- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
05. 06. 2025.
00:00 >> 18:19
Ditari 05.06.2025
Përgatiti, Musa Gjoka
NESËR ËSHTË KURBAN BAJRAMI
Nesër besimtarët mysliman festojnë njërën nga festat më të mëdha islame, Kurban Bajramin. Me rastin e kësaj feste zëvendës reisi i Bashkësisë Islame të Malit të Zi efendi Behlul Kanaqi për Radiotelevizionin e Malit të Zi dërgoj mesazhin e festës të cilin mund ta dëgjoni në Ditarin në gjuhën shqipe të televizionit.
Përfaqësuesit e Qeverisë, Kuvendit, administratave lokale dhe partive politike uruan Kurban Bajramin që fillon nesër me mesazhe se këto janë ditë feste dhe gëzimi të cilat kremtohen me familje, miq dhe fqinjë si dhe u shtrihet dora atyre që kanë nevojë. Kjo festë fetare, siç thonë ata, është gjithashtu koha për t'i kujtuar vlerat humane njerëzore, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.
NJË PERSON VDIQ NË NJË AKSIDENT NË TRUJELA
Një person vdiq në një aksident trafiku që ndodhi këtë mëngjes në vendi Trubjelë, informoi Administrata e Policisë për Portalin RTMZ. Në aksident u përfshinë një kamion dhe dy automjete pasagjerësh. Siç na u tha, ata janë shtetas malazezë. Hetimi është duke vazhduar.
QEVERIA: BORXHI TOTAL NË FUND TË VITIT 2024 ME DEPOZITA ARRITI NË 55.36% TË BPSH-së
Borxhi total shtetëror deri më 31 dhjetor 2024, duke përfshirë depozitat, arriti në 55.36% të Bruto prodhimtarisë shoqërore, njoftoi Qeveria. Qeveria, në seancën e sotme të kryesuar nga Kryeministri Millojko Spajiq, miratoi Projektligjin për llogarinë përfundimtare të buxhetit të Malit të Zi për vitin 2024. "Në diskutimin mbi këtë temë, u theksua se gjatë vitit të kaluar, u regjistrua një rritje e vazhdueshme e të ardhurave buxhetore, në masën më të madhe si pasqyrim i rritjes së aktivitetit ekonomik në vend, si dhe rritjes së standardit të jetesës së popullsisë, për shkak të rritjes së të ardhurave të disponueshme", thuhet në njoftimin për shtyp. Në strukturën e të ardhurave aktuale, pjesën më të madhe e zënë të ardhurat tatimore 72.5% ose 1,968 miliard euro, të ardhurat nga kontributet 21.5% ose 584.7 milionë euro dhe të ardhurat e tjera 3.4% ose 92.2 milionë euro. “Shuma e mbetur e të ardhurave aktuale përbëhet nga tarifat 1.9% (53.1 milionë euro) dhe taksat 0.6% (16.2 milionë euro)”, thuhet në njoftim. Shpenzimet buxhetore në vitin 2024 arritën në mbi 3 miliard euro, që është 40.3% të Bruto prodhimtarisë shoqërore.
KRAPOVIQ: DO TË VAZHDOJMË TË RRISIM BUXHETIN E MBROJTJES
Mali i Zi do të vazhdojë të rrisë buxhetin e mbrojtjes, në përputhje me kriteret ekzistuese dhe të reja të NATO-s, të cilat do të miratohen në Samitin e Hagës, tha Ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq. Ai tha se sot Mali i Zi feston tetë vjetorin që kur u bë zyrtarisht anëtari i 29-të i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Krapoviq beson se anëtarësimi në aleancën e NATO-s ka arritur një nga qëllimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të Malit të Zi. "Të qenit pjesë e një familjeje që tani përfshin 32 nga vendet më të zhvilluara, e që për Malin e Zi përfaqëson një garanci shtesë sigurie, por edhe mundësinë për të marrë pjesë aktive në procesin e vendimmarrjes që synon ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale", tha Krapoviq. Ai vlerësoi se në tetë vitet e fundit, Mali i Zi ka ndjerë avantazhet e një sistemi kolektiv sigurie siç është aleanca e NATO-s në një kuptim konkret. Krapoviq kujtoi se qielli malazez ruhet vullnetarisht nga avionë grekë dhe italianë si pjesë e misionit të mbrojtjes së hapësirës ajrore të NATO-s.
BOJOVIQ: KËSHILLI I AGJENCISË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT NESËR DO TË VENDOSË PËR SITUATËN
Raporti mbi punën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për tremujorin e parë të vitit 2025 duhej të ishte sot në rendin e ditës të Komisionit Parlamentar Kundër Korrupsionit, por shumica parlamentare nuk votoi për rendin e ditës të propozuar dhe dokumenti nuk u diskutua. Dushan Drakiq, drejtor në detyrë i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, gjithashtu nuk mori pjesë në seancë. Deputeti i Partisë Popullore Demokratike, Dragan Bojoviq, njoftoi se do të votojë kundër rendit të ditës të propozuar dhe nuk do të sigurojë kuorum, duke theksuar se ky është qëndrimi i shumicës parlamentare. "Së pari, Dushan Drakiq, drejtori i Agjencisë, nuk po merr pjesë në seancë, sa i përket shqyrtimit të raportit, drejtori i agjencisë është kryesisht i rëndësishëm si një organ operativ që zbaton të gjitha masat dhe veprimet. Mendoj se kërkesa e drejtorit të Agjencisë duhej të ishte pranuar për të shtyrë datën e seancës në një kohë të përshtatshme, kur ai të ketë mundësi të vijë. Arsyeja e dytë është se ne kemi këtu raportin për tremujorin e parë të vitit 2025 dhe nuk e shqyrtuam raportin për vitin 2024. Dhe pastaj kalojmë një vit të tërë, ku agjencia nuk po punonte me kapacitet të plotë", tha Bojoviq.
SATLER: PROBLEMET MJEDISORE ZGJIDHEN ME VULLNET, RREGULLA DHE PARTNERITET
Problemet mjedisore zgjidhen me vullnet të mirë, politikë më të rreptë penale dhe bashkëpunim efektiv ndërinstitucional, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi Johan Satler, duke shtuar se fushata "Ruaje që të ruaj" bashkon vullnetin, dijen dhe përgjegjësinë. Sattler e tha këtë në hapjen e konferencës me rastin e lançimit të fushatës kombëtare për mbrojtjen e mjedisit " Ruaje që të ruaj ", e cila u zhvillua me mbështetjen e BE-së dhe do të zbatohet nga një koalicion i gjerë i institucioneve kryesore shtetërore dhe lokale, partnerëve nga komuniteti akademik dhe sektori civil, kompanive me përgjegjësi shoqërore dhe medias. Ai theksoi se në Mal të Zi, në Ditën Botërore të Mjedisit, ata me krenari po lançojnë një Fushatë të madhe Kombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit. Sipas Satler, kur vullneti i mirë dhe qëllimet e mira bashkohen, nuk ka problem mjedisor që nuk mund të zgjidhet. "Disa vendime jopopullore do të jenë të nevojshme për sukses, siç janë dënimet e rrepta për veprat penale mjedisore dhe krimin ekologjik. Do të nevojiten institucione efektive dhe media të përgjegjshme jo vetëm për të hedhur dritë mbi rastet e ndotjes dhe për të bërë thirrje për llogaridhënie, por edhe për të informuar dhe edukuar rreth rreziqeve të ndotjes dhe rëndësisë së një mjedisi të shëndetshëm", tha Sattler.
PËR SHKAK TË DIPLOMAVE TË FALSIFIKUARA, U NGRITËN 89 KALLËZIME PENALE
Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit Dragana Baboviq tha në seancën e komisionit për Arsim, Shkencë, Kulturë dhe Sport se numri i aplikimeve për punësim në Mal të Zi po rritet nga viti në vit. Ajo theksoi se nga viti 2023 deri më sot, Ministria ngriti 89 kallëzime penale për shkak të dyshimit për dokumente arsimore të falsifikuara. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, siç theksoi Baboviq, ndaloi procedurën për njohjen e dokumenteve arsimore për 60 persona nga Shkolla e Mesme Tutin në Republikën e Serbisë, sepse asaj shkolle iu ndalua puna. Ajo theksoi se ata pezulluan njohjen e dokumenteve arsimore nga gjashtë fakultete nga Bosnja dhe Hercegovina. Në vitin 2023, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit paraqiti gjithsej 28 kallëzime penale në prokurorinë kompetente për shkak të dyshimit për falsifikim të dokumenteve arsimore. Ndërsa në vitin 2024 u ngritën 38 kallëzime penale. Në fillim të vitit 2025, deri më sot, siç theksoi Baboviq, u ngritën 23 kallëzime penale për shkak të dyshimeve për dokumente arsimore të falsifikuara.
DËSHTIMI I 27-TË PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT TË KOSOVËS
Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 27-tën herë me radhë kanë dështuar që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe sërish refuzuan, në vazhdimin e seancës konstituive më 4 qershor, që të propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Votimi i fshehtë është propozuar në vazhdimin e seancës konstituive më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në disa votime të hapura dështoi që të merrte 61 vota për t’u zgjedhur në këtë post.
MBI 1.5 MILION PELEGRINË NISIN HAXHILLËKUN NËN DIELLIN PËRVËLUES
Më shumë se 1.5 milion pelegrinë kanë kryer përgatitjet e fundit për të nisur në mbrëmjen e djeshme ritualin më të rëndësishëm të Islamit – haxhillëkun. Nikoqirët sauditë kanë tentuar të bëjnë më të mirën për t'u mos përsëritur situata e vitit të kaluar, meqë si pasojë e nxehtësisë së madhe kanë vdekur mbi 1.000 njerëz. Me temperatura mbi 40 gradë Celsius, pelegrinët kanë nisur t’i kryejnë obligimet e tyre të para afër Qabes, kubit të zi në zemër të Xhamisë së Madhe të Mekës, vend që konsiderohet më i shenjti në botë, sipas Islamit. “Duket sikur nuk jeni në këtë botë”, ka thënë Khitam, 63-vjeçar, në disa përgjigje për agjencinë e lajmeve AFP, duket thënë se “para haxhillëkut, e kam shikuar Xhaminë e Madhe çdo ditë në televizion”. Para hyrjes në Mekë, pelegrinët duhet t’i nënshtrohen një regjimi të pastërtisë dhe vishen me rroba të veçanta të bardha.
NEGOCIATAT UKRAINË-RUSI, ERDOGAN: 2 QERSHORI ISHTE HAP HISTORIK DREJT PËRFUNDIMIT TË LUFTËS
Negociatat midis rusëve dhe ukrainasve që u zhvilluan të hënën në Stamboll zunë temën e deklaratave të bëra për gazetarët nga Recep Tayyip Erdogan të enjten në mëngjes.
Pavarësisht ndjenjës së përgjithshme se nuk u bë asnjë përparim në këtë kontakt specifik midis delegacioneve të dy vendeve, presidenti turk e pa atë si një “hap historik” drejt arritjes së paqes.
“Si Turqi, ne po bëjmë çdo përpjekje për të ndaluar gjenocidin në Palestinë dhe për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës me një paqe të drejtë. Takimi që u zhvillua në Stamboll të hënën, më 2 qershor, ishte një hap historik drejt përfundimit të luftës së përgjakshme, e cila ka hyrë në vitin e saj të katërt”, tha Erdogan.
BLOOMBERG: TRUMP U KA KËRKUAR SHTETEVE TË BALLKANIT T’I PRANOJNË MIGRANTËT E DËBUAR, MES TYRE EDHE MALIT TË ZI
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, shkruan agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar mediumin Bloomberg News.
Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës nëse administrata amerikane i ka dërguar edhe asaj një kërkesë të tillë, dhe është në pritje të përgjigjes. Ngjashëm, REL-i u është drejtuar edhe autoriteteve në Serbi. Kërkesat ndaj vendeve të rajonit janë pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja, të gatshme për të pranuar migrantët e dëbuar, raporton Bloomberg, duke cituar burime që kanë dijeni për këtë çështje.
Reuters shkruan se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur raportin.
TË PAKTËN DHJETË TË VRARË NGA SULMET IZRAELITE NË GAZË
Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën dhjetë persona më 5 qershor, teksa ushtria izraelite po vazhdon ofensivën në territorin palestinez. Zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal, tha për AFP-në se sulmet vdekjeprurëse shënjestruan një zonë ku po strehohen personat e zhvendosur në Han Junis, disa shtëpi në Qytetin e Gazës dhe në Deir el-Balah. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këto raportime. Izraeli ka intensifikuar ofensivën e tij, duke thënë se synon të mposhtë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – i cili sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, sulm që nxiti luftën në Gazë.
VAZHDOJNË EVAKUIMET NË KANADA PËR SHKAK TË ZJARREVE MASIVE NË PYJE
Evakuimet emergjente vazhduan të mërkurën në Kanada , e cila është goditur nga zjarre të mëdha të përshkruara si “monstra” nga zjarrfikësit që punojnë ditë e natë, veçanërisht përreth fshatrave të kërcënuara nga zjarret. Për ditë të tëra, provincat e Saskatchewan dhe Manitoba janë përballur me zjarre që i kanë detyruar qeveritë e tyre të shpallin gjendje të jashtëzakonshme. Më shumë se 200 zjarre po digjen në të gjithë vendin, rreth gjysma e të cilave konsiderohen jashtë kontrollit. Shtatë zjarre të reja u raportuan dje. Në të gjithë vendin, më shumë se 31,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim, qindra kilometra larg. Vetëm një nga zjarret ka shkatërruar 4.7 milionë hektarë bimësi dhe mbetet jashtë kontrollit, ndërsa një i dytë, më në perëndim, është gjithashtu jashtë kontrollit, 1.4 milionë hektarë.
NESËR SHUMË NXEHTË, 34 GRADË
Sot në Mal të Zi mban mot i kthjellët, vende vende me vranësira graduale. Frynë erë e lehtë deri e mesme nga drejtime të ndryshme. Temperaturat në ora 14 u shënuan: Podgoricë 33, Beran, Plevle e Andrijevicë 30, Cetinë 29, Nikshiq, Ulqin, Kollashin, Budvë, Shavnik e Rozhajë 28, H. Novi, Plluzhinë, Petnicë e Guci 27, Tivar 26, e Zhabjak 23 gradë.
Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të kthjellët dhe mjaft të nxehtë, në orët e pasdites priten vranësira graduale kryesisht në veri. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme, nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 19 kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 34 gradë.
Коментари0
Остави коментар