- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
10. 07. 2025.
00:00 >> 20:08
Ditari 10.07.2025
Përgatiti, Musa Gjoka
KUVENDI ME NJË MINUTË HESHTJE NDEROI VIKTIMAT E SREBRENICËS DHE VIKTIMAT E TJERA
Sot vazhdoi mbledhja e tretë e seancës së parë të rregullt (pranverore). Partia boshnjake kërkoi tu bëhet homazhe dhe të thuhet një lutje për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.
Deputeti i Partisë Demokratike Popullore , Millan Knezheviq,tha se pranon iniciativën me një apel për të dënuar të gjitha krimet e kryera në territorin e ish-Jugosllavisë.
Kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq, u bëri thirrje deputetëve të "mbajnë një minutë heshtje për të nderuar viktimat e Srebrenicës dhe të gjitha krimet e tjera që ndodhën në një luftë të vështirë civile në ish-Jugosllavi".
Në seancë, u konfirmua dorëheqja e deputetit Marko Kovaçeviq dhe deputetëve të URA-s, Ana Novakoviq Gjuroviq dhe Filip Axhiq.
Deputetët më pas votuan për pikat që u diskutuan më parë.
Në rend të ditës së mbledhjes sot është ligji mbi tubimet publike i cili është kritikuar nga opinioni i gjerë se do të kufizojë të drejtën e protestave dhe lirinë e tubimeve.
SHIMUN: QYTETARËT E TUZIT NUK DO TË MBETEN PA FARMACI SHTETËRORE
Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi njofton opinionin se qytetarët e komunës së Tuzit nuk do të mbeten pa farmaci shtetërore dhe se ata do të vazhdojnë të kenë akses të papenguar në shërbimet shëndetësore farmaceutike përmes farmacisë shtetërore Montefarm, tha ministri i shëndetësisë Vojislav Shimun. "Ofrimi i shërbimeve do të vazhdojë në hapësirën ekzistuese, e cila siguron vazhdimësi në furnizimin me terapi dhe ofrimin e këshillave farmaceutike për të gjithë qytetarët. Gjithashtu, farmacia në Risno do të vazhdojë të funksionojë në vendndodhjen e saj aktuale, ndërsa dispensari Tivari i vjetër, brenda Qendrës Shëndetësore të Tivarit, mbetet në dispozicion të qytetarëve si më parë. U arrit një marrëveshje për të siguruar përdorimin e vazhdueshëm të hapësirës ku ndodhen aktualisht farmacitë, gjë që krijoi të gjitha kushtet për punë të pandërprerë, disponueshmëri të terapisë dhe këshillave farmaceutike për të gjithë qytetarët", tha Shimun. Ministri i Shëndetësisë mirëpret marrëdhënien korrekte dhe dialogun konstruktiv të Grupit MK Invest me Ministrinë e Shëndetësisë, i cili zhvillohet në frymën e ruajtjes së interesit të shtetit dhe përgjegjësisë shoqërore.
SPAJIQ: QEVERIA ANULOI INICIATIVËN PËR POLIGONIN E STËRVITJEVE USHTARAKE NË SINJAJEVINË
Në seancën e sotme të Qeverisë, anuluam iniciativën për krijimin e një poligoni stërvitjeje ushtarake në Sinjajevinë, që është një konfirmim i qartë se ne dëgjojmë zërin e qytetarëve, kujdesemi për mjedisin dhe mendojmë për brezat që do të vijnë, njoftoi kryeministri Millojko Spajiq.
Ai tha në rrjetin social X se Qeveria e 44-të nuk po ndjek, por po korrigjon vendime të gabuara.
"Jam i lumtur që beteja shumëvjeçare e popullsisë lokale, dashamirësve të shumtë të natyrës dhe organizatave ndërkombëtare përkatëse mori epilogun e saj institucional, dhe se Qeveria të cilën e kryesoj unë, përmbushi një premtim tjetër", tha Spajiq në rrjetin X.
PROKURORIA DUHET TË HETOJË SHKATËRRIMIN E PROVAVE NË AGJENCI
Nëse informacioni nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore se nuk ka dosje për vrasjen e Dushko Jovanoviq është i saktë, siç thonë bashkëbiseduesit tanë, është një fshehje e mundshme e provave. Prandaj, siç thonë ata, dikush duhet të mbajë përgjegjësi penale. Ish-kreu i Agjencisë për siguri kombëtare dhe këshilltari i presidentit, Dejan Vukshiq, thotë se është e vështirë të merren prova materiale përmes një kërkese zyrtare, por, siç thekson ai, dëshmitarët duhet të gjenden dhe të mbrohen. Informacioni se Agjencia e Sigurisë Kombëtare nuk ka një dosje për vrasjen e Dushko Jovanoviqit shkaktoi reagime të shumta, por mbi të gjitha habi. Kjo thuhet në përgjigjen zyrtare të kreut të atij shërbimi, Ivica Janoviq, të paraqitur në Komisionin Hetimor Parlamentar. Ish-zyrtari i Sigurisë Shtetërore Dragomir Qallasan është i bindur se dosja ekziston. "Është e pamundur që disa njerëz të zakonshëm krahasuar me Dushko Jovanoviqin të kenë dosje, e ai mos ketë. Në fund të fundit, unë e pohoj 100 për qind, se ka pasur një dosje, sepse isha në shërbim në atë kohë, thotë Qallasan. Çfarë ndodhi me atë dosje, nëse e kanë djegur, gjegjësisht zhdukur, atëherë është për përgjegjësi penale", thotë ai.
PROKURORIA SPECIALE E SHTETIT DYSHON SE SHEFI I ARRESTUAR I POLICISË KA NDIHMUAR KLANIN KRIMINAL
Kreu i Departamentit të Sigurisë në Danilovgrad, Marko Drobnjak, u prangos dje me urdhër të Departamentit Special të Policisë, nën dyshimin se ka fshehur provat nga raste të caktuara me qëllim parandalimin e ndjekjes penale të personave që dyshohet se janë të lidhur me klanin Kavak.
Sipas informatave jozyrtare të Portalit RTMZ, Prokuroria dyshon se Drobnjak dhe grupi i tij kanë përcjellë informacione te persona të afërt me klanin Kavak dhe kështu kanë penguar arrestimin e personave që kanë kryer vepra penale.
Dje, Departamenti Special i Policisë kontrolloi ambientet e Policisë së Danilovgradit me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.
"Sipas urdhrit të Prokurorisë Speciale të Shtetit, Departamenti Special i Policisë po kryen veprime urgjente provash kundër disa personave në Podgoricë, Tivar dhe Danilovgrad, për shkak të dyshimit se ata kanë kryer vepra penale, krijimin e një organizate kriminale, abuzimin me detyrën zyrtare, etj.," njoftoi Prokuroria speciale.
Përveç Drobnjakut, dje u arrestuan edhe Mato Knezheviq, një anëtar i dyshuar i klanit Kavac, Ivan Popović nga Podgorica dhe disa persona të tjerë.
DIPLOMATI AMERIKAN HANRAHAN VIZITON KOSOVËN DHE VENDET E RAJONIT
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, do të nisë një vizitë në Kosovë dhe dy vende tjera të Ballkanit, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. “Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka thënë ai përmes një postimi në platformën X. Hollësi tjera për vizitën nuk janë bërë të ditura. Hanrahan është takuar një ditë më parë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e Departamentit të Shtetit në Uashington. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se bashkë me diplomatin amerikan kanë diskutuar për "thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”. “Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyç si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”, është thënë në postimin e Osmanit.
SHEFJA E BE-SË I MBIJETON VOTËBESIMIT
Një votëbesim kundër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka dështuar që të sigurojë shumicën e votave të nevojshme për të ecur përpara. Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka qenë në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj. Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Evropian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë. Mocioni përbëhej nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani. Orbani ka thënë praprakisht përmes një postimi në Facebook se votimi “do të jetë moment i së vërtetës, në njërën anë do të jetë elita imperialiste e Brukselit, në tjetrën patriotët. Shefja e BE-së ka pasur shpesh mospajtime me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që kanë dëmtuar demokracinë. Prandaj, Komisioni Evropian ia ka ngrirë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.
BE: IZRAELI ËSHTË PAJTUAR PËR TË ZGJERUAR QASJEN E GAZËS NË NDIHMA
Bashkimi Evropian ka arritur të sot marrëveshje me Izraelin për të rritur qasjen e Gazës në ndihma, çka nënkupton se më shumë kamionë mund të hyjnë atje si dhe të hapen pika tjera kalimi, ka thënë kryediplomatja e bllokut evropian, Kaja Kallas. “Sot, ne kemi arritur marrëveshje me Izraelin për të zgjeruar qasjen në ndihmë humanitare në Gazë”, ka shkruar Kallas përmes një postimi në X – dikur Twitter. “Marrëveshja nënkupton më shumë pikëkalime, ndihma dhe kamionë me ndihma në Gazë, për riparim të infrastrukturës vitale dhe mbrojtje të punëtorëve të ndihmës. Ne llogarisim në Izraelin për ta zbatuar çdo masë për të cilën jemi pajtuar”, ka shkruar mes tjerash Kallas. Dy milionë banorët e Gazës janë duke u përballur me kushte të rënda humanitare pasi Izraeli ka kufizuar hyrjen e ndihmave teksa e lufton Hamasin.
KONFERENCA PËR RIMËKËMBJEN E UKRAINËS NË ROMË, BE PREZANTON FONDIN PREJ 2.3 MILIARDË EUROSH
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se do t’i ndajë 2.3 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën që të rindërtohet pas dëmit që i është shkaktuar nga lufta e Rusisë. Në fonde përfshihen 1.8 miliard euro si kredi dhe 580 milionë euro si grante prej institucioneve ndërkombëtare dhe institucioneve për financim publik, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë në Romë, duke folur për planet për rindërtim të Ukrainës. Konferenca është mbajtur teksa qindra dronë rusë dhe dhjetëra raketa e kanë goditur Kievin në orët e hershme të mëngjesit, duke vrarë dy persona. Në takimin e mbajtur në kryeqytetin italian, Ukraina ka kërkuar ndihmë urgjente nga partnerët. Fondi prej 2.3 miliardë eurosh është pjesë e Kornizës për Investime në Ukrainë, e cila sipas von der Leyenit i mbledh rreth 10 miliardë euro për investime në Ukrainë.
KIEVI NËN SULM TË RI VDEKJEPRURËS ME DRONË RUSË
Një tjetër sulm masiv me dronë rusë goditi kryeqytetin ukrainas, Kiev, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, duke shkaktuar dy viktima dhe 13 të plagosur. Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në ndërtesa banimi dhe objekte publike. Sipas autoriteteve lokale, sulmet ndodhën në gjashtë lagje të qytetit, përfshirë Shevchenkivskyi dhe Podilsky. Mbetje të dronëve goditën çatitë e ndërtesave, automjete dhe depo, duke shkaktuar zjarre masive dhe shpërthime të fuqishme. Ndërtesa banimi, automjete, depo, ndërtesa zyrash dhe jo-banesore po digjen,” deklaroi Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, përmes një postimi në Telegram. “Fatkeqësisht, kemi dy të vdekur. Këta njerëz u vranë nga rusët. Kjo është një humbje e tmerrshme.” Ky sulm vjen vetëm pak ditë pasi Ukraina raportoi sulmin ajror më të madh ndonjëherë – me 728 dronë dhe 13 raketa balistike të lëshuara nga Rusia në një seri valësh të njëpasnjëshme që goditën qytete të shumta.
NË JUG DIELL NË VERI VRANËT, DERI 31
Sot mban mot i ndryshueshëm, në jug kryesisht me diell, kurse në veri I vranët. Frynë erë e mesme deri e forte nga drejtimet e veriut. Temperaturat në ora 14 u shënuan; Podgoricë 28, H. Novi, Budvë e Ulqin 27, Tivar 25, Cetinë 22, Nikshiq e B. Pole 20, Beran, Shavnik e Andrijevicë 19, Guci 18, Plluzhinë e Plevle 17, Kollashin 16, Rozhaj 14, dhe në Zhablak 12 gradë.
Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot ngjashëm me sot, në jug dhe pjesët qendrore kryesisht me diell, kurse në veri i vranët me intervale me diell. Do të fryjë erë e lehtë, vende vende e mesme nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 31 gradë.
Коментари0
Остави коментар