Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 08. 2025. 00:00 >> 17:36

Ditari 04.08.2025

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

MILLATOVIQ: ASNJË KËRCËNIM NUK DO TË MË PENGOJË TË MBROJ KUSHTETUTËN

Presidenti Jakov Millatoviq njoftoi se asnjë kërcënim nuk do ta pengojë atë të mbrojë Kushtetutën, barazinë e të gjithë qytetarëve dhe të drejtën që Mali i Zi të jetë shtet i së drejtës, jo shtet privilegjesh.

"Në prill, pasi bisedova me përfaqësuesit e të gjitha klubeve të këshilltarëve në Ulqin, thashë se asnjë investim nuk mund të jetë më i rëndësishëm se Kushtetuta dhe ligjet e Malit të Zi. Sot e përsëris të njëjtën gjë: Asnjë ligj nuk duhet të miratohet për shkak të një politikani dhe në dëm të 22,000 fermerëve në Mal të Zi, përfshirë pothuajse 1,000 në komunën e Tuzit", tha Millatoviq.

 

GJELOSHAJ KA REAGUAR NDAJ DEKLARATËS SË PRESIDENTIT 

Në një reagim ndaj deklaratës së presidentit, ka reaguar nënkryetari i qeverisë dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj , i cili e vlerësoi se Millatoviq po përpiqej  të mbrojë  një vendim që është rezultat i interesave personale. Gjeloshaj theksoi se institucionet e sistemit po punojnë së bashku për interesin publik , dhe se Kuvendi, Qeveria dhe Komuna e Tuzit po marrin pjesë si partnerë në projektin e rigjallërimit të kompanisë Plantacionet, me qellim që kjo kompani  të dalë nga kriza shumëvjeçare dhe të behet serish e suksesshme . Sipas fjalëve të Gjeloshajt , Plantacionet do të rikthehen pas viteve të dështimit që ishin karakterizuar nga menaxhimi i Verica Marash dhe Nebojsha Vuksanoviq, si dhe nga vendimet politike të Jakov Millatoviqit , të cilat , siç përfundon Gjeloshaj , u kanë shkaktuar dëm qytetarëve të Tuzit, Plantacioneve  dhe pasurisë shtetërore.

 

ORGANIZATAT SHQIPTARE NË SHBA KANË REAGUAR ASHPËR NDAJ VENDIMEVE TË PRESIDENTIT TË MALIT TË ZI

Organizatat shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një letre të hapur, kanë reaguar ashpër ndaj vendimeve të Presidentit të malit të Zi, Jakov Millatoviq, për të mos deklaruar Ligjin mbi tatimin e Patundshmërive, duke cilësuar këtë hap si një akt politik antishqiptar, të drejtuar drejtpërdrejt kundër Komunës së Tuzit dhe , komunave shqiptare në Mal të Zi. Letra është nënshkruar nga Shoqata “Malësia e Madhe”, në Nju Jork, ”Malësia e Madhe” në Miçigan, “Malësia” nga Kalifornia dhe ” Jehona” e Malësisë. Në reagim theksohet se mos dekretimi i ligjit pengon të ardhurat e qëndrueshme dhe legjitime për komunën e Tuzit dhe atë të Ulqinit, duke pamundësuar zhvillimin ekonomik dhe funksionimin e institucioneve vendore shqiptare. Organizatat shqiptare akuzojnë presidentin Millatoviq edhe për “devijim të debatit”, duke e quajtur kërcenim deklaratën e Nik Gjeloshajt, nërkohë që kërkesat për barazi dhe respektim të ligjit po praqiten si rrezik.

 

KLUBI I GRAVE TË PARLAMENTIT TË MALIT TË ZI: DËNOJMË FUQIMISHT SULMET NDAJ MINISTRES KORDIQ

Ministrja e Turizmit Simonida Kordiq u ekspozua ndaj sulmeve brutale, me ton vulgar dhe verbalisht agresive në rrjetet sociale, u raportua nga Klubi i Grave të Parlamentit të Malit të Zi.

Thuhet se anëtaret e Klubit të Grave dënojnë me forcë çdo formë fyerjeje dhe nënçmimi të grave që kryejnë funksione publike në Mal të Zi.

"Si Klub Grash, ne e ngremë zërin qartë dhe me vendosmëri kundër gjuhës së urrejtjes drejtuar çdo gruaje. Ne besojmë se modele të tilla negative të sjelljes duhet të njihen sistematikisht dhe të zhduken me vendosmëri", thuhet në deklaratë.

Siç u tha nga anëtaret e Klubit të Grave, sulmi i fundit në një seri sulmesh të tilla ishte drejtuar ndaj Kordić, e cila u ekspozua ndaj "sulmeve brutale, me ton vulgar dhe verbalisht agresive" përmes rrjeteve sociale.

Sipas tyre, shpërthime të tilla nuk janë vetëm një sulm ndaj personalitetit të Kordiq, por edhe ndaj institucioneve shtetërore dhe vlerave themelore shoqërore që duhet të bazohen në respektin e ndërsjellë, një kulturë dialogu dhe mbrojtjen e dinjitetit të çdo qytetari.

“Nuk duhet të lejojmë që asnjë grua në Mal të Zi të ekspozohet ndaj dhunës, fyerjeve apo kërcënimeve”, thuhet në deklaratë.

 

ABAZOVIQ: TRAGETI SJELL MË SHUMË PARA SE EEMZ

Në pak më shumë se dy vjet që kur shteti mori në pronësi linjën e trageteve Kamenari-Lepetane, të ardhurat e shtetit kanë arritur në një shifër të pabesueshme prej 20 milionë eurosh, njoftoi kreu i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq.

Siç deklaroi ai në njoftim, kjo do të thotë që sot linja e trageteve i sjell shtetit më shumë para, fitim të pastër, sesa Elektro-ekonomia e Malit të Zi.

Abazoviq tha se koncesionari i mëparshëm paguante vetëm 200,000 euro në vit, ndërsa tani shteti fiton rreth 7.5 milionë euro fitim vjetor.

"Përveç kësaj, Mali i Zi sot zotëron tetë anije, dhe para kësaj nuk kishte asnjë. Është një ndjenjë vërtet e këndshme kur koha konfirmon saktësinë e vendimeve të caktuara, të cilat dikur ngritën pluhur të panevojshëm në sytë e publikut", thotë Abazoviq.

U shtua se ai kujtoi presionet, kërcënimet dhe sulmet që shoqëruan atë vendim.

Siç thanë nga lëvizja URA, ai i dërgoi falënderime të veçanta ministres së atëhershme Ana Novakoviq Gjuroviq, si dhe drejtuesve të ndërmarrjes publike "Të mirat detare ", Blazho Ragjenoviq dhe Mlladen Mikijel.

 

NJË HAP I RËNDËSISHËM DREJT PËRMIRËSIMIT TË SISTEMIT KOMBËTAR TË IMUNIZIMIT

Me miratimin e Programit të Masave të Imunizimit për tre vitet e ardhshme, me Planin e Veprimit shoqërues, është bërë një hap i rëndësishëm përpara drejt përmirësimit të sistemit kombëtar të imunizimit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga ky departament, ata thanë se programi i masave për imunizim për periudhën 2026-2028, të cilin Qeveria e miratoi të enjten, është dokumenti i parë strategjik i këtij lloji në Mal të Zi.

Ministri i Shëndetësisë, Vojisllav Shimun, theksoi se ky dokument është i rëndësishëm për të ardhmen e shëndetit publik, duke deklaruar se Qeveria po dërgon një mesazh të qartë me një qasje strategjike se shëndeti i qytetarëve është përparësia e tyre.

"Imunizimi shpëton jetë, mbron më të prekshmit dhe kontribuon në një shoqëri më të shëndetshme. Ne i kushtojmë theks të veçantë fëmijëve, sepse ata janë themeli i së ardhmes sonë", tha Shimun.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë thotë se programi parashikon një sërë masash gjithëpërfshirëse që synojnë parandalimin e sëmundjeve infektive që mund të parandalohen nga vaksinimi, por edhe në rivendosjen e besimit në vaksinim, veçanërisht në komunitetet ku ka hezitim ose qasje të vështirë në shërbimet e vaksinimit.

Thuhet se me miratimin e atij Programi, Mali i Zi konfirmon angazhimin e tij të qartë për parandalimin e sëmundjeve, forcimin e sistemit shëndetësor dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Për zbatimin e masave nga Plani i Veprimit 607,050 euro janë parashikuar nga buxheti nga viti i ardhshëm deri në vitin 2028.

 

OSMANI: THIRRJET ANTISHQIPTARE GJATË NDESHJES NË KUMANOVË TË PAPRANUESHME

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj thirrjeve antishqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë. Ajo i ka cilësuar këto thirrje si "të papranueshme" dhe në kundërshtim me frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të karakterizojë çdo shoqëri demokratike me aspirata drejt Bashkimit Evropian. Në deklaratën e saj zyrtare, Osmani theksoi se shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, njësoj si çdo komunitet tjetër në rajon. "Më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtjeje e përjashtuese," thuhet në deklaratë.

 

BE: RRUGA DREJT BASHKIMIT EVROPIAN KALON PËRMES DIALOGUT KOSOVË-SERBI

Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, po punon me palët drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Kështu janë përgjigjur zyrtarët e Brukselit, pasi që presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë bisedës me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq, nënvizoi rëndësinë e bisedimeve Kosovë-Serbi.

“BE-ja pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin shpejt angazhimet e tyre ndaj Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre drejt BE-së. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja,” u nënvizua nga zyra e shtypit të Komisionit Evropian.

Pasi që në qershor u zhvillua një takim në nivel kryenegociatorësh, Bashkimi Evropian shpreh gatishmërinë që të organizojë raundin e ardhshëm të bisedimeve sapo palët të sinjalizojnë gatishmërinë për t’u takuar. Kjo, sipas zyrtarëve evropianë, vlen edhe për organizimin e takimit në nivelin më të lartë politik.

 

TË PAKTËN 76 TË VDEKUR PAS FUNDOSJES SË ANIJES ME MIGRANTË NË JEMEN

Të paktën 76 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur, pasi një anije që po bartte kryesisht migrantë nga Etiopia u fundos në Jemen, thanë zyrtarët.

Zyrtarë të sigurisë në Jemen thanë se 76 trupa janë nxjerrë nga uji dhe 32 të tjerë janë shpëtuar nga anija që u fundos në Gjirin e Adenit.

Agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara tha se 157 persona ishin në bordin e anijes së fundosur.

Shefi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në Jemen, Abdusattor Esoev, tha për AFP-në se "fati i të zhdukurve nuk dihet ende”.

Pavarësisht luftës që ka mbërthyer Jemenin që nga viti 2014, ky shtet i varfër vazhdon të mbetet pikë kryesore për migrimin e parregullt, veçmas nga Etiopia, shtet po ashtu i përfshirë në konflikt etnik.

Çdo vit, mijëra person përshkojnë të ashtuquajturën “Rrugë Lindore” nga Xhibuti për në Jemen, duke e kaluar Detin e Kuq, me shpresë që do të arrijnë në shtetet e pasura të Gjirit.

Anija që u fundos afër brigjeve të Abajan të Jemenit po bartte migrantë etiopianë, sipas autoriteteve në këtë provincë.

 

NETANYAHU: HAMASI NUK DËSHIRON ASNJË MARRËVESHJE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se grupi militant palestinez  Hamas nuk ka interes të arrijë asnjë marrëveshje armëpushimi ose të lirojë pengjet e mbetura në Gaza.

“E kuptoj saktësisht se çfarë dëshiron Hamasi. Nuk dëshiron asnjë marrëveshje”, tha Netanyahu në një mesazh video.

Ai shtoi se videot e fundit të publikuara nga Hamasi vetëm sa e kishin forcuar vendosmërinë e tij për të mposhtur grupin dhe për të sjellë pengjet në shtëpi.

Vërejtjet e Netanyahut u pritën me kritika të ashpra nga Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve, i cili përfaqëson shumicën e familjeve të 50 pengjeve që besohet se janë ende në Gaza.

“Për 22 muaj tani publikut i është shitur iluzioni se presioni ushtarak dhe luftimet intensive do t’i kthejnë pengjet”, tha grupi në një deklaratë.

Ditët e fundit, Hamasi ka publikuar video që tregojnë dy nga pengjet në një gjendje të kequshqyerjes akute.

 

TRUMP KA BËRË ME DIJE SE GJATË KËSAJ JAVE, DO TË DËRGOJË NË MOSKË TË DËRGUARIN E TIJ TË POSAÇËM STEVE WITKOFF

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë me dije se gjatë kësaj jave, do të dërgojë në Moskë të dërguarin e tij të posaçëm Steve Witkoff, përpara afatit të tij të së premtes për të bërë përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Pyetur mbi përmbajtjen e mesazhit që do t’i dërgojë Witkoff Rusisë, Trump deklaroi se “të arrihet një marrëveshje ku njerëzit të ndalojnë së vrari.”

Në Kiev, ka pak shpresa se Ëitkoff do të arrijë ndonjë përparim me Putinin, por ka një shpresë se retorika e ndryshuar e Trump dhe qëndrimi më i ashpër ndaj Moskës mund të çojnë në një ndryshim të vërtetë në mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën .

Trump erdhi në detyrë i bindur se mund të bënte një marrëveshje me Putinin, por në javët e fundit duket se është frustruar gjithnjë e më shumë me veprimet e Rusisë.

Trump fillimisht kishte njoftuar në korrik një afat 50-ditor për Rusinë dhe Ukrainën për t’i dhënë fund luftës, por një javë më parë u shpreh se nuk besonte më se Rusia e kishte seriozisht çështjen e përfundimit të luftës dhe e shkurtoi atë në “10 ose 12” ditë.

 

NESËR MOT KRYESISHT I VRANËT 

Në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët, vende -vende me reshje të shiut, stuhi dhe bubullimë, kryesisht në pjesët jugperëndimore dhe verilindore. Frynë erë e dobët  deri mesatare  nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 14: Podgoricë 31, Tivar 29, Ulqin 28, , Budvë 26, Cetinë 23, Herceg Novi, Nikshiq e Andrievicë 21, Beranë 20, Plluzhinë, Bijello Pole e Guci 19, Rozhajë 17, Plevle 16, Zhablak 15 dhe në Kollashin 14 gradë.

Për nesër në pjesët jugore parashihet mot me vranësira të pakta deri mesatare, kurse në veri   me vranësira të ndryshueshme , por pa të reshura. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare , vende-vende edhe e fortë  nga drejtimet e veriu. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 35 gradë. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се