Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 07. 2025. 00:00 >> 20:11

Ditari 08.07.2025

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Seanca e gjashtë e Komisionit Hetimor Parlamentar është në zhvillimin e sipër dhe është duke u marrë  me rastet e vrasjeve dhe sulmeve të dyshuara për motive politike

Seanca e gjashtë e Komisionit Hetimor Parlamentar është në zhvillimin e sipër dhe është duke u marrë  me rastet e vrasjeve dhe sulmeve të dyshuara për motive politike ndaj gazetarëve dhe intelektualëve të tjerë të lirë. Në rend të ditës është marrja e një deklarate nga Profesor Vojo Lakoviq, në lidhje me rastet që janë objekt i punës së Komisionit, u tha në njoftimin e Kuvendit. Kryetari i Komisionit Andrija Nikoliq nga PDS tha se Momçillo Lekoviq nga Mali i Zi Demokratik sugjeroi që ASN e Malit të Zi të kërkojë të gjithë dokumentacionin mbi vrasjen e redaktorit të gazetës "Dan" Dushko Jovanoviq. Nikoliq thotë se  nga ASN janë përgjigjë se ata nuk gjetën asnjë informacion në arkiv që mbahej një dosje për Jovanoviqin, as nuk gjetën dokumentacion për vrasjen e tij, e cila ndodhi në maj të vitit 2004. Deputeti Lekoviq tha se komisioni e mori letrën nga ASN më 24 qershor dhe se ajo mund t'u ishte dorëzuar deputetëve më herët."Përndryshe, përmbajtja e memorandumit është krejtësisht e kundërt me atë që tha ish-kreu i SNSH-së, Dushko Markoviq", tha Lekoviq. Tani ka disa variante, shton ai, ose Markoviq i gënjeu deputetët, ose kishte arkiva dhe dosje paralele. "Është e pabesueshme që shërbimi nuk ka të dhëna për vrasjen e gazetarit më të famshëm. Një nga variantet është se ka pasur fshehje ose shkatërrim të provave. U bëj thirrje autoriteteve kompetente të hetojnë se çfarë ndodhi me dokumentacionin për vrasjen e Jovanoviqit", tha Lekoviq. ]

Kabineti i presidentit - Çmimi i 13 Korrikut duhet të pasqyrojë vlerat që mbështeten në themelet e antifashizmit, shoqërisë civile dhe demokracisë

Çmimi i 13 Korrikut duhet të pasqyrojë vlerat që mbështeten në themelet e antifashizmit, shoqërisë civile dhe demokracisë, u tha nga zyra e presidentit Millatoviq. Siç u potencua, Çmimi i Trembëdhjetë Korrikut mbart një simbolikë të thellë për të gjithë ata që e duan Malin e Zi."Vlerat mbi të cilat po ndërtojmë Malin e Zi modern mbështeten në themelet e antifashizmit, shoqërisë civile dhe demokracisë, dhe me to po hapim rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) dhe shoqërinë e demokracive të zhvilluara evropiane", thuhet në deklaratë.Kjo është arsyeja pse, siç tha zyra e presidentit, të gjitha çmimet shtetërore, veçanërisht Çmimi i Trembëdhjetë Korrikut, duhet të pasqyrojnë këto vlera.“Ky çmim nuk është vetëm një njohje e një individi për kontributin e tij, por edhe një simbol i historisë sonë të lirisë - më 13 korrik 1878, kur Mali i Zi mori njohjen e plotë ndërkombëtare si shtet i pavarur në Kongresin e Berlinit, dhe më 13 korrik 1941, kur u zhvillua kryengritja kundër pushtuesve fashistë”, thuhet në njoftim.

Shqepanoviq - Lufta kundër krimit të organizuar transnacional kërkon një përgjigje të përbashkët, të koordinuar dhe të fortë nga institucionet

Lufta kundër krimit të organizuar transnacional kërkon një përgjigje të përbashkët, të koordinuar dhe të fortë nga institucionet, në nivelin kombëtar, rajonal dhe atë ndërkombëtar, tha Drejtori i Administratës së Policisë, Lazar Shqepanoviq. Siç raportohet nga Administrata e Policisë, ai hapi Seminarin Rajonal mbi të dhënat API dhe PNR: Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar për kufij më të sigurt dhe lufta kundër krimit. Shqepanoviq kujtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lidhura jo vetëm nga rrënjët historike, por edhe nga një aspiratë e përbashkët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, siç u njoftua, Shqepanoviq theksoi se krijimi i një sistemi për përpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave API/PNR është një nga detyrimet prioritare në procesin e negociatave. Shqepanoviq deklaroi se, në përputhje me këto detyrime, në vitin 2022, Mali i Zi miratoi Ligjin për Përpunimin e të Dhënave të komunikacionit Ajrorë, në bazë të të cilit u formua Njësia e Mbledhjes së Informacionit të Pasagjerëve (PIU).

Totali i të ardhurave të realizuara nga doganat në qershor të këtij viti  arriti në 129,milon e 533,515 euro

Totali i të ardhurave të realizuara nga doganat në qershor të këtij viti  arriti në 129,533,515 euro, që është 18,172,413 më shumë, ose 16.32 për qind, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Sipas Administratës Doganore, mbledhja e realizuar tejkaloi planin e të ardhurave për qershor me 4, 707,269 euro ose 3.77 për qind. Administrata thekson se sipas strukturës së të ardhurave të mbledhura, TVSH-ja në importe është mbledhur në shumën prej 87,milon e 075,006 eurosh, që është më shumë me 13,253,674 euro, ose 17.95 përqind, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Bazuar në akcizë, janë mbledhur 35, 715,186 euro, që është më shumë me 3,569,312, ose 11.10 përqind, krahasuar me vitin e kaluar.

IA - nuk ka përgjigje efektive për problemet urgjente të administratës shtetërore

Në mandatin e qeverisë aktuale, përmbyllur me muajin shkurt, u morën 313 vendime për emërimin e zyrtarëve në detyrë, njoftoi Instituti Alternativa. IA tha se nuk ka përgjigje efektive për problemet urgjente të administratës shtetërore dhe se analizat e tyre të reja tregojnë probleme të shumta në përcaktimin e zyrtarëve në detyrë, kryerjen e vlerësimeve dhe lidhjen e kontratave të punës. Siç është kumtuar  IA ka publikua  tri analiza: "Zbatuesit e detyrave në kohë të pacaktuar: Rruga e shkurtër për anashkalimin e tenderëve publikë", "Pragu i ulët i përjashtimit: Vlerësimi i punonjësve në administratën shtetërore" dhe "Sistemi pa kontroll: si dhe Angazhimet e përkohshme në administratën shtetërore të Malit të Zi". Nga kjo Organizatë joqeveritare është  thënë se është e nevojshme të kufizohen abuzimet duke shpallur siç duhet tenderët publikë, duke dokumentuar performancën e punonjësve dhe duke bërë një kontroll më të mirë. Ata thanë se analiza e tyre e emërimit të zyrtarëve në detyrë konfirmoi dyshimet se instituti po përdorej për të anashkaluar tenderët publikë. “Gjatë mandatit të Qeverisë së 44-të, përmbyllur me muajin shkurt, u morën plot 313 vendime për emërimin e zyrtarëve në detyrë, ndërsa vetëm 41 menaxherë u zgjodhën me mandat të plotë bazuar në konkurs, në një periudhë pak më të shkurtër - gjatë vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?

Dje më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare - përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe - refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën. Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë. Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara. Në seancën e 7 korrikut që zgjati vetëm pak minuta, deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dolën në foltore për t’i bërë thirrje Vetëvendosjes që t’i japë fund, siç e quajtën ata, “cirkut politik” – gjë që shtyu kryesuesin e seancës, Avni Dehari, të kërkojë ndërprerjen e fjalës së tyre. Skenar i ngjashëm u zhvillua edhe në seancën e parafundit më 5 korrik, porse ajo u mbajt me disa orë vonesë, për shkak të, siç u tha, një kërcënimi me bombë në Kuvend, që doli të ishte i rremë.

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistentët e tyre po i kushtojnë buxhetit të shtetit qindra mijëra euro. Tashmë dyzet e tri përpjekje për të konstituar Kuvendin, kanë dështuar. Për disa deputetë të rinj, kjo situatë është shumë larg pritshmërive të tyre. Nezir Krakit, bllokimi i konstituimit të Kuvendit po i vështirëson punën dhe angazhimin si ligjvënës. Ai u zgjodh për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit si deputet i partisë Guxo - pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Alternativën, që fitoi shumicën e votave. Mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës thotë se e ka marrë për të kontribuar në jetën politike dhe parlamentare si ligjvënës, “e jo kot së koti”. Kraki dhe deputetët tjerë të zgjedhur - 120 gjithsej - marrin paga sikur Kuvendi të ishte funksional. Që nga 15 prilli, kur ka filluar seanca konstituive, ata kanë përfituar dy paga e gjysmë, edhe pse shumica e 43 vazhdimeve kanë zgjatur vetëm disa minuta, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe mënyrën e votimit. Deri tani, 103 deputetë kanë marrë dy paga e gjysmë, ndërsa 17 të tjerë, që kanë mandatin e deputetit, por vazhdojnë të mbajnë funksione në Qeverinë në detyrë të Kosovës, janë paguar nga ekzekutivi.Kostoja totale për pagat e deputetëve, nga 15 prilli deri më 30 qershor, ka arritur në 478.692 euro. Përveç pagave të tyre, buxheti i shtetit mbulon edhe pagat e zyrtarëve të lartë personalë të deputetëve, që ndryshe njihen si asistentë.

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

Në Bosnje e Hercegovinë ka nisë sot Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Gjatë tri ditëve të ardhshme, mijëra pjesëmarrës do të përshkojnë rrugën që mijëra qytetarë të Srebrenicës kaluan në verën e vitit 1995, në përpjekje për të shpëtuar nga forcat serbe. Pas një rrugëtimi prej rreth 110 kilometrash, që nisi nga fshati Nezuk, pranë Tuzllës, ata do të arrijnë në Qendrën Përkujtimore Potoçari, ku më 11 korrik shënohet 30-vjetori i masakrës. Atë ditë, atje do të varrosen mbetjet e shtatë viktimave të masakrës që u gjetën gjatë vitit të kaluar. Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.Në ditët që pasuan, ato vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë, ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa në pyjet përreth. Krimi u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës si gjenocid. Në tri dekadat e fundit, më shumë se 50 persona u dënuan me rreth 780 vjet burg për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë. Në mesin e të dënuarve me burgim të përjetshëm janë presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska dhe komandanti i ushtrisë së atij entiteti, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq. Marshi i Paqes mbahet që nga viti 2005 dhe çdo vit numri i pjesëmarrësve rritet. Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të ruajë gjallë kujtimin për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e papritura që goditën Teksasin qendror në SHBA, të premten e kaluar, kaloi mbi 100. Një numër ende i panjohur personash vazhdojnë të mbeten të zhdukur. Ekipet emergjente vazhdojnë kërkimet nëpër brigjet e lumenjve të mbuluara me baltë, ndonëse shpresat për të gjetur të mbijetuar janë duke u zvogëluar. Kampi Mystic - një kamp veror vetëm për vajza - konfirmoi se së paku 27 vajza dhe anëtarë të stafit janë në mesin e të vdekurve. Dhjetë vajza të tjera dhe një këshilltar nuk janë gjetur ende. Në Qarkun Kerr, ku edhe ndodhej kampi, vdiqën së paku 84 persona - 56 të rritur dhe 28 fëmijë - pasi lumi Guadalupe u mbush me ujë nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbyti zonën. Rreth 22 të rritur dhe 10 fëmijë nuk janë identifikuar ende, tha policia e qarkut. Shtëpia e Bardhë, ndërkohë, i hodhi poshtë deklaratat e disa kritikëve se shkurtimet buxhetore në Shërbimin Kombëtar të Motit (NWS) mund ta kenë penguar reagimin ndaj katastrofës.“Ky ishte një veprim i Zotit”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.“Nuk është faji i administratës që përmbytja ndodhi në këtë kohë. Kishte paralajmërime të hershme dhe të vazhdueshme dhe, prapëseprapë, Shërbimi Kombëtar i Motit e bëri punën e vet”, tha ajo. Ekspertët thonë se janë disa faktorë që kanë kontribuuar në këtë tragjedi, përfshirë: motin ekstrem, vendndodhjen e shtëpive dhe kohën.

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe Hercegovina. Tarifat e reja për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe ato për një sërë vendesh të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht. Ato janë më të ulëta sesa ato që Trump i paralajmëroi në prill - 37% për mallrat nga Serbia dhe 35% për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Megjithatë, zbatimi i këtyre të fundit u shty për 90 ditë. Trump i paralajmëroi tarifat e reja në letrat drejtuar udhëheqësve të vendeve - në rastin e Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiq, ndërsa në rastin e Bosnje dhe Hercegovinës kryetares aktuale të presidencës, Zhelka Cvijanoviq. Këto letra janë të njëjta, përveç ndryshimeve në normat doganore që i vendosen secilit shtet veç e veç. Letra e Trumpit fillon duke thënë se është “nder i madh” për të që dërgon një letër, e cila tregon rëndësinë dhe përkushtimin e SHBA-së për marrëdhëniet tregtare me atë shtet. Ai shton se SHBA-ja ka pranuar ta vazhdojë bashkëpunimin tregtar me vendin në fjalë, pavarësisht “deficitit të konsiderueshëm tregtar” që SHBA-ja ka me të. Sipas tij, norma e deklaruar e tarifës - 30 për qind për Bosnje dhe Hercegovinën dhe 35 për qind për Serbinë - është shumë më e ulët se ajo që nevojitet për të eliminuar pabarazitë dhe deficitin tregtar. Trump, gjithashtu, kërcënon se do t’i rrisë tarifat nëse vendet hakmerren, duke vendosur tarifa shtesë për importet nga SHBA-ja.

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se vendi i tij do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë, për ta ndihmuar atë në mbrojtjen kundër sulmeve ruse.“Do të dërgojmë më shumë armë. Na duhet”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.“Ata duhet të jenë në gjendje të mbrohen. Tani po goditen shumë rëndë”, tha ai, duke shtuar se SHBA-ja do të dërgojë kryesisht armë mbrojtëse. Komentet duket se përmbysin njoftimin e Pentagonit të javës së kaluar, ku u tha se SHBA-ja do të ndalojë përkohësisht dërgimin e disa raketave për mbrojtje ajrore dhe armëve të tjera në Ukrainë, për shkak të shqetësimeve se rezervat amerikane janë pakësuar. Ukraina i ka kërkuar vazhdimisht SHBA-së që t’i dërgojë më shumë raketa dhe sisteme Patriot, të cilat i konsideron thelbësore për mbrojtjen e qyteteve të saj nga sulmet pothuajse të përnatshme ruse. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu referua sërish nevojës për më shumë armatim, gjatë një fjalimi më 7 korrik. 

Memorandum i RTMZ, RTSH dhe RTK: Së shpejti studio rajonale mediatike në Ulqin

Komuna e Ulqinit ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me serviset publike mediatike të Malit të Zi (RTMZ), Shqipërisë (RTSH) dhe Kosovës (RTK), duke vendosur kështu themelet për hapjen e një studioje mediatike rajonale në këtë qytet.Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, deklaroi se Komuna e Ulqinit e ka mbështetur këtë projekt dhe se do të vërë në dispozicion hapësirat për studion rajonale, e cila do të hapet së shpejti në Ulqin me investimin e RTMZ-së, çka do ta vendosë Ulqinin në hartën e informimit në rajon, në bregdet.

“Po e bëjmë këtë që këto tre transmetues publikë të shteteve përkatëse, përmes forcimit të bashkëpunimit, të kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ndërmjet vendeve të rajonit. Promovimi që do të vijë nga puna e kësaj studioje rajonale do të jetë i dobishëm jo vetëm për qytetarët e Ulqinit, por edhe për Malin e Zi dhe gjithë rajonin”, tha kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu.

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizinit të Malit të Zi, Boris Raoniq, deklaroi se për herë të parë në Evropë do të kemi një studio që do të përdoret nga tre serviset publike mediatike.

“Kjo është një gjë e madhe që do të nënkuptojë lidhjen e tre shteteve dhe tre serviseve publike, dhe natyrisht do të jetë shumë e dobishme për mjedisin lokal. Nga kjo studio nuk do të përfitojë vetëm Ulqini, por i gjithë rajoni. Ajo që mund të premtojmë është se me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe partnerëve të tjerë do ta bëjmë punën në mënyrë efikase, dhe efektet do të ndihen shumë shpejt në programin tonë, si dhe në programet e kolegëve në Kosovë dhe Shqipëri, do të kemi më shumë informacione që do të transmetohen nga Ulqini”, tha Raoniq.

Edhe drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Hysen Hundozi, tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është shumë i rëndësishëm për të gjithë, veçanërisht për shikuesit e RTK-së, të cilët kanë interes të madh për zhvillimet në Ulqin dhe rrethinë.

Ai falënderoi Komunën e Ulqinit që do të ofrojë hapësirën për studion rajonale që do të përdoret nga të tre transmetuesit publikë.

Ervjola Osmanaj nga Radio Televizioni Shqiptar u shpreh se janë shumë të lumtur për përmirësimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm me Kosovën dhe Malin e Zi, si dhe në organizimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve që kanë si fokus promovimin e artit, kulturës dhe vlerave të vendeve tona.

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Për nesër pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët. Paradite, vende vende janë të mundshme edhe reshje të shiut dhe bubullimë.

                  Do të fryjë erë e dobët deri e mesme , gjatë natës deri e forte nga drejtimi i veriut. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 10 deri në 22 gradë kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 29 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се