- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
03. 06. 2025.
00:00 >> 17:34
Ditari 03.06.2025
Përgatiti, Musa Gjoka
DEBAT MBI VOTËBESIMIN E KRYEPARLAMENTARIT
Seanca e Kuvendit të Malit të Zi e cila u ndërpre javën e kaluar filloj sot mbas ora 14, dhe vazhdon deri në këto momente kur po e emitojmë Ditarin. Ndër të tjera sot në rend të ditës është iniciativa për votimin e mosbesimit të kryeparlamentarit Andrija Mandiq, dhe ri miratimi i Marrëveshjes me Emiratet e Bashkara Arabe të cilën kryetari i Malit të Zi Jakov Millatoviq e kthej në kuvend për shqyrtim. Debati filloj me tone të nxehta dhe i tillë vazhdon edhe tani ku përveç diskutimit në fjalë deputetët po debatojnë edhe për çështje tjera që e preokupojnë shoqërinë malazeze prej kohësh.
MALI I ZI PËRMBUSHI KRITERET PËR MBYLLJEN E KAPITULLIT MBI PROKURIMIN PUBLIK
Mali i Zi ka përmbushur kriteret për mbyllje në kapitullin e pestë (Prokurimi Publik), sipas vlerësimit të Komisionit Evropian. "Bazuar në diskutimet, Komisioni arrin në përfundimin se kriteret për mbyllje të përcaktuara në qëndrimin e përbashkët janë përmbushur dhe se ky kapitull nuk kërkon negociata të mëtejshme në këtë fazë", thuhet në draftin e qëndrimit të përbashkët në lidhje me këtë kapitull, në të cilin korrespondenti i RTMZ nga Brukseli pati qasje. Pozicioni negociues po diskutohet aktualisht në trupat punues të Këshillit të BE-së, dhe vlerësimi përfundimtar nëse Mali i Zi është gati të mbyllë përkohësisht Kapitullin 5 do të jepet nga shtetet anëtare. Dokumenti thotë se Mali i Zi ka bërë përparim të konsiderueshëm në të gjitha fushat nën Kapitullin 5, duke miratuar ligje të përafruara me praktikën ligjore të BE-së dhe duke forcuar strukturat e tij administrative dhe kapacitetet zbatuese. "Në mënyrë specifike, vendi ka bërë përmirësime të konsiderueshme që nga viti 2021, duke forcuar kornizën e tij institucionale, duke zbatuar një sistem të prokurimit elektronik dhe duke bërë përparim të mjaftueshëm në një sistem të drejtë dhe transparent të prokurimit publik, i cili ofron vlerë për paratë, konkurrencë dhe masa të forta kundër korrupsionit.
KOS: UNË MBËSHTES QËLLIMIN E MALIT TË ZI PËR TË MBYLLUR TË GJITHA KAPITUJT DERI NË FUND TË VITIT 2026
Komisioni Evropian mbështet plotësisht qëllimin e Malit të Zi për të mbyllur të gjitha kapitujt e negociatave deri në fund të vitit të ardhshëm, tha Komisionerja Evropiane për Zgjerimin Marta Kos. Në fjalimin e saj para anëtarëve të Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos theksoi se në shtatë muajt e mëparshëm, u mbyllën më shumë kapituj me vendet kandidate sesa në dhjetë vitet e fundit. "Mali i Zi po bën përparim të shpejtë. Ne kemi mbyllur përkohësisht gjashtë kapituj dhe së shpejti presim të mbyllim më shumë kapituj. Qëllimi i Malit të Zi për të mbyllur të gjitha kapitujt deri në vitin 2026 është ambicioz, por realist nëse reformat vazhdojnë dhe ne e mbështesim plotësisht atë", tha Kos. Komisionerja për Zgjerimin vlerësoi gjithashtu se vendet e caktuara kandidate e kuptuan se kishin "momentum" serioz përpara tyre dhe se po zbatonin reformat më shpejt se më parë. Ajo kujtoi se Shqipëria deri më tani ka hapur 24 kapituj negociatash dhe se, së bashku me Malin e Zi, është vendi kandidat më i përparuar, veçanërisht në sundimin e ligjit. "Megjithatë, çfarëdo që të bëjmë me vendet kandidate, duhet të ketë diçka që unë e quaj "syri i shqiponjës". Pra, ne jemi një kontrollues i fortë i asaj që ndodh atje. Bëhet fjalë për zbatimin. Nuk mjafton që ata ta miratojnë ligjin. Ne duhet ta shohim zbatimin. Dhe kjo është pjesa më e vështirë", tha Marta Kos.
IVANOVIQ: KONFIRMIMI SE MALI I ZI ËSHTË LIDER I ZGJERIMIT ËSHTË PËRGJIGJA NDAJ SKEPTICIZMIT
Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane, Filip Ivanoviq, tha se konfirmimet se Mali i Zi është dhe mbetet një vend lider në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian vijnë pothuajse çdo ditë dhe përfaqësojnë përgjigjen më të mirë ndaj përpjekjeve të shpeshta për të provokuar ndjenja skepticizmi dhe defetizmit në opinioni vendas kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE. Sipas tij, angazhimi i plotë i Qeverisë ndaj planit të reformave, në sinergji me mbështetjen e qartë të Komisionit Evropian, ka rezultuar në periudhën më të suksesshme të integrimit evropian të vendit tonë deri më tani, e cila është një bazë e mirë për suksese edhe më të mëdha në 18 muajt e ardhshëm. "Siç theksoi sot Komisionerja Kos, në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, qëllimi ynë për të përfunduar procesin e negociatave deri në fund të vitit 2026 është ambicioz, por realist dhe ka mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian", theksoi Ivanoviq. Përveç ruajtjes së dinamikës aktuale të përmbushjes së kritereve të nevojshme, Ivanoviq beson se nuk ka dyshim se Mali i Zi ka shansin më të mirë për t'u bërë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së.
VUKSANOVIQ NË VEND TË LAZAREVIQIT, VUKOVIQ NË KRYE TË MARINËS
Seanca e Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri u mbajt sot ku Këshilli shkarkoi Gjeneralin Zoran Lazareviq dhe emëroi gjeneralin Miodrag Vuksanoviq si Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi. Presidenti Jakov Millatoviq e falënderoi Llazareviqin për punën e tij deri më tani. Vendimi u mor unanimisht. Ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq njoftoi se Llazareviq u shkarkua sipas vendimit ligjorë. "Kemi sjell vendim që në vend të tij të emrojm Miodrag Vuksanoviqin. Ne kemi identifikuar edhe një numër oficerësh të tjerë, ku do të doja të veçoja Komodorin e ardhshëm Darko Vukoviq, i cili do të udhëheqë Marinën, theksoi Krapoviq. Ai e përgëzoi Vuksanoviqin për zgjedhjen e tij dhe theksoi se ishte një vendim shumë i rëndësishëm. "Sot demonstruam përgjegjësinë dhe unitetin e udhëheqjes shtetërore", theksoi Krapoviq. Anëtarët e Këshillit u njohën me Raportin mbi përdorimin e njësive të Ushtrisë së Malit të Zi në forcat ndërkombëtare, misionet paqeruajtëse dhe aktivitete të tjera jashtë vendit për vitin 2024.
DUKAJ: DECENTRALIZIMI NË MALIN E ZI DUHET TË AVANSOHET
Në hapje të konferencës "Ndërtimi i urave midis autoriteteve lokale dhe qendrore - qeverisja në nivele të shumëfishta në Ballkanin Perëndimor", ministri i Administratës publike tha se përmirësimi i parimeve të administratës së mirë publike në nivel lokal është një nga hapat thelbësorë drejt një sistemi qeverisjeje më efikase, transparente dhe miqësore ndaj qytetarëve. Ai tha se reforma e sistemit të vetëqeverisjes vendore është lart në agjendën e Ministrisë së Administratës Publike. "Ne e filluam atë proces në mënyrën e duhur dhe të plotë. Një partneritet dhe qasje sistematike na lejon të arrijmë rezultatet më të mira në mënyrën më të shpejtë, që është misioni ynë", tha Dukaj. Kur bëhet fjalë për funksionimin e sistemit të vetëqeverisjes vendore, Dukaj theksoi se ekziston një shkallë shumë e kufizuar e decentralizimit, e cila pengon funksionalitetin e plotë. "Mesazhi është i qartë - decentralizimi në Mal të Zi duhet të përmirësohet. Në këtë drejtim, është përgatitur një Ligj i ri për Vetëqeverisjen Vendore, i cili përfaqëson një reformë të menduar me kujdes të përshtatur për specifikat e Malit të Zi", tha Dukaj.
QEVERIA PROPOZON JANOVIQIN DREJTOR I AGJENSISË PËR SIGURI KOMBËTARE PËR NJË MANDAT TË PLOTË
Sot, në një seancë elektronike, Qeveria e Malit të Zi emëroi Ivica Janoviqin drejtor të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë për një mandat të plotë, mësoi "Vijesti" nga disa burime.
Ky propozim do t'i paraqitet Kuvendit, përkatësisht Komisionit kompetent për Siguri dhe Mbrojtje, me qëllim dhënien e një mendimi në përputhje me ligjin, than në "Vijesti". Më 12 dhjetor të vitit të kaluar, Janoviqi u emërua drejtor i përkohshëm i Agjencisë, pasi kreu i mëparshëm i policisë sekrete, Boris Bato Miliqi, dha dorëheqjen pas bisedimeve me kryeministrin Millojko Spajiq.
OSMANI FTON PARTITË PËR T'U KONSULTUAR RRETH DATËS SË ZGJEDHJEVE LOKALE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar subjektet politike për një takim të mërkurën, për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale në Kosovë. “Menjëherë pas konsultimeve, presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani. Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë janë mbajtur në tetor të vitit 2021. Lidhja Demokratike e Kosovës pati dalë e para, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. Diskutimet për zgjedhjet lokale bëhen në kohën kur Kosova ende nuk ka Qeveri të re, si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, ndonëse zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt të këtij viti. Më 2 qershor Kuvendi ka dështuar që të konstituohet për të 25-ën herë.
ERDOGAN: DUA TË UL NË TRYEZË TRUMPIN, PUTININ DHE ZELENSKYN!
Edhe pse e përshkroi takimin e Stambollit si të shkëlqyer, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha se shpreson që të arrijë të ulë në një tryezë bisedimesh Vladimir Putinin, Volodymyr Zelenskyn dhe Donald Trumpin. Turqia, tha Erdogan, do të ndërmarrë hapa drejt organizimit të një takimi të nivelit të lartë mes tre liderëve pas raundit të fundit të bisedimeve midis delegacioneve. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ukrainase, e pohoi më herët se Zelensky do të takohej me shefin e Kremlinit nëse ky i fundit do të pranonte ftesën e tij. Raundi i dytë i bisedimeve të paqes u mbyll të hënën pa një pajtim mbi armëpushimin pa kushte, por me një tjetër marrëveshje për shkëmbim të burgosurish. Takimi i mbajtur një ditë pas sulmeve masive ukrainase me dronë në bombarduesit strategjikë të Rusisë me kapacitet bërthamor, zgjati rreth një orë. Bisedimet – të dytat direkte mes dy palëve prej vitit 2022 –nisën me dy orë vonesë, teksa arsyeja nuk u bë e ditur.
TË PAKTËN 27 PALESTINEZË VRITEN PRANË NJË PIKE NDIHMASH NË GAZË
Të paktën 27 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit pranë një qendre shpërndarjeje ushqimi në pjesën jugore të Rripit të Gazës, thanë sot autoritetet lokale shëndetësore. Ushtria izraelite tha se forcat e saj hapën zjarr ndaj një grupi individësh që kishin devijuar nga rrugët e caktuara afër qendrës së shpërndarjes së ndihmave humanitare, në Rafah. Ushtria izraelite shtoi se ende po hetonte çfarë kishte ndodhur. Vdekjet ndodhën disa orë pasi Izraeli njoftoi se tre ushtarë izraelit ishin vrarë në luftime në pjesën veriore të Gazës, ndërsa forcat izraelite vazhdojnë ofensivën kundër militantëve të Hamasit që ka shkatërruar një pjesë të madhe të enklavës. Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur raportet nga veriu dhe jugu i Gazës. Fondacioni Humanitar i Gazës, i mbështetur nga SHBA-ja, hapi javën e kaluar qendrat e para të shpërndarjes së ndihmave me qëllim të lehtësimit të urisë së përhapur në mesin e popullsisë së rraskapitur nga lufta, shumica e të cilëve janë detyruar të braktisin shtëpitë për t’i shpëtuar luftimeve.
QEVERIA HOLANDEZE RRËZOHET PAS PËRPLASJES PËR POLITIKËN E MIGRACIONIT
Koalicioni qeverisës në Holandë u rrëzua të martën pasi Geert Wilders, lideri i ekstremit të djathtë dhe kreu i Partisë për Liri (PVV), vendosi të tërhiqte partinë e tij nga qeveria për shkak të mosmarrëveshjeve të thella mbi politikën e migracionit. Wilders, i cili doli fitues në zgjedhjet e nëntorit 2023 dhe udhëheq partinë më të madhe në parlament, kishte paralajmëruar që në fund të majit se do të shkaktonte rënien e qeverisë nëse nuk zbatohej brenda disa javësh plani i tij dhjetë pikësh për kufizimin e imigracionit. Plani i Wilders përfshinte mbylljen e kufijve për azilkërkuesit, ndalimin e bashkimit familjar për refugjatët e njohur, mbylljen e qendrave të azilit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe dëbimin e shtetasve me nënshtetësi të dyfishtë që janë dënuar për vepra penale. Megjithatë, një numër ekspertësh politikë dhe ligjorë e cilësuan këtë plan si të pazbatueshëm dhe të paligjshëm, ndërsa disa vlerësuan se Wilders e kishte krijuar vetë krizën me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.
TËRMET NË TURQI: NJË E MITUR HUMB JETËN, DHJETËRA TË LËNDUAR NGA PANIKU
Një tërmet me magnitudë 5.8 goditi në orët e para të së martës një zonë bregdetare të Turqisë, duke shkaktuar panik te banorët. Dhjetëra persona u lënduan pasi u hodhën nga ballkonet dhe dritaret për të shpëtuar, ndërsa një vajzë 14 vjeçe ndërroi jetë pasi u dërgua në spital. Autoritetet nuk raportojnë për dëme të konsiderueshme materiale. Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave bëri të ditur se tërmeti ndodhi në orën 02:17 të mëngjesit dhe kishte epiqendrën në Detin Mesdhe, pranë qytetit turistik Marmaris. Lëkundjet u ndjenë edhe në rajone përreth, përfshirë ishullin grek Rodos, duke zgjuar banorët nga gjumi. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi se 14-vjeçja vdiq në spital, si pasojë e një krize ankthi. Nuk dihet nëse ajo vuante nga ndonjë sëmundje paraprake. Ai shtoi se afro 70 persona të tjerë janë lënduar duke u hedhur nga lartësitë për shkak të frikës. Nuk janë raportuar dëmtime në ndërtesa.
NESËR DERI NË 33 GRADË
Sot mban mot I kthjellët, në veri me vende vende me vranësira graduale. Frynë erë e lehtë deri e mesme nga drejtime të ndryshme. Temperaturat në ora në ora 14 ishin; Beran e B. Pole 30, Podgoricë e Plevle 29, Andrijevicë 28, Budvë Shavnik e Rozhaja 27, Cetinë Tivar, Nikshiq, Kollashin e Petnicë 26, H. Novi, Ulqin e Guci 25, Rozhaj 24, Plluzhinë 23, dhe në Zhablak 22 gradë.
Për nesër parashihet mot i kthjellët dhe i nxehtë, vende vende me vranësira graduale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 33 gradë.
Коментари0
Остави коментар