Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 06. 2025. 00:00 >> 17:57

Ditari 27.06.2025

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

KE: JANË PËRMBUSHUR KRITERET PËR MBYLLJEN E KAPITULLIT 5

Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë përmbushur kriteret për mbylljen e Kapitullit 5, Prokurimet publike, dhe se ky kapitull nuk kërkon negociata të mëtejshme në këtë fazë. Kështu që sonte, në Konferencën e 18-të Ndërqeveritare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi, ky vlerësim do të konfirmohet zyrtarisht edhe nga vendet anëtare.

Kapitulli 5 është i pari nga fusha e financave që do të mbyllet përkohësisht, dhe që nga marrja e IBAR-it në qershor të vitit të kaluar, ky është kapitulli i katërt, ndërsa që nga fillimi i negociatave me Brukselin, kapitulli i shtatë në total që mbyll Mali i Zi.

 

VUKOVIQ: MALI I ZI BËRI NJË HAP TË MADH PËRPARA NË RRUGËN EVROPIANE

Sot, Mali i Zi bëri një hap shumë të rëndësishëm dhe të madh përpara në rrugën evropiane, dhe Ministria e Financave, si bartëse e Kapitullit 5, mori një konfirmim të fortë se jemi të gatshëm të menaxhojmë fondet publike në një mënyrë transparente, efikase dhe të përgjegjshme, dhe në përputhje me praktikat më të mira evropiane, tha Ministri përkatës Novica Vukoviq për TMZ.

"Personalisht, është një kënaqësi e madhe profesionale për mua që i pari nga dhjetë kapitujt nën juridiksionin e Ministrisë së Financave do të përfundojë gjatë mandatit tim ministror. Ne kemi dëshmuar se kemi standarde evropiane në këtë fushë dhe kemi marrë konfirmim nga Komisioni Evropian për këtë. Si ekip, ne vazhdojmë përpara", thotë ai. Kapitulli i pestë, i cili i referohet prokurimit publik, është kapitulli i katërt që Mali i Zi e mbyll pas marrjes së IBAR-it në qershor të vitit të kaluar, dhe i shtati në rrjedhën aktuale të negociatave.

Bazuar në draftin e qëndrimit të përbashkët, Komisioni arriti në përfundimin se kriteret për mbyllje janë përmbushur dhe se ky kapitull nuk kërkon negociata të mëtejshme në këtë fazë, dhe ky vlerësim do të konfirmohet zyrtarisht nga shtetet anëtare në Konferencën Ndërqeveritare.

 

TË HËNËN, KONFERENCA MBI TË ARDHMEN E ZGJERIMIT TË BE-SË

Kuvendi i Malit të Zi, në bashkëpunim me Ministrinë e punët evropiane, do të organizojë të hënën konferencën me temë “E ardhmja e zgjerimit të Bashkimit Evropian – e ardhmja është tani”, e cila do të mbahet në Kuvend. Sipas njoftimit, konferencën do ta hapë kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete të larta nga vendi dhe Bashkimi Evropian, përfshirë ndër të cilët edhe Marjan Sharec, raportues i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, ministrja për punët evropiane e Malit të Zi, Majda Gorçeviq dhe Rikardo Seri, i ngarkuari me punë i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi. Konferenca synon të theksojë rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe të nxitë dialogun për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë në përparimin e Malit të Zi në procesin e integrimit evropian.

 

NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR TUBIMET PUBLIKE PARAQESIN SFIDA SERIOZE NË PRAKTIKË

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për tubimet publike sjellin sfida serioze në praktikë, veçanërisht në pjesën që lidhet me zbatimin e tij, përkufizimin e organizatorit dhe efektin potencial frenues të dënimeve, vlerësoi avokati i popullit për të drejtat dhe liritë e njeriut, Sinisha Bjekoviq. Ai thotë se përkufizimi i ri i organizatorit, që përfshin edhe ata që “ndikojnë” në tubim, mund të çojë në interpretime të gjera dhe keqpërdorime. Sipas tij, nuk është e qartë se kush mund të konsiderohet organizator, gjë që krijon pasiguri dhe hap mundësi për represion. Nëse do të zgjidheshin këto dilema, sidomos në lidhje me organizimin e tubimeve dhe përgjegjësinë e organizatorëve, ndoshta do të ishte i bindur se ligji do të zbatohej në mënyrë të duhur, deklaroi Bjekoviq.

 

ERAKOVIQ: PREMTIMET E MËDHA PO SHNDËRROHEN NË GËNJESHTRA TË MËDHA

Në shumicën qeverisëse ka një numër të madh komedianësh dhe iluzionistësh, ndërsa premtimet e mëdha po shndërrohen në gënjeshtra të mëdha, deklaroi deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Jevto Erakoviq, në një konferencë për media në Kuvend. Erakoviq theksoi se sot është dashur të mbahet “ora e kryeministrit”, një nga shumë seanca që nuk është zhvilluar ndërsa, sipas tij, kryeministri gjithmonë ka një justifikim të gatshëm për mungesën. Ai e pyeti kryeministrin se kë ka mashtruar më shumë, të rinjtë, të moshuarit apo të gjithë qytetarët, dhe përfundoi se qytetarët kanë rastin të jenë dëshmitarë të qindra deklaratave kontradiktore të Millojko Spajiqit.

 

MILLATOVIQ: MALI I ZI NUK E KA MË LUKSIN TË QËNDROJË NË VEND, ËSHTË KOHA PËR PËRPARIM TË VËRTETË

Mali i Zi ka potencial të madh, por krijohet përshtypja se është duke mbetur prapa dhe nuk po lëviz përpara, deklaroi presidenti Jakov Millatoviq. Ai shtoi se vendi duhet të prodhojë, të eksportojë dhe të fokusohet në prodhimin vendor. Në fjalën e hapjes së konferencës me temën “Pse po vonohemi? Si më tej?”, ai tha se ekonomia po ngadalësohet, kostot po rriten, ndërsa ndërmarrjet shtetërore duket se po humbasin drejtimin. Në këtë konferencë, organizuar nga kabineti i Presidentit, u prezantua një pasqyrë gjithëpërfshirëse e gjendjes së ekonomisë së Malit të Zi, e bazuar në tri analiza të pavarura të iniciuara nga ekipi ekonomik i presidentit.

 

GJELOSHAJ: SË BASHKU PO NDËRTOJNË NJË EKONOMI MË TË FORTË DHE MË TË QËNDRUESHME

Ministria e Zhvillimit Ekonomik mbetet e përkushtuar në krijimin e ambientit ku sektori i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të mund të rritet, zhvillohet dhe të bëhet konkurrues, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i këtij resori, Nik Gjeloshaj. Ai u shpreh se së bashku po ndërtojnë një ekonomi më të fortë dhe më të qëndrueshme, dhe falënderoi ata që po e çojnë Malin e Zi përpara. Gjeloshaj theksoi se sot festohet guximi, këmbëngulja dhe vendosmëria e atyre që çdo ditë ndërtojnë ekonominë malazeze.

 

MUSTAFIQ NË UASHINGTON PËR TË SHËNUAR DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NË SREBRENICË

Kryetari i Këshillit Boshnjak në Mal të Zi, Sulo Mustafiq, mori pjesë në përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, i cili u mbajt për herë të parë në ndërtesën e Senatit të SHBA-së në Uashington.

Në përkujtim do të marrin pjesë përfaqësues të Kongresit, autoriteteve amerikane dhe personalitete të tjera nga jeta publike dhe politike.

Kongresmenët Jake Akinklas, Mike Turner, Wesley Bell, Jean Shahin, si dhe Selma Zhizhak Porca nga Kongresi i Boshnjakëve të Amerikës së Veriut, Emir Sulagiq, drejtor i Qendrës Përkujtimore në Potoçari, dhe Sabahudin Qeman, myfti i Amerikës së Veriut, iu drejtuan pjesëmarrësve.

Selma Porça theksoi se duke organizuar këtë ngjarje, Kongresi i Boshnjakëve të Amerikës së Veriut konfirmon vlerën dhe detyrimin e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

"Tridhjetë vjet më parë, boshnjakët ishin shënjestër e gjenocidit. Në vend që të shfaroseshin, sot u mblodhëm në ambientet e Senatit të SHBA-së, jo si viktima, por si anëtarë aktivë dhe të suksesshëm të shoqërisë amerikane", tha Porça.

Gjatë takimit dhe bisedës me kongresmenin Akinklas, Sulo Mustafiq falënderoi Kongresin për mbështetjen e tij dhe theksoi rëndësinë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nevojën për edukim të vazhdueshëm në sistemet shkollore dhe në sferën publike dhe mediatike.

 

KURTI: SERBIA MUND TË SHFRYTËZOJË ELEMENTE DESTRUKTIVE PËR TË NXITUR INCIDENTE NË GAZIMESTAN

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për të nxitur incidente gjatë Vidovdanit që shënohet nesër në Gazimestan, rreth 10 kilometra nga Prishtina. Duke folur në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se Serbia do të përpiqet ta zhvendosë vëmendjen nga protesta antiqeveritare që pritet të zhvillohet të shtunën në Beograd, duke nxitur incidente në Kosovë. Serbët nga Kosova, Serbia dhe rajoni tradicionalisht e shënojnë Vidovdanin më 28 qershor në Gazimestan, një monument historik pranë Prishtinës. Kurti tha se ka përpjekje që tubimi në Gazimestan të jetë “sa më masiv, prandaj janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina që të vijnë në Kosovë nesër”. Grupet e tilla kanë qenë tradicionalisht provokuese, tha Kurti.

 

DEPUTETËT U PAJTUAN QË TA SHTYJNË TAKIMIN PËR TË DIELËN

Tubimi i deputetëve të zgjedhur për mandatin e ri të Kuvendit të Kosovës kaloi shpejt edhe këtë të premte, megjithëse me disa të reja. Deputetët u pajtuan që ta shtyjnë takimin për të dielën, në pritje të një takimi të liderit të Vetvendosjes, Albin Kurti, me krerët e partive të tjera parlamentare dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kurse Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët mirëpo nuk ka vendosur për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë.

 

STUDENTËT KANË NJOFTUAR NJË TUBIM MASIV NË BEOGRAD

Studentët serbë, të cilët protestojnë që nga tragjedia e Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar, paralajmëruan qeverinë e Serbisë se do të përballet me mosbindje civile nëse nuk shpall zgjedhje të parakohshme deri më 28 qershor, dita kur Serbia feston Vidovanin, por edhe vetë studentët kanë njoftuar një tubim masiv në Beograd. Përmes një letre të hapur të publikuar në mediet sociale, ata i kërkojnë Qeverisë serbe t’i dërgojë një propozim presidentit Vuçiq për të shpërndarë Parlamentin që t’i hapet rruga thirrjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

 

SHQIPËRIA U GODITË NGA TËRMETI 

Dy lëkundje tërmeti kanë goditur Shqipërinë ditën e sotme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra e tërmetit me magnitudë 3.9 dhe 4 të shkallës Rihter ka qenë Fushë-Kruja. Thellësia e lëkundjeve ka qenë 10 kilometra, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe nga qytetarët. Deri më tash nuk është raportuar për dëme. Këto lëkundje, pasojë tërmetin 4.2 të shkallës Rihter që ra tri ditë më parë në Fushë-Krujë dhe u pasua nga një sërë pasgoditjesh në Durrës, Pukë, Mal të Zi, duke shkaktuar panik te qytetarët.

 

URSULA VON DER LEYEN:BASHKIMI EVROPIAN I GATSHËM PËR NJË MARRËVESHJE TREGTARE ME PRESIDENTIN AMERIKAN 

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian është i gatshëm për një marrëveshje tregtare me Presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa afati për vendosjen e tarifave të reja nga SHBA hyn më fuqi në 9 korrik. Megjithatë, Von der Leyen paralajmëroi se “të gjitha opsionet mbeten në tryezë” nëse negociatat nuk sjellin rezultate të kënaqshme. Ajo konfirmoi se është në shqyrtim një draft i ri negociues nga Shtetet e Bashkuara. Ajo shtoi se BE-ja është e gatshme të mbrojë interesat e saj ekonomike në rast se nuk arrihet një marrëveshje.

 

WADEPHUL: EVROPIANËT JANË NË NJË POZICION TË FORTË PËR NEGOCIATA TË MUNDSHME ME IRANIN

Ministri i Jashtëm gjerman, Johan Wadephul theksoi se beson që evropianët janë në një pozicion të fortë për negociata të mundshme me Iranin mbi programin e tij bërthamor. Britania, Franca dhe Gjermania nënshkruan marrëveshjen bërthamore të Iranit 10 vjet më parë, e cila zyrtarisht skadon këtë tetor, megjithëse nuk po zbatohet më në mënyrë efektive. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë duke mbajtur kontakte të vazhdueshme për rifillimin e bisedimeve mbi programin bërthamor të Teheranit, por ende nuk kanë caktuar bisedime formale, thanë zyrtarë nga të dyja vendet.

 

KOSHTA E PËRSHKROI KRIZËN HUMANITARE NË GAZA SI “KATASTROFIKE”

Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, e përshkroi krizën humanitare në Gaza si “katastrofike” dhe shprehu keqardhje për situatën e të drejtave të njeriut atje. Izraeli mbylli kalimet në Gazën veriore, duke prerë rrugën më të drejtpërdrejtë për ndihmat që të arrinin qindra mijëra palestinezë në rrezik urie për shkak të kufizimeve izraelite për ushqimin që lejohej të hynte në territorin e shkatërruar. Mbyllja e pikës së kalimit erdhi mes raportimeve për vrasjen e më shumë palestinezëve që prisnin ushqim nga forcat izraelite.

 

TË VRARE DHE TË PLAGOSUR NË NJË SULM ME RAKETA RUSE NË RAJONIN DNIPROPETROVSK

3 persona janë vrarë dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës. Forcat ruse nuk kursyen as qytetin Samar që është pjesë e rajonit. Rajoni, i cili kufizohet me Donetskun, ka qenë subjekt i sulmeve të rëndësishme ruse, ndërsa trupat e saj po përpiqen të marrin territor atje. Ndërkohë, siç raportojnë mediat, forcat ajrore ukrainase rrëzuan 359 nga 363 dronë dhe gjashtë nga tetë raketat që Rusia lëshoi gjatë natës. Në njoftim thuhet se sulmi ishte i drejtuar kundër qytetit të vogël perëndimor Staro- Kostjantiniv, ku ndodhet një bazë ajrore e rëndësishme ukrainase. Forcat ajrore ukrainase raportuan se rusët goditën tre objektiva, ndërsa tetë të tjera u dëmtuan nga fragmentet e raketave.

 

NESËR MOT PAK ME I FRESKËT 

Në Mal të Zi sot mban mot kryesisht i kthjellë. Në veri deri me vranësira të ndryshueshme. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 37 gradë, Nikshiq e Bijello Pole 34, Cetinë e Kollashin 33, Herceg Novi 32, Beranë 31, Guci 29, në Ulqin e Tivar 28, Plevle 27, Rozhajë 25 dhe në Zhablak 23 gradë.

Për nesër në jug pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe pak më i freskët, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, paradite vende-vende me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe ndjeshëm më I  freskët. Në pjesën më të madhe të vendit do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga veriu dhe verilindja. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 13 deri në 28, ndërsa maksimale ditore nga 20 deri në 35 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се