- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
09. 06. 2025.
00:00 >> 18:12
Ditari 09.06.2025
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Mëngjesin e sotëm,anëtarët e Departamentit Special të Policisë kanë hynë në kompleksin e vilave në pronësi të familjes Stanaj
Mëngjesin e sotëm,anëtarët e Departamentit Special të Policisë kanë hynë në kompleksin e vilave në pronësi të familjes Stanaj, kreut të kompanisë "Rokshped", në Aeroportin e Vjetër në Podgoricë. Sipas informacioneve jozyrtare nga Portali RTMZ,me këtë rast u arrestua ish-drejtori i "Rokshpedit" Prokopija Periq. Përveç tij, u arrestuan edhe Radoje Dakiq, Dejan Miliq, Mileta Simaniq dhe Adnan Sukoviq në kuadër të aksionit kundër kontrabandës së cigareve dhe krimit të organizuar.
Mandiq - Verifikimi i punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të kryhet deri në fund të vitit
Verifikimi i punës të gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të kryhet deri në fund të vitit, tha Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq, duke deklaruar se pa të, Mali i Zi nuk mund të arrijë standardet e larta të arritura nga vendet e Bashkimit Evropian (BE).Mandiq e tha këtë në një takim me Ministrin e Drejtësisë Bojan Bozhoviq. Ai deklaroi në rrjetin X se ishte i kënaqur që me Bozhoviqin pati mundësinë të diskutonte aspekte të shumta që lidhen me përmirësimin e kushteve në sistemin gjyqësor, ndër të cilat është sigurimi i një standardi më të mirë jetese për njerëzit që punojnë në këtë sektor të rëndësishëm, i cili duhet të shoqërohet me futjen e një sistemi verifikimi kur bëhet fjalë për gjyqtarët dhe prokurorët. Sipas Mandiqit, kjo do të kontribuojë shumë në transparencën e krejtë sistemit. Ai theksoi se verifikimi përfshin përcaktimin e fakteve të sakta që lidhen me pasurinë në pronësi të gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre dhe nëse ajo ndjekë të ardhurat e tyre legjitime. Mandiq shtoi se verifikimi nënkupton poashtu edhe verifikimin e lidhjeve eventuale të mundshme të tyre me krimin, analizën e stilit të jetesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, vlerësimin e kualifikimeve profesionale dhe shumë kontrolle të tjera që synojnë përmirësimin e sistemit të drejtësisë.
Lekoviq - Komisioni Hetimor të kërkojë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) të gjithë dokumentacionin që ka të bejë me rrethanat e vrasjes të Dan, Dushko Jovanoviq
Deputeti i demokratëve Momçillo Lekoviq propozoi që Komisioni Hetimor të kërkojë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) të gjithë dokumentacionin që ka të bejë me rrethanat, ngjarjet, aktivitetet dhe njohuritë operative që lidhen me vrasjen e kryeredaktorit të gazetës Dan, Dushko Jovanoviq. Lekoviq tha se, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në Nenin 12 të Ligjit për Hetimin Parlamentar, ai paraqiti sot një kërkesë dhe propozoi që Komisioni Hetimor, në seancën e parë të radhës, të marrë një vendim për dërgimin e një kërkese zyrtare në ANB për të marrë këtë dokumentacion. Ai kujtoi se ish-drejtori i ANB dhe ish-kryeministri, Dushko Markoviq, dy ditë më parë garantoi se Jovanoviq nuk ishte nën mbikëqyrjen e shërbimit, as nën masa mbikëqyrjeje dhe as nën shoqërim. Lekoviq shtoi se Markoviq tha se qeveria mund të hapë dosjet e shërbimit në rastin e Dushko Jovanoviq dhe se është një rast me interes të klasës së parë, si dhe se ata mund të lexojnë, të marrin dokumentacionin nga ajo periudhë dhe të shohin gjithçka që ka bërë shërbimi në atë kohë.
Mbledhja e Komisionit Hetimor për "treshet e zeza" do të mbahet më 17 qershor
Mbledhja e Komisionit Hetimor për "treshet e zeza", axhenda e të cilit është të marrë një deklaratë nga zyrtari i policisë Brajushko Brajushkoviq, do të mbahet më 17 qershor. Komisioni hetimor më parë mori deklarata nga ish-kreu i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore dhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Dushko Markoviq, dhe oficeri i policisë Millan Paunoviq, i cili është i punësuar prej kohësh. Ky organ parlamentar merret me mbledhjen e informacionit dhe fakteve rreth veprimeve të autoriteteve shtetërore dhe subjekteve të tjera në rastet e vrasjeve me motive politike që kanë ndodhur që nga futja e sistemit shumëpartiak deri më sot. Komisioni po merret gjithashtu me rrethanat e sulmeve fizike dhe rrahjeve të gazetarëve dhe intelektualëve të tjerë të lirë nga oficerët e policisë të njohur si "treshet e zeza".
Miodrag Vuksanoviq, sot ka marr detyrën e shefit të ri të Ushtrisë të Malit të Zi
Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, Gjeneral Brigade Miodrag Vuksanoviq, sot ka marr detyrën. Me këtë rast është mbajt një ceremoni në Ministrinë e Mbrojtjes, në të cilën morën pjesë stafi komandues i Ushtrisë, e cila shënoi zyrtarisht fillimin e mandatit të Shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm, siç u njoftua nga ky Departament Qeveritar. Vuksanoviq u takua me Ministrin e Mbrojtjes Dragan Krapoviq, me të cilin shkëmbeu mendime mbi sfidat kryesore të sigurisë, prioritetet e sektorit të mbrojtjes dhe planet për të përmirësuar aftësitë e Ushtrisë së Malit të Zi.Krapoviq theksoi se emërimi i Vuksanoviqit përfaqëson një pikë kthese të rëndësishme në modernizimin dhe forcimin e sistemit të mbrojtjes së Malit të Zi. Ai theksoi se burimet njerëzore dhe reforma themelore institucionale janë prioritete në periudhën e ardhshme, dhe se qëllimi është të krijohet një ushtri moderne, efikase dhe e përgjegjshme, e bazuar në vlerat e nderit, dijes dhe përgjegjësisë.
Millatoviq,ka pranua letrat kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Rusisë, Aleksandar Petroviq Lukashik
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq,ka pranua letrat kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Rusisë, Aleksandar Petroviq Lukashik.
Siç u njoftua nga kabineti i Milatoviqit, Lukashik mori detyrën e ambasadorit pasi mandati i ambasadorit të mëparshëm ka skadua në korrik të vitit të kaluar."Milatoviq e informoi ambasadorin rreth prioriteteve kryesore të politikës së jashtme të vendit tonë - anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian (BE), anëtarësimin e besueshëm të Malit të Zi në aleancën e NATO-s dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal", thuhet në njoftim. Shtohet se Lukashik shprehu kënaqësinë e tij për marrjen e postit të ambasadorit.
As pas tentimit të 29-të deputetët nuk arrijnë ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe sot të konstituojnë përbërjen e re parlamentare. Ata janë mbledhur 29 herë deri tani në përpjekje për ta bërë Kuvendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sikur edhe në vazhdimet e kaluara të seancës konstituive, e cila ka nisur më 15 prill, skenari ishte i njëjtë: seanca zgjati pak minuta, dhe vazhdon pas 48 orësh – në këtë rast e radhës do të jetë më 11 qershor. Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Një ditë para seancës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e përsëriti thirrjen e tij për partitë e tjera parlamentare për themelimin e një qeverie të unitetit. “Vazhdoj të besoj se mund të ulemi, të flasim dhe të pajtohemi për një zgjidhje të përbashkët. Kjo krizë mund të na shërbejë si mundësi”, shkroi Abdixhiku të dielën në Facebook. Ai paralajmëroi se do ta bëjë të ditur gjatë kësaj jave një agjendë 15 pikëshe, “një platformë konkrete bashkëpunimi për Qeverinë e Unitetit, të cilën do t’ua ofroj të gjitha partive politike, pa përjashtim”. Por, Albulena Haxhiu nga LVV, pas seancës, tha se për këtë parti qeveria e tranzicionit është e papranueshme.
Vazhdon gjykimi në rastin "Banjska
Seanca e dytë gjyqësore kundër tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska” – ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023 – është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Seanca e sotme filloi me dëshminë e policit Alban Rashiti, i cili ishte plagosur kur Policia e Kosovës u përball me sulm nga një grup i serbëve të armatosur natën e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë në veri të vendit. Ai tregoi se, së bashku me disa kolegë të tij kishin mbaruar ndërrimin dhe po ktheheshin në bazën e tyre në Kushtovë nga fshati Izvor në Zveçan, kur kishin hasur në dy kamionë të ngarkuar që kishin bllokuar urën e Banjskës. Atyre u ishte kërkuar nga baza të ktheheshin në vendin e ngjarjes, pasi ishin larguar, për të dërguar fotografi apo prova për bllokadën mbi urë, ku më vonë atyre u ishin bashkuar si përforcim edhe dy vetura me gjashtë policë, përfshirë të ndjerin Bunjaku. Rashiti më pas tregoi se si gjatë kontrollimit të vendit të ngjarjes, “në ato momente qetësie ndodhi një shpërthim shumë i madh qe nuk e kemi ditur nga ka ardhur edhe e kam kuptuar që jam qëlluar në krah”. “Pastaj kanë filluar gjuajtjet me armë dhe kam parë që në anën e majtë rreshteri Bunjaku ka mbetur i plagosur në tokë dhe i gjakosur në fytyrë. Prokuroria Speciale e Kosovës, përveç tjerash, i ngarkon të akuzuarit në rastin Banjska me vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Prokurori i rastit, Naim Abazi, më herët ka deklaruar se të akuzuarit kanë pasur role të ndryshme brenda grupit kriminal, “nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste, deri te financimi dhe pastrimi i parave”.
Ish-polici kosovar, Arbnor Spahiu, pritet të merret në pyetje në Serbi
Shtetasi kosovar, Arbnor Spahiu, i ndaluar më 7 qershor në Serbi, është transferuar nga Qendra e Ndalimit në Kanjizhë drejt Suboticës, bëri të ditur avokati i tij, Arianit Koci. Duke folur për gazetarët në Prishtinë, Koci tha se ka dorëzuar disa prova që, sipas tij, dëshmojnë pafajësinë e klientit, dhe shprehu besimin se ai do të lirohet së shpejti. Po presim të njoftohemi nëse prokurori do të kërkojë paraburgim apo do ta lirojë menjëherë”, tha Koci. Megjithatë, nga Prokuroria në Suboticë i thanë Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se ai “ende nuk është sjellë tek ata për t'u marrë në pyetje” dhe se “është lënë në paraburgim deri në 48 orë”.
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Millan Miliqeviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, është arrestua sot, konfirmuan nga kjo parti, që është më e madhja opozitare në Republikën Sërpska të Bosnje e Hercegovinës. Ministria e Punëve të Brendshme e këtij entiteti njoftoi se oficerët e Drejtorisë së Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska, nën mbikëqyrjen e Departamentit Special për Luftimin e Korrupsionit dhe disa departamenteve të tjera, kryen një aksion operativ të koduar “Blloku”. Në njoftimin e MPB-së thuhet se personat me inicialet M.M., M.D. dhe M.J. - të gjithë nga qyteti Teslliq - u privuan nga liria, nën dyshimet se kanë kryer vepra penale të ndikimit dhe pranimit të ryshfetit. Në njoftim thuhet, gjithashtu, se oficerët e policisë kanë sekuestruar rreth 45.000 euro gjatë hetimeve në gjashtë muajt e fundit, me urdhër të gjykatës kompetente. Këto para thuhet se buronin nga veprimet korruptive të personave të përmendur dhe se ato janë depozituar në depozitën e gjykatës. Personat e privuar nga liria do t’i dorëzohen prokurorit kompetent të Prokurorisë së Republikës Sërpska brenda afatit ligjor, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e këtij entiteti. Nga Partia Demokratike Serbe në Teslliq thanë se “kjo është një përpjekje e dukshme për frikësim politik, duke krijuar kaos dhe dhunë kundër vullnetit të shprehur të qytetarëve”.
Zelensky thotë se po bën trysni për këmbimin e të burgosurve, por e akuzon Putinin për “lojëra të ndyra”
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i vazhdojë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve me Moskën, megjithëse shprehu dyshime se do të ketë sukses. “Ukraina vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për ta siguruar lirimin e robërve tanë të luftës dhe kthimin e trupave të luftëtarëve tanë të rënë”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm me video. “Fatkeqësisht, listat e plota nga Rusia për këmbimin e mbi 1.000 njerëzve, siç ishte rënë dakord në Stamboll, ende nuk janë dorëzuar. Si zakonisht, pala ruse po përpiqet sërish t’i shndërrojë edhe çështjet e tilla në lojë të ndyrë politike dhe informacioni”, shtoi ai. Nëse Kremlini “nuk i përmbahet marrëveshjeve, madje as për çështje humanitare, kjo do t’i vërë në pikëpyetje të madhe të gjitha përpjekjet ndërkombëtare - veçanërisht ato të Shteteve të Bashkuara – për bisedime dhe diplomaci”. Ndërkohë, Zelensky i tha rrjetit televiziv amerikan ABC se vetëm “trysnia e madhe” nga Uashingtoni dhe Evropa mund ta detyrojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të lëshojë pe.
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë Thunbergun e aktivistët e tjerë
Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar sot një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën detare në Gazën e shkatërruar nga lufta. Anija me ekuipazh prej 12 personash, përfshirë aktivisten Greta Thunberg, tani është duke u dërguar në një port në Izrael. Jahti me flamur britanik, Madleen, i operuar nga Koalicioni i Flotës së Lirisë propalestineze (FFC), synonte të dërgonte një sasi simbolike ndihmash në Gazë pasditën e sotme dhe të rriste ndërgjegjësimin ndërkombëtar për krizën humanitare në territorin palestinez. Megjithatë, anija u kap gjatë natës para se të arrinte në breg, tha FFC-ja në llogarinë e saj në Telegram. Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi më pas se Izraeli e ka marrë nën kontroll anijen. ‘Jahti i selfie-ve’ i ‘të famshmëve’ po shkon sigurt drejt brigjeve të Izraelit. Pritet që pasagjerët të kthehen në vendet e tyre të origjinës”, shkroi Ministria izraelite në X. Të gjithë udhëtarët janë të sigurt dhe të padëmtuar, shtoi më vonë Ministria. “U është dhënë ushqimi dhe uji. Pjesë e ekuipazhit prej 12 vetash ishin edhe aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg dhe Rima Hassan, anëtare franceze e Parlamentit Evropian.
Përshkallëzohen protestat në Los Anxhelos, teksa Trump dislokon Gardën Kombëtare
Tensionet në Los Anxhelos janë përshkallëzuar pasi mijëra protestues dolën në rrugë duke kundërshtuar dislokimin e trupave të Gardës Kombëtare nga presidenti Donald Trump. Protestuesit bllokuan një autostradë të rëndësishme dhe ua vënë zjarrin disa makinave vetëdrejtuese, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe shpërthime verbuese për ta kontrolluar turmën. Shumë protestues u shpërndanë pas rënies së natës, kur policia e shpalli tubimin e tyre të paligjshëm, i cili është paralajmërim për ndërhyrjen dhe arrestimin e atyre që nuk largohen. Disa nga ata që nuk u larguan hodhën gjësende drejt policisë mbrapa një barrikade të improvizuar që shtrihej përgjatë një rruge, ndërsa të tjerë gjuajtën copa betoni, gurë, skuterë elektrikë dhe fishekzjarrë drejt oficerëve të Patrullës së Autostradës së Kalifornisë dhe mjeteve të tyre të parkuara në autostradën 101 në drejtim të jugut. Oficerët u strehuan nën një mbikalim. Kjo ishte dita e tretë dhe më e ashpër e demonstratave kundër vendimit të Trumpit për luftimin e imigracionit në rajon, ndërsa vendosja e 300 trupave të Gardës Kombëtare shkaktoi zemërim dhe frikë te shumë banorë.
Zelensky thotë se po bën trysni për këmbimin e të burgosurve, por e akuzon Putinin për “lojëra të ndyra”
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i vazhdojë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve me Moskën, megjithëse shprehu dyshime se do të ketë sukses. “Ukraina vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për ta siguruar lirimin e robërve tanë të luftës dhe kthimin e trupave të luftëtarëve tanë të rënë”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm me video. “Fatkeqësisht, listat e plota nga Rusia për këmbimin e mbi 1.000 njerëzve, siç ishte rënë dakord në Stamboll, ende nuk janë dorëzuar. Si zakonisht, pala ruse po përpiqet sërish t’i shndërrojë edhe çështjet e tilla në lojë të ndyrë politike dhe informacioni”, shtoi ai. Nëse Kremlini “nuk i përmbahet marrëveshjeve, madje as për çështje humanitare, kjo do t’i vërë në pikëpyetje të madhe të gjitha përpjekjet ndërkombëtare - veçanërisht ato të Shteteve të Bashkuara – për bisedime dhe diplomaci”. Ndërkohë, Zelensky i tha rrjetit televiziv amerikan ABC se vetëm “trysnia e madhe” nga Uashingtoni dhe Evropa mund ta detyrojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të lëshojë pe.
Përshkallëzohen protestat në Los Anxhelos, teksa Trump dislokon Gardën Kombëtare
Tensionet në Los Anxhelos janë përshkallëzuar pasi mijëra protestues dolën në rrugë duke kundërshtuar dislokimin e trupave të Gardës Kombëtare nga presidenti Donald Trump. Protestuesit bllokuan një autostradë të rëndësishme dhe ua vënë zjarrin disa makinave vetëdrejtuese, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe shpërthime verbuese për ta kontrolluar turmën. Shumë protestues u shpërndanë pas rënies së natës, kur policia e shpalli tubimin e tyre të paligjshëm, i cili është paralajmërim për ndërhyrjen dhe arrestimin e atyre që nuk largohen. Disa nga ata që nuk u larguan hodhën gjësende drejt policisë mbrapa një barrikade të improvizuar që shtrihej përgjatë një rruge, ndërsa të tjerë gjuajtën copa betoni, gurë, skuterë elektrikë dhe fishekzjarrë drejt oficerëve të Patrullës së Autostradës së Kalifornisë dhe mjeteve të tyre të parkuara në autostradën 101 në drejtim të jugut. Oficerët u strehuan nën një mbikalim. Kjo ishte dita e tretë dhe më e ashpër e demonstratave kundër vendimit të Trumpit për luftimin e imigracionit në rajon, ndërsa vendosja e 300 trupave të Gardës Kombëtare shkaktoi zemërim dhe frikë te shumë banorë.
Nesër mot i ngjashëm me të sotmin
Sot mban mot kryesisht i kthjellët, në veri me vranësira të pakta deri mesatare. Vende vende fryn erë e mesme deri e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Temperaturat në orën 14: Herceg Novi, Budvë e Ulqin 35, Tivar 34, Podgoricë 32, Cetinë 29, Nikshiq e Bjello Pole 27, Beran 26, Andrievicë 25, Shavnik 24, Plevle e Guci 23, Kollashin e Plluzhinë 22, Rozhajë 21 dhe në Zhablak 17 gradë.
Për nesër pritet mot i kthjellët. Do të fryjë erë kryesisht e dobët deri mesatare, në juglindje herë pas here e mesme deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit nga 6 deri në 23 gradë, kurse më e larta ditore nga 23 deri në 35 gradë.
Коментари0
Остави коментар