është situata. “Pavarësisht paralajmërimeve që dërguam si opozitë me përgjegjësi shtetërore, qeveria nuk bëri asgjë për të parandaluar rënien e plotë të sezonit turistik gjatë gushtit, gjë që konfirmon qartë tezën se qëllimi është shkatërrimi i degës ekonomike duke e çuar Malin e Zi në rrugën drejt rënies së plotë të destinacionit turistik”, thuhet në dekleratën e Milloviqit.

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

Kosova po përballet me njërën prej krizave më të thella politike prej shpalljes së pavarësisë – pa Kuvend të konstituuar, pa Qeveri me kompetenca të plota ekzekutive. Situata është përshkallëzuar me zhvillimet e reja në Gjykatën Kushtetuese. Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit me seli në Uashington, beson se paraliza institucionale po e cenon edhe shtetësinë, edhe rendin kushtetues të Kosovës.
Me thënë të vërtetën, vullneti popullor dhe interesat madhore shtetërore po rrezikojnë të bëhen kurban i egove të papjekura dhe ambicieve dritëshkurtra politike. Populli i Kosovës, as nuk e meriton, as duhet ta pranojë këtë ndëshkim”, ka thënë Shtuni në disa përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë. Ai i ka bërë këto komente pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstitutim të Kuvendit. Presidentja e ka arsyetuar vendimin duke thënë se caktimi i gjyqtarit serb, Radomir Llaban si raportues në shqyrtim të lëndës, është vendim shqetësues dhe i rrezikshëm. Pas deklaratës së Osmanit se Llaban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare, në publik kanë nisur të qarkullojnë ide se Prokuroria mund të ndërhyjë pas këtyre pretendimeve, apo Llaban mund të shkarkohet, çka do ta vinte në pikëpyetje funksionalitetin e gjykatës, dhe kështu do të rriteshin edhe më tepër paqartësitë për hapat e radhës drejt zgjidhjes së krizës.

Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin me burgim

Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, i ka kërkuar dje formalisht Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin prej një viti burgim. Dodik u dënua në shkurt me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet. Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin ndaj tij këtë muaj. Dënimi me një vit burgim mund të zëvendësohet me gjobë sipas sistemit ligjor të Bosnjës. Sipas Kodit Penal të Bosnjës, një ditë burg kushton 50 euro. Dodik do të paguajë rreth 18.000 euro për një vit. Megjithëse Dodik ka deklaruar vazhdimisht se nuk e pranon vendimin e gjykatës, kërkesa e tij për ta shndërruar dënimin në gjobë tregon se, në fakt, ai e ka pranuar atë. Dodik u dënua për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë. Pasi dënimi i është vërtetuar, Komisioni Qendror Zgjedhor ia hoqi atij mandatin e presidentit të entitetit serb, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme për president të Republikës Sërpska.

Trumpi dhe Putini pritet të takohen "në ditët në vijim", thotë Kremlini

Kremlini ka njoftuar sot se është arritur pajtueshmëri për një takim mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin. Takimi mund të zhvillohet javën e ardhshme dhe palët janë pajtuar "në parim" edhe për vendtakimin, u tha gazetarëve këshilltari për çështjet e jashtme i Putinit, Yuri Ushakov. Ushakov shtoi se organizimi i ngjarjeve të tilla kërkon kohë dhe asnjë datë nuk është konfirmuar ende. Vendndodhja e mundshme do të bëhet e ditur "pak më vonë", sipas tij. Ai gjithashtu hodhi poshtë mundësinë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të jetë pjesë e këtij takimi për të biseduar për përfundimin e luftës gati katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë - një ide që Shtëpia e Bardhë tha se Trump është i gatshëm ta shqyrtojë. "Ne propozojmë, para së gjithash, të përqendrohemi në përgatitjen e një takimi dypalësh me Trumpin dhe e konsiderojmë më të rëndësishme që ky takim të jetë i suksesshëm dhe frytdhënës", tha Ushakov, duke shtuar se propozimi i të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, për një takim ku do të përfshihej edhe udhëheqësi i Ukrainës “nuk është diskutuar në mënyrë specifike”.

Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje sot për një takim ballë për ballë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare. Ai e tha këtë një ditë pas takimit që i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, e zhvilloi me Putinin në Moskë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i quajti bisedimet ndërmjet të dërguarit të tij dhe Putinit, si "shumë frytdhënëse", por zyrtarët amerikanë prapëseprapë u zotuan të vendosin sanksione ndaj partnerëve tregtarë të Moskës. Zelensky tregoi më vonë se kishte folur në telefon me Trumpin, i cili tha se mund të takohet me Putinin "shumë shpejt"."Ne në Ukrainë kemi thënë vazhdimisht se gjetja e zgjidhjeve reale mund të jetë vërtet efektive në nivelin e udhëheqësve", shkroi Zelensky në rrjete sociale. "Është e nevojshme të përcaktohet koha për një format të tillë dhe gamën e çështjeve që do të trajtohen", shtoi ai. Udhëheqësi ukrainas tha se për sot ka planifikuar t’i zhvillojë "disa" biseda gjatë ditës, përfshirë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, si dhe me zyrtarë francezë dhe italianë. "Do të ketë gjithashtu komunikim në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare", shtoi Zelensky. "Gjëja kryesore është që Rusia, e cila e filloi këtë luftë, të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’i dhënë fund agresionit të saj", përfundoi Zelinski.

Të paktën 17 civilë u vranë dhe më shumë u plagosën këtë mëngjes në një seri sulmesh izraelite në krejtë Rripin e Gazës

Të paktën 17 civilë u vranë dhe më shumë u plagosën këtë mëngjes në një seri sulmesh izraelite në krejtë Rripin e Gazës, raportuan mediat lokale. Burimet mjekësore konfirmuan për  ,,Anadollia,, se sulmet izraelite goditën kampin e refugjatëve Al-Shati në veriperëndim të Gazës, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur disa të tjerë. Një burrë i moshuar palestinez dhe dy gra u vranë kur aeroplanët luftarakë izraelitë shënjestruan një shtëpi në lagjen Sheikh Ridwan në Gazën veriore. Në pjesën qendrore të Gazës, katër palestinezë, midis tyre dy fëmijë, u vranë kur ushtria izraelite goditi pjesën perëndimore të kampit të refugjatëve Nuseirat. Sipas Anadlia, pesë persona u vranë kur ushtria izraelite bombardoi një shtëpi në Khan Younis, në jug të Gazës, dhe sulmi shkaktoi gjithashtu një zjarr në vendin e goditjes. Agjencia njofton se dronët izraelitë shënjestruan tendat e palestinezëve të zhvendosur në zonën Al-Mawasi pranë Khan Yunis, duke vrarë një grua dhe një fëmijë.

Tarifat e reja të Trumpit hyjnë në fuqi – preken edhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndaj dhjetëra vendeve në mbarë botën, kanë hyrë në fuqi, pak pas mesnatës, përmes platformës së tij Truth Social, shkroi Trump duke shtuar se: "Është mesnatë!!! Miliarda dollarë në tarifa po rrjedhin tani në Shtetet eBashkuara të Amerikës!" Shtëpia e Bardhë tha se mallrat nga më shumë se 60 vende dhe nga Bashkimi Evropian do të përballen me tarifa prej 10 për qind ose më të larta. Tarifat do të zbatohen edhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas këtyre përqindjeve: Serbia 35 për qind, Bosnja e Hercegovina 30 për qind, Maqedonia e Veriut 15 për qind, Kosova 10 për qind dhe Mali i Zi 10 për qind. Pjesë e listës është edhe Kroacia, anëtare e Bashkimit Evropian, produktet e së cilës do të tatohen me 15 për qind gjatë importit në Shtetet e Bashkuara. Qeveria e Kosovës në detyrë vendosi më 1 gusht ta heqë tarifën doganore prej 10 për qind ndaj mallrave amerikane.

Franca lufton zjarrin më të madh që nga viti 1949

Zjarrfikësit francezë po luftojnë për të tretën ditë radhazi për ta vënë nën kontroll zjarrin më të madh në Francë në gati tetë dekada, si pasojë e të cilit janë djegur mbi 16.000 hektarë, ka vdekur një person dhe janë shkatërruar dhjetëra shtëpi. Pamjet nga Reuters TV tregojnë shtëllunga tymi që ngrihen mbi zonën pyjore në rajonin Aude, në jug të Francës. Pamjet me dron shfaqin sipërfaqe të mëdha të bimësisë së djegur. Një person ka vdekur, tre janë të zhdukur dhe dy të tjerë, përfshirë një zjarrfikës, janë në gjendje të rëndë, thanë autoritetet lokale. “Deri tani, zjarri nuk është vënë nën kontroll”, tha sot për televizionin BFM Christophe Magny, një nga zyrtarët që drejton operacionin e shuarjes së zjarreve.

Nesër mot me diell dhe mjaft i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell dhe vende vende me vranësira kalimtare. Frynë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14: Podgoricë 34 gradë, Ulqin 33, H.Novi 32, Budvë, Cetinë e Nikshiq 31, Tivar e B.Pole 29, Beranë 28, Andrievicë 27, Plevle, Plluzhinë, Rozhajë e Guci 26, Kollashin e Petnicë 25 dhe në Zhablak 20 gradë.

               Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 10 deri në 26 kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 39 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се