- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
11. 06. 2025.
00:00 >> 18:17
Ditari 11.06.2025
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
SPAJIQ: I KUPTOJ QYTETARËT QË BLLOKOJNË RRUGËT, POR DUKE VEPRUAR KËSHTU ATA RREZIKOJNË ATË MBI TË CILËN JETOJMË
Faza e parë e ndërtimit të magjistrales Cetinë-Çevo- Nikshiq ka përfunduar, ndërsa pjesa Cetinë – Çevo, me gjatësi 23 kilometra është i hapur sot për qarkullim. Vlera e kontratës është pak më shumë se 33 milionë euro duke përfshirë TVSH-në. Në hapje e këtij segmenti morën pjesë kryeministri Millojko Spajiq dhe drejtori i Drejtorisë së komunikacionit, Radomir Vuksanoviq.
Kryeministri Millojko Spajiq iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në ceremoninë e sotme në hapjen e segmentit Cetinë- Çevo dhe theksoi se gjithçka do të dihet së shpejti sa i përket koncesioneve të aeroporteve. Ai tha se i kupton qytetarët që bllokojnë rrugët, por se ata duhet të kenë parasysh se me çfarë jeton ky vend, që është turizmi, dhe kështu po rrezikojnë të ardhmen e tyre. Lidhur me situatën me koncesionin për aeroportet në Podgoricë dhe Tivat, Spajiq tha se Qeveria ka bashkëpunim të mirë me Bankën Botërore dhe se shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë në të ardhmen, dhe se më shumë detaje në lidhje me këtë punë do të dihen së shpejti.
"Së shpejti do të marrim raportin e Komisionit të Tenderit së bashku me mendimin e IFC-së, kështu që do të dimë gjithçka shumë shpejt", komentoi Spajiq.
Kur u pyet nga gazetarët nëse ishte i kënaqur me mënyrën se si qeveria e përgatiti sezonin turistik, duke marrë parasysh rrugët e papërfunduara, bllokadat, plazhet e papërgatitura, Spajiq tha se shpesh i kritikonte kontraktorët për kryerjen e këtyre detyrave gjatë sezonit.
KËSHILLI PËR SUNDIMIN E LIGJIT: MALI I ZI DUHET TË REALIZOJË REFORMAT PËR TË RRITUR BESIMIN NË SISTEMIN GJYQËSOR
Mali i Zi duhet të realizojë reformat për të rritur besimin në sistemin gjyqësor dhe për të arritur dënime në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sepse kjo është kushti paraprak për përshpejtimin e integrimit evropian, u vlerësua në mbledhjen e Këshillit për sundimin e Ligjit. Siç u njoftua nga Qeveria, në mbledhje, që u drejtua nga nënkryetari i Qeverisë, Momo Koprivica, u theksua nevoja për zgjidhje sistematike të problemeve të kapaciteteve të pamjaftueshme kadrovike në gjyqësi dhe prokurori.
MUGOSHA KA INICIUAR SEANCË DËGJIMORE NË KUVEND ME PËRFAQËSUES TË QEVERISË
Deputeti i Socialdemokratëve, Boris Mugosha, ka iniciuar seancë dëgjimore në Kuvend me përfaqësues të Qeverisë lidhur me ngadalësimin e aktivitetit ekonomik në Malin e Zi. Ai i paraqiti të dhënat e MONSTAT-it, sipas të cilave, siç tha, në tremujorin e parë është arritur rritja më e ulët tremujore e Bruto Prodhimtarisë së Brendshme prej 2.5 përqind, që sipas tij, është rritja më e ulët tremujore në tetë vitet e fundit, përveç në vitin e pandemisë.
QULLAFIQ: NJË QASJE INTEGRALE NUK ËSHTË LUKS, POR DOMOSDOSHMËRI
Një qasje integrale ndaj mbrojtjes së mjedisit nuk është luks, por domosdoshmëri, sepse pa të, qëllimet shtyhen, kostot rriten dhe mundësitë e vlefshme për sinergji humbasin, tha Ministri i Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, Damjan Qullafiq.
Siç u njoftua nga ministria përkatëse, ai foli në një panel brenda konferencës së Kombeve të Bashkuara për oqeanet, e cila po mbahet në Nisë, rreth përvojës së Malit të Zi në zbatimin e një qasje integrale ndaj mbrojtjes së mjedisit, me referencë të veçantë në luftën kundër ndotjes, ruajtjen e biodiversitetit dhe reagimin ndaj ndryshimeve klimatike.
"Edhe pse jemi një vend i vogël, pasuria natyrore që zotërojmë mbart me vete një përgjegjësi të madhe, por edhe mundësi të shumta për zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme që lidhin sektorë dhe prioritete të ndryshme", theksoi Qullafiq. Ndër rezultatet konkrete, Qullafiq veçoi përmirësimin e infrastrukturës për mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të ndotura dhe rehabilitimin e Kantierit Detar Bijella, të cilat kontribuan ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së ujit të detit në Gjirin e Kotorrit. Ai shtoi se Mali i Zi ka bërë përparim në ruajtjen e ekosistemeve bregdetare dhe detare përmes krijimit të zonave të mbrojtura detare (ZMD) dhe zbatimit të vlerësimeve të rrezikut klimatik brenda Programit të Menaxhimit të Zonës Bregdetare (CAMP).
MILLATOVIQ NË SAMITI UKRAINË- EVROPA JUGLINDORE
Në Odesa po mbahet Samiti Ukrainë- Evropa Juglindore, në të cilin merr pjesë edhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili do të flasë në seancën plenare. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në një konferencë për shtyp me Presidentin e Ukrainës dhe udhëheqës të tjerë nga rajoni. Ky Samit është një mundësi për të dërguar mesazh të fortë paqeje dhe për të mbështetur negociatat midis Kievit dhe Moskës.
DEPUTETËT PËR DËRGIMIN E USHTARËVE NË MISIONIN PËR TË MBËSHTETUR UKRAINËN
Deputetet në seancën e sotme të Parlamentit të Malit të Zi diskutojnë mbi propozimin për të dërguar ushtarët malazezë në misionin e Bashkimit Evropian për të mbështetur Ukrainën.
Po ashtu Ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq u përgjigjet pyetjeve të deputetëve.
Deputetët në fillim të seancës së sotme konstatuan shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Budimir Shqepanoviq.
Nënkryetari i Kuvendit, Mirsad Nurkoviq, tha se Këshilli Kushtetues i propozoi Parlamentit që Shqepanoviqit t’i pushohet funksioni, për shkak të përmbushjes së kushteve për pension pleqërie. Tani Gjykata kushtetuese punon me katër gjykatës nga 6 sa duhet të ketë.
MANDIQ: MALI I ZI TË JETË NJË VEND ME NJERËZ TË LUMTUR DHE TË KËNAQUR
Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq tha se ata kanë një vizion dhe qëllim të qartë - që Mali i Zi të jetë një vend me njerëz të lumtur dhe të kënaqur. Siç u njoftua nga Kabineti i tij, Mandiq foli me Sekretarin e Përgjithshëm të Unionit Ndërparlamentar, Martin Changong, i cili po viziton Malin e Zi. Mandiq tha se Mali i Zi vlerëson gjithçka që bën Unioni Ndërparlamentar dhe shtoi se dëshiron të japë një kontribut shtesë në punën e asaj organizate. Ai shtoi se nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi ka përparuar më shumë në rrugën evropiane.
"Përveç kësaj, kemi rritur pagat dhe pensionet, kemi ulur papunësinë. Kemi një vizion dhe qëllim të qartë - ta bëjmë Malin e Zi një vend me njerëz të lumtur dhe të kënaqur. Kjo është arsyeja pse çdo organizatë është e rëndësishme për ne", tha Mandiq. Changong tha se është i nderuar që është në vizitën e tij të parë në Malin e Zi, i cili, sipas tij, me të drejtë mban epitetin e "njërit prej vendeve më të bukura".
PSSH: TË DYSHUARVE U JANË BLLOKUAN TË GJITHA LLOGARITË BANKARE
Prokuroria Speciale Shtetërore, përveç procedurës penale, ka nisur edhe hetimet financiare në kuadër të cilave përkohësisht u është bllokuar pasuria e çmuar e familjes Stanaj, si dhe e anëtarëve të tjerë të organizatës së dyshuar kriminale dhe kontrabandës së cigareve. Stanaj dhe ish-agjenti Dushko Golluboviq u shpallën si organizatorë të një grupi kriminal prej pesëmbëdhjetë anëtarësh, i cili gjatë viteve 2020 dhe 2021, duke kontrabanduar cigare nga Porti i Tivarit përmes rrugëve të kontrabandës në Mal të Zi, Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni dhe Itali, dëmtoi shtetin për të paktën 18 milionë euro. Prokuroria speciale njoftoi se përveç pronës, të dyshuarve u janë bllokuan të gjitha llogaritë bankare.
QALLOVIQ-MARKOVIQ: ARRESTIMET JANË NJË TREGUES SE NJË PJESË E EKONOMISË MALAZEZE ËSHTË BËRË FALË PARAVE NGA KONTRABANDA
Arrestimi i fundit për shkak të kontrabandës së cigareve është një tregues se një pjesë e ekonomisë së Malit të Zi është krijuar falë aktiviteteve kriminale dhe se shteti mund të ketë një përfitim të madh nëse pronat e fituara nga forma të ndryshme të kontrabandës, konfiskohet dhe futet në buxhet. Këtë e deklaroi drejtoresha ekzekutive e Rrjetit për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar, Vanja Qalloviq Markoviq për programin e mëngjesit.
RAONIQ:SERVISI PUBLIK ËSHTË I VETMI INSTITUCION MEDIATIK QË NË KOHËT E FUNDIT PO ARRIN REZULTATE SERIOZE NË PRODHIM
Drejtori i Përgjithshëm i Radios dhe Televizionit të Malit të Zi, Boris Raoniq, tha se Servisi publik është i vetmi institucion mediatik që në kohët e fundit po arrin rezultate serioze në prodhim, shikueshmëri dhe raporte financiare. Ai theksoi se shqetësuese është vazhdimësia e fushatës që manifestohet nëpërmjet aferave të krijuara, veçanërisht përmes veprimeve të sindikatave. Raoniq tha se është e qartë se rritja e shikueshmërisë së Radio Televizionit të Malit të Zi nuk u konvenon interesave të mediave private.
AS 30 TENTIME S’U MJAFTOJNË DEPUTETËVE PËR TA BËRË KUVENDIN E RI TË KOSOVËS
Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja. Sikur edhe në vazhdimet e kaluara të seancës konstituive - e cila nisi më 15 prill – deputetët u mblodhën shkurtimisht sot dhe nuk gjetën zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit. Kjo ishte hera e 30-të që ata mblidhen dhe dështojnë, dhe do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të premten e 13 qershorit. Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Disa ditë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e përsëriti thirrjen e tij për partitë e tjera parlamentare për themelimin e një qeverie të unitetit. “Vazhdoj të besoj se mund të ulemi, të flasim dhe të pajtohemi për një zgjidhje të përbashkët. Kjo krizë mund të na shërbejë si mundësi”. Ai paralajmëroi se do ta bëjë të ditur gjatë kësaj jave një agjendë 15 pikëshe, “një platformë konkrete bashkëpunimi për Qeverinë e Unitetit, të cilën do t’ua ofroj të gjitha partive politike, pa përjashtim”. Por, Albulena Haxhiu nga LVV, tha të hënën se për këtë parti qeveria e tranzicionit është e papranueshme.
QEVERIA E GATSHME TË BASHKËPUNOJË ME SHBA-NË PËR T’I PRANUAR EMIGRANTËT
Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar për RTKlive se ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta në Kosovë, “në përputhje me kushtet e përcaktuara”.
"Në përgjigje të kërkesës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta, ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në trajtimin e kësaj çështjeje, në përputhje me kushtet e përcaktuara", tha RTKlive Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë në detyrë.
Sipas tij, përgjatë një periudhe njëvjeçare, deri në pesëdhjetë persona mund të zhvendosen përkohësisht, me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes.
"Qeveria ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet, me mundësinë për të përzgjedhur individë nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik. Më shumë informacione do të mund të japim ndërkohë", tha ai. Duke shtuar se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat i palëkundur i Republikës së Kosovës.
INTEGRIMI DHE ANTARSIMI I PLOTE I SHQIPËRISË NË BE MBETET PRIORITET EDHE PËR BANKËN E SHQIPËRISË
Integrimi dhe anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në Bashkimin Europian ka qenë dhe mbetet prioritet edhe për Bankën e Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko tha se institucioni që ai drejton luan një rol të qenësishëm, duke përafruar praktikat dhe politikat ekonomike me standardet europiane. Guvernatori i bankës qendrore konfirmoi gatishmërinë për sfidat dhe për të përfituar nga mundësitë e reja që do të sjellë integrimi europian.
“Këto sfida apo mundësi të reja, si monedhat digjitale, rreziqet klimatike, inteligjenca artificiale dhe inovacioni financiar, po transformojnë peizazhin financiar global dhe Shqipëria nuk bën përjashtim deklaroi Sejko.
Këto komente ai i bëri gjatë konferencës për 100-vjetorin e krijimit të bankës qendrore shqiptare, ku morën pjesë studiues vendas dhe të huaj, si dhe ekspertë nga bankat qendrore të rajonit.
SULMET RUSE ME DRONË NË HARKIV VRASIN 3 NJERËZ
Ushtria ruse kreu sulme me dronë në dy qarqe të qytetit Harkiv në Ukrainë, duke i vrarë tre njerëz dhe duke i plagosur dhjetëra të tjerë sot në mëngjes, njoftoi kryetari i Harkivit, Igor Terekov. Terekov tha se janë kryer 17 sulme me dronë, duke përfshirë goditje të drejtpërdrejta mbi ndërtesa shumëkatëshe, shtëpi private, kënde lojërash, biznese dhe transport publik. Rusia i ka përshkallëzuar bombardimet ndaj Ukrainës, pavarësisht bisedimeve për ta ndalur dhunën, të cilat deri tani nuk kanë sjellë përparim, pasi Moska vazhdon ta kundërshtojë një armëpushim të pakushtëzuar. Sulmi me dronë gjatë natës në qytetin Harkiv ka lënë të paktën tetë persona të plagosur, përfshirë dy fëmijë. Kurse nëntë të plagosur, përfshirë një vajzë 2-vjeçare dhe një djalë 15-vjeçar, janë shtruar në spital, sipas guvernatorit të rajonit të Harkivit, Oleh Synyehubov.
IZRAELI SHËNJESTRON SËRISH FËMIJËT E PAFAJSHËM NË GAZA
Ushtria izraelite ka shënjestruar sërish fëmijët e pafajshëm në Rripin e Gazës e cila ndodhet nën sulmet izraelite që nga 7 tetori I vitit të kaluar, njoftojnë mediat. Ushtria izraelite kreu sulm ndaj tendave të palestinezëve të zhvendosur në rajonin Al-Mavasi në qytetin Kan Junis në jug të Rripit të Gazës. Si pasojë e sulmit u plagosën shumë palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë. Më shumë se 28 persona janë vrarë nga ushtria izraelite pranë një pike shpërndarjeje të ndihmës humanitare, raportoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA. Përndryshe një komision i pavarur i Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se sulmet izraelite ndaj shkollave dhe vendeve fetare dhe kulturore në Gaza përbëjnë krime lufte dhe krim kundër njerëzimit për përpjekjen për të shfarosur palestinezët. Komisioni akuzon forcat izraelite për krime lufte, duke përfshirë sulmet kundër civilëve dhe vrasjen me dashje, në sulmet e tyre ndaj objekteve arsimore që shkaktuan viktima civile.
ORË POLICORE NË QENDËR TË LOS ANGJELESIT MES PROTESTAVE
Policia e Llos Angjelesit e zbatoi orën policore në qendër të qytetit, duke kryer arrestime menjëherë pasi ajo hyri në fuqi, mes protestave kundër politikave të presidentit Donalld Tramp për dëbimin masiv të imigrantëve. Disa orë më vonë, shumë nga protestuesit u shpërndanë, ndonëse përplasjet sporadike vazhduan, por ishin shumë më të vogla se netët e mëparshme. Tramp ka aktivizuar mbi 4 mijë trupa të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa, pavarësisht kundërshtimeve nga udhëheqësit e qytetit dhe Kalifornisë. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e kritikoi ashpër këtë vendimin e Trumpit, duke e quajtur atë të pamatur, si dhe “mungesë respekti ndaj trupave tona”. Protestat janë përhapur në qytete të tjera të vendit, përfshirë e Teksasin, Çikagon dhe Nju Jorkun, ku mijëra njerëz u mblodhën dhe policia kreu arrestime të shumta. Edhe autoritetet në Teksas kanë vendosur Gardën Kombëtare për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
TRAMP: ARRITËM MARRËVESHJEN TREGTARE ME KINËN
Marrëveshja jonë me Kinën u arrit, subjekt i një miratimi përfundimtar nga presidenti Xi dhe unë, shkruajti në rrjetet sociale presidenti amerikan, Donalld Tramp. “Kina do të ofrojë të gjitha llojet e magneteve dhe mineraleve të rralla të nevojshme. Po kështu, ne do t’i ofrojmë Kinës atë për të cilën është rënë dakord, përfshirë vizat për studentët kinezë që përdorin kolegjet dhe universitetet tona”, shtoi ai.
Po sot, SHBA dhe Kina kishin rënë dakord për një “kornizë gjithëpërfshirëse” në bisedimet për tarifat. Ekipet negociuese nga Pekini dhe Uashingtoni kishin rënë dakord për një kornizë gjithëpërfshirëse për tregtinë, pas dy ditësh bisedimesh pas një telefonate midis presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping.
NESËR MOT KRYESISHT TË KTHJELLËT DHE TË NXEHTË
Në Mal të Zi mban mot i kthjellët. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 14: në Podgoricë 34, Nikshiq 31, Beran e Cetinë 30, Budvë, Bjello Pole e Shavnik 29, Herceg Novi, Ulqin, Andrievicë, Rozhajë e Plevle 28, Tivar e Kollashin 27, Guci 26 dhe në Zhablak 23 gradë.
Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të kthjellët dhe të nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme, vende-vende edhe e fortë, nga veriu dhe verilindja. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 36 gradë.
Коментари0
Остави коментар