- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
22. 05. 2025.
00:00 >> 16:54
Ditari 22.05.2025
Përgatiti, Gj. Dukaj
J.Millatoviq; Të ndërtojmë Malin e Zi mbi bazat e unitetit dhe demokracisë
Progresi i Malit të Zi duhet të mbështetet jo vetëm në reformat ekonomike dhe institucionale, por edhe në themelet e vlerave që afirmojnë drejtësinë, përgjegjësinë dhe pajtimin historik, tha presidenti i vendit, Jakov Millatoviq.
Në një intervistë me agjencinë MINA, me rastin e 19-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, ai tha se 21 maji shënon ditën kur qytetarët vendosën që Mali i Zi, të bëhej përsëri një shtet i pavarur, i orientuar drejtë të ardhmes dhe i rrënjosur në vizionin liridashës të paraardhësve.
"21 maji 2006, na solli shtëpinë tonë, por edhe përgjegjësinë për ta ruajtur dhe zhvilluar atë bazuar në vlerat e unitetit dhe demokracisë", tha Millatoviq.
Duke folur për politikën e jashtme të Malit të Zi, Millatoviq, theksoi se realiteti gjeopolitik tani është shumë i ndryshëm nga ai që ekzistonte pothuajse dy dekada më parë, kur Mali i Zi hyri përsëri në skenën ndërkombëtare si një vend i pavarur.
Ai tha se gjatë dy viteve të para të mandatit të tij, u përpoq ta promovonte Malin e Zi përmes diplomacisë si një anëtar të ardhshëm të familjes evropiane, një anëtar të besueshëm të NATO-s dhe një fqinj të mirë.
Millatoviq, tha gjithashtu se, ndërsa ai mbështet vërtet autoritetet legjislative dhe ekzekutive në reformën dhe veprimet e tyre konstruktive drejt përparimit të mëtejshëm në integrimin evropian, theksoi se është i shqetësuar për disa devijime që ai vuri në dukje.
"Shpresoj që, nëpërmjet një qëndrimi të përgjegjshëm ndaj qytetarëve si bartës të sovranitetit, kjo do të korrigjohet", tha mes tjerash presidenti Millatoviq.
A.Beçiq; Mali i Zi deri në vitin 2028 do të jetë anëtari i 28-të i BE
Zëvendëskryeministri për Sigurinë, Mbrojtjen, Luftën kundër Krimit dhe Politikën e Brendshme, Aleksa Beçiq, mbylli Forumin Transatlantik të Evropës Juglindore, të mbajtur në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington, me fjalimin e tij me temën: "Mali i Zi në derën e Bashkimit Evropian".
Forumi mblodhi pjesëmarrës të shquar nga fushat e marrëdhënieve transatlantike, energjisë, inovacionit dhe sigurisë. Në pjesën hyrëse të fjalimit, Beçiq, theksoi aleancën historike midis Malit të Zi dhe SHBA-së, e cila daton që nga viti i largët 1905, kur Mali i Zi u njoh për herë të parë nga Presidenti Amerikan Theodore Roosevelt Beçiq, i quajti marrëdhëniet e sotme "një partneritet me kuptim dhe me të ardhme".
Ai, po ashtu, theksoi para pjesëmarrësve të Forumit se sot, në 19-vjetorin e rivendosjes së pavarësisë, Mali i Zi ndodhet në një pikë kthese historike.
“Qëllimi ynë strategjik është i qartë: Mali i Zi do të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028. Ne jemi i vetmi kandidat që ka hapur të gjitha kapitujt, ka mbyllur gjashtë dhe ka harmonizuar plotësisht politikën e tij të jashtme dhe të sigurisë me BE-në”, tha ai.
Së fundmi, Beçiç theksoi: "Mali i Zi dëshiron të jetë një vend i ligjit, jo një vend i frikës. Një partner i besueshëm, jo një pikë e padukshme në hartë. Dhe ne vazhdojmë me këtë qëllim. Sepse lufta kundër krimit nuk njeh kompromise dhe rruga drejt Bashkimit Evropian nuk njeh bllokada."
P.Mirel; Hyrja në BE, obligim për mbarë shoqërinë
Pas hapjes së negociatave të pranimit, hapat më të mëdhenj të vendit në rrugën drejt BE-së që nga rivendosja e pavarësisë ishin formimi i një koalicioni të gjerë tre vjet më parë dhe përmbushja e kritereve kalimtare në kapitujt mbi sundimin e ligjit, vlerëson ish-drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin e Komisionit Evropian, Pierre Mirel, në një intervistë për RTMZ. Ai thekson se para Malit të Zi ka një periudhë në të cilën duhet të tregojë rezultate, por edhe se rruga e mëtejshme e vendit do të varet nga vlerësimi i shteteve anëtare.
Se cila do të ishte këshilla e tij për zyrtarët malazezë për të përfunduar me sukses atë që quhet hapi i fundit drejt anëtarësimit, Mirel ka porositur se gjëja e parë është të shmangni konfliktet e ndërsjella. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një detyrë gjithëpërfshirëse për të gjithë shoqërinë, e cila duhet të bashkojë të gjitha partitë politike të cilat punojnë bashkërishtë drejt të njëjtit qëllim. Dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që, nëse shoqëria e ndan këtë qëllim, të shmangen debatet e vazhdueshme.
Lidhur me atë se sa është optimist për anëtarësimin e ardhshëm të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, deri në fund të vitit 2028, Pierre Mirel, u përgjigj: „Unë nuk jam kurrë optimist apo pesimist. Unë jam realist. E di që zbatimi me sukses i të gjitha reformave në një mënyrë konkrete me qëllim bindjen e shteteve anëtare është një arritje e vështirë. A do të jetë në gjendje Mali i Zi ta bëjë këtë dhe a do të përfundojë ratifikimi deri në vitin 2028? Ndoshta, kjo do të ishte shumë mirë. Nëse nuk është e mundur, nuk do të jetë katastrofë. Gjëja më e rëndësishme në atë moment do të ishte, të paktën, të përfundonin të gjitha negociatat deri në vitin 2028. Dhe atëherë do të mbetej vetëm ratifikimi nga shtetet anëtare. Kjo do të ishte një fitore shumë e madhe“, theksoi mes tjerash, Mirel.
Në Podgoricë, ekziston vullneti që vendi të hyjë në BE.
Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Shider, thotë në një intervistë për Insider se në Tiranë dhe Podgoricë ka vullnet, ndërsa në Beogradin zyrtar nuk ka. Në Serbi, Grupi 3, i cili përmban tetë kapituj negociues, është ende i mbyllur, pa asnjë tregues se kur mund të hapet. Kjo e vendos Serbinë në rrugë me pengesa, ndërsa Mali i Zi dhe Shqipëria kalojnë në korsinë e shpejtë. I pari hapi të gjitha kapitujt e negociatave dhe mbylli gjashtë, dhe i dyti hapi 19 vetëm që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa Serbia hapi 22 në dhjetë vjet.
Kur u pyet nga Insider se cili është ndryshimi midis Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke qenë se të gjitha përballen me probleme të ngjashme dhe u kërkohet të bëjnë më shumë për të luftuar krimin e organizuar, lirinë e medias, lirinë e fjalës, Shider thotë se ndryshimi është te vullneti.
Ai shpjegon më tej se situata ekonomike është e ngjashme.
"Njerëzit, nuk ka rëndësi nëse janë serbë, malazezë, shqiptarë, maqedonas, kushdo qoftë - ata duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Të gjithë duan të punojnë shumë, të gjithë duan t'i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, janë të gatshëm të bëjnë reforma. Dallimi është te Qeveria. Njerëzit e guximshëm janë të guximshëm kudo", shton eurodeputeti austriak.
Siç thotë ai, një nga arsyet kryesore pse Serbia nuk po përparon është ndjesia që kanë të gjithë, e cila është se reformat nuk po vazhdojnë dhe se vendi po shkon prapa, se qeveria po e shtyn vendin prapa.
Mali i Zi, ka tejkaluar rajonin dhe disa anëtarë të Unionit
Të dhënat më të fundit mbi të ardhurat mesatare vjetore neto në Evropë për vitin 2024, të paraqitura në një grafik, zbulojnë edhe një herë dallime të thella në standardin e qytetarëve të vendeve evropiane.
Vendet me të ardhurat më të larta - Zvicra, Islanda dhe Norvegjia - nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa disa nga anëtarët e BE-së janë ende në fund të listës. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi shquhet si lider.
Është interesante që pagat në veri të Evropës janë shumë më të larta se ato në jug në vendet me një industri të fortë turizmi.
Sipas të dhënave zyrtare të Monstat, paga mesatare neto në Mal të Zi në prill 2024 ishte 1,003 euro, gjë që e bën këtë vend ekonominë më të fortë për sa i përket pagave në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne i tejkaluam Serbinë (890 euro), Bosnjë Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat nuk ishin as në listën e treguar në grafik.
Pavarësia gjyqësore parakusht për gjykim të drejtë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Valentina Pavliçiq, deklaroi se vetëm një gjyqësor efikas, transparent dhe i ndershëm mund të jetë themeli i drejtësisë dhe i sundimit të ligjit, duke theksuar se pavarësia gjyqësore është një parakusht themelor për një gjykim të drejtë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Ajo tha se shkëmbimi i përvojave është çelësi për përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve gjyqësore të rajonit.
Ajo e njoftoi këtë në një fjalim drejtuar pjesëmarrësve të konsultimit vjetor profesional të gjyqtarëve - Ditët e Gjyqtarëve 2025, të organizuar nga Gjykata Supreme e Kasacionit të Republikës së Serbisë, njoftoi Gjykata Supreme.
Në një fjalim drejtuar përfaqësuesve të shquar të gjyqësorit, ajo dërgoi një mesazh rreth rëndësisë së bashkëpunimit rajonal, reformave dhe ruajtjes së pavarësisë gjyqësore.
Ajo i vuri theks të veçantë rëndësisë së forcimit të pavarësisë gjyqësore, duke theksuar se kjo është një parakusht themelor për një gjykim të drejtë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Pavliçiq, shprehu besimin e saj se konferenca e këtij viti do të sjellë diskutime të dobishme rreth inovacioneve dhe hapave konkretë për të forcuar drejtësinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë rajonin.
Sërish dështon tentativa për konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të nëntëmbëdhjetën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Të mërkurën, ligjbërësit refuzuan për të njëmbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës – sipas një propozimi të bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.
Dështimi i radhës ndodhi një ditë pasi kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ngulmoi se kandidatura e Haxhiut për kryetare të Kuvendit është vendim i partisë dhe se ajo nuk do të tërhiqet.
Në pritje të vendimit të Kushtetueses për zgjedhjen e Kryeparlamentarit
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar një kërkesë nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që ka të bëjë me çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, konkretisht lidhur me ndryshimin e formës së votimit nga i hapur në të mbyllur.
Sipas përgjigjes zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, kjo kërkesë është parashtruar më 12 maj 2025 dhe tashmë është regjistruar dhe proceduar në përputhje me procedurat e brendshme ku kanë deklaruar se kanë pranuar edhe komente nga palët mbi këtë rast.
Gjykata bën të ditur se çështja do të shqyrtohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së saj. Vendimi për këtë rast do të bëhet i ditur në kohën e duhur për të gjitha palët e përfshira, si dhe për publikun e gjerë.
K.Kallas; Serbia duhet ta dëshmojë me vepra se synimin drejtë BE
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se Serbia duhet ta dëshmojë me vepra dhe reformat se synon vërtet të anëtarësohet në BE.
Duke folur në një konferencë për media në Beograd, Kallas tha se me zyrtarë të lartë serbë bisedoi për anëtarësimin në BE, dialogun e Brukselit dhe çështje të tjera.
“Është e qartë se anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Serbisë, megjithatë, dua të theksoj se ne duhet të shohim veprime që e dëshmojnë këtë dhe i mbështesin këto fjalë. Reformat janë ato që tregojnë se si Serbia do të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, tha Kallas.
“Reformat do të sjellin përfitime të vërteta për qytetarët dhe popullin e Serbisë, siç kanë kërkuar qindra mijëra studentë kanë kërkuar në javët e fundit. Autonomia e universiteteve duhet të respektohet. E ardhmja e Serbisë në BE varet nga vlerat që ajo zgjedh t'i ndjekë”, tha ajo.
Vriten dy pjesëtarë të stafit të Ambasadës së Izraelit në Washington
Dy pjesëtarë të stafit të Ambasadës së Izraelit – një çift i ri që do të fejohej së shpejti – janë vrarë nga një sulmues i vetëm, teksa ata po largoheshin nga një ngjarje e zhvilluar në Muzeun Hebraik në Uashington, në natën e së mërkurës, sipas kohës lokale, kanë bërë të ditur autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një i dyshuar për vrasjet tashmë është arrestuar, kanë njoftuar zyrtarët amerikanë.
Dy viktimat janë qëlluar dhe janë vrarë në një pjesë të qendrës së Uashingtonit, e cila ndodhet vetëm 2 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë, raporton Reuters.
I dyshuari i vetëm, i identifikuar si Elias Rodriguez, 30-vjeçar, nga Çikagoja, kishte brohoritur “Liri për Palestinën, liri për Palestinën”, para se të arrestohej, ka bërë të ditur ajo.
Izraeli, i gatshëm për një pushim të përkohshëm
Qëllimi i Izraelit mbetet të marrë kontrollin në të gjithë Gazën. Por jemi të gatshëm për një armëpushim të përkohshëm për të liruar pengjet, tha kryeministri Benjamin Netanyahu.
"Nëse ekziston mundësia e një armëpushimi të përkohshëm për lirimin e pengjeve, atëherë ne do të jemi gati", tha ai në një konferencë për shtyp të transmetuar në televizion, raporton AFP.
Sipas Netanyahut, Izraeli ka arritur të sjellë 148 persona të gjallë në shtëpi përmes shkëmbimeve dhe lirimeve të ndryshme.
Nesër, mot i ndyrshueshëm
Në Pjesën më të madhe të Malit të Zi, mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët dhe i thatë. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve jugore.
Temperatura në orën 14; Ulqin 25 gradë, Podgoricë, Tivar e Budvë 24, Herceg Novi e Bjello Pole 23, Berane 22, Rozhajë 21, Plevlë e Cetinë 20, Kollashin, Andrijevicë e Guci 18, Nikshiq, Plluzhine e Shavnik 17 dhe në Zhablak 14 gradë.
Meteorlogët parashohin se nesër do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme, vende – vende janë të mundshme të reshura kalimtare të shiut.
Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme, në viset veriore deri e fortë e drejtimeve jugore.
Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 24 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар