- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
19. 05. 2025.
00:00 >> 18:39
Ditari 19.05.2025
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
MARKOVIQI PARA KOMISIONIT HETIMOR
Në seancën e sotme të Komisionit hetimor parlamentar ish-kryeministri Dushko Markoviq, i cili ka mbajtur edhe funksionin e ministrit të Drejtësisë dhe drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Nacionale, është pyetur në lidhje me rastet e vrasjeve me motive politike, sulmeve fizike dhe rrahjeve të gazetarëve. Markoviqi mohoi çdo lidhje me mafien, vrasjet e Dushko Jovanoviqit dhe Goran Zhugiqit. Ai hodhi poshtë akuzat për likuidime politike nga shërbimi i sigurisë shtetërore, duke theksuar se roli i tij ishte të ruante paqen në kohë të paqëndrueshme. Jam këtu me ftesën tuaj i vetëdijshëm se po vij në një seancë dëgjimore që nga natyra e saj nuk ka logjikë ligjore. Me këtë dua të tregoj se është detyrim i të gjithë krerëve të organeve shtetërore t'u përgjigjen bisedave që mund të synojnë forcimin e shoqërisë dhe institucioneve, theksoi Markoviq. Ai tha se kurrë nuk ka qenë "mbajtës sekretesh", sepse të gjitha informacionet kanë qenë në dispozicion të strukturave zyrtare. Çdo gjë që di unë e dinë edhe agjentët që mblodhën informacionin, analistët që e shndërruan atë në raporte e analiza, eprorët e mi në atë kohë e dinë sepse ne i informuam në përputhje me ligjin, tha Markoviq.
KONTRABANDA E 1.5 TONËVE KOKAINË: KONFIRMOHET AKTAKUZA KUNDËR ULIQ, ZVICER, KASHQELLAN...
Trupi gjykues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë konfirmoi aktakuzën kundër Vaso Uliq , Radoje Zvicer dhe 18 te akuzuarve te tjerë. Siç njoftoi Prokuroria Speciale e Shtetit, ata dyshohen për krijimin e një organizate kriminale, si dhe për prodhim, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike. Objekti i aktakuzës është aktiviteti i një organizate kriminale e cila, siç dyshohet, është organizuar nga të akuzuarit Vaso Uliq, Radoje Zvicer dhe Sllobodan Kashqellan në fillim të vitit 2020. Zyra e Prokurorit të Shtetit Special nisi edhe një hetim financiar kundër të gjithë të akuzuarve.
DRAZHEN VOJVODIQ ËSHTË DËNUAR ME 40 VJET BURG
Drazhen Vojvodiq është dënuar sot në Gjykatën e Lartë në Podgoricë me 40 vjet burg për vrasjen brutale të Vidak Vujoviqit. Vendimi i shkallës së parë u shpall nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Velko Radovanoviq. Novica Gjikanoviq u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burg për ndihmë autorit të vrasjes për kryerjen e kësaj vepre penale dhe armëmbajtje pa leje. Pas shpalljes së vendimit, gjatë daljes nga salla e gjyqit, një anëtar i familjes së viktimës u nis fizikisht drejt të akuzuarit Vojvodiq. Megjithatë, falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë, u parandaluan incidente të mëtejshme. I akuzuari Vojvodiq qeshi disa herë në sallën e gjyqit, gjë që shkaktoi reagim nga familja e viktimës. Mbrojtja e Gjikanoviqit paralajmëroi se do ta apelojë këtë vendim.
Millatoviq: Nëse dinamika në qershor nuk është e mirë, dikush do të duhet të mbajë përgjegjësinë
Nëse dinamika e integrimit në Bashkim Evropian nuk është e mirë dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi politike, thotë presidenti Jakov Millatoviq. Mendoj se në dy vitet e mëparshme mund të kishim mbyllur më shumë se tre kapituj negociatash. Gjithashtu mendoj se në mesin e këtij viti, pas Konferencës së fundit Ndërqeveritare, do të na duhet të vendosim një vijë ndarëse dhe nëse kjo dinamikë nuk është e mirë, mendoj se dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi politike. Mali i Zi nuk ka kohë për të humbur, nuk ka kohë për një politikë që nuk është mjaftueshëm e përgjegjshme dhe serioze, dhe se qytetarët e Malit të Zi nuk kanë kohë për gjëra që e devijojnë vendin nga rruga evropiane. Pra, në këtë kuptim, pritjet e mia janë absolutisht që gjërat të përshpejtohen. Nuk shoh të jetë bërë diçka kur bëhet fjalë për Ligjin për Kuvendin, kur bëhet fjalë për reformën e legjislacionit zgjedhor, kur bëhet fjalë për shumë gjëra të rëndësishme që janë pjesë e paketës së reformës, tha Millatoviq.
Ibrahimoviq-Bjere: Mbështetja e Danimarkës për presidencën e Këshillit të BE-së, Mali i Zi ka një shans për t'u bërë anëtari i radhës
Mali i Zi ka një shans real për t'u bërë anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian dhe në atë rrugë ka mbështetjen e fortë të Danimarkës, u vlerësua në takimin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, me Ministren e Çështjeve Evropiane të Danimarkës, Marie Bjer, sot në Podgoricë.
Siç u njoftua nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ibrahimoviq tha se ishte i kënaqur me vizitën e Ministres Bjer në Mal të Zi për t'u takuar me presidencën daneze të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti dhe theksoi se Mali i Zi po punon intensivisht për realizimin e një plani ambicioz për të përfunduar negociatat e anëtarësimit gjatë vitit të ardhshëm.
"Ne do të punojmë për përfundimin e reformave, si dhe për ruajtjen e një konsensusi të plotë të brendshëm mbi BE-në. Nuk duhet të lejojmë asnjë devijim nga kjo rrugë, dhe me angazhim dhe partneritet të plotë me institucionet evropiane dhe shtetet anëtare, qëllimi ynë është i arritshëm", tha Ibrahimoviq.
Në takim, ai vlerësoi se çështja e zgjerimit të BE-së ka edhe rëndësi gjeopolitike dhe se si një nga politikat më të suksesshme të Unionit, ajo përfaqëson një rrugë drejt forcimit dhe bashkimit të mëtejshëm të Evropës.
Ministrja Bjer përshëndeti angazhimin e Malit të Zi për reformat në rrugën drejt BE-së dhe tha se Danimarka mbetet mbështetëse e politikës së zgjerimit të bazuar në meritat individuale.
Sandu: Mali i Zi dhe Moldavia janë të bashkuara nga vizioni i BE-së
Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, ndodhet për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidenti Jakov Millatoviq, pas takimit me presidenten Sandu, tha se Mali i Zi është i gatshëm të ndajë me Moldavinë njohuritë dhe përvojat në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai tha se kjo është vizita e parë zyrtare e një Presidenti të Moldavisë në Mal të Zi dhe paraqet një sinjal të fuqishëm për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërshtetërore. Ndërsa presidentja Sandu theksoi se të dy vendet po ecin në rrugën evropiane dhe shtoi se pret që suksesi të kthehet në realitet. Jemi të vetëdijshëm se ajo që nevojitet nuk është e thjeshtë, por jemi të përkushtuar ta përmbushim atë. Nuk jemi konkurrentë të njëri-tjetrit, por duhet të jemi solidarë, dhe suksesi ynë nuk është vetëm i mundur, por edhe i arritshëm. Së bashku, do ta bëjmë realitet, tha Sandu.
Dukaj: Po hedhim themelet për standarde të kërkuara të sigurisë kibernetike
Ministria e Administratës Publike (MJU) luan një rol kyç në miratimin e standardeve të kërkuara në sigurinë kibernetike, duke forcuar kapacitetet e saj dhe duke bashkëpunuar me aleatët, tha ministri përkatës Marash Dukaj.
Ai e tha këtë në hapje të dialogut të parë dyditor rajonal mbi ndërtimin e kapaciteteve kibernetike të Ballkanit Perëndimor, i cili u organizua nga Qendra për Kapacitete Kibernetike të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me Forumin Ekonomik Botëror.
Dukaj, siç njoftoi Ministria e Arsimit, tha se shkëmbimi i njohurive dhe zbatimi i praktikave të mira përmirësojnë kompetencat dhe rrisin sigurinë kibernetike të të gjithë rajonit.
Ai falënderoi organizatorët, duke deklaruar se ky dhe tubime të ngjashme janë një shans për të mbetur konkurrues në njohuri dhe aftësi në fushën e sigurisë kibernetike.
“MAP luan një rol kyç në miratimin e standardeve të kërkuara në fushën e sigurisë kibernetike, përmes forcimit të kapaciteteve të saj dhe bashkëpunimit me aleatët. Që nga sulmi kibernetik i vitit 2022, kur ishim plotësisht të papërgatitur, kemi arritur ta ngremë Malin e Zi në një nivel shumë më të lartë të sigurisë kibernetike”, theksoi Dukaj.
Ai shtoi se MAP krijoi të gjitha parakushtet për themelimin e asaj agjencie.
Dukaj tha se përpara na presin detyrime të shumta, kryesisht në zbatimin e Ligjit për Sigurinë e Informacionit, si dhe nga Plani i Rritjes.
Maras Dukaj
Pritje me rastin e 21 majit - Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq organizon sot pritje me rastin e 21 majit - Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi. Qeveria njoftoi se në ceremoni do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë shtetërorë, përfaqësues të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe trupi diplomatik. Në pritje do të marrin pjesë përfaqësues të medieve, sektorit joqeveritar, si dhe personalitete të shquara nga jeta publike dhe kulturore. Pritja do të mbahet në Podgoricë, në sallën e Qendrës sportive të Universitetit të Malit të Zi.
Dështon edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit
Për herë të 18-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Edhe këtë herë, para vazhdimit të seancës, kryesuesi Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike për një konsultim të shkurtër.
Megjithatë, qëndrimi i partive nuk ka ndryshuar dhe si rrjedhojë sërish nuk u arrit formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, me 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. 106 deputetë ishin të pranishëm në sallë.
Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën.
Në garën e tensionuar për presidencën rumune, fitoi Nicusor Dan
Kryebashkiaku liberal i Bukureshtit dhe kandidati pro-BE-së, Nicusor Dan, ka fituar kundër një sfide të fortë nga një nacionalist i krahut të djathtë rumun, në garën presidenciale pas muajsh trazirash politike.Liberali Dan mposht nacionalistin në garën e tensionuar për presidencën rumune George Simion, udhëheqësi i partisë së ekstremit të djathtë AUR, fitoi një fitore dramatike në raundin e parë në fillim të këtij muaji, duke u mbështetur në një valë zemërimi nga rumunët që kishin parë garën presidenciale të anulohej në fund të vitit të kaluar për shkak të pretendimeve për ndërhyrje ruse.Por ishte Nicusor Dan, i cili fliste butë, ai që fitoi, duke fituar 54% të votave në Rumani, edhe pse Simion pati më shumë sukses në diasporë, raporton BBC."Ne duhet ta ndërtojmë Rumaninë së bashku, pavarësisht se për kë votuat", tha Dan, pasi fitorja e tij ishte e sigurt. Më shumë se 11.6 milionë rumunë votuan në balotazhin e së dielës dhe Dan tërhoqi mbështetjen e më shumë se gjashtë milionë prej tyre.
MBRETRIA E BASHKUAR DHE BASHKIMI EUROPIAN KRIJOJNË PARTNERITETIN E MBROJTJES
Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian kanë rënë dakord për një marrëveshje të re, e cila përfshin një ujdi 12-vjeçare për anijet e peshkimit të bllokut në ujërat britanike.
Kryeministri Keir Starmer, i cili pret sot një samit të liderëve të BE-së në Londër – pati “përparime” të ndjeshme në bisedimet e zhvilluara mbrëmjen e së dielës, pohuan burime qeveritare, edhe pse disa pjesë të paktit janë ende objekt negocimi, duke këtu përfshirë një skemë të lëvizshmërisë së të rinjve, sikurse raporton BBC.
Samiti i sotëm synon të “rivendos” marrëdhëniet, pasi Britania e Madhe u shkëput nga BE më 31 janar 2020. Të gjitha këto lëvizje kanë nxitur pyetjet nëse Mbrëtëria e Bashkuara po tenton të lëvizë sërish drejt bllokut europian. Faktin që Starmer do të presë liderët më të lartë të BE-së për të nisur një “partneritet” të ri, Pedro Serrano, ambasadori i BE-së në Londër, e ka përshkruar atë si “kulminacionin e kontakteve të zgjeruara në nivelet më të larta që nga zgjedhjet e korrikut 2024 në Angli”.
KREMLINI NJOFTOI BISEDËN TELEFONIKE MIDIS PUTINIT DHE TRUMPIT TË HËNËN NË MBRËMJE
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, njoftoi se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, do të zhvillojnë një bisedë telefonike të hënën në mbrëmje, raporton Anadolu. Sipas Peskov, qëllimi i thirrjes është të diskutohen rezultatet e negociatave të fundit midis Rusisë dhe Ukrainës të mbajtura në Stamboll javën e kaluar. Peskov e përshkroi takimin e paralajmëruar midis Putinit dhe Trumpit si të rëndësishëm, duke vënë në dukje se udhëheqësit do të diskutojnë edhe komunikimin e ardhshëm midis dy vendeve.
RUSIA E SHPALL AMNESTY INTERNATIONAL-IN “ORGANIZATË TË PADËSHIRUESHME”
Rusia e ka shpallur “organizatë të padëshirueshme” grupit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, Amnesty International. Vendimi i autoriteteve ruse sot nënkupton se Amnesty International është e jashtëligjshme në Rusi dhe se bashkëpunimi me të është i dënueshëm sipas ligjit rus.Prokurori i përgjithshëm i Rusisë tha në një komunikatë se ky veprim u mor sepse Amnesty International është "qendra e përgatitjes së projekteve rusofobike në botë".Amnesty International nuk e ka komentuar lajmin ende.
NGA MESNATA SHTRENJTIMI I BENZINËS
Nga mesnata Benzina do të shtrenjtohet me dy centë për një litër, ndërsa çmimi i Eurodizelit do të mbetet I pandryshuar, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave. Në dy javët e ardhshme, Eurosuperi 95 dhe 98 oktanësh do të tregtohet me 1.41 euro, përkatësisht 1.45 euro. Çmimi i Eurodieselit do të mbetet i pandryshuar në 1.28 euro për një litër, ndërkaq çmimi i naftës për ngrohje do të rritet me një cent në 1.23 euro.
NESËR MOT I NDRYSHUESHËM
Për nesër pritet mot me vranësira të ndryshueshme me intervale më të gjata me diell dhe kryesisht i thatë, ose me shfaqje reshjeve të rralla të shiut të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit nga 3 deri në 13 gradë, ndërsa më e lartë ditore nga 16 deri në 24 gradë.
Коментари0
Остави коментар