Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 06. 2025. 00:00 >> 17:09

Ditari 26.06.2025

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Parlamenti Evropian ka miratua raportin që njeh përparimin e qartë të Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Më 18 qershor, Parlamenti Evropian ka miratua raportin që njeh përparimin e qartë të Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe pozicionin e tij kryesor midis vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë kandidate për në BE.

Raporti mirëpret ambicien e Malit të Zi për të përfunduar negociatat e pranimit deri në fund të vitit 2026, me mesazhin se është thelbësore të ruhet ritmi aktual i reformave dhe të shfrytëzohet momenti i favorshëm politik për hapa shtesë në procesin e integrimit. U theksua veçanërisht se autoritetet malazeze duhet të përqendrohen në reformat në fushat kryesore: lirinë e mediave, legjislacionin zgjedhor, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, deputeti Marjan Sharec, tha se arritjet e Malit të Zi deri më tani përfaqësojnë një bazë të fortë për t'u përballur me sfidat e ardhshme."Mali i Zi mbetet kandidati kryesor në procesin e zgjerimit të BE-së dhe ka arritur të ruajë mbështetje të fortë publike për anëtarësim në Bashkim. Bashkëpunimi midis koalicionit qeverisës dhe opozitës në miratimin e legjislacionit të nevojshëm tregon një nivel të lartë ndërgjegjësimi se rruga evropiane është e vetmja e saktë, pa alternativë të qëndrueshme", tha Sharec.


Ministri i Financave Novica Vukoviq udhëtonë për në Bruksel, për mbylljën e kapitullit 5

Ministrja e Financave Novica Vukoviq do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërqeveritare midis Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, e cila mbahet nesër, dhe në të cilën pritet të mbyllet kapitulli 5 i negociatave - Prokurimi Publik. Sipas Ministrisë së Financave, ky përfaqëson kapitullin e parë të negociatave brenda kompetencës së Ministrisë së Financave që Mali i Zi do ta mbyllë në trembëdhjetë vjet, pra që nga fillimi i procesit të negociatave. "Në këtë mënyrë, Mali i Zi do të bëjë një hap tjetër të rëndësishëm në procesin e negociatave, dhe Ministria e Financave, si bartëse e Kapitullit 5, do të marrë një konfirmim të fortë të përmbushjes së kushteve për menaxhimin e fondeve publike në përputhje me praktikat më të mira evropiane", thuhet në njoftim.


Gjykata Kushtetuese vendosi që të njoftojë presidentin Jakov Millatoviq se gjyqtares Desanka Llopiçiq i përfundon mandati

Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e sotme vendosi që të njoftojë presidentin Jakov Millatoviq se gjyqtares Desanka Llopiçiq i përfundon mandati pas gjashtë muajsh. Njoftimi i dërgohet propozuesit të autorizuar gjashtë muaj para skadimit të mandatit, ndërsa mandati 12-vjeçar i Llopiçiqit përfundon më 27 dhjetor. Të kujtojmë që aktualisht Gjykata Kushtetuese ka katër gjyqtarë. Përveç Llopiçiqit, anëtarë të kësaj gjykate janë janë edhe kryetarja Snezhana Armenko dhe gjyqtarët Momirka Teshiq dhe Faruk Resulbegoviq. Në përbërje me katër anëtarë, gjykata është prej fundit të majit të këtij viti, kur gjyqtari Budimir Shqepanoviq i plotësoi kushtet për pensionim.

 

Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë, në bashkëpunim me policitë kufitare të vendeve të rajonit, kanë zhvilluar aksione me karakter ndërkombëtar

Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë, në bashkëpunim me policitë kufitare të vendeve të rajonit, kanë zhvilluar aksione me karakter ndërkombëtar, të fokusuara në pikat kritike në zonat tokësore e ujore, në përputhje me prioritetet nacionale në luftën kundër të gjitha formave të krimit ndërkufitar. Në qendër të aksionit ka qenë lufta kundër kontrabandës së migrantëve, narkotikëve dhe armëve, si dhe forcimi i mbikëqyrjes së integruar dhe shkëmbimi i të dhënave sekrete, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Fronteksit. Nga Drejtoria e Policisë theksojnë se përmes përpjekjeve të sinkronizuara të Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës është dërguar një mesazh i qartë për grupet e organizuara kriminale se Ballkani nuk është dhe nuk do të jetë një zonë ku veprimtaria e tyre mbetet e pandëshkuar.


Millatoviq - Mali i Zi dëshiron të investojë më shumë përpjekje në zhvillimin e qëndrueshëm, përmes forcimit të institucioneve

Mali i Zi dëshiron të investojë më shumë përpjekje në zhvillimin e qëndrueshëm, përmes forcimit të institucioneve, përshtatjes me nevojat reale të qytetarëve dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, tha presidenti i vendit, Jakov Millatoviq. Millatoviq, siç u njoftua nga zyra e tij, organizoi një mëngjes pune me rastin e pjesëmarrjes së ardhshme të konferencës ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara (OKB) "Financimi për Zhvillim" që mbahet në Seviljë dhe që organizohet nga Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres. Thuhet se mëngjesi ishte një mundësi për dialog të hapur midis Millatoviqit, përfaqësuesve të institucioneve përkatëse dhe partnerëve ndërkombëtarë rreth rezultateve të kaluara të Malit të Zi në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe rreth hapave të ardhshëm për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës 2030. Millatoviq theksoi se tema e konferencës, në dritën e sfidave të shumta globale, kërkon një qasje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar. “Mali i Zi dëshiron të investojë më shumë përpjekje në zhvillimin e qëndrueshëm - përmes forcimit të institucioneve, përshtatjes ndaj nevojave reale të qytetarëve dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim që të ndërtojnë së bashku një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme”, tha Millatoviq.


Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi vazhduan seancat e sesionit pranveror

Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi vazhduan seancat e sesionit pranveror. Dita e punës filloi me Seancën e Katërt të Seancës së Parë të Rregullt, ku u diskutua Projektligji për Ndryshimet në Ligjin për Ekspertët Gjyqësorë. Në rend dite ishte pergjigja e Ministrit të Drejtësisë Bojan Bozhoviq. Bozhoviq theksoi se "Ministria e Drejtësisë po punon intensivisht për ligjin e ri për ekspertët mjeko-ligjorë. Ky ndryshim në ligjin ekzistues është vetëm në aspektin e hapjes së dyerve për shkak të mbylljes së kapitujve. Përgjegjësia disiplinore, por edhe një status më i mirë i ekspertëve mjeko-ligjorë, do të shohin dritën e ditës në ligjin e ri, i cili besoj se do të jetë në këtë kuvend deri në fund të vitit", tha ministri Bozoviq. Pas kësaj, do të jetë Seanca e Tretë e Seancës së Parë të Rregullt, ku deputetët do të debatojnë Projektligjin për Ndryshimet në Ligjin për Marrjen dhe Transplantimin e Organeve për Qëllime Mjekësore.Dita e punës do të vazhdojë me diskutimin e pikave nga Seanca e Pestë e Seancës së Parë të Rregullt: Propozimi për Ligjin për Ndryshimet në Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Trafikut, Propozimi për Ligjin për Akuakulturën, (2) Propozimi për Ligjin për Peshkimin Detar dhe (3) Propozimi për Ligjin për Masat Strukturore dhe Ndihmën Shtetërore në Peshkim dhe Akuakulturë. Pas kësaj, do të ketë votim për pikat për të cilat diskutimi ishte përfunduar më parë. Mbrëmë, Kuvendi përfundoi diskutimin mbi Propozimin për një vendim për miratimin e Planit Hapësinor të Malit të Zi.

 

Këshilli për ekonomi, financa dhe buxhet ka miratuar shtatë amendamente

Këshilli për ekonomi, financa dhe buxhet ka miratuar shtatë amendamente në Ligjin për taksën mbi pasuritë e paluajtshme, me çka këto ndryshime janë bërë pjesë përbërëse e ligjit. Me ndryshimet në Ligjin për taksën mbi pasuritë e paluajtshme, të cilat janë kërkuar nga deputetët e partive nacionale shqiptare, parashihet që komunat për pasuritë e paluajtshme që përdoren në bujqësi mund të ulin normat tatimore deri në 90 për qind të detyrimit tatimor, ndërsa në ligjin aktual shkruhet se duhet të ulin detyrimin tatimor për 70 për qind.


M. Dukaj - Inteligjenca artificiale (IA) ofron potencial të madh për përmirësimin e të gjitha aspekteve të shoqërisë

Inteligjenca artificiale (IA) ofron potencial të madh për përmirësimin e të gjitha aspekteve të shoqërisë, por zhvillimi i saj duhet të shkojë krah për krah me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, transparencën dhe përgjegjësinë, tha Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj. Siç raportohet nga Ministria e Administratës Publike (MJU), Dukaj këtë e tha në Forumin Global të UNESCO-s mbi Etikën e Inteligjencës Artificiale në Bangkok, i cili synon të diskutojë çështjet dhe sfidat aktuale në zbatimin e IA-së, me një fokus të veçantë në parimet etike, të drejtat e njeriut dhe qëndrueshmërinë. Thuhet se përmes kësaj platforme, shtetet marrin mbështetje në formësimin dhe përmirësimin e politikave të tyre në përputhje me rekomandimin e UNESCO-s mbi etikën e IA-së. Dukaj, duke prezantuar qasjen kombëtare malazeze ndaj IA-së, tha se kanë filluar aktivitetet për të hedhur themelet për zbatimin e teknologjisë së IA-së në Mal të Zi dhe se hapi i parë është krijimi i Strategjisë së IA-së. Hapi i parë është krijimi i një Strategjie të Inteligjencës Artificiale që do të përcaktojë një plan veprimi, dhe për ta zbatuar atë në mënyrë efektive, kemi krijuar Drejtorinë për Zhvillimin Strategjik të IA-së", tha Dukaj.

 

Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje

Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian, ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur të përfitojnë. Bllokada politike pas zgjedhjeve të fundit parlamentare po i kushton vendit miliona euro nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo paketë prej 6 miliardë eurosh është miratuar në pjesën e fundit të vitit 2023. Planet kanë qenë që shpërndarja e tyre të niste në fund të vitit të kaluar, por është shtyrë për disa muaj. Më 21 qershor, Serbia është bërë vendi i fundit - pas Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi - që ka njoftuar se ka pranuar mjetet e para nga BE-ja, në vlerë prej 51.66 milionë eurosh. Bosnje e Hercegovina nuk e ka dorëzuar ende Agjendën e kërkuar të Reformave tek autoritetet evropiane. Në Kosovë, problemi është tjetër: ajo nuk ka Kuvend të konstituuar për të ratifikuar marrëveshjen e nevojshme për përfitimin e fondeve. Marrëveshjet e tilla kanë karakter të marrëveshjeve ndërkombëtare, ndaj edhe duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave. Përkundër dhjetëra përpjekjeve, deputetët nuk kanë arritur deri më 25 qershor të konstituojnë Kuvendin. Kështu vëzhguesit u sugjerojnë atyre t’i lënë mënjanë grindjet e brendshme, për të përfituar nga një mundësi që mund të ndikojë drejtpërdrejt në rrugën evropiane të vendit, por edhe në zhvillimin e tij ekonomik.

 

Kurti për ekspozitën e luftës: Thirrje për drejtësi për gjenocidin serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ekspozitën “The Kosovo War Photographs” nga Wade Goddard, e ka cilësuar si dokumentim dhe thirrje për drejtësi për viktimat e gjenocidit dhe spastrimit etnik të Serbisë në pranverën e vitit 1999. “Nga tanket në rrugët e Kosovës, te fëmijët në karroca, nga rrënojat e shtëpive te kolonat e pafundme të traktorëve, nga ecjet dërrmuese në male, në momentet e fundit me të afërmit e vrarë mizorisht, këto rrëfime janë një rikthim i domosdoshëm, që na kujton sa e brishtë është jeta dhe sa rëndë e thellë kemi kaluar nëpër errësirë”, ka veçuar Kurti në Facebook. Ai më tej ka thënë se autori nga 500 fotografi të realizuara, është sfiduar që t’i përmbledh më pak se 70 për ekspozim, teksa Kurti e quajti si një përzgjedhje të dhimbshme. “Fotografitë e tij janë dëshmi. Ato janë dritare që lidhin shpirtin e popullit me kujtimet, dhimbjen dhe me të vërtetën. Lidhje të përjetshme me ata që e njohën veten në ato imazhe, me ata që nuk janë më, dhe me ne që ende mbajmë detyrën dhe peshën e kujtesës. Korniza nuk mund ta përmbajë jetën si të tillë,por përmes përjetimit në fotografi, Goddard ka kornizuar shpirtin e çdo jete që ka dokumentuar”, ka shkruar Kurti.

 

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat për t’i shmangur tarifat e reja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe mënyrën për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet në konfliktet në Lindjen e Mesme. Shumica e liderëve do të vijnë nga një samit i shkurtër, por intensiv i NATO-s, ku ata janë zotua dje për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtje dhe kufizuan disa prej dallimeve të tyre me presidentin amerikan, Donald Trump. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë në samitin e BE-së përmes video konferencës, pas takimit të tij me Trumpin të mërkurën në Hagë. NATO, e udhëhequr nga SHBA-ja, nuk i kushtoi rëndësi Ukrainës gjatë samitit, por lufta e Rusisë në Ukrainë mbetet shqetësimi kryesor për BE-në. Krerët e bllokut do të bisedojnë për rundin e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe nëse do të vazhdojnë ta mbajnë çmimin tavan për naftën ruse. Këto masa po kundërshtohen nga disa vende, sepse mund t’i rrisin çmimet e energjisë. Ndërkohë, kërcënimi i Trumpit me tarifa po rëndon mbi BE-në, e cila negocion marrëveshje tregtare në emër të të gjitha 27 vendeve anëtare. Trumpi e sulmoi Spanjën të mërkurën për mosshpenzim të mjaftueshëm në mbrojtje dhe sugjeroi tarifa të reja. Nga ana tjetër presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e kritikoi Trumpin për nisjen e një lufte tregtare me aleatë të vjetër. Liderët evropianë janë gjithashtu të shqetësuar për pasojat nga luftërat në Lindjen e Mesme dhe BE-ja po shtyn përpara ringjalljen e negociatave diplomatike me Iranin për programin e tij bërthamor.

 

Seuli thotë se Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi së shpejti

Koreja e Veriut mund të dërgojë trupa shtesë në Rusi për të luftuar në anën e Moskës kundër Ukrainës në korrik ose gusht, dhe për më tepër është duke vazhduar ta furnizojë Rusinë me armë, thanë sot ligjvënësit koreanojugorë, duke cituar agjencinë e inteligjencës. Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) beson se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një sulm në shkallë të gjerë kundër Ukrainës në korrik ose gusht, tha për gazetarët deputeti koreanojugor, Lee Seong-kweun, pas një seance me dyer të mbyllura. “Koha e dislokimit shtesë mund të jetë qysh në korrik ose gusht”, tha Lee, duke shtuar se agjencia përmendi një rund të ri të rekrutimit të trupave për dislokim nga Koreja e Veriut dhe një vizitë të fundit në Penian nga një zyrtar i lartë i sigurisë i presidencës ruse si bazë për vlerësimin e saj.

 

Zelensky nënshkruan ujdi me Këshillin e Evropës për themelimin e një tribunali për krime lufte

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkrua dje një marrëveshje me Këshillin e Evropës për themelimin e një tribunali të posaçëm që do t’i gjykonte zyrtarët e lartë përgjegjës për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Tribunali do t’i ndjekë penalisht "krimet e agresionit" në lidhje me pushtimin dhe mund të gjykojë politikanë të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin. “Çdo kriminel lufte duhet ta dijë se do të ketë drejtësi dhe kjo vlen edhe për Rusinë”, tha Zelensky pas nënshkrimit të marrëveshjes në Strasburg me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. “Do të nevojitet guxim i madh politik dhe ligjor për t’u siguruar se çdo kriminel rus i luftës do të përballet me drejtësinë, përfshirë Putinin”, tha Zelensky në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës pas nënshkrimit të marrëveshjes. “Duhet ta dërgojmë një mesazh të qartë: agresioni çon në ndëshkim. Dhe, këtë duhet ta bëjmë së bashku, si Evropë”, shtoi ai më vonë në X.

 

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të bëhet i përhershëm, duke bërë thirrje edhe për një armëpushim në Gazë, në mënyrë që të lehtësohet kriza humanitare atje, bëri të ditur zyra e tij. Turqia, anëtare e NATO-s, është kritike e ashpër e Izraelit dhe luftës së tij kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. “Presidenti Erdogan ka mirëpritur armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit dhe është shprehur se situata ka nevojë që të kthehet në një qetësi afatgjatë. Ai po ashtu tha se kriza humanitare në Gazë sa vjen e rëndohet dhe se atje kërkohet po ashtu në mënyrë urgjente një armëpushim afatgjatë”, tha Zyra e Erdoganit, pas takimeve të udhëheqësit turk me presidentin francez, Emmanuel Macron.

 

Trump, ka kërkuar që Izraeli ta falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, ose ta anulojë gjyqin ndaj tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që Izraeli ta falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, ose ta anulojë gjyqin ndaj tij për korrupsion, duke thënë se SHBA-ja do ta shpëtojë atë ashtu siç e shpëtoi vendin e tij. Ndaj Netanyahut u ngrit aktakuzë për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në vitin 2019. AI i mohon të gjitha akuzat. Gjyqi ndaj tij filloi në vitin 2020 dhe përfshin tri çështje penale. Netanyahu është deklaruar i pafajshëm. “Gjyqi i Netanyahut duhet të anulohet menjëherë ose të falet Heroi i Madh, i cili ka bërë kaq shumë për shtetin [e Izraelit]”, shkroi Trump në platformën Truth Social, duke shtuar se mori vesh që Netanyahu pritet të paraqitet në gjykatë ditën e hënë. Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, tha se Trump nuk duhet të ndërhyjë në këtë çështje. “Me gjithë respektin dhe mirënjohjen për presidentin e Shteteve të Bashkuara, ai nuk duhet të ndërhyjë në një proces ligjor të një shteti të pavarur”, tha Lapid.

 

Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Budapest, pasi policia e ndaloi zhvillimin e saj. Në një reagim në platformën X, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se Komisioni Evropian duhet të përmbahet nga ndërhyrjet në çështjet e zbatimit të ligjit në vendet anëtare të bllokut, "ku nuk ka asnjë rol për të luajtur". Policia hungareze ndaloi javën e kaluar marshimin e caktuar për të shtunën nga komuniteti LGBTQ, duke u thirrur mbi një ligj të miratuar në mars, i cili thotë se mbrojtja e fëmijëve duhet të ketë përparësi ndaj të drejtës për tubim. Megjithatë, kryetari liberal i Budapestit dhe organizatorët e aktivitetit deklaruan se marshimi do të zhvillohej pavarësisht ndalimit, pasi ai cilësohet si aktivitet komunal dhe nuk ka nevojë për leje nga autoritetet qendrore.


Në numrin e ri të gazetës “Koha javore” mund të lexoni:

1.Opinionin: Baza e edukimit dhe e ardhmja e shoqërisë sonë - Rreziku nga krijimi i një shoqërie të paorientuar
2.Opinionin: Gazetaria që nuk ngjan më me veten – Stili që ndërrohet natën
3.Nga Mark Lucgjonaj: Edukimi i të lexuarit, mungesa e leximit dhe pasojat e tij për shoqërinë tonë - Në vend të librit, bibliotekave dhe sallave të leximit - kafene, bastore dhe injorantë
4.Opinionin: Politika e kuadrove - Votuesit zgjedhin midis shkallëve të ndryshme të “mediokërve“
5.Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave kërkon nga Komuna e Plavës që tabelat informuese dhe rrugore të jenë edhe në gjuhën shqipe - Komuna e Plavës injoron kërkesën?!
6.Vështrimin e Dr. Haxhi Shabanit mbi përmbledhjen me tregime të zgjedhura “Histori të ëndrrave të hershme” – Mrekullia e rrëfimit të shkrimtarit Mehmet Kraja apo stili është gjithçka
7.Në rubrikën “Kulturë”: Talentja 10-vjeçare Rona Kurti – Shembull frymëzimi për të rinjtë që duan të ndjekin pasionin artistik
8.Në rubrikën “Sport”, mbi turneun e volejbollit për femra: Nga Tirana në Pejë, nga Dibra në Ulqin – Turneu historik në Shas të Ulqinit
9.Në rubrikën “Sport” mbi turneun e shahut: Shahu rikthehet në Ulqin – Një kombinim i pasionit, traditës dhe promovimit turistik, si dhe shumë artikuj të tjerë me interes për lexuesin.

 

Për nesër pritet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët dhe shumë nxehtë. Frynë erë e dobët deri e mesme, kryesisht e drejtimeve të jugut. Temperaturat në ora 14: Podgoricë 38, Bjello Pole 36, Nikshiq, Beran, Plluzhinë e Andrievicë 35, Plevle, Kollashin e Shavnik 34, Cetinë e Rozhajë 33, Budvë 31, Herceg Novi, Ulqin, Petnjicë e Guci 30, Tivar 29 dhe në Zhablak 28 gradë.
Për nesër në veri do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, kurse pasdite i paqëndrueshëm me reshje lokale shiu, rrebeshe dhe bubullima. Në jug gjatë ditës kryesisht me diell, kurse pasdite me vranësira kalimtare, në zonat malore me mundësi edhe për reshje të shkurtra shiu ose me rrebeshe e bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme, në fund të ditës ose gjatë natës mesatare deri e fortë veriore dhe verilindore. Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 24, ndërsa më e lartë ditore nga 25 deri në 38 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се