Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 06. 2025. 00:00 >> 17:42

Ditari 18.06.2025

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

U MIRATUA REZOLUTA E PARLAMENTIT EVROPIAN PËR MALIN E ZI

Parlamenti Evropian miratoi Rezolutën për Malin e Zi të raportuesit Marjan Sharec. Nga 649 deputetë, 470 prej tyre votuan për Rezolutën, 102 ishin kundër, dhe 77 deputetë abstenuan.
Në Raport, i cili u miratua në formën e një rezolute, thuhet se Mali i Zi ka një pozicion udhëheqës rajonal në procesin e anëtarësimit në BE, dhe tregon mbështetjen e madhe të qytetarëve të vet dhe shumicës së aktorëve politikë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2028. Eurodeputetët bënë thirrje institucioneve shtetërore të koordinojnë përpjekjet për të arritur stabilitet politik dhe të vazhdojnë progresin e tyre thelbësor në reforma, veçanërisht ato zgjedhore dhe gjyqësore dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Raporti mirëpret vazhdimin e plotë të harmonizimit të politikës së jashtme dhe të sigurisë të Malit të Zi me atë të Unionit evropian, në veçanti lidhur me luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës.

VAJS: MALI I ZI MBETET VENDI KRYESOR KANDIDAT NË PROCESIN E ZGJERIMIT TË BASHKIMIT EVROPIAN

Mali i Zi mbetet vendi kryesor kandidat në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), tha Tomas Vajs, Kryetar i Këshillit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Mali i Zi. Duke komentuar miratimin e raporteve për raportet vjetore të Komisionit Evropian për Malin e Zi për vitin 2023 dhe vitin e kaluar, ai tha se shpreson që vendi do t’i bashkohet BE-së deri në vitin 2028.
“Mbështetja publike për integrimin në BE mbetet e fortë dhe ekziston një arsye e qartë gjeopolitike për anëtarësim,” tha Vajs.
Këtë mundësi, shtoi ai, duhet ta shfrytëzojnë të gjithë aktorët politikë për të punuar në mënyrë konstruktive, për të përshpejtuar reformat dhe për të ecur vendimtarisht përpara në rrugën drejt BE-së.
“Për Malin e Zi, kjo do të thotë përparim i vazhdueshëm, veçanërisht në fushat e reformës së ligjit zgjedhor, pavarësisë së drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duhet arritur përparim edhe në mbrojtjen e mjedisit,” përfundoi Vajs.

MUGOSHA: NGADALËSIMI I DINAMIKËS SË MBYLLJES SË KAPITUJVE ËSHTË SHQETËSUES

Kryetari i klubit të deputetëve të Social Demokratëve dhe një nga udhëheqësit e Aleancës Evropiane, Boris Mugosha, tha në programin "Link" se është i shqetësuar për ngadalësimin e dinamikës së mbylljes së kapitujve në procesin e integrimit evropian. Kur bëhet fjalë për opinionin e Komisionit të Venecias mbi procedurën e Kuvendit në rastin e daljes në pension të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Dragana Gjuranoviq, Mugosha thekson se tani është e rëndësishme që nënshkruesit e Marrëveshjes të ndërmarrin hapa drejt zbatimit të plotë të mendimeve të Venecias, jo më vonë se 15 ditë pas dorëzimit.

IBRAHIMOVIQ PËR VIZITË ZYRTARE NË DANIMARKË

Zëvendëskryeministri e Ministër i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, sot dhe nesër ndodhet për vizitë në Danimarkën, me rastin e hapjes zyrtare të Ambasadës së Malit të Zi në këtë vend.
Ceremonia e hapjes mbahet sot dhe Ibrahimoviq do të ketë gjithashtu takime dypalëshe gjatë qëndrimit të tij në Kopenhagë me zyrtarët vendor. Shefi i diplomacisë malazeze me zyrtarët danez do të diskutojnë mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, njoftohet nga zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

MALI I ZI NUK BËN PËRJASHTIM KUR BËHET FJALË PËR GJUHËN E URREJTJES

Mali i Zi nuk bën përjashtim kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes, prandaj Kombet e Bashkuara paralajmërojnë për përgjegjësinë e politikanëve dhe figurave publike për ta luftuar atë. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Gjuhës së Urrejtjes, ata theksojnë se narrativat seksiste dhe mizogjene, të cilat burojnë nga stereotipet deri te ngacmimet online, përforcojnë normat patriarkale, minojnë kohezionin shoqëror dhe inkurajojnë diskriminimin.

AVOKATI I POPULLIT: ËSHTË E RËNDËSISHME TË NDIQEN PENALISHT ATA QË JANË PËRGJEGJËS PËR GJUHËN E URREJTJES NË KOHËN E DUHUR

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Gjuhës së Urrejtjes, Zyra e Mbrojtësit të të Drejtave të Njeriut tregon se ky fenomen është ende i pranishëm në diskursin publik të Malit të Zi në një masë shqetësuese dhe se aktivitetet e shumta që po kryhen ende nuk po japin rezultatet e dëshiruara. Avokati i Popullit thotë se në rastet kur ka një bazë ligjore për këtë, është jashtëzakonisht e rëndësishme të ndiqen penalisht personat përgjegjës në kohën e duhur, sepse dënimi shoqëror pa pasoja të tjera nuk u dërgon një mesazh të qartë autorëve dhe autorëve të aktit se gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet. Zyra e Avokatit të Popullit thotë se abuzimi me lirinë e shprehjes, i cili nxit dhe përhap urrejtje, kërcënon drejtpërdrejt të drejtat e tjera të njeriut - të drejtën për barazi, dinjitet, siguri, jetë private dhe jetë pa frikë, si dhe mbrojtje nga diskriminimi.
"Thënë thjesht, aty ku fillon urrejtja, mbaron liria", thuhet në njoftimin për shtyp.

PROKURORIA E LARTË SHTETËROR NË PODGORICË HODHI POSHTË KALLËZIMIN PENAL

Prokuroria e lartë shtetëror në Podgoricë hodhi poshtë kallëzimin penal të ngritur nga disa përfaqësues të organizatave joqeveritare, kundër Mitropolitit Joanikie, Ognjen Femiqit dhe një personi tjerë, për veprën penale të nxitjes së urrejtjes racore, kombëtare dhe fetare. Përfaqësuesit e OJQ-ve i kërkuan Prokurorisë së Shtetit një qëndrim të qartë nëse glorifikimi i lëvizjes çetnike në Mal të Zi përfaqëson gjuhë urrejtjeje që duhet të sanksionohet. Në njoftimin e Prokurorisë së Lartë, thuhet se në veprimet e personave të raportuar "nuk ka elementë të qenies së të raportuarit, as ndonjë vepër tjetër penale për të cilën ndërmerret ndjekje penale sipas detyrës zyrtare".

VOLLKOV: DEKLARATA E BRAJUSHKOVIQ NUK ËSHTË E SAKTË

Avokati i Veselin Veloviqit, Mihaillo Vollkov, tha se deklarata e Brajushko Brajushkoviq në Këshillin Hetimor nuk është e saktë. Ai ka thënë se Veselin Veloviq pagoi 2 mijë marka për sulmin dhe rrahjen e Dushko Jovanoviqit dhe se shumën e parave Veloviq ia ka dhënë Brajushkoviqit për t’ia dorëzuar autorit të sulmit.
Kujtojmë se zyrtari i policisë me përvojë të gjatë, Brajushko Brajushkoviq tha dje para Komisionit Hetimor se ish-komandanti i Njësisë Speciale të Policisë, Veselin Veloviq, ishte përgjegjës për "Treshet e Zeza" dhe dora e tij e djathtë, ishte komandanti i atëhershëm Millan Peroviq.

OSMANI NË BUDAPEST: KOSOVA E GATSHME PËR KAPITUJ TË RINJ BASHKËPUNIMI

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim zyrtar në Budapest me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér. Në këtë takim, u diskutua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në funksion të përfitimeve konkrete për qytetarët e të dyja vendeve. Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të çelur kapituj të rinj të bashkëpunimit me Hungarinë, duke theksuar njëkohësisht ruajtjen e raporteve historike dhe fuqizimin e lidhjeve mes popujve kosovar dhe hungarez. 

BISLIMI INTERVISTOHET NGA PROKURORIA SPECIALE

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin që ka të bëjë me hetimet mbi dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore. Bislimi është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, konfirmoi Prokuroria Speciale e Kosovës. Ai u intervistua mëngjesin e së mërkurës për rreth një orë e gjysmë dhe më pas Bislimi tha se atij prokurorët nuk i parashtruan asnjë pyetje "që mund të cilësohet si pyetje drejtuar një dëshmitari". Po ashtu, Bislimi e akuzoi Prokurorinë se me këtë intervistim ka dashur që të bëjë bujë mediale.

IZRAELI THOTË SE KA SULMUAR NJË OBJEKT PËR PRODHIMIN E CENTRIFUGAVE NË IRAN

Për të gjashtën ditë me radhë, Izraeli dhe Irani kanë vazhduar sulmet ndaj njëri-tjetrit, disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i kërkoi Republikës Islamike “dorëzim pa kushte”. Aeroplanët ushtarakë izraelitë goditën kryeqytetin iranian pak para agimit të mërkurën, pasi ushtria lëshoi paralajmërime që civilët të largoheshin nga një qark i Teheranit. Më pas, ushtria izraelite tha se ka goditur objekte për prodhimin e armëve dhe një qendër që përdoret për të prodhuar centrifuga në Teheran.
“Më shumë se 50 aeroplanë ushtarakë izraelitë kanë kryer një sërë sulmesh në zonën e Teheranit në orët e fundit. Si pjesë e përpjekjes më të gjerë për të ndërprerë programin e Teheranit për zhvillimin e armëve bërthamore, një ndërtesë për prodhimin e centrifugave në Teheran është shënjestruar”, u tha në deklaratë.

TRUMP: E DIMË KU FSHIHET UDHËHEQËSI SUPREM I IRANIT, POR NUK DO TA GODASIM

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara e dinë saktësisht ku është duke u “fshehur” lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, dhe që ai është shënjestër e lehtë, por që nuk do të vritet, të paktën tani. Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, i hodhi poshtë të mërkurën thirrjet e Shteteve të Bashkuara për t’u dorëzuar përballë bombardimeve nga Izraeli dhe paralajmëroi se SHBA-ja do të pësojë “dëme të pariparueshme” nëse përfshihet ushtarakisht.

TË PAKTËN 30 PALESTINEZË TË VRARË NGA SULMET IZRAELITE NË GAZË

Si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë të paktën 30 persona në mbarë Rripin e Gazës, thanë autoritetet lokale më 18 qershor. Në mesin e viktimave përfshihen edhe palestinezë që u vranë teksa po prisnin në radhë për të marrë ndihma para qendrave të shpërndarjes. Tre javë më parë, Izraeli e hoqi pjesërisht bllokadën e vendosur në Gazë, e cila kishte pamundësuar hyrjen e furnizimeve në territorin palestinez për pothuajse tre muaj. Që kur është hequr pjesërisht bllokada, pothuajse çdo ditë ka pasur raportime për palestinezë të vrarë pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmës. Punëtorët shëndetësorë thanë se në sulmet e ndara ajrore ndaj shtëpive në kampin e refugjatëve në Magazi dhe në lagjen Zeitu në veri të Gazës, u vranë të paktën 14 persona. Pesë të tjerë u vranë në Han Junis, në jug të territorit palestinez. Njëmbëdhjetë të tjerë u vranë teksa palestinezët po prisnin kamionët me ndihma – të dërguara nga Kombet e Bashkuara – në pjesën qendrore të Gazës, thanë punëtorët shëndetësorë.

SHKON NË 21 NUMRI I TË VDEKURVE NGA SULMET RUSE NË KIEV

Numri i të vdekurve nga sulmi masiv rus në Kiev gjatë natës është rritur në 21, thanë të martën shërbimet e emergjencës të Ukrainës, ndërsa më shumë trupa u nxorën nga rrënojat.
“Gjithsej 21 persona u vranë në kryeqytet dhe 134 u plagosën”, tha shërbimi shtetëror i emergjencës në Telegram. Raportet paraprake të martën e kishin çuar numrin e të vdekurve në të paktën 14. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky denoncoi “një nga sulmet më të këqija” të Rusisë kundër Kievit që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022. Më shumë se 400 dronë dhe 32 raketa u qëlluan gjatë sulmit, sipas kreut të shtetit. Ministri i Brendshëm ukrainas Igor Klimenko tha se njëzet e shtatë objekte u shënjestruan në kryeqytet. Në të njëjtën kohë, dy persona të tjerë u vranë dhe 17 u plagosën në një sulm në Odessa, dhe dy të tjerë u vranë në rajonet Sumy dhe Kherson, sipas autoriteteve ukrainase. Qytetet ukrainase janë nën sulme ruse çdo natë, ndërsa bisedimet për një armëpushim janë në një bllokim.

NESËR MOT I KTHJELLËT DHE I NXEHTË

Në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Në disa pjesë qendrore dhe veriore edhe me vranësira e bubullima. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në ora 14: Podgoricë e Herceg Novi 34, Ulqin e Budvë 33, Cetinë 30, Nikshiq, Beran, Bjello Pole, Shavnike Andrijevicë 29, Plluzhinë 26, Kollashin, Plevle e Rozhajë 25, Guci 24 dhe në Zhablak 20 gradë.
Për nesër meteorologët parashikojnë mot kryesisht të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Pasdite në pjesët veriore dhe qendrore pritet vranësim i motit dhe me reshje të shkurtra të shiut të përcjella me bubullima. Do të fryjë rë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 36 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се