Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 06. 2025. 00:00 >> 17:53

Ditari 17.06.2025

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Brajushko Brajushkoviq- Ish-komandanti i Njësisë Speciale të Policisë, Veselin Veljoviq, ishte kreu i "Treshës së Zezë"

Funksionari shumëvjeçar i policisë, Brajushko Brajushkoviq, u dëgjua sot në mbledhjen e Këshillit Anketues të Kuvendit të Malit të Zi, për veprimet e organeve shtetërore në lidhje me vrasjet politike dhe sulmet ndaj gazetarëve, përfshirë edhe veprimtarinë e të ashtuquajturave “Treshet e zeza”.

Brajushkoviq tha para këtij Këshilli se ka ardhur sot që të tregojë të vërtetën dhe theksojë se kushdo mund të ketë qasje në pasurinë e tij. Brajushkoviq theksoi se kur doli në opinion në vitin 2013, atë e bëri në mënyrë të bujshme sepse vetëm në atë mënyrë mund të shpëtonte nga likuidimi. Gjatë dëshmisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Brajushkoviq deklaroi se Veselin Veloviq ka qenë në krye të "Tresheve të Zeza", ndërsa krahu i tij i djathtë ishte Milan Peroviq. Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Oskar Hutter, deklaroi se e gjitha që serviret është një shfaqje, në të cilën pjesëmarrësit në proces janë vetëm aktorë që fatet e të tjerëve i nënshtrojnë interesave dhe orekseve të tyre politike. Brajushkoviq tha se pret të provokohet nga deputetët Nikolla Zirojeviq, Oskar Huter dhe Andriq Nikoliq, dhe se është gati të përsërisë gjithçka që ka thënë gjatë ekzaminimit me poligraf.

 

M. Kaleziq e mohoj dekleratën e Brajushkoviqit  

Ish-oficeri i Njësisë së Policisë Speciale Marko Kaleziq, i cili u përmend nga Brajushkoviq në seancën e sotme dëgjimore para Komisionit Hetimor, duke pretenduar se ka marrë pjesë në rrahjen e disidentëve politikë dhe në sulmin ndaj gazetarit Dushko Jovanoviq, i cili u vra më vonë, iu drejtua opinionit dhe i mohoi këto pretendime. Kaleziq, në një deklaratë të dhënë për mediet, mohon deklaratat e Brajushkoviqit duke theksuar se kjo është hakmarrje sepse, siç thotë ai, Brajushkoviq u ndoq penalisht ndërsa ishte në krye të Departamentit të Sigurisë së Danilovgradit.

 

P. Zenoviq - Qëllimi ambicioz që Mali i Zi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian (BE) deri në vitin 2028 është ende real dhe i arritshëm

Qëllimi ambicioz që Mali i Zi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian (BE) deri në vitin 2028 është ende real dhe i arritshëm, tha kryenegociatori Predrag Zenoviq, duke pohuar se kjo ishte dëshmi edhe në dokumentin jo-zyrtar  të Komisionit Evropian (KE) për kapitujt e negociatave 23 dhe 24. Zenoviq, në konferencën për shtyp ku u prezantua dokumenti jo -zyrtar i KE-së, tha se Mali i Zi sot ka disa korniza në rrugën evropiane në të cilat analizohet progresi i sundimit të ligjit. "Përveç raportit të progresit, i cili përmban vetë analizën, ekziston edhe një dokument jo-ligjor që i referohet dinamikës në këta kapituj, dhe i cili ishte një lloj prerjeje tërthore gjysmëvjeçare", tha Zenoviq. Ai theksoi se hapi kyç përpara në sundimin e ligjit është e gjitha që erdhi me njohjen e Malit të Zi se ka përmbushur kriteret e përkohshme për kapitujt 23 dhe 24 - IBAR. "IBAR ishte një pikë kthese e rëndësishme dhe tani jemi në fazën e zbatimit të gjithçkaje që ishte parashikuar", tha pos tjerash Zenoviq.

 

Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare ka dhënë mendim pozitiv për propozimin e Qeverisë për emërimin e Olivera Injac si ambasadore e re e Malit të Zi në Bruksel

Propozimi u mbështet nga tetë deputetë, ndërsa Nikola Zirojeviq nga Social Demokratët (SD) ishte kundër tij. Injac theksoi se në njëzet vitet e fundit ka ka pas fatin e mirë të punoja mbi shumë tema që sot janë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare që nga fillimi i shekullit të 21-të përmes rrjetëzimit me institucione të ndryshme. Mund të them se gjatë periudhës kur shërbeja si Ministëre e Mbrojtjes dhe Kryetare Bashkie e Podgoricës, mora një numër të madh letrash falënderimi si konfirmim i aktiviteteve për të pozicionuar Malin e Zi, Ministrinë dhe Kryeqytetin brenda sistemit të gjerë të marrëdhënieve ndërkombëtare", thekson Injac. Ajo deklaroi se përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Malit të Zi, si dhe sigurimi i mbështetjes së Belgjikës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe përparësia më e rëndësishme politike ushtarake e Malit të Zi,do të jenë  qëllimet më të rëndësishme gjatë periudhës së ardhshme. Deputeti i Socialdemokratëve Nikolla Zirojeviq kërkoi një shpjegim pse nuk u mbajt seanca e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantët më 24 prill, në të cilën do të shqyrtoheshin kandidaturat për ambasadorë në Sofje, Zagreb dhe Hagë. Zirojeviq shprehu kundërshtim të fortë ndaj emërimit të ish-ministres së Mbrojtjes Olivera Injac, duke përmendur arsye të shumta pse, siç tha ai, ajo nuk duhet ta përfaqësojë Malin e Zi në shërbimin diplomatik. Derisa Olivera Injac u përgjigj se shumë nga akuzat ishin të pasakta, duke theksuar se shumica e akuzave penale kundër saj tanimë janë hedhur poshtë.

 

Shtetasi serb K.D (36) nga Zajeçari vdiq në aksident trafiku që ndodhi sot herët në mëngjes në rrugën Kotor - Stoliv

Shtetasi serb K.D (36) nga Zajeçari vdiq në aksident trafiku që ndodhi sot herët në mëngjes në rrugën Kotor - Stoliv. Qendra Operative dhe e Komunikimit e Administratës së Policisë tha se aksidenti ndodhi në orën 4:00 në qytetin Muo. Drejtoria e Policisë njoftoi se K.D. (36), i cili humbi jetën dhe D.C. (23), një shtetas tjetër i Serbisë, i cili pësoi lëndime të rënda fizike, ishin në motoçikletë. "Për momentin, nuk është përcaktuar se kush po e drejtonte motoçikletën në kohën e aksidentit", thuhet në deklaratë. Aksidenti rrugor ndodhi, siç dyshohet, në mënyrën që motoçikleta e lartpërmendur, për arsye ende të pacaktuara, u përplas me derën e hyrjes  të një shtëpie banimi dhe murin e ndërtesës së lartpërmendur, gjë që shkaktoi pasojat e vdekjes. Trafiku në këtë pjesë të rrugës u ndërpre nga ora 4:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit .

 

Në seancën plenare të javës së kaluar, Komisioni i Venedikut  miratoi Opinionin mbi Projektligjin inovativ për Qeverinë e Malit të Zi

Në seancën plenare të javës së kaluar, Komisioni i Venedikut (VK) miratoi Opinionin mbi Projektligjin inovativ për Qeverinë e Malit të Zi, shkroi në internet Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj. Ai e mirëpriti mendimin e KV-së dhe theksoi veçanërisht kënaqësinë e tij me dialogun që patën, siç tha ai, në këtë proces të rëndësishëm legjislativ. "Ligji i parë për Qeverinë në Mal të Zi - një hap historik drejt reformës institucionale. Në seancën plenare javën e kaluar, Komisioni i Venedikut miratoi Opinionin mbi Projektligjin inovativ për Qeverinë e Malit të Zi. E mirëpres Opinionin e Këshillit të Ministrave dhe theksoj veçanërisht kënaqësinë me dialogun që patëm në këtë proces të rëndësishëm legjislativ", shkroi Dukaj. Ai theksoi gjithashtu  se Ministria e Administratës Publike ka konfirmuar potencialin e saj për të qenë në gjendje të zbatojë mendimet e ekspertëve të KV-së dhe të monitorojë nevojat demokratike të Malit të Zi. "Komisioni i Venedikut vlerësoi pozitivisht faktin se Mali i Zi respektoi shumicën e rekomandimeve kryesore nga mendimi i mëparshëm dhe vlerësoi ndryshimet e propozuara në dokument në lidhje me Projektligjin nga viti 2023", tha Dukaj.

 

M.Dukaj - forcimi i vetëqeverisjeve lokale në përputhje me standardet më moderne

Ministria e Administratës Publike (MJU), duke ndihmuar vetëqeverisjet lokale të ndjekin me sukses ndryshimet dinamike në fushën e administratës dixhitale, po hedh themele të mira për arritjen e qëllimit përfundimtar - forcimin e vetëqeverisjeve lokale në përputhje me standardet më moderne, tha ministri përkatës Marash Dukaj. MAP njoftoj se sot u prezantua studimi "Vlerësimi i zhvillimit të administratës elektronike në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Mal të Zi", i cili u krye me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Projekte dhe Shërbime (UNOPS) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).Dukaj theksoi se vizioni i administratës publike të dixhitalizuar nuk është vetëm një qëllim strategjik, por një nga themelet kryesore të reformës së administratës publike në Mal të Zi. "Duke ndihmuar vetëqeverisjet lokale të monitorojnë me sukses ndryshimet dinamike në fushën e administratës dixhitale, ne po hedhim themele të mira për arritjen e qëllimit tonë përfundimtar - forcimin e vetëqeverisjeve lokale në përputhje me standardet më moderne", tha pos tjerash Dukaj.

 

Shumica parlamentare dhe qytetarët e Shavnikut kanë rënë dakord që ta zgjidhin problemin e Shavnikut

Shumica parlamentare dhe qytetarët e Shavnikut kanë rënë dakord që ta zgjidhin problemin e Shavnikut, mëson jozyrtarisht Portali Radiotelevizionit të Malit të Zi. Siç raportohet nga portali, takimi u zhvillua sot në Podgoricë. Kryetari i Klubit të Deputetëve "Evropa Tani", Vasilie Çarapiq, ka thënë të dielën se do të iniciojë një takim me përfaqësuesit e opozitës së Shavnikut, që t’ua propozojë disa modele për zgjidhjen e krizës institucionale dhe zgjedhore në këtë qytet. Çarapiq ka biseduar me përfaqësuesit e partive që tash tre muaj e gjysmë e kanë bllokuar rrugën Nikshiq-Shavnik-Zhablak në shenjë proteste. Zgjedhjet në Shavnik janë mbajtur në tetor të vitit 2022, por nuk kanë përfunduar deri më sot, ndërsa regjistrimi i popullsisë i vitit 2023 tregoi se numri i votuesve në Shavnik është rreth 24 përqind më i lartë se numri i banorëve.

 

Ngërçi në Kuvend vazhdon, deputetët reagojnë ndaj paralajmërimit të Trumpit për Kosovën

Deputetët e kuvendit të Kosovës sërish kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin, teksa kanë bërë thirrje për formimin e institucioneve mes ndryshimeve gjeopolitike në botë dhe deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Mimoza Kusari-Lila, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se deklarata e Trumpit po "keqpërdoret nga forcat brenda për çështje politike". Trump shkroi të dielën në Truth Social se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia ishin “duke shkuar drejt një përplasje të ashpër” dhe ishte gati shpërthimi i një lufte, por shtoi se ai e ndaloi atë, duke e akuzuar pasardhësin e tij, ish-presidentin Joe Biden, se e “ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta, por unë do ta rregulloj, sërish”. Këtë deklaratë Trump e bëri teksa përcolli një mesazh për paqe në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli dhe Irani që nga e premtja po sulmojnë vazhdimisht njëri-tjetrin. Kusari-Lila tha se deklarata e Trumpit i referohet marrëveshjes së arritur në Uashington nga Kosova dhe Serbia për normalizim ekonomik dhe jo për ngjarjet aktuale në Kosovë. Ajo madje tha se ka dëgjuar se kjo deklaratë është interpretuar si thirrje nga presidenti amerikan për konstituimin e institucioneve në Kosovë. "Jam e bindur se me krejt çfarë po ndodh në botë, pak vëmendje ose fare vëmendje ne si shtet apo si Ballkan kemi në agjendën e tij", tha Kusari-Lila, duke shtuar se i duket "absurde" që kjo deklaratë e Trumpt të përdoret "për luftën e brendshme politike".

 

Të paktën 15 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer një sulm masiv me dronë në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase gjatë natës, duke vrarë të paktën 15 persona në kryqytet dhe një në Odesa. Sulmi në Kiev, që la të plagosur afër 100 persona të tjerë, është një ndër sulmet më vdekjeprurëse që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës shkurtin e vitit 2022. Një pjesë e një ndërtese nëntëkatëshe në Kiev u shemb pas sulmeve me raketa. Zyrtarët thanë se numri i viktimave mund të rritet, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin e personave të bllokuar në gërmadha. "Kievi është përballur me një nga sulmet më të tmerrshme", shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Rusia ka lëshuar të paktën 175 dronë, 14 raketa dhe dy raketa balistike drejt kryeqytetit ukrainas, thanë zyrtarët ushtarakë. Sulme të tjerë janë raportuar edhe në Zaporizhja, që gjendet në afërsi të frontit të luftës. Zelensky tha se në mbarë Ukrainën, Rusia lëshoi mbi 440 dronë dhe 32 raketa kur sulmoi gjatë natës, duke shënjestruar edhe rajonin e Çernihivit, Zhitomirit, Kirovoradit dhe Mikolajivit. Më herët gjatë së martës, kryetari i qytetit të Kievit tha se në mesin e viktimave ishte edhe një amerikan 62 vjeç.

 

Trump u thotë banorëve të Teheranit që të evakuohen

Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer më herët në Uashington nga samiti i Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), që është mbajtur në Kanada, për shkak se duhet të trajtojë “çështje të rëndësishme”, ka njoftuar  zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Njoftimi erdhi pak pasi Trump, përmes rrjeteve sociale, u bëri thirrje banorëve të Teheranit që të largohen menjëherë nga qyteti. “Irani është dashur ta nënshkruajë ‘marrëveshjen’. U thashë ta nënshkruanin. Sa turp dhe sa humbje e jetës së njerëzve. Thënë thjesht: Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore. E kam thënë vazhdimisht”, shkroi Trump në Truth Social. “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”. Ushtria izraelite, më herët, lëshoi një njoftim duke u bërë thirrje banorëve të një qarku të Teheranit që të evakuohen. Paralajmërimet vijnë në një kohë kur Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Iranit, të cilat thotë se synojnë të shkatërrojnë objektet bërthamore të Republikës Islamike. Para vendimit të tij për t’u larguar më herët nga samiti në Kanada, Trump u tha gazetarëve: “Sapo të largohem, ne do të bëjmë diçka. Por, më duhet të largohem”. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se, duke pasur parasysh qëllimin për të arritur një armëpushim në Lindjen e Mesme, largimi i Trumpit nga samiti i G7-ës është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se amerikanët kanë ofruar të takohen me iranianët. “Nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë të sigurojnë një armëpushim, kjo është një gjë shumë e mirë", u tha Macron gazetarëve.

 

Tramp - Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se dëshiron një “përfundim të vërtetë” të problemit bërthamor me Iranin, duke theksuar se do që Irani “të heqë dorë krejtësisht” nga armët bërthamore. Këto deklarata Trump i bëri për gazetarët në aeroplanin presidencial amerikan, gjatë kthimit në Uashington pas pjesëmarrjes në samitin e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), që u mbajt në Kanada. “Të heqin dorë krejtësisht”, tha Trump për gazetarët.“Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore, është kaq e thjesht”, tha Tramp.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Në viset jugore dhe qendrore sot mban mot me vranësira të pakta deri mesatare, kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të shiut. Fryn erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga lindja dhe verilindja. Temperaturat në orën 14: Ulqin 34, Podgoricë 32, Budvë e Herceg Novi 31, Tivar 30, Cetinë e Beran 28, Nikshiq, Plluzhinë e Rozhajë 27, Shavnik e Guci 25, Bjello Pole 24, Andrievicë e Petnjicë 22, Zhablak 21, dhe në Plevle e Kollashin 20 gradë. Për nesër pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të gjata me diell. Kryesisht pasdite, në zonat kontinentale dhe në zonën e gjerë të Boksë së Kotorrit, vende-vende me zhvillim të vranësirave intensive dhe me kushte për reshje të përkohshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë përgjithësisht e dobët e vende vende deri e fortë, nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit nga 10 deri në 22 gradë, kurse më e larta ditore nga 21 deri në 33 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се