- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
09. 07. 2025.
00:00 >> 17:51
Ditari 09.07.2025
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
ARRESTIME ME URDHËR TË PSSH -së
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë po kontrollojnë ambientet e policisë së Danillovgradit me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit .Siç mëson portali ynë , është arrestuar shefi i Departamentit të Sigurisë , Marko Drobnjak. Policia ka arrestuar edhe ndihmësin e tij, Mata Knezheviq.
Nga Prokuroria Speciale e Shtetit është bërë e ditur se Njësia Speciale e Policisë , me urdhrin e tyre , po kryen veprime të menjëhershme hetimore ndaj disa personave në Podgoricë, Tivar dhe Danillovgrad, për shkak të dyshimeve se ata kanë kryer vepra penale, krijimin e një organizate kriminale dhe shpërdorimin e detyrës zyrtare.
SHQEPANOVIQ EMROI SHEFAT E RINJ
Ushtruesi detyrës i Administratës së Policisë, Llazar Shqepanoviq , shkarkoi sot shefat e lartë në Danillovrad, Kollashin, Zhablak dhe Budva, si dhe në sektorët e policisë kufitare dhe për sigurimin e personave dhe objekteve, dhe emëroi shefa të rinj.
VENDIMI NË RASTIN E VESNA MEDENICËS U ANULUA
Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, i cili dënoi ish-kryetaren e Gjykatës Supreme, Vesna Medenica, me gjashtë muaj burg për shpërdorim detyre, dhe e ktheu çështjen për rigjykim. Gjykata e Apelit njoftoi se më 24 qershor, pas seancës së kolegjit, ajo lëshoi një vendim duke pranuar ankesat e mbrojtësve të Medenicës, duke anuluar vendimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë të 4 nëntorit dhe duke e kthyer çështjen në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.
MANDIQ UA DORËZOI ÇMIMIN E TREMBËDHJETË KORRIKUT VUKOVIQIT DHE STANISHIQIT
Kryetari i i Kuvendit, Andrija Mandiq ia dorëzoi çmimet e Trembëdhjetë Korrikut për këtë vit shkrimtarit Beqir Vukoviq dhe artistit grafik Velo Stanishiq, ndërsa laureati i tretë, muzikanti Millosh Karadagliq, nuk e mori çmimin sepse, siç tha më parë, nuk mund ta bëjë këtë në rrethanat aktuale.
Mandiq ua dorëzoi çmimet laureatëve në një ceremoni në Vilën Gorica, pranë së cilës u mbajt një protestë mbrëm për shkak të dhënies së çmimit më të lartë shtetëror Vukoviq-it.
Kuvendi njoftoi se çmimi iu dha Vukoviq-it për librin "Shtëpitë e të Pastrehëve", dhe artistit grafik Veljo Stanishiq për ekspozitën e autorit "Evolucioni". Mandiq theksoi se dy momentet kryesore historike, 13 korriku 1878 dhe 13 korriku 1941, megjithëse të ndara nga dekada, i bashkonte e njëjta vlerë - lufta për liri dhe dinjitet të popullit të Malit të Zi.
Ai deklaroi se 13 korriku duhet të jetë një kujtesë se liria nuk merret si e mirëqenë dhe se edhe pse është i vogël territorialisht, Mali i Zi duhet të jetë një vend me njerëz të lirë, të lumtur dhe të pasur.
Sipas Mandiq, 13 korriku i vitit 1941 dëshmon për shkëndijën e lashtë të lirisë, dhe ajo datë ishte një përgjigje autentike, mbarëkombëtare ndaj përpjekjes së pushtuesit për të poshtëruar nderin dhe emrin e Malit të Zi. Ai falënderoi laureatët e këtij viti dhe deklaroi se veprimet, angazhimi dhe sukseset e tyre janë një simbol i asaj që duhet të jetë 13 korriku në shekullin e 21-të - një luftë jo më vetëm për territor, por për shpirt, për fytyrë, për kulturë, për njeri.
HUTTER: POLICIA E NDIHMOI MANDIQIN NË INSTITUCIONALIZIMIN E SHOVINIZMIT
Mbrëmë, në një protestë pranë Viles Gorica, policia malazeze e ndihmoi Kryetarin e Kuvendit Andrija Mandiq në institucionalizimin e shovinizmit dhe turpërimin e tij më 13 korrik, tha përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Oskar Huter. Në protestën e mbajtur mbrëmë pranë Viles Gorica, me rastin e dhënies së Çmimit të Trembëdhjetë Korrikut shkrimtarit Beqir Vukoviq, policia dhe qytetarët u përleshën dy herë. Hutter, në konferencën për shtyp të Klubit të Deputetëve të PDS-së, tha se policia ndërhyri në një mënyrë të turpshme dhe brutale në lidhje me qytetarët që protestuan në mënyrë paqësore, midis të cilëve ishte një numër i madh intelektualësh, si dhe qytetarë të moshuar, të të gjitha feve dhe kombeve.
Ai theksoi se Mali i Zi nuk ka datë më të ndritur dhe më të shenjtë se 13 korriku.
"Kështu, mbrëmë, policia malazeze u bë bashkëpunëtore në një plan të lig dhe iu nënshtrua drejtpërdrejt interesave të të tjerëve, ekzekutor i të cilëve është Mandiq, duke qëndruar kundër qytetarëve të vet", tha Hutter.
NË PROTESTËN E MBRËMSHME, TETË QYTETARË DHE GJASHTË PJESËTAR TË POLICIE U PLAGOSËN
Gjatë protestës së mbrëmshme pranë Villa Goricës në Podgoricë, tetë qytetarë dhe gjashtë pjesëtar të policie u plagosën, njoftoi Administrata e Policisë. Siç u tha nga policia, gjatë një tubimi publik të paparalajmëruar pranë objektit të mbrojtur të Vila Goricës, qytetarët e mbledhur u përpoqën të hynin me forcë në zonën e mbrojtur, duke përdorur gurë dhe sende të tjera për t'i hedhur drejt oficerëve të policisë.
"Gjashtë pjesëtarë të policisë u plagosën dhe ata morën ndihmë mjekësore", thuhet në deklaratë. Policia përsëriti se, për të kapërcyer rezistencën aktive, policët përdorën mjetet më të buta të shtrëngimit - një sprej dore me efekt irritues.
CETINË: MILLATOVIQ ORGANIZON PRITJE ME RASTIN E DITËS SË PAVARËSISË SË MALIT TË ZI
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, sonte në Pallatin Blu në Cetinë, presidenti i shtetit Jakov Millatoviq do të organizojë një pritje. Të ftuar janë përfaqësues të jetës politike, shkencore, kulturore, ekonomike, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik.
SPAJIQ MBËSHTETI INICIATIVËN PËR PJESËMARRJE MË TË MADHE TË GRAVE NË POLITIKË
Kryeministri Millojko Spajiq mbështeti iniciativën për të rritur kuotën për gjininë më pak të përfaqësuar nga 30 në 40 përqind në ligjin zgjedhor, me detyrimin për të përfshirë të paktën një grua midis çdo tre kandidatëve në listën zgjedhore. Siç u njoftua nga Qeveria, Spajiq shprehu mbështetjen e tij në një video-adresim drejtuar Këshillin Parlamentar për Barazi Gjinore, i cili po shqyrton iniciativën.
"Unë mbështes absolutisht rritjen e kuotës për gjininë më pak të përfaqësuar nga 30 në 40 përqind në ligjin zgjedhor", tha Spajiq.
Ai tha se është i bindur se Lëvizja Evropa Tani (PES) "tashmë jeton", duke pasur parasysh se 40 përqind e përbërjes ministrore të asaj partie përbëhet nga gra të cilat, siç theksoi ai, i menaxhojnë portofolet e tyre më mirë se kolegët e tyre.
"Në këtë mënyrë, ne duam të hapim hapësirë shtesë që potenciali i lënë pas dore deri më tani të shprehet më tej në krijimin e politikave publike dhe në udhëheqjen e vendit tonë", tha Spajiq. Sipas tij, është veçanërisht e rëndësishme që parlamenti të bëjë këtë hap përpara.
PPS: QYTETARËT NUK MUND TË PRESIN MË - LE T'U MUNDËSOJMË PRONARËVE TË MENAXHOJNË PYJET E TYRE
Deputetët e Partisë Popullore Socialiste, Bogdan Bozhoviq dhe Sllagjana Kallugjeroviq, dorëzuan në procedurën parlamentare Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Pyjet.
Me këto ndryshime, ne duam të korrigjojmë padrejtësinë ndaj mijëra qytetarëve të cilët, megjithëse kanë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe plotësisht ligjor, nuk mund të presin dru në pyjet e tyre", shkruhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të PPS-së, Bogdan Bozhoviq dhe Sllagjana Kallugjeroviq.
Në njoftimin për shtyp, ata theksojnë se problemi kryesor qëndron në faktin se e drejta për prerje është e lidhur ligjërisht me një kompani menaxhimi pyjesh që ende nuk është themeluar.
"Kështu, pronarët e pyjeve private janë vënë në një situatë absurde - ata kanë pronë, kanë leje, por nuk kanë mundësi ta përdorin atë. Kjo situatë i lë qytetarët në një boshllëk ligjor dhe shumë familje pa një burim kyç të ardhurash", thuhet në deklaratë.
KRAPOVIQ: ANULONI VENDIMIN PËR POLIGONIN E STËRVITJES USHTARAKE NË SINJAJEVINA
Ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq i propozoi Qeverisë të anulojë konkluzionet e tre Qeverive të mëparshme, të cilat do të përfundonin zyrtarisht iniciativën për krijimin e një poligoni stërvitjeje ushtarake në Sinjajevinë. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se propozimi do të shqyrtohet nesër në seancën e Qeverisë.
"Ky propozim përfaqëson përmbushjen e premtimit të dhënë qytetarëve për të ruajtur dhe mbrojtur Sinjajevinën në përputhje me parimet e ruajtjes së natyrës, interesat e komunitetit lokal dhe zhvillimin e qëndrueshëm", thuhet në njoftim.
Thuhet se Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe hapjes ndaj qytetarëve dhe komuniteteve lokale, me respekt të plotë për nevojat e Ushtrisë së Malit të Zi, por edhe një mesazh të qartë se bukuritë natyrore si Sinjajevinë duhet të ruhen për brezat e ardhshëm. Ministria e Mbrojtjes kujtoi se Plani për krijimin e një poligoni stërvitjeje ushtarake në Sinjajevinë filloi në vitin 2019, dhe në vitin 2020 Qeveria miratoi përfundime që mundësojnë përdorimin e asaj zone për qëllime ushtarake.
"Ky vendim u prit me kundërshtim të fortë nga popullsia lokale, aktivistët mjedisorë dhe qytetarët në të gjithë Malin e Zi, prandaj pati disa protesta dhe kampe për mbrojtjen e Sinjajevinës", tha departamenti. Ata thanë se propozimi i Krapoviq-it për të anuluar ato përfundime përfaqëson mbylljen institucionale të asaj teme.
DËSHTON EDHE PËRPJEKJA E 44-T PËR TA BËRË KOSOVËN ME KUVEND TË RI
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të dyzetekatërtën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Më 9 korrik, ligjbërësit refuzuan sërish që ta formonin një komision të propozuar për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, të mërkurën, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Ato pretendojnë se është jokushtetuese kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje – e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhje – që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtndërsa LVV-ja ngulmon se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara. Seanca e radhës mbahet më 11 korrik.
“REFORMË E RE LIGJORE PËR KONTROLLIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT”, RAMA: ADRESIM I TOLERANCËS NDAJ TOKAVE TË XANUNA NË KURRIZ TË KOMUNITETIT
Kryeministri Edi Rama tha përmes një postimi në platformën X se kanë nisur punën për një reformë të re ligjore të kontrollit të zhvillimit të territorit. Ai shprehet se nuk do të ketë tolerancë për personat që veprojnë në kurriz të komunitetit. Inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, theksoi kryeministri. Veç territorit, do të ketë reforma të reja për shërbimin me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor. Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum bashkive që të lirojnë hapësirat publike të zaptuara nga bizneset apo individët. Ky aksion po zhvillohet kryesisht në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Shkodër.
GJYKATA E BOSNJËS HEQ MASËN E PARABURGIMIT PËR LIDERËT E REPUBLIKËS SËRPSKA
Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka hequr masën e paraburgimit për Radovan Vishkoviqin, kryeministër i Republikës Sërpska (RS), dhe për Nenad Stevandiqin, kryetar i parlamentit të RS-së, raporton Radiotelevizioni i Republikës Sërpska. Seanca u mbajt të mërkurën, më 9 korrik, ku atyre u janë caktuar masa ndaluese – konkretisht, detyrimi për t’u paraqitur çdo 14 ditë në organin kompetent të policisë, thuhet në njoftim. Pak ditë më parë, kjo gjykatë e kishte hequr masën e paraburgimit edhe për Millorad Dodikun, president i RS-së.
PESË ZYRTARË POLICORË PARA GJYKATËS PAS VDEKJES SË AGON ZEJNULLAHUT
Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë paraqitur sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan, nën dyshimet për përfshirje në një ndërhyrje, që përfundoi me vdekjen e një të riu 27-vjeçar. Seanca dëgjimore zgjati deri në orët e para të pasdites. Rasti ka ndodhur në orët e hershme të 7 korrikut në Lipjan, ndërsa në mbrëmje janë arrestuar të pesë policët që janë marrë me rastin, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Policia ka thënë se i ndjeri, i identifikuar si Agon Zejnullahu, dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.
VRITEN 40 PALESTINEZË NË GAZË TEKSA TRUMP E NETANYAHU BISEDOJNË PËR ARMËPUSHIM
Të paktën 40 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, thanë zyrtarë spitalorë, të mërkurën, teksa ndërmjetësit ndërkombëtarë po nxitojnë për të hartuar një marrëveshje armëpushimi. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim të dytë brenda dy ditësh me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, në mbrëmjen e së martës.
Trump është duke iu dhënë shtytje përpjekjeve për një armëpushim që mund të çojë drejt një fundi të luftës 21-muajshe në Gazë. Izraeli dhe grupi palestinez Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, po shqyrtojnë një propozim të ri armëpushimi, të mbështetur nga Uashingtoni, i cili do të pezullonte luftimet, do t’i lironte pengjet izraelite dhe do të dërgonte ndihma të shumënevojshme në Gazë, raporton AP.
Spitali Nasser, në qytetin jugor të Han Junisit, në Gazë, tha se në mesin e të vdekurve ishin 17 gra dhe 10 fëmijë. Sipas spitalit, një sulm vrau 10 persona nga e njëjta familje, përfshirë tre fëmijë. Ushtria izraelite nuk komentoi për sulme specifike, por tha se ka goditur mbi 100 objektiva nëpër Gazë gjatë ditës së fundit, përfshirë militantë, struktura të minuara, magazina të armëve, raketahedhës dhe tunele.
UKRAINA THOTË SE RUSIA KREU SULMIN MË TË MADH TË LUFTËS ME DRONË E ME RAKETA
Kievi tha sot se Rusia kreu sulmin më të madh me raketa dhe me dronë gjatë pushtimit mbi trevjeçar të Ukrainës, duke goditur kryesisht perëndimin e saj.
Forca ajrore e Ukrainës tha se Rusia sulmoi me 728 dronë dhe me 13 raketa, duke shtuar se sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase penguan 711 dronë, dhe se të paktën shtatë raketa u shkatërruan, raporton AFP.
“Ky është sulm tregues, i cili ndodhi pikërisht në kohën kur po bëhen aq shumë përpjeke për të arritur paqe, për të arritur armëpushim. Por, vetëm Rusia po vazhdon t’i minojë ato”, shkroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në mediat sociale. Ai u bëri thirrje aleatëve që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Rusisë, veçanërisht duke goditur sektorin e saj të energjisë, një rrjedhë e rëndësishme të ardhurash për arkën e luftës të Rusisë. “Partnerët tanë dinë se si të zbatojnë trysni në një mënyrë që do ta detyrojë Rusinë të mendojë për përfundimin e luftës, e jo për kryerjen e sulmeve të reja”, shtoi Prefekti i qytetit perëndimor Luck, Igor Polishchuk, tha se në një “ndërmarrje” shpërthyen zjarre, dhe se askush nuk është raportuar të jetë vrarë apo plagosur. Sulmi i fundit ia kaloi rekordit të mëparshëm rus prej 550 dronësh dhe raketash, të lëshuara më herët këtë muaj.
Ai ndodhi pasi Shtetet e Bashkuara ndryshuan qëndrim sa i përket reduktimit të furnizimit të Ukrainës me armë.
RRITET BILANCI I TRAGJEDISË NË TEKSAS, 111 VIKTIMA DHE 172 TË HUMBUR
Tragjedia në Teksas të Shteteve të Bashkuara vazhdon që të rëndohet. Të paktën 111 persona humbën jetën dhe mbi 172 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas përmbytjeve shkatërruese që goditën kodrat e Teksasit. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende përgjatë lumit Guadalupe. Nga viktimat, 87 raportohen vetëm në Qarkun Kerr, thanë zyrtarët amerikanë.
Një kamp veror i krishterë vetëm për vajza i vendosur përgjatë lumit në Hunt të Teksasit, konfirmoi se të paktën 27 kampiste dhe punonjës humbën jetën nga vërshimet e ujit.
Të paktën pesë kampistë janë ende të zhdukur, së bashku me një punonjëse mbikëqyrëse. Policia e Qarkut Kerr tha se qindra punonjës shpëtimi po punonin ende në operacionet përgjatë lumit Guadalupe.
SHEMBJA E URËS NË INDINË PERËNDIMORE VRET TË PAKTËN 9 PERSONA
Të paktën 9 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën pasi automjete ranë në një lumë pas shembjes së një pjese të urës në shtetin perëndimor të Gujaratit në Indi, thanë autoritetet. Një pjesë e një ure në Vadodara të shtetit mbi lumin Mahisagar u shemb në mëngjes dhe filloi një operacion shpëtimi, tha zyrtari i lartë civil, Anil Dhameliya. Dhameliya tha se automjetet ranë në lumë dhe nëntë trupa janë gjetur. Pesë persona u plagosën në incident, shtoi ai. Zyrtari tha se operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe po bëhen përpjekje për të minimizuar humbjet njerëzore.
“Po përpiqemi ta përfundojmë operacionin më shpejt”, tha ai.
NESËR DO TË MBAJ MOT KRYESISHT ME DIELL
Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje të shiut në disa vende. Në mbrëmje pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë vendin. Nesër ne rajonet jugore do të mbaj mot me diell, me zhvillime të dobëta deri mesatare të vranësirave gjatë ditës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë , vende-vende nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 31 gradë.
Коментари0
Остави коментар