- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
09. 05. 2025.
00:00 >> 17:08
Ditari 09.05.2025
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Dushko Golluboviq, është arrestua këtë mëngjes me urdhër të Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit
Agjenti i vjetër dhe ish-punonjës i Administratës së Policisë, Dushko Golluboviq, është arrestua këtë mëngjes me urdhër të Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit, njoftoi Vijesti. Goluboviq është arrestua për krijimin e një organizate kriminale. Pas arrestimit, Goluboviq ndodhet në ndërtesën e Departamentit Special të Policisë (SPO). Ai pritet të dërgohet në ndërtesën e PSSH -së gjatë ditës. Oficerët e Departamentit Special të Policisë kanë bllokuarë ndërtesën në Podgoricë ku jeton Goluboviqi. Siç ka mësuar Vijesti, oficerët e PSSH-së janë përpara të gjitha objekteve në pronësi të Goluboviqëve në të gjithë Malin e Zi, nga Podgorica, bregdeti dhe në Zhabljak.
Lëvizja Evropa Tani përshëndet arrestimin e Golluboviqit
Arrestimi i ish-operativit të lartë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Dushko Goluboviq, është një mundësi për të vënë në provë reformimin e supozuar të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), njoftoi Lëvizja Evropa Tani (PES). Lëvizja Evropa Tani përshëndeti arrestimin e Goluboviqit dhe tha se do t'i jepte mbështetje të plotë Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Shtetit për të vazhduar procesin e arrestimit të të dyshuarve për krim të organizuar dhe korrupsion, veçanërisht atyre që mbanin poste të larta. Siç deklaruan ata, pasi publiku zbuloi se shërbimet e sigurisë, nën kontrollin e regjimit të mëparshëm, e ndihmuan Veljko Belivuk të hynte në Mal të Zi, "tani kemi një mundësi tjetër për të testuar reformimin e supozuar të PDS-së". “Nëse PDS është vërtet parti e re, e ndryshme dhe e reformuar, atëherë, në vend të heshtjes së dhimbshme, ata duhet ta mirëpresin qartë dhe publikisht arrestimin e Goluboviqit, i cili ishte i paprekshëm për vite me radhë falë mbrojtjes politike”, thuhet në deklaratë.
Lufta kundër krimit të organizuar është sistematike dhe pa kompromis, thanë zëvendëskryeministri Aleksa Beçiq dhe Ministri i Punëve të Brendshme Danillo Sharanoviq
Arrestimi i ish-oficerit të lartë të policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Dushko Goluboviq, konfirmon se lufta kundër krimit të organizuar është sistematike dhe pa kompromis, thanë zëvendëskryeministri Aleksa Beçiq dhe Ministri i Punëve të Brendshme Danillo Sharanoviq. Ata në dekleratën e përbashkët theksuanë se asnjë funksion, gradë, identifikim zyrtar, pozicion i mëparshëm apo aktual nuk mund të jetë mbulesë para të vërtetës dhe ligjit. “Arrestimi i Goluboviqit nga Departamenti i Policisë Speciale, me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Shtetit Special, si dhe pastrimi i përditshëm i sektorit të sigurisë, konfirmon qartë se lufta kundër krimit të organizuar dhe të gjitha ndikimeve të paligjshme është sistematike dhe pa kompromis”, thuhet në deklaratë. Ata potencuanë se arrestimi i Golluboviqit është pjesë e një veprimi më të gjerë dhe themelor, qëllimi i të cilit është që Mali i Zi, për herë të parë në historinë moderne, të ketë një sektor sigurie që është plotësisht besnik vetëm ndaj shtetit dhe qytetarëve të tij, dhe jo ndaj grupeve të interesit dhe strukturave kriminale.
Kryetari i URA dhe ish-kryeministri Dritan Abazoviq përshëndeti veprimin e arrestimit të Dushko Golluboviq
Kryetari i URA dhe ish-kryeministri Dritan Abazoviq përshëndeti veprimin e arrestimit të Dushko Golluboviq. Abazoviq tha se ky është një person që është njohur për dekada si një nga ata që ishin në krye të piramidës kriminale në Mal të Zi, dhe të cilin,siç shtoi, e ka theksuar shumë herë. "Pavarësisht ndikimit që Golluboviq kishte në shërbimet e sigurisë, mbështetjes për autoritetet e reja, kontakteve me "xhaxhallarët", por edhe përgatitjes së disa punëve të ndyra në lidhje me ata që luftojnë me vetëmohim për të vërtetën - DORA E DREJTËSISË nuk u ndal. I detyrohemi me shumë mirënjohje kreut të Prokurorisë Speciale të Shtetit Vlladimir Novoviq për punën e tij profesionale, dhe veçanërisht Predrag Shukoviqit", tha Abazoviq. Ai tha se pret të fillojë procesi i vërtetimit të pastrimit të parave, por edhe skemës numër 2, që ka të bëjë me kontrabandën e cigareve. Këtu do të ketë ende surpriza. Ka të ngjarë që në ditët dhe muajt në vijim të jetë shumë më e qartë për disa raste që duhet të zgjidhen, nëse duam të jemi një shoqëri vërtet demokratike. Asgjë nuk do të harrohet - thjesht relaksohuni! Dora e drejtësisë nuk ndalet, ne po shkojmë në superfinale! ,,Mali i Zi mund ta bëjë këtë ", përfundoi Abazoviq.
Millatoviq së bashku me Krapoviqin dhe Mujoviqin, vendosi kurorë me lule në Monumentin e Partizanit – luftëtarë në Goricë
Me iniciativën e Presidentit të Shtetit Jakov Millatoviq, institucioni i Presidentit të Malit të Zi, Ministria e Mbrojtjes dhe kryeqyteti kanë organizua sot një ceremoni për të përkujtuar Ditën e Fitores ndaj Fashizmit. Në prani të Ministrit të Mbrojtjes Dragan Krapoviq dhe Kryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit, Sasha Mujoviq, Millatoviq vendosi kurorë me lule në Monumentin e Partizanit – luftëtarë në kodrën e Goricës. Presidenti Millatoviq tha se kjo datë është një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë dhe të botës. "Ne konfirmojmë angazhimin tonë ndaj idealeve të lirisë, paqes dhe dinjitetit. Edhe pse u prek rëndë nga vuajtjet e luftës, gjatë katër viteve të luftës, Mali i Zi nuk u dorëzua. Vendi ynë ishte ndër pikat e para të kryengritjes në Evropën e atëhershme të skllavëruar. Ne i kujtojmë me vëmendje të veçantë të gjithë ata që mbajtën pishtarin e antifashizmit. Ishte një akt njerëzor në dobi të të gjithë njerëzimit. Ishte një luftë për një të ardhme në të cilën çdo person do të jetë i lirë", theksoi pos tjerash Millatoviq.
Zyrtarë, figura publike dhe parti politike uruan 9 Majin, Ditën e Evropës dhe Ditën e Fitores mbi Fashizmin
Zyrtarë, figura publike dhe parti politike uruan 9 Majin, Ditën e Evropës dhe Ditën e Fitores mbi Fashizmin. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, tha se sot festojmë paqen, unitetin dhe vlerat e përbashkëta që përcaktojnë familjen tonë të madhe evropiane. Në këtë ditë të veçantë, Mali i Zi konfirmon me krenari angazhimin e tij ndaj këtyre parimeve dhe rrugën e tij strategjike drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028, gëzuar Ditën e Evropës", tha Gjeloshaj. Me rastin e shënimit të 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës, në emër të Komunës së Shavnikut dhe në emrin tim personal, ju dërgoj urime të sinqerta, tha Kryetari i Komunës së Shavnikut, Jugosllav Jakiq. "Në këtë ditë, me krenari kujtojmë heroizmin e brezave që fituan lirinë në luftën kundër fashizmit dhe hodhën themelet e vlerave moderne mbi të cilat ne ende po ndërtojmë një shoqëri të lirë, të drejtë dhe demokratike, tha Jakiq. Zëvendëskryeministri Aleksa Beçiq uroi 9 Majin - Ditën e Fitores mbi Fashizmin dhe Ditën e Evropës, duke thënë se me krenari kujtojmë luftën e paraardhësve tanë të cilët, duke ngritur Kryengritjen e Trembëdhjetë Korrikut në vitin 1941, ishin ndër të parët në Evropën e robëruar që u ngritën kundër fashizmit. Me një ndjenjë krenarie dhe respekti të thellë, sot festojmë 9 Majin - Ditën e Evropës dhe Ditën e Fitores mbi Fashizmin, si triumfin e popujve liridashës mbi ideologjinë më të errët të shekullit të 20-të, por edhe fillimin e ndërtimit të një Evrope të përbashkët të bazuar në paqe, solidaritet dhe respekt për të drejtat e njeriut, theksoi Kryetari i Bashkisë së Cetinës, Nikolla Gjurashkoviq.
Kryetarja e Kuvendit të Kryeqytetit, Jelena Boroviniq Bojoviq, dërgoi urime me rastin e 9 majit
Kryetarja e Kuvendit të Kryeqytetit, Jelena Boroviniq Bojoviq, dërgoi urime me rastin e 9 majit, duke thënë se kjo ditë na kujton dy mesazhe të rëndësishme dhe të fuqishme, fitoren në luftën historike për liri, drejtësi dhe dinjitet njerëzor, por edhe fillimin e vizionit të Evropës moderne, të bazuar në unitet, paqe dhe mirëkuptim të ndërsjellë midis popujve. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Kryetari i Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq, tha se kjo është një mundësi për të kujtuar sakrificat e bëra nga paraardhësit tanë duke luftuar kundër njërës prej plagëve më të mëdha të kohërave moderne - fashizmit, me idenë për të na lënë një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë, por edhe për të na dhënë udhëzime se si duhet t'i kundërvihemi ideologjive të prapambetura. Këtë ditë e kanë uruar edhe Kryetari i Partisë Popullore Socialiste,Vlladimir Jokoviq, Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, Ministri i Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit Verior, Damjan Qullafiq e shumë të tjerë .
Millatoviq, ekziston mundësia që kolegu i tij nga Ukraina Vladimir Zelenski të vizitojë Malin e Zi
Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq ka deklaruar se ekziston mundësia që kolegu i tij nga Ukraina Vladimir Zelenski të vizitojë Malin e Zi. Këtë, Millatoviq e deklaroi për gazetarët, pas ceremonisë të cilën institucioni i presidentit të Malit të Zi, ministria e mbrojtjes dhe kryeqytetit kanë organizuar me rastin e shënimit të 9 majit Ditës së fitores ndaj fashizmit. Duke u përgjigjur në pyetjen nëse është e vërtet se Zelenski do të vijë në Mal të Zi, Millatoviq ka përsërit qëndrimin se lidhur me Ukrainën Mali i Zi që nga fillimi ka pas qëndrim të qartë. Nuk e kisha vërtetuar ende zyrtarisht, port mund të them se ekziston mundësia që së shpejti të jam nikoqir i Zelenskit, deklaroi Millatoviq. Ai theksoi më tej se nëse Zelenski vjen në Mal të Zi ai do të takohet edhe me zyrtarët e tjerë malazezë. Ekziston mundësia që gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi të nënshkruhen disa marrëveshje, përveç tjerash edhe marrëveshja për miqasinë ndërmjet Malit të Zi dhe Ukrainës si dhe disa marrëveshjeve të tjera në të cilat Mali i Zi aktualisht është duke i përgatit, theksoi Millatoviq.
Kryetarja e Parlamentit të Podgoricës, Jelena Boroviniq Bojoviq, u rizgjodh Kryetare e Asamblesë së Unionit të Bashkive të Malit të Zi
Kryetarja e Parlamentit të Podgoricës, Jelena Boroviniq Bojoviq, u rizgjodh Kryetare e Asamblesë së Unionit të Bashkive të Malit të Zi, ndërsa Kryetari i Komunës së Petnjicës, Samir Agoviq, u zgjodh nënkryetar i këtij organi. Siç u njoftua nga UBMZ, kryetari i Asamblesë së Bashkisë së Budvës, Petar Odzhiq, u zgjodh anëtar i Bordit Mbikëqyrës. Boroviniq Bojoviq e falënderoi atë për rizgjedhjen si presidente e Asamblesë së UBMZ-së dhe theksoi se ajo do të vazhdojë të përpiqet sinqerisht ta kryejë këtë funksion me përgjegjësi. "Besimi që më treguat të gjithë ju më detyron t'i trajtoj të gjithë në mënyrë të barabartë, pa dallime, dhe sigurisht që do ta zbatoj këtë qasje në punën time të ardhshme", tha Boroviniq Bojoviq.
Kosova ende pa Kuvend të ri, pas dështimit më të fundit për konstituimin e tij
Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish – në përpjekjen e tyre të trembëdhjetë – ta konstituojnë Kuvendin e ri. Dështimi më i fundit ndodhi sot, pikërisht tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt. Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe sot kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar. Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar pas dy ditëve, të dielën në mëngjes. Dështimet e njëpasnjëshme për ta konstituuar Kuvendin e ri e kanë thelluar ngërçin politik të vendit, duke ngritur shqetësime për paralizë institucionale dhe shihen si test për pjekurinë shtetërore të Kosovës. Asnjë parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme. Lëvizja Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar e vetme qeverinë e re. Megjithëse janë thirrur dhjetëra seanca për konstituimin e Kuvendit, ndarjet politike kanë penguar vazhdimisht këtë proces. Vetëvendosja nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit. Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si një “figurë përçarëse”, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk do ta mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.
Gëzim Visoka - Kriza aktuale dhe paraliza politike e krijuar në Kosovë duhet të shërbejë si një nxitje për të rimenduar dhe rindërtuar kulturën politike
Kriza aktuale dhe paraliza politike e krijuar në Kosovë duhet të shërbejë si një nxitje për të rimenduar dhe rindërtuar kulturën politike, thotë për Radion Evropa e Lirë Dr. Gëzim Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë. “Politika nuk është vendosje e një grupi kundrejt të tjerëve, por është dialog dhe kompromis”, thekson Visoka. Sipas tij, dështimi i njëpasnjëshëm për të konstituuar Kuvendin e Kosovës po e thellon edhe zhgënjimin qytetar. Visoka thotë se mungesa e ndërhyrjes ndërkombëtare këtë herë duhet të shërbejë si sinjal për partitë politike se ky është një test i pjekurisë së Kosovës si shtet, dhe i aftësisë për ndërrim të qeverive dhe pushteteve pa ndërhyrje apo mbikëqyrje ndërkombëtare. “Është paradoksale që partitë aktuale kanë kërkuar pavarësimin e Kosovës nga mbikëqyrja ndërkombëtare, por tani po e kanë të vështirë ta bëjnë atë funksionale dhe të vetëqëndrueshme”, theksoi Gëzim Visoka.
Papa i ri, Leoni XIV zotohet se kisha do t’i ndriçojë "netët e errëta" të botës
Papa Leoni XIV e ka mbajtë sot meshën e tij të parë në Kapelën Sistine, ku u zgjodh papë një ditë më parë, duke paralajmëruar për rreziqet që sjell mungesa e besimit dhe duke shpresuar se Kisha Katolike do të mund të jetë fener që ndriçon “netët e errëta” të botës. Leoni, ish-kardinali me emrin Robert Prevost dhe papa i parë amerikan, dukej i qetë derisa drejtonte meshën në kapelën e famshme të zbukuruar, përkrah të njëjtëve kardinalë që e zgjodhën si papën e 267-të dhe pasardhës të Papa Françeskut. I veshur me petka relativisht të thjeshta në ngjyrë të bardhë dhe ari, Leoni XIV - i lindur në Çikago - i tha disa fjalë në anglisht para se të vazhdonte predikimin e tij me një italishte të rrjedhshme. Gjatë meshës, Leoni XIV, 69 vjeç, e përshkroi vizionin e tij për kishën që dëshiron ta ndërtojë, duke thënë se synon të shërbejë si "administrator besnik" për të gjithë kishën.
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, e vizitoi sot Brukselin për takime në Bashkimin Evropian dhe NATO
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, e vizitoi sot Brukselin për takime në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ditët e tij të para në detyrë kanë qenë të vrullshme, me agjendë të ngarkuar ndërkombëtare. Nga Merz - i cili këtë javë doli në skenën ndërkombëtare duke premtuar se do të sjellë energji të re në politikën e jashtme gjermane dhe evropiane – pritet shumë. Kancelari i ri gjerman pati një fillim që i dha siklet atij. Për herë të parë në historinë e vet, Bundestagu u detyrua të votonte dy herë për ta emëruar atë, pasi Merzit i munguan gjashtë vota në votimin e parë. Pra, nuk ishte tamam mbështetja që i nevojitej udhëheqësit të vendit më të rëndësishëm të BE-së.
UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i ka kritikuar sot planet për marrjen nën kontroll të shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gazë – të cilat u propozuan të enjten nga Izraeli dhe nga Shtetet e Bashkuara – duke thënë se këto plane do t’i shtojnë vuajtjet e fëmijëve dhe familjeve. Departamenti amerikan i Shtetit më herët propozoi një zgjidhje që do të lejonte dërgimin e ndihmave ushqimore në Gazë. Një propozim po qarkullon në mesin e organizatave humanitare për krijimin e një Fondacioni Humanitar për Gazën, i cili do të shpërndante ushqime nga katër “Pika të Sigurta të Shpërndarjes”. Ky u ngjan planeve të shpallura nga Izraeli më herët gjatë javës, për të cilat u tha se do ta përkeqësonin zhvendosjen e popullsisë në Gazë. “Duket se plani i paraqitur nga Izraeli për komunitetin humanitar do t’i rrisë vuajtjet e vazhdueshme të fëmijëve dhe familjeve në Rripin e Gazës”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.
India dhe Pakistani shkëmbejnë sulme me artileri të rëndë
Ushtarët indianë dhe ata pakistanezë kanë shkëmbyer sulme të mëdha artilerie përgjatë kufirit në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit gjatë natës mes së enjtes dhe premtes, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë civilëve. Përshkallëzimi mes dy vendeve fqinje vjen pas një sulmi ndaj turistëve në pjesën e kontrolluar nga India në Kashmir. Në Pakistan, një natë e pazakontë me shkëmbime të sulmeve të ashpra shkaktoi vdekjen e katër civilëve dhe plagosjen e 12 të tjerëve në afërsi të Vijës së Kontrollit që ndan Kashmirin, tha zyrtari lokal i policisë, Adeel Ahmad. Banorët e zonave kufitare thanë se të shtënat vazhduan deri në mëngjesin e së premtes. “Jemi mësuar me shkëmbime zjarri në kufi, por ajo që ndodhi mbrëmë ishte jashtë çdo norme”, tha Mohammad Shakil, një banor i sektorit Chakothi, pranë kufirit. Në anën indiane, zyrtarë ushtarakë thanë se trupat pakistaneze i bombarduan me artileri, mortaja dhe armë zjarri postet e tyre në disa zona. Forcat indiane u kundërpërgjigjën me intensitet, duke shkaktuar përleshje të ashpra deri në agim. Tensionet mes dy fuqive bërthamore janë rritur ndjeshëm pas një sulmi më 22 prill në një zonë turistike në Kashmirin e kontrolluar nga India, ku mbetën të vrarë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India.
Për nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare
Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët. Frynë erë e dobët nga drejtimi i jugut dhe perendimit. Temperaturat në orën 14: H.Novi e Ulqin 24 gradë, Podgoricë e Budvë 23, Tivar 22, Nikshiq,Cetinë, Beranë, B.Pole e Andrievicë 20, Shavnik 19 dhe në Plevle, Kollashin, Petnicë, Plluzhinë, Rozhajë e Guci 16 gc.
Për nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 4 deri në 16 kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 25 gc.
Коментари0
Остави коментар