Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 07. 2025. 00:00 >> 16:56

Ditari 28.07.2025

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Në Mal të Zi, sot është Ditë Zie për shkak të disa tragjedive që ndodhën në ditët e mëparshme

Në Mal të Zi, sot është Ditë Zie për shkak të disa tragjedive që ndodhën në ditët e mëparshme. Kryeministri Millojko Spajiq njoftoi se 28 korriku është shpallur Ditë Zie në Mal të Zi. Në një postim në Instagram, ai shkroi se Dita e Zisë u shpall në shenjë respekti për jetët e humbura në disa tragjedi që ndodhën në vendin tonë në ditët e mëparshme. "Ne ndajmë trishtimin dhe qëndrojmë me familjet e viktimave", tha Spajiq.

Vetëm në dhjetë ditë, nga 16 deri më 26 korrik, Mali i Zi humbi 12 jetë – nga disa incidente që përfshijnë aksidente, tragjedi familjare, konflikte të armatosura dhe përballje kriminale. Rasti i fundit u regjistrua në Budva, ku një baba dhe bir vdiqën në një vrasje të dyfishtë. I dyshuari është vëllai dhe xhaxhai i tyre, S.S. (65), dhe motivi, sipas informacioneve jozyrtare, lidhet me një mosmarrëveshje familjare për transportin e pasagjerëve me anije. Të enjten, publiku mbeti në heshtje kur trupat e një babai dhe të bijës u gjetën në Golija, rreth 50 kilometra larg Nikshiqit, bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

 

Mandiq - Sot - 28 korriku, është shpallur ditë zie në Mal të Zi, sepse vendi ynë humbi dymbëdhjetë qytetarë  vetëm brenda dhjetë ditësh

Sot - 28 korriku, është shpallur ditë zie në Mal të Zi, sepse vendi ynë humbi dymbëdhjetë qytetarë  vetëm brenda dhjetë ditësh për shkak të ngjarjeve të ndryshme tragjike, njoftoi Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq. 

Mu në këtë ditë, 81 vjet më parë, ndodhi një krim i tmerrshëm në Velikë dhe në rajonin e Polimës së Epërme, dhe sot ne i bëjmë nderime hijeve të Martirëve të Shenjtë të Velikës dhe Polimës së Epërme. Le të jetë ky 28 korrik dita kur do të jemi të bashkuar në shpirtrat dhe zemrat tona, në kujtim të viktimave të pafajshme. Le të na tregojë ky rast rrugën për t'u mbledhur rreth asaj që kemi të përbashkët - rreth vlerave të dashurisë, paqes dhe harmonisë vëllazërore", tha Mandiq.

 

Millatoviq - E keqja që goditi fshatin Velika më 28 korrik të vitit 1944 la një plagë të thellë dhe të përhershme

E keqja që goditi fshatin Velika më 28 korrik të vitit 1944 la një plagë të thellë dhe të përhershme, jo vetëm në këtë zonë, por edhe në kujtesën kolektive të popullit malazez, tha Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq. "Në këtë ditë, me respekt dhe devotshmëri të thellë, kujtojmë një nga momentet më tragjike në historinë tonë", tha Millatoviq në rrjetin social X. Ai tha se 81 vjet më parë, fshati Velika u bë simbol i vuajtjeve të të pafajshmëve, një simbol i trishtimit që nuk shuhet, por edhe një paralajmërim që nuk duhet harruar. "Më 28 korrik 1944, një krim i tmerrshëm u krye kundër popullsisë së Velikës. Vetëm në një ditë, jeta e qindra fëmijëve, grave, të moshuarve dhe familjeve të tëra u shua", tha Millatoviq.  Sipas tij, e keqja që goditi këtë vend la një plagë të thellë dhe të përhershme, jo vetëm në këtë zonë, por edhe në kujtesën kolektive të popullit malazez. “Sot, më shumë se tetë dekada më vonë, ne qëndrojmë në heshtje, me një ndjenjë trishtimi, por edhe përgjegjësie. Është detyra jonë të ruajmë të vërtetën për Velikën, të kultivojmë kulturën e kujtesës dhe, në emër të së ardhmes, të avokojmë për paqen, drejtësinë dhe respektin për dinjitetin njerëzor”, tha Millatoviq.

 

Spajiq - Zbatimi i reformës zgjedhore, e cila u mbështet nga 68 anëtarë të parlamentit malazez, përfaqëson një sukses historik

Zbatimi i reformës zgjedhore, e cila u mbështet nga 68 anëtarë të parlamentit malazez, përfaqëson një sukses historik, tha kryeministri Millojko Spajiq. Ai këtë e tha në seancën e posaçme të Asamblesë, axhenda e së cilës përfshin orën e kryeministrit. Kryetari i Klubit të Deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve, Andrija Nikoliq, e pyeti Spajiq-in pse ai dhe Lëvizja Evropa Tani (PES) heshtin për revizionizmin historik gjithnjë e më agresiv dhe glorifikimin e lëvizjes çetnike kuislinge nga partnerët e tyre në pushtet. Spajiq tha se anëtarët e parlamentit malazez të prëmtën miratuan një reformë të madhe. "Gjashtëdhjetë e tetë deputetë që mbështetën reformën zgjedhore është një numër i pabesueshëm, aq sa 84 përqind e parlamentit ishte në favor të një reforme të madhe zgjedhore. Ky është një sukses historik", tha Spajiq. Ai vlerësoi se ky është një vazhdim i traditës pozitive që ata filluan me marrëveshjen për regjistrimin e popullsisë, kur, siç tha ai, dolën nga llogoret e përçarjes. "Për vite me radhë, shteti nuk ka qenë në gjendje ta kryejë siç duhet regjistrimin e popullsisë, në një mënyrë që nuk e ndan shoqërinë për më tepër", shtoi Spajiq. "Bashkimi Evropian (BE) e njohu këtë, ne morëm krahë, votuam për reforma të mëdha në gjyqësor. Nuk ka asnjë rast nga Brukseli që nuk e përgëzoi Malin e Zi për reformën zgjedhore të zbatuar", tha Spajiq.

 

Spajiq - Sfidat aktuale nuk janë rezultat i rrethanave aktuale, por i viteve të rënies së sistemit të sigurisë

Sfidat aktuale nuk janë rezultat i rrethanave aktuale, por i viteve të rënies së sistemit të sigurisë, tha Kryeministri Millojko Spajiq, dhe tha se verifikimi në polici dhe sektorin e sigurisë do të merret me atë trashëgimi, duke krijuar një shërbim që punon në interes të qytetarëve dhe shtetit. Sot, ai nuk iu përgjigj me gojë pyetjeve të deputetëve në seancën e posaçme të Kuvendit, kushtuar orës së Kryeministrit, por parlamentarët morën përgjigje me shkrim. Kur u pyet nga deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, nëse, pas vrasjeve të shumta dhe rikthimit të përballjeve kriminale në rrugë, ai ende mban qëndrimin se nuk është i interesuar për sigurinë, Spajiq tha se fjalimi i Abazoviqit është plot me interpretime dashakeqe që përdoren për të diskredituar të tjerët. Siç shpjegoi ai në përgjigjen e tij me shkrim, deklarata i referohej ekskluzivisht respektimit të rreptë të parimit të pavarësisë operacionale dhe zbatimit të parimit të depolitizimit kur bëhet fjalë për veprimet e autoriteteve të sektorit të inteligjencës dhe sigurisë. Spajiq tha se asnjë nga sfidat aktuale nuk është rezultat i rrethanave aktuale, por i viteve të shembjes së sistemit të sigurisë, për të cilat, siç tha ai, po paguhen sot. Në përgjigjen me shkrim ndaj pyetjes së deputetit të Socialdemokratëve Branisllav Neneziq nëse Mali i Zi pret zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare "si rrugëdalje nga anarkia në të cilën e kanë çuar vendin". ,Spajiq është përgjigjë se Malin e Zi nuk e presin zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare sepse sot vendi nuk po shkon drejt anarkisë, por drejt rendit, reformave dhe një të ardhmeje të sigurt evropiane.

 

Sharanoviq, sipas informacionit operativ nga ish-shërbimi i sigurisë publike, vrasja e ish-këshilltarit të kreut të shtetit, Goran Zhugiq, u krye nga Ivan Deliq

Ministri i Punëve të Brendshme Danilo Sharanoviq, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, tha se sipas informacionit operativ nga ish-shërbimi i sigurisë publike, vrasja e ish-këshilltarit të kreut të shtetit, Goran Zhugiq, u krye nga Ivan Deliq nga Budva. Tema e Orës Ministrore është situata aktuale e sigurisë në Mal të Zi. Sharanoviq tha se ndoshta sot, do të shkaktojë një bombë në hapësirën Shoqëroro-politike të Malit të Zi, sepse ish-qeveria dështoi të digjte të gjithë dokumentacionin dhe të frikësonte të gjithë njerëzit. Ai tha se kujton politikën dhe trashëgiminë e PDS-së për vrasjet politiko-mafioze, vrasjet e gazetarëve, si dhe frikën dhe heshtjen. "Duke pasur parasysh se filluam me një pastrim të fortë të krimit nga institucionet malazeze, do të shpallim informacione shumë interesante. Duke filluar nga 31 maji 2000, kur u vra këshilltari i kreut të shtetit, Goran Zhugiq, mu atëherë edhe filloi një seri likuidimesh mafioze", tha Sharanoviq. Sharanoviqi tha se është shumë i gatshëm dhe se ka siguruar dokumentacionin, i cili i është dorëzuar prokurorisë, dhe se do të përmendë emrat. "Sipas deklaratës së ish-shoferit dhe truprojës të Brano Miqunoviq, vrasja e Goran Zhugiqit u krye nga Ivan Delić, me urdhër të Darko -Beli Raspopoviq dhe Brano Miqunoviq, për shkak të njohurive të Zhugiqit për aktivitetet kriminale të këtij grupi. Sidomos në lidhje me kontrabandën e cigareve dhe drogës. Ne e dimë që ky person ia kumtoi  këtë Brano Miqunoviqit. Gjatë intervistës me këtë person, ai këmbënguli të fliste me presidentin e Republikës, duke pohuar pa mëdyshje se Beli Raspopoviq dhe Brano Miqunoviq rrijnë pas vrasjes së Goran Zhugiq, të cilën ai e lidh drejtpërdrejt me likuidimet në Mal të Zi dhe Serbi – të Paviqeviqit, Vujiçiqit, Jovanoviqit, Qosoviqit, Nedoviqit, Laboviqit dhe të tjerëve", tha Sharanoviq.

 

Grupi prej 16 organizatash të shoqërisë civile kërkuan tërheqjen e menjëhershme të Projektligjit për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare

Një grup prej 16 organizatash të shoqërisë civile kërkuan tërheqjen e menjëhershme të Projektligjit për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ANB) nga procedura parlamentare, duke deklaruar se zgjidhjet e propozuara kërcënojnë seriozisht të drejtat kushtetuese dhe të garantuara ndërkombëtarisht të qytetarëve. Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM) dhe 15 organizata të tjera joqeveritare (OJQ) u prononcuanë në një deklaratë se bashkohen me apelin e dërguar nga Aksioni për të Drejtat e Njeriut (HRA), Qendra për Edukim Qytetar dhe Qendra për të Drejtat e Grave, duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të këtij Projektligji. Ato thanë se ligji u miratua pa diskutim paraprak publik dhe pa konsultim me ekspertë dhe shoqërinë civile. Kështu  zgjidhjet e propozuara kërcënojnë seriozisht të drejtat kushtetuese dhe të garantuara ndërkombëtarisht të qytetarëve, mbi të gjitha të drejtën e privatësisë, mbrojtjen e të dhënave personale dhe sekretin e komunikimit", thuhet në deklaratë.

 

Nga mesnata Eurodizel do të jetë një cent më i shtrenjtë

Ministria e Energjisë dhe Minierave njoftoi se nga mesnata Eurodizel do të jetë një cent më i shtrenjtë, vaji për ngrohje dy cent, ndërsa çmimet e benzinës do të mbeten të njëjta. Në 15 ditët e ardhshme, një litër Eurosuper 98 do të kushtojë 1.45 euro, Eurosuper 95 - 1.42 euro, ndërsa Eurodizel do të jetë 1.37 euro, derisa vaji për ngrohje 1.32 euro. Nga çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja tjetër do të bëhet më 11 gusht, dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga 12 gushti 2025.

 

Tre të akuzuar dënohen me gjithsej 12 vjet burgim për sulmin ndaj KQZ-së në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë Millun Milenkoviq – Llunen, Aleksandar Vllajiqin dhe Dejan Pantiqin për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të vitit 2022. Milenkoviq – Llune dhe Vllajiq janë dënuar me nga pesë vjet burgim, ndërsa Pantiqi me dy vjet burgim. Miomir Vakiq është liruar nga akuzat, sepse nuk është vërtetuar se ka kryer vepër penale. Prokuroria e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj këtyre katër personave në dhjetor të vitit 2023 për veprën penale “akt terrorist”. Ata akuzoheshin se kanë sulmuar zyrat e KQZ-së me bomba dore dhe mjete shpërthyese, me qëllim – siç thuhet në aktakuzë – “destabilizimin ose shkatërrimin e strukturave politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës”. Sipas prokurorisë, nga ky sulm janë rrezikuar seriozisht jetët e zyrtarëve të KQZ-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Milenkoviqit dhe Vllajiqit do t'iu llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim. Pantiq dhe Vakiq janë mbrojtur në liri. Asnjëri prej të akuzuarve nuk ka qenë në sallën e gjyqit. Ata kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi. Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se e mirëpret vendimin e marrë në gjykatë. “Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë dhe dërgon një mesazh se aktet e dhunës dhe kërcënimet ndaj institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës nuk do të tolerohen”, është thënë në reagimin e Prokurorisë.

 

Ambasadori i ri i Serbisë në SHBA ia dorëzon Trumpit letrat kredenciale dhe e fton për vizitë në Beograd

Ambasadori i ri i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Dragan Shutanovac, ia dorëzoi sot presidetit amerikan, Donald Trump letrat kredenciale në Shtëpinë e Bardhë dhe e ftoi atë për një vizitë në Beograd. Në një postim në rrjetet sociale, Shutanovac tha se gjatë takimit me Trumpin është diskutuar për mundësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, përfshirë bashkëpunimin në fusha si: energjia, inteligjenca artificiale, infrastruktura dhe mbrojtja. “Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, biseduam për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ia kujtova presidentit Trump se asnjë president amerikan nuk e ka vizituar Serbinë që nga viti 1980 – dhe e ftova ta ndryshojë këtë”, shkroi Shutanovac. Sipas tij, mesazhi i këtij takimi ishte i qartë: “Ta bëjmë partneritetin strategjik serbo-amerikan madhështor sërish” – një shprehje që i referohet slloganit të njohur të fushatës së Trumpit. Ambasadori Shutanovac theksoi se Serbia dhe SHBA-ja po shqyrtojnë mundësi bashkëpunimi në disa drejtime me rëndësi strategjike, përfshirë energjinë, inteligjencën artificiale, projektet infrastrukturore dhe fushën e mbrojtjes.

 

Autoritetet: Shpërthimi i ujërave të zeza nxori trenin nga binarët në Gjermani

Dalja e një treni nga binarët ditën e djeshme në jugperëndim të Gjermanisë ka rezultuar me tre persona të vdekur. Ky aksident mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim i ujërave të zeza, kanë thënë sot zyrtarë policorë dhe prokurorë. “Besohet se shiu i rrëmbyeshëm në zonën e aksidentit e ka shkaktuar derdhjen e një boshti ujërash të zeza”, ka thënë policia e Ulmit dhe prokurorët përmes një komunikate të përbashkët. “Uji ka nxitur rrëshqitjen e dheut pranë binarëve dhe kjo ka rezultuar me daljen e trenit jashtë tyre”, është thënë mes tjerash në komunikatë. Rreth 100 pasagjerë kanë qenë në tren kur ka ndodhur aksidenti në qytezën Ridlingen, në zonën e Shtutgartit. Sipas shërbimeve të motit, në kohën e aksidentit janë regjistruar disa stuhi në këtë rajon. Autoritetet kanë thënë se tre persona kanë vdekur, përfshirë shoferin dhe një pjesëtar të stafit. Të paktën 41 persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Trafiku është ende i pezulluar në zonën e aksidentit, sepse aty kanë nisur hetimet dhe pastrimi i zonës. Sipas autoriteteve, hetimet fillestare nuk tregojnë për ndonjë ndërhyrje të paligjshme.

 

Të paktën 34 palestinezë u vranë në sulmet izraelite

Të paktën 34 palestinezë u vranë në sulmet izraelite, njoftuan zyrtarët e shëndetësisë nga Gaza. Katërmbëdhjetë palestinezë vdiqën nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ushtria izraelite njoftoi dje se nuk do të kryejë sulme në tre zona të populluara në Gaza për 10 orë në ditë dhe do të hapë rrugë të sigurta për të shpërndarë ndihmë për palestinezët që kanë nevojë urgjente për të. Izraeli njoftoi këtë ndërprerje pas paralajmërimeve të përsëritura nga OKB-ja dhe organizatat joqeveritare në lidhje me rritjen alarmante të kequshqyerjes së fëmijëve dhe rrezikun e urisë së përgjithshme në mesin e popullsisë së Gazës, për shkak të bllokadës dhe luftës. Me masat, operacionet ushtarake vazhduan. Izraeli nuk ka komentuar mbi sulmet e fundit, të cilat ndodhën jashtë afatit kohor të shpallur për një ndërprerje midis orës 10:00 dhe 20:00. Agjencitë humanitare i kanë mirëpritur masat e reja, por thonë se ato janë të pamjaftueshme. Shumica e popullsisë së Gazës tani mbështetet në ndihmë dhe qasja në ushqim është bërë gjithnjë e më e pasigurt.

 

OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek "nivele alarmante"

Niveli i kequshqyerjes në Rripin e Gazës ka arritur në “nivele alarmante”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dhe se “bllokada e qëllimshme” e ndihmës ka qenë krejtësisht e parandalueshme, por që ka kushtuar me shumë jetë. “Kequshqyrja është në trajektore e rrezikshme në Rripin e Gazës, edhe për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve në korrik”, ka thënë OBSH-ja përmes një deklarate. Prej 74 vdekjeve të regjistruara këtë vit si pasojë e kequshqyerjes, 63 janë raportuar në korrik, përfshirë 24 fëmijë nën pesë vjeç, një tjetër mbi pesë vjeç dhe 38 të rritur. “Shumica e këtyre njerëzve janë shpallur të vdekur sapo kanë arritur në qendrat shëndetësore, ose kanë vdekur pas një kohe të shkurtër, dhe trupat e tyre kanë treguar shenja të rënda të lodhjes”, ka thënë kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara. “Kriza vazhdon të jetë krejtësisht e parandalueshme. Bllokimi i qëllimshëm dhe vonesa e madhe e ushqimit dhe ndihmës shëndetësore e humanitare ka kushtuar me shumë jetë”. Izraeli ka bërë të ditur dje për një “pauzë të kufizuar taktike” në operacionet ushtarake, për t’i lejuar Kombet e Bashkuara dhe agjencitë për ndihmë që ta luftojnë krizën e thellë të urisë.

 

Sot po mbahet takimi midis udhëheqësve të Tajlandës dhe Kamboxhias, që synon sigurimin e një armëpushimi në konfliktin kufitar

Një takim midis udhëheqësve të Tajlandës dhe Kamboxhias, që synon sigurimin e një armëpushimi në konfliktin kufitar, filloi sot në kryeqytetin administrativ të Malajzisë, Putrajaya, tha një zyrtar malajzian për Reuters. Ai tha se ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës janë gjithashtu të pranishëm në takim. Takimi po mbahet në rezidencën zyrtare të Kryeministrit të Malajzisë, Anwar Ibrahim, kryetar i bllokut rajonal të ASEAN, raporton Tanjug. Tajlanda dhe Kamboxhia kanë akuzuar njëra-tjetrën për dekada të tëra për demarkacionin e kufirit, të përcaktuar në kohën e Indokinës Franceze, dhe tani është konflikti më i madh i armatosur që nga viti 2011. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili pati biseda telefonike me udhëheqësit e të dyja palëve, u bëri thirrje të dy vendeve të arrijnë një marrëveshje të shpejtë.

 

Nesër mot i vranët dhe me reshje të shiut

Nesër do të mbajë mot me vranësira mestare deri plotësisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut dhe bubullimë. Në rajonet jugore, kryesisht në pjesën e dytë të ditës pritet kthjellim gradual i motit. Temperatuar e mëngjesit do të sillet prej 11 deri në 23 kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 30 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се