Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 07. 2025. 00:00 >> 11:25

Ditari 02.07.2025

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Millatoviq - Me Mbretin spanjoll Felipe VI pata një takim shumë kuptimplotë dhe  hapëm një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Spanjës

Me takimin e sotëm e ngritëm dialogun politik në nivelin më të lartë, ​​tha Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, në takim që u mbajt në pallatin mbretëror në Madrid me Mbretin e Spanjës Felipe VI, me ftesë të të cilit ndodhet në kryeqytetin spanjoll. Siç u njoftua nga Zyra e Marrëdhënieve me opinjonin e Presidentit, ky takim historik përfaqëson takimin e parë dypalësh midis sovranit spanjoll dhe një zyrtari malazez. "Pata një bisedë shumë kuptimplotë me Mbretin spanjoll Felipe VI dhe sot hapëm një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Spanjës. E falënderova Mbretin Felipe për mbështetjen e fortë që Mali i Zi merr në rrugën drejt BE-së nga Mbretëria e Spanjës dhe e njoha me qëllimin tonë ambicioz, por realist që Mali i Zi të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së në vitin 2028", tha Millatoviq. Ai theksoi se në takim u diskutua përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis Malit të Zi dhe Mbretërisë së Spanjës. "Me takimin e sotëm, e ngritëm dialogun politik në nivelin më të lartë. Gjithashtu folëm për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, për investimet spanjolle, për hapësirën për përmirësimin e bashkëpunimit midis komuniteteve tona të biznesit dhe ramë dakord që forumi i biznesit që mund të ndodhë së shpejti do të ishte një hap përpara në këtë kuptim", tha Millatoviq.

Ivanoviq - Siguria kibernetike nuk është vetëm një çështje teknike, por edhe çështje sovraniteti

Siguria kibernetike nuk është vetëm një çështje teknike, por edhe një çështje sovraniteti, sigurie dhe qëndrueshmërie demokratike, tha Zëvendëskryeministri për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane, Filip Ivanoviq. Ivanoviq hapi sot në Podgoricë,konferencën e parë rajonale mbi sigurinë kibernetike të quajtur WB CyberPulse 2025: Ndjekja e Progresit, Ndërtimi i Qëndrueshmërisë, Nxitja e Ndryshimit. Konferenca organizohet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisioni Evropian (KE), në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Kapacitetet Kibernetike të Ballkanit Perëndimor, dhe mbledh ministra, përfaqësues të ekipeve kombëtare dhe rajonale. Kabineti i Ivanoviqit njoftoi se qëllimi i ngjarjes është forcimi i qëndrueshmërisë kibernetike në rajon përmes dialogut të strukturuar, koordinimit rajonal dhe harmonizimit me standardet evropiane. Ivanoviq, në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarrësve, theksoi se me këtë konferencë, Mali i Zi konfirmon rolin e një partneri dhe mikpritësi të besueshëm për dialogët strategjikë rajonalë dhe theksoi se rruga evropiane e Malit të Zi nuk përjashton përgjegjësinë rajonale, por përkundrazi e thellon atë, tha Ivanoviq.

Sipas aksionit për të Drejtat e Njeriut (HRA), Qendrës për të Drejtat e Grave dhe Institutit Alternativava, ndryshimet e propozuara në Ligjin për Tubimet Publike dhe Ngjarjet Publike përfaqësojnë një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut

Sipas aksionit për të Drejtat e Njeriut (HRA), Qendrës për të Drejtat e Grave dhe Institutit Alternativava, ndryshimet e propozuara në Ligjin për Tubimet Publike dhe Ngjarjet Publike përfaqësojnë një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe një anashkalim të procedurave demokratike. Këto organizata joqeveritare (OJQ) e thanë këtë në lidhje me Propozimin për Ndryshime në Ligjin për Tubimet Publike dhe Ngjarjet Publike, i cili iu paraqit Kuvendit nga një grup anëtarësh të shumicës parlamentare, i cili parashikon ndalim absolut të tubimeve paqësore që mund të kufizojnë përkohësisht trafikun, me çgjë parashikohën gjoba jashtëzakonisht të larta. Thuhet se këto propozime përfaqësojnë një kufizim joproporcional të së drejtës themelore të njeriut për tubim paqësor, të garantuar nga Neni 52 i Kushtetutës, Neni 21 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Neni 11 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ata thanë se, në të njëjtën kohë, propozuesit pranojnë hapur se nuk e kanë marrë në konsideratë përputhshmërinë e propozimit me marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruar dhe të ratifikuar nga Mali i Zi. "Ju kujtojmë se, sipas dokumenteve të BE-së që përmbajnë kriteret përfundimtare për mbylljen e Kapitullit 23, Mali i Zi është i detyruar të sigurojë respektimin e të drejtave dhe lirive nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktika e GJEDNJ-së", thuhet në deklaratë.

Zyrtarët e policisë së Podgoricës kanë arrestua P.V. (21) nga Zeta, për raportim të rremë të vrasjes së një anëtari të familjes dhe sulm ndaj zyrtarit policor

Zyrtarët e policisë së Podgoricës kanë arrestua P.V. (21) nga Zeta, për raportim të rremë të vrasjes së një anëtari të familjes dhe sulm ndaj zyrtarit policor, njoftoi Administrata e Policisë. Thuhet se P.V. mbrëmë, rreth orës 23:00, raportoi në polici se ka vra njerkun e tij D.M., duke e therur disa here me thikë. Me këtë rast në vendin e ngjarjes menjëherë është dërgua një patrullë policie dhe e gjeti personin në fjalë D.M. të padëmtuar", thuhet në deklaratë. Shtohet se P.V. pas kësaj u gjet pranë vendit të banimit, pas së cilës ai goditi një zyrtar policor dhe iku me vrap. Siç raportohet zyrtarët e policisë, gjetën P.V. dhe e sollën në ambientet e Departamentit të Sigurisë së Podgoricës. "Testimi përcaktoi se P.V. ishte nën ndikimin e drogës narkotike kokainë, marihuanë, benzodiazepinë, si dhe nën ndikimin e alkoolit në trup", tha Drejtoria e Policisë.

Sindikata e shëndetësisë do të organizojë nesër një takim proteste në Podgoricë

Sindikata e shëndetësisë do të organizojë nesër një takim proteste në Podgoricë, në Sheshin Vektra, me qëllim, siç është njoftuar, mbrojtjen e dinjitetit të infermierëve dhe teknikëve. Bashkimi i Sindikatave të Lira të Malit të Zi ka ftua anëtarësinë dhe të gjithë qytetarët të mbështesin përpjekjet e Sindikatës së Shëndetësisë duke marrë pjesë në protestën, e cila është planifikuar për  orën 15  e 30 minuta. Nga Sindikata e Shëndetësisë është potencua se është jashtëzakonisht e papranueshme që infermierët dhe teknikët, të cilët përbëjnë shtyllën kurrizore të sistemit shëndetësor dhe puna e të cilëve kërkon një shkallë të lartë ekspertize dhe përkushtimi, janë lënë pas dore për vite me radhë për sa i përket kushteve të punës, sigurisë në punë dhe pagave. "Edhe pse koeficienti i kompleksitetit të punës përcaktohet jo vetëm në bazë të shkollimit, kualifikimit arsimor, por edhe në bazë të përgjegjësisë, kompleksitetit të punës dhe kushteve të punës, paga bazë për këtë profesion është zakonisht nën 600 euro (sa është paga minimale më e ulët si kategori mbrojtëse)", thuhet në deklaratë.

Kurti pas takimit me Osmanin: Do të bëjmë çmos për konstituim të Kuvendit

Kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit rreth dy orësh me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se do të bëjnë çmos për konstituimin e kuvendit brenda periudhës së paraparë 30 ditore nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se do të bëjnë çmos që këtë ta bëjnë "në frymën e bashkëpunimit, idenë e konsensusit apo kompromisit", në mënyrë që, siç u shpreh Kurti, "të kalojmë tek formimi i qeverisë së re, që i përgjigjet kuvendit të ri të Republikës". "Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tash zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive të tjera politike, e mbase në fund mund të shohim nëse kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Besoj se duhet t’i japim shansin edhe takimeve tjera dhe në fund të shohim se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë”, ka thënë Kurti. Gjykata Kushtetuese më 26 qershor i obligoi deputetët ta konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit brenda 30 ditësh. 

Osmani: 2 Korriku i vitit 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi 2 Korrikun e vitit 1990 të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, duke vlerësuar se ishte akt historik."Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm nga regjimi kriminal i Serbisë. Me këtë akt historik, i cili i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, gra e burra, sfiduan regjimin dhe i dhanë zë vullnetit të popullit për Kosovën Republikë, duke e hapur rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë. Kjo ditë guximi dhe vizioni mbetet themel i shtetësisë sonë. Nderim i përhershëm për delegatët e 2 Korrikut, trasuesit e ëndrrës për Kosovën e lirë dhe sovrane", tha presidentja Osmani.

Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi ka protestuar te fuqitë perëndimore, pasi Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.“Kanë bërë shumë gjëra dhe tani kemi parë që kanë vendosur gurë themele për dy ura, pa marrë pëlqimin e popullit serb dhe të njerëzve nga Mitrovica e Veriut, sepse kjo do të nënkuptonte eksod përfundimtar”, tha Vuçiq për televizionin Informer, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Më 1 korrik, Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, i cilin ndan Mitrovicën në pjesën jugore të banuar me shqiptarë dhe në pjesën veriore të banuar me serbë. Njëra urë parashihet të jetë për këmbësorë dhe tjera për automjete. Autoritetet kosovare thanë se projekti, me një vlerë prej rreth 3 milionë eurosh, ka për qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet banorëve nga të dyja anët e lumit. Megjithatë, reagimet në terren janë të ndryshme - disa e përkrahin këtë iniciativë, ndërsa të tjerët e shohin si të panevojshme.

Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar

Protestat me bllokim të rrugëve vazhduan në Serbi edhe sot më 2 korrik. Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se një grup njerëzish, mëngjesin e së mërkurës, ndaloi trafikun pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Beograd, por se policia e largoi pak më vonë nga rruga. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, natën mes 1 dhe 2 korrikut, janë ndaluar 72 persona nga protestat, si dhe është kontrolluar identiteti i 976 pjesëmarrësve. Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë mbajtur 117 tubime të paparalajmëruara dhe janë bërë 87 bllokada trafiku - prej të cilave 68 në Beograd. “Incidente u regjistruan në Zemun, Nish, Novi Sad dhe Valevë, ku disa persona u ndaluan për shkelje të rendit publik dhe kryerje të veprave penale, ndërsa policia veproi në përputhje me ligjin”, tha Ministria e Brendshme serbe.

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se Izraeli ka rënë dakord me kushtet për një marrëveshje përfundimtare mbi një armëpushim 60-ditor në Gaza, gjatë së cilës do të bëhen përpjekje për t'i dhënë fund luftës në enklavën palestineze. "Përfaqësuesit e mi sot patën një takim të gjatë dhe konstruktiv me izraelitët në lidhje me Gazën. Izraeli ka rënë dakord me kushtet e nevojshme për të arritur një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit do të punojmë me të gjitha palët për t'i dhënë fund luftës", tha Trump. Ai tha se katarianët dhe egjiptianët, të cilët punuan shumë për të vendosur paqen, do të paraqesin propozimin përfundimtar. “Shpresoj, për të mirën e Lindjes së Mesme, që Hamasi ta pranojë këtë marrëveshje, sepse në të kundërtën nuk do të bëhet më mire, por do të përkeqësohet gjendja, shkroi Trump në platformën sociale Truth Social.  

Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

Irani e pezulloi përkohësisht bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA). Presidenti Masoud Pezeshkian e nënshkroi legjislacionin përkatës, raportoi sot agjencia e lajmeve Tasnim. Vendimi do të thotë se Irani nuk do t’i lejojë inspektorët e IAEA-s të hyjnë në vend, derisa të garantohet “siguria” e objekteve të tij bërthamore. Që kjo të ndodhë, organizata me seli në Vjenë duhet t’i dënojë sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe ta pranojë programin bërthamor iranian, tha më herët kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf. Shumë detaje të rregullores së re mbeten ende të paqarta. Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme të Iranit, inspektorët bërthamorë të IAEA-s janë ende në këtë vend. Megjithatë, atyre nuk u lejohet qasja në objektet bërthamore, të dëmtuara nga sulmet e Izraelit dhe të SHBA-së.

 

Për nesër meterologët parashohin mot krysisht me diell dhe shumë të nxehtë.Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temeperatura e mëngjesit do të sillet prej 10 deri 25 ndërsa ajo maksimale e ditës prej 28 deri në 39 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се