Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 06. 2025. 00:00 >> 17:39

Ditari 16.06.2025

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

MILLATOVIQ: KËSHILLI I KV-SË KONFIRMOI SE PROCEDURA NUK U NDOQ, AUTORITETET DUHET T'I SHQYRTOJNË ME KUJDES REKOMANDIMET 

Pres që autoritetet kompetente t’i shqyrtojnë me kujdes rekomandimet e Komisionit të Venecias , përfshirë qëndrimet e qarta të Komisionit Evropian të shprehura në dokumentin jo-ligjor mbi sundimin e ligjit, dhe të fillojnë zbatimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur ka shkruar në rrjetin X Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Ai tha se Komisioni i Venecias konfirmoi se gjatë daljes në pension të gjyqtares Dragana Gjuranoviq, nuk u ndoq procedura e përcaktuar nga Kushtetuta, gjë që, siç deklaroi ai, konfirmoi qartë qëndrimin që ai dikur mbajti për këtë çështje.

"Jam i shqetësuar për mungesën e përgjegjësisë së vendimmarrësve të cilët nuk ishin të gatshëm të dëgjonin argumente për diçka që ishte e qartë që nga fillimi. Jam gjithashtu i shqetësuar për përpjekjen për të interpretuar qëndrimin e Komisionit të Venecias sipas nevojave të politikës ditore, sepse ky qëndrim është shumë i qartë", tha Millatoviq.

Ai thotë se procedura mund të kryhet ose në përputhje me Kushtetutën ose kundër Kushtetutës, dhe Komisioni i Venecias, thotë ai, deklaroi qartë se në këtë rast nuk u ndoq procedura Kushtetuese.

 

LLUTOVAC: REFORMAT E DERITANISHME NË SISTEMIN GJYQËSOR NUK KANË QENË TË MJAFTUESHME

Reformat e deritanishme në sistemin gjyqësor nuk kanë qenë të mjaftueshme që të marrë jetë shteti juridik, vlerëson avokati Branisllav Llutovac.

Ai thekson se ka ardhur momenti i fundit për të futur procesin e vetingut në gjyqësor dhe prokurori.

Në organizatën joqeveritare MANS e problematizojnë faktin që as rastet më të rëndësishme nuk kanë nxitur nisjen e vetingut.

 Kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq, shpreh keqardhje që ky instrument nuk është realizuar para pesë vitesh dhe beson se deri në fund të këtij viti do të rishikohet puna e të gjithëve, por edhe standardi i jetës.

 

PSSH PARAQITI ANKES KUNDËR LIRIMIT NGA AKUZAT NË RASTIN E GRUSHTETIT

Prokuroria Speciale e shtetit  paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, me të cilin Andrija Mandiq, Millan Knezheviq  dhe 11 persona të tjerë u liruan nga akuzat për veprat penale të krijimit të një organizate kriminale dhe tentativës për terrorizëm.

Ndërkaq në Gjykatën e Lartë në Podgoricë për shkak të mungesës së të akuzuarit Vojin Perunoviq, sot është shtyrë gjyqi ndaj ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Vesna Medenica, djalit të saj Milloshit, si dhe ndaj të akuzuarve të tjerë.

Grupi i akuzuar në këtë lëndë ngarkohet për veprat penale si krijimi i organizatës kriminale, vepër penale e vazhduar e kontrabandës, për dhënie dhe marrje të ryshfetit, keqpërdorim i pozitës zyrtare, prodhim, mbajtje dhe shpërndarje e lëndëve narkotike, dhe disa vepra tjera të rëndë kriminale.

 

KALLËZIME PENALE NDAJ PESË PERSONAVE DHE DY KOMPANIVE

Në Sektorin për luftën kundër krimit kanë ngritur kallëzime penale ndaj pesë personave dhe dy kompanive, nën dyshimin se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej rreth 197 mijë eurosh. Ata dyshohen se kanë ndihmuar dhe marrë pjesë në mashtrimet e kompanive “A” dhe “P” nga Bijello Pole, për të cilat dyshohet se kanë punësuar persona fiktiv me aftësi të kufizuara për të përfituar subvencione nga Enti për Punësim i Malit të Zi.

 

KOPRIVICA: U KRYE NJË INVENTAR I DUHANIT, DOKUMENTACIONI IU DORËZUA PSSH-SË

Inventari i duhanit të konfiskuar në Portin e Tivarit dhe Podgoricës u krye me sukses, dhe i gjithë dokumentacioni iu dorëzua Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit, njoftoi Zëvendëskryeministri për Sistemin Politik, Drejtësinë dhe Antikorrupsionin, Momo Koprivica.

Ai tha se inventari u krye në tre lokacione - në Portin e Tivarit dhe në Podgoricë.

Siç tha ai, regjistrimi u krye sipas metodologjisë së përdorur nga shërbimet partnere dhe e cila është në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe u krye në mënyrë efikase, transparente dhe plotësisht në përputhje me ligjin.

Koprivica tha se regjistrimi ka një qëllim të dyfishtë, pasi është një parakusht ligjor për shkatërrimin e cigareve dhe përmbush kërkesën e PSSH-së për ndihmë në hetim.

Ai theksoi se pretendimet se shkatërrimi nuk mund të kryhet pa "përcaktuar më parë mungesën" nuk janë të vërteta.

Ai shpjegoi se Vendimi për shkatërrimin i referohet ekskluzivisht cigareve që nuk përfshihen në hetime.

 

KARASANOVIQ: NDËRRIMI I PUSHTETIT NUK ËSHTË SHENJË E PAQËNDRUESHMËRISË

Ndërrimi i pushtetit nuk është shenjë e paqëndrueshmërisë, por tregues se institucionet funksionojnë sipas parimeve të përgjegjësisë, deklaroi drejtoresha ekzekutive e Aleancës Atlantike, Azra Karastanoviq.

Ajo thotë se shteti nuk duhet të drejtohet sipas interesave të momentit politik, duke përkujtuar se në Mal të Zi në pesë vitet e fundit ka pasur disa ndryshime të pushtetit dhe se kjo është dukuri e shëndetshme dhe e domosdoshme për çdo shoqëri demokratike.

 

ANGJUSIQ: NGA "ÇMIMET E KUFIZUARA" TË SHPALLURA, KEMI VETËM RRITJE ÇMIMESH

Deputeti i PDS-së, Mihaillo Angjushiq, tha se kanë kaluar dy muaj që nga njoftimi i aksionit për Çmimet e Kufizuara dhe se ndërkohë kemi marrë vetëm një rritje të çmimeve të BUKËS, shërbimeve komunale dhe karburantit.

"Kujtojmë se me 29 prill, ministria kompetente njoftoi se nga 15 maji do të kemi masa të reja ose vazhdimin e veprimit: "Çmime të kufizuara". Ky ishte edhe mekanizmi i vetëm i zbatuar nga qeveria me qëllim "parandalimin" e inflacionit", thuhet në njoftim.

Ai thekson se 15 maji ka kaluar dhe kanë kaluar pothuajse dy muaj nga premtimi i drejtpërdrejtë.

"Ndërkohë, në këmbim, morëm një rritje të çmimeve të bukës, shërbimeve komunale dhe karburantit. Sipas të dhënave zyrtare nga MONSTAT, pas gjithçkaje që po dëshmojmë, çmimet e produkteve dhe shërbimeve kryesore për qytetarët janë më të shtrenjta me rreth 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar", tha ai.

 

JOKOVIQ: DO TË BËJ GJITHÇKA QË NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR PYJET TË MIRATOHEN DERI MË 1 KORRIK

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave (MAFSV), Vlladimir Jokoviq theksoi në takimin e sotëm me përfaqësuesit e pylltarëve se shpreson që në ditët në vijim Propozimi për Ndryshime në Ligjin për Pyjet, i cili do të gjejë një zgjidhje për transportin e trungjeve në pronësi private, do të hyjë në procedurën parlamentare.

"Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, Vlladimir Jokoviq, u takua sot me përfaqësues të qytetarëve që merren me prerjen e pyjeve dhe që janë të pakënaqur për shkak të mosshënjimit dhe mosdërgimit të prerjes së pyjeve në pronësi private. Ministri priti përfaqësuesit e pylltarëve, duke theksuar se e kupton plotësisht pakënaqësinë e tyre dhe theksoi se Ministria po bën gjithçka për të zgjidhur situatën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur në përputhje me rregulloret aktuale", thuhet në deklaratë.

 

BASHKËPUNIM PËR NJË SHOQËRI TË QËNDRUESHME DHE TË SIGURT

Bashkëpunimi intensiv ndërshtetëror dhe partneriteti i besueshëm midis Malit të Zi dhe Turqisë janë rruga për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme dhe të sigurt për qytetarët e të dy vendeve, thanë Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Ivica Janoviq dhe Ambasadori turk Barish Kalkavan. Janoviq u takua me Kalkavan sot në selinë e ASK-së.

Siç u njoftua nga ANB, bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat bashkëkohore të sigurisë në nivel kombëtar dhe global, me theks të veçantë në bashkëpunimin e kaluar midis strukturave të inteligjencës dhe sigurisë të të dy vendeve. 

"Bashkëpunimi intensiv ndërshtetëror dhe partneriteti i besueshëm midis Malit të Zi dhe Turqisë janë rruga për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme dhe të sigurt për të gjithë qytetarët tanë", ranë dakord Janoviq dhe Kalkavan.

 

KALLUGJEROVIQ , BOZHOVIQ: LIGJI MBI FONDIN E PUNËS U RIKTHEN DINJITETIN PUNËTORËVE

Ligji mbi Fondin e Punës u rikthen dinjitetin punëtorëve dhe zhduk padrejtësinë, deklaruan deputetët e Partisë socialiste popullore, Slagjana Kallugjeroviq dhe Bogdan Bozhoviq, pasi që dokumenti u miratua unanimisht në Kuvend.

Me këtë ligj, shteti merr përgjegjësinë dhe bëhet garantues i drejtësisë për ata punëtorë, kontributet e të cilëve për pension dhe sigurim invalidor mbetën të papaguara për shkak të mbylljes së ish-punëdhënësve të tyre.

Fondi i punës do të paguajë kontribute vetëm për atë pjesë që punëtorëve u mungon për të realizuar të drejtën e pensionit.

 

SAMITI NË TIRANË: BASHKËPUNIMI RAJONAL ËSHTË THEMEL PËR INTEGRIMIN NË BE

President të shteteve dhe delegacione të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore po qëndrojnë sot në Tiranë në kuadër të samitit që po mbahet në Shqipëri, e që ka në fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal, përshpejtimin e procesit të integrimit në BE dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

 Me ftesë të presidentit të Shqipërisë në këtë Samit merr pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

 Bashkëpunimi rajonal vazhdon të jetë një nga nxitësit më të mirë të ndryshimeve dhe po sjell përfitime reale për qytetarët, tha në hapje të Samitit, komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta Kos.

 Liderët pjesëmarrës synojnë që në këtë samit të shprehin angazhim për të forcuar më tej rolin e këtij Procesi.

 

PËRSËRI DËSHTOI ZGJEDHJA E KREUT TË INSTITUCIONIT LEGJISLATIV

Ka dështuar për të 32-tën herë konstituimi i Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme për votimin e kreut të institucionit legjislativ. Nga partia e dytë më e madhe në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës, vazhdimisht kanë kërkuar që Lëvizja Vetëvendosje ta ndërrojë kandidatin për kryeparlamentar, por kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndryshim të kandidates Albulena Haxhiu, duke fajësuar opozitën për bllokim.

 

PAS DEKLARATËS SË TRUMP, KURTI: SERBIA DUHET TA DORËZOJË RADOJÇIQIN

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, duke komentuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump se do të riangazhohet në dialogun Kosovë – Serbi, ka theksuar se ‘normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të ndodhë pa përmbushjen e obligimeve nga ana e Beogradit’.

 Kurti ka theksuar se është një marrëveshje bazike me Serbinë, e cila po shkelet nga Serbia.

"Për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikë së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë, Millan Radojçiqin, kryekriminelin që na vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Më pastaj të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja Brnabiq pati thënë që nuk respekton integritetin territorial të Kosovës”, ka theksuar Kurti.

Ai ka theksuar se beson që normalizimi është i mundur.

 

SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS PO FORCOJNË PRANINË E TYRE NË LINDJEN E MESME

Derisa Izraeli ka kërcënuar banorët e Teheranit, duke thënë se do të “paguajnë çmim” pasi raketat iraniane goditën Tel Avivin dhe Haifën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po forcojnë praninë e tyre në Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit të situatës ditëve të fundit.

 Sipas Rojtersit, një nga transportuesit më të mëdhenj të avionëve në SHBA ka vendosur kursin drejt zonës.

 Ushtria izraelite pretendon se ka arritur "epërsi ajrore" rreth kryeqytetit Iranian e njëkohësisht i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që ta mbështesin më shumë atë gjatë luftës, raportojnë mediat amerikane.

Presidenti amerikan Donalld Trump deri më tani i ka hedhur poshtë kërkesat, por në të njëjtën kohë e ka paralajmëruar Iranin për praninë amerikane në Lindjen e Mesme.

Ndryshe, një ish diplomat që këshilloi dy kryeministra izraelit, Allon Pinkas thotë se fuqia për t’i dhënë fund konfliktit midis Izraelit dhe Iranit i takon kryesisht presidentit Trump.

 

KRIZA E RE NË LINDJEN E MESME NË EPIQENDËR TË SAMITIT TË G7-ËS

Udhëheqësit e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara në botë- G7, janë mbledhur në Kanada për një samit ku pritet të diskutohet për luftimet dhe mënyrat se si të ndalohet përshkallëzimi i mëtejmë i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

Si organizator i samitit, kryeministri kanadez ka vendosur të braktisë praktikën vjetore të lëshimit të një deklarate të përbashkët, ose komunikate, në fund të takimit. Presidentin amerikan, Donalld Tramp ka deklaruar para nisjes se është koha për një marrëveshje mes dy vendeve.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla von der Llejen thotë se diplomacia është rruga më e mirë drejt zgjidhjes.

Ajo theksoi se në samitin e G7-ës duhet të diskutohet për krizën me Iranin, por edhe për Ukrainën, e cila po sulmohet me dronët që Teherani ia ka shitur Rusisë.

Edhe Kina i bën thirrje Izraelit dhe Iranit të marrin masa urgjente për të qetësuar tensionet, pas sulmeve izraelite në territorin iranian dhe përgjigjes së Teheranit me sulme raketore. Ndërkohë Japonia, e cila historikisht ka mbajtur lidhje me Iranin, i denoncoi sulmet e Izraelit si të patolerueshme.

 

RAPORTOHET PËR TË PAKTËN 20 TË VRARË NË GAZË

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë njoftoi se të paktën 20 persona, që po prisnin për të marrë ndihma në jug të Gazës, u vranë nga trupat izraelite. Zëdhënësi i kësaj agjencie se përveç 20 të vrarëve, më shumë se 200 persona u plagosën “pasi Izraeli hapi zjarr”, duke shtuar se të plagosurit janë dërguar në një spital fushor të Kryqit të Kuq në Kan Junis dhe në spitalin Naser.

Sipas agjencisë për mbrojtje civile në Gazë, dhjetëra palestinezë janë vrarë duke tentuar që të arrijnë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave që ka ngritur Fondacioni Humanitar për Gazën, ndërkohë që Izraeli po përballet me trysni të madhe ndërkombëtare për shkak të kushteve humanitare në Gazë. Kombet e Bashkuara thonë se Gaza është “vendi më i uritur në botë”.

 

DO TË RRITEN ÇMIMET E TË GJITHA LLOJEVE TË KARBURANTEVE

Prej sonte në mesnatë do të rriten çmimet e të gjitha llojeve të karburanteve për një deri në dy cent, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Kështu Eurosuper 95 dhe 98 do të shtrenjtohen nga një cent, ndërsa eurodizeli dhe nafta për ngrohje nga dy cent.

Një litër Eurosuper 95 do të kushtojë 1.43 euro, ndërsa një litër eurodizel do të kushtojë 1.30 euro.

Eurosuper 98 do të kushtojë 1.46 euro, dhe çmimi i naftë për ngrohje do të rritet në 1.24 euro.

 

NESËR MOT KRYESISHT I KTHJELLËT DHE I NXEHTË

Në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e lehtë deri e mesme e ndryshueshme. Temperaturat në orën 14 ishin në: Podgoricë 34, Beran e Bjello Pole 31, Nikshiq, Cetinë e Shavnik 30, Budvë e Andrijevicë 29, Herceg Novi, Ulqin, Tivar, Plevle e Rozhajë 28, Plluzhinë 27, Kollashin, Guci e Petnjicë 26 dhe në Zhablak 24 gradë.

Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë. Pasdite në pjesët kontinentale pritën reshje të shkurtra të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme kryesisht nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 35 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се