Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 05. 2025. 00:00 >> 17:02

Ditari 08.05.2025

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Në seancën e sotme të kryesuar nga Kryeministri Millojko Spajiq, Qeveria e Malit të Zi ka diskutua disa çështje emërimesh dhe propozimesh

Në seancën e sotme të kryesuar nga Kryeministri Millojko Spajiq, Qeveria e Malit të Zi ka diskutua disa çështje emërimesh dhe propozimesh. Qeveria ka miratua vendim për emërimin e Dino Tutunxhiq si Sekretar Shteti në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave. Është miratua  vendimi për ndërprerjen e mandatit të anëtarit të Komisionit Disiplinor, Mladen Iliq. Është  miratua  vendimin për emërimin e Ivana Jankoviq Mijanoviq, si drejtoreshë e përgjithshme në detyrën e Drejtorisë për Inovacion dhe Specializim  në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.

Pastaj vendimi për emërimin e Dragan Mijushkoviq për Drejtor të përgjithshëm në detyrën e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim të Anëtarëve të Popujve Pakicë dhe Komuniteteve të Tjera Pakicë Kombëtare në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit. I është propozua Kuvendit të Aksionarëve "Montecargo" SHA - Podgoricë që anëtarë të Bordit të Drejtorëve të zgjidhen: Mirosllav Brajoviq, Vlatko Medenica, Toni Gjurashaj dhe Xheneta Kajiq. Është emërua Sllavica Knezheviq si përfaqësuese e kapitalit shtetëror, në mbledhjen e rregullt të Aksionarëve të "Montecargo" AD – Podgoricë. Është  miratua vendimi për ndërprerjen e detyrës të ushtrueses të detyrës së  Drejtoreshës së Përgjithshme  të Drejtorisë për Administratën Shtetërore në Ministrinë e Administratës Publike Jelena Pejoviq. Ka sjellë vendimin për emërimin e Jelena Pejoviq si Drejtoreshë e Përgjithshme në Detyrë të Drejtorisë për Administratën Shtetërore në Ministrinë e Administratës Publike. Ka miratua vendimin për ndërprerjen e ushtruesit të  detyrës të  sekretarit  të  ish-Ministrisë së Minierave, Naftës dhe Gazit, Mirsad Qatović. Ka sjellë vendimin për emërimin e Mirsad Qatoviq si sekretar në detyrë të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave. Ka sjellë  vendimin për emërimin e Aldin Muratoviq si Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Diasporës. Ka  miratoi vendimin për emërimin e Rusmir Dzhudzheviq si Sekretar Shteti në Ministrinë e Punëve Publike, si dhe  miratimin e vendimit për shkarkimin e Maz Crnovrshanin, këshilltar i Zëvendëskryeministrit për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

 

Millatoviq - Mali i Zi dhe Zvicra janë të përkushtuara për forcimin e dialogut politik dhe thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore

Mali i Zi dhe Zvicra janë të përkushtuara për forcimin e dialogut politik, thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe intensifikimin e bashkëpunimit strategjik, u njoftua në takimin midis Presidentit Jakov Millatoviq dhe Presidentes së Zvicrës, Karin Keller Suter. Siç u njoftua nga kabineti i Millatoviqit, në takimin në Sant Gallen u theksua rëndësia e vendimit të Malit të Zi për të hapur përfaqësinë e vetë diplomatike - konsullore në Zvicër, me seli në Bernë. “Takimi konfirmoi angazhimin e fortë të të dyja palëve për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik, thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe intensifikimin e bashkëpunimit strategjik midis Malit të Zi dhe Zvicrës”, thuhet në njoftim. Shtohet se hapja e përfaqësisë diplomatike-konsullore është një shprehje e qartë e angazhimit për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Mu për këtë arsye u potencua idea që Zvicra të hapë një zyrë përfaqësuese rezidente në Podgoricë”, thuhet në deklaratë.

 

Grupet parlamentare të PDS  dhe SD  kanë dorëzua në parlament iniciativën për shkarkimin e Kryetarit të Parlamentit Andrija Mandiq

Grupet parlamentare të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Socialdemokratëve (SD) i dorëzuan procedurës parlamentare iniciativën për shkarkimin e Kryetarit të Parlamentit Andrija Mandiq. Kryetari i Klubit të Deputetëve të PDS-së, Andrija Nikoliq, tha se që nga konstituimi i mbledhjes së 28-të të Kuvendit, integriteti i tij ka qenë vazhdimisht në rënie.“Në më pak se dy vjet, janë grumbulluar dhjetëra arsye që na tregojnë se ky njeri nuk mund të jetë më në krye të parlamentit”, tha Nikoliq në konferencën për shtyp. Sipas tij, Mandiq krijoi një mur heshtjeje në lidhje me tentativën e vrasjes në të cilën mori pjesë nipi i tij, njëheri anëtari i sigurisë së Kryetarit të Kuvendit Danillo Mandiq. “Kryetari i Kuvendit nuk u është përgjigjur  interesimit të qytetarëve, se si është e mundur që një person me interes sigurie të jetë anëtar i sigurimit të tij”, tha Nikoliq.

 

Ambasadori Gjerman në Mal të Zi dhe përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave të LNÇ kanë vendosën kurora me lule në monumentin e luftëtarit partizan në kodrën e Goricës

Sot, me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, ambasadori gjerman Peter Felten dhe përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave të Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare (SUBNOR) vendosën kurora me lule në monumentin e luftëtarit partizan në kodrën e Goricës. Kurora lulesh në emër të SUBNOR-it vendosën kryetarja dhe nënkryetarët e shoqatës Zuvdija Hoxhiq, Stevan Radunoviq dhe Milojica Dakiq. Siç raportoi Ambasada Gjermane, Felten dhe përfaqësuesit e SUBNOR-it bënë homazhe për ata që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, dhe veçanërisht për viktimat në Mal të Zi. "Gjermania është e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj historike për tmerret e Luftës së Dytë Botërore, Holokaustin dhe terrorin e Nacional Socializmit", thuhet në deklaratë.

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit (MPNI) thirrje që të gjejnë dhe ndjekin penalisht e personat përgjegjës për dërgimin e raportimeve të rreme për bomba

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit (MPNI) u bëri thirrje institucioneve kompetente që të gjejnë dhe ndjekin penalisht personat përgjegjës për dërgimin e raportimeve të rreme për bomba, në mënyrë që procesi mësimor në institucionet arsimore të mund të vazhdojë pa probleme. Nga MASHI thanë se administratat e gjashtë shkollave të mesme i informuan ata se email-e me përmbajtje kërcënuese kishin mbërritur në adresat e email-it të shkollave këtë mëngjes. Siç u tha nga ai departament, email-e kërcënuese u raportuan nga katër shkolla në Nikshiq - Gjimnazi "Stojan Ceroviq", Shkolla e Mesme e Ekonomisë dhe Ushqimit, Shkolla e Mesme Profesionale dhe Shkolla e Parë e Mesme Profesionale, si dhe dy në Podgoricë - Shkolla e Mesme Mjekësore dhe Shkolla e Mesme Elektroteknike "Vaso Aligrudiq". Ministria tha se administratat e këtyre institucioneve arsimore informuan autoritetet ligjzbatuese dhe se nxënësit dhe mësuesit u evakuuan derisa njësi të specializuara policore të inspektonin ambientet e institucioneve. "Pasi autoritetet informuan drejtorinë e shkollës se ambientet ishin të sigurta, nxënësit dhe mësuesit u kthyen në shkolla  dhe programi mësimor vazhdoi", tha Ministria.

 

Forumi Ekonomik Botëror do të organizojnë një seminar kushtuar aftësive kibernetike në rajon nga 19 deri më 20 maj në Podgoricë

Forumi Ekonomik Botëror (WEF) dhe Qendra për Zhvillimin e Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor (WB3C) do të organizojnë një seminar kushtuar aftësive kibernetike në rajon nga 19 deri më 20 maj në Podgoricë. Siç u njoftua nga WEF, qëllimi i forumit është të mbështesë përpjekjet rajonale në forcimin e rezistencës kibernetike duke prezantuar praktikat e suksesshme ndërkombëtare dhe duke diskutuar mundësitë e zbatimit të tyre në rajon. Thuhet se forumi do të bashkojë ekspertë të shumtë ndërkombëtarë dhe aktorë kryesorë rajonalë, të cilët do të analizojnë sfidat me të cilat përballet rajoni dhe do të përcaktojnë zgjidhje konkrete dhe të zbatueshme përmes punëtorive interaktive. “Hulumtimet e fundit tregojnë një rritje prej 40 për qind të incidenteve kibernetike në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023, me sulmet ransomware që përjetuan një rritje prej 200 përqind midis viteve 2022 dhe 2024”, thuhet në deklaratë.

 

Abdixhiku: Oferta për qeveri tranzitore mbetet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjidhja që partia e tij ka ofruar për të dalë nga ngërçi politik, përmes një qeverie tranzitore, mbetet në tryezë, por shtoi se ajo ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. “Zgjidhje dhamë; zgjidhja jonë aty mbetet - kurdo që janë të gatshëm të tjerët”, shkroi Abdixhiku në Facebook. Ai theksoi se deri në arritjen e një zgjidhjeje “përtej gjithë bllokadës që na shërbehet pa vizion, përtej mbledhive repetitive 48 orëshe pa ndonjë qëllim, LDK do të merret me proceset e veta përpara, aty ku s’mund të na kurthojnë”. “Prandaj, sot kam thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, për të nisur procesin konsultativ e përgatitor mbi Zgjedhjet Lokale 2025”. Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vjeshtë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar krijimin e një qeverie tranzitore deri në zgjedhjen e presidentit të ri në fillim të vitit të ardhshëm. Partitë e mëdha shqiptare janë shprehur të gatshme të bisedojnë për propozimin e LDK-së për, por Lëvizja Vetëvendosje – e cila i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit – e ka cilësuar propozimin si të papranueshëm. Paraprakisht, Abdixhiku – partia e të cilit doli e treta në zgjedhje duke marrë 20 ulëse në Kuvend – e ka hedhur poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për të bashkëqeverisur.

 

Vuçiq: Nuk e kam gënjyer askënd lidhur me vizitën time në Rusi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas mbërritjes në Moskë, tha se "nuk e kam gënjyer askënd" për vizitën time në Rusi. “Nuk e kam gënjyer askënd për ardhjen time këtu. I kam thënë presidentes të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, komisionares për Zgjerim, Marta Koss, presidentit të Francës Emmanuel Macron, dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni”, tha Vuçiq në një prononcim për Radiotelevizionin e Serbisë. Ai shtoi se Serbia “ka punë të rëndësishme dhe detyra të lidhura me ekonominë dhe energjinë” në Moskë. “Ne duhet ta zgjidhim çështjen e furnizimit me gaz”, tha Vuçiq. Vuçiq do të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq më 9 maj.

 

Millorad Dodik mbërrin në Moskë

Lideri i serbëve të Bonjës, Millorad Dodik, ka mbërritur sot në Moskë, ku nesër më 9 maj do të marrë pjesë në Ditën e Fitores Ruse, ceremoninë që shënon 80-vjetorin e fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste. Ai po merr pjesë me ftesë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Në aeroportin "Sheremetjevo", Dodikun e priti zëvendësdrejtori i Departamentit për Protokollin Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrej Miljajev, njoftoi agjencia e lajmeve, SRNA. Në mbrëmje, Dodik do të marrë pjesë në një darkë në Kremlin, të organizuar nga Putin për zyrtarët ndërkombëtarë që gjendën në Moskë për të marrë pjesë në festimin e Ditës së Fitores. Një ditë më parë në Moskë ka mbërritur edhe kryetari i Kuvendit Popullor të entitetit serb të Bosnjës, Lista Sërpska, Nenad Stevandiq, i cili sot pritet të takohet me zëvendëskryetarin e Këshillit të Federatës së Rusisë (dhoma e sipërme e parlamentit), Konstantin Kosaçov.

 

Kardinalët votojnë sot përsëri për ta zgjedhur papën e ri

Kardinalët katolikë romanë janë kthyer sot në Kapelën Sistine, për ta rifilluar votimin për zgjedhjen e papës së ri në konklavën më të madhe dhe gjeografikisht më të shumëllojshme në historinë e tyre. Kardinalët e nisën të mërkurën punën thellësisht rituale dhe të fshehtë për emërimin e një udhëheqësi të ri për 1.4 miliardë katolikët në mbarë botën. Por, në mbrëmje tym i zi doli nga oxhaku në çatinë e kapelës, gjë që tregoi se nuk u zgjodh papa i ri në votimin e parë. Kardinalët kanë nisë votimin e dytë sot rreth orës 9 të mëngjesit, sipas asaj që është njoftuar më herët nga Vatikani. Tym i bardhë do të tregojë se Kisha Katolike ka zgjedhur udhëheqësin e ri, që do të zëvendësojë Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar. As sot në orët e paraditës nuk ka pas tym të bardhë kështu që sinjalet me tym pritet të vijnë edhe më vonë gjatë ditës. Asnjë papë nuk është zgjedhur në ditën e parë të këshillit, e njohur si konklava e fshehtë, prej shekujsh, prandaj votimi mund të vazhdojë për disa ditë para se ndonjëri nga princat me kapele të kuqe të kishës t’i marrë shumicën e nevojshme prej dy të tretat e votave për t’u bërë papa i 267-të. Kardinalët, gjatë ditëve të fundit, kanë dhënë vlerësime të ndryshme për atë që kërkojnë tek papa i ardhshëm. Derisa disa kanë bërë thirrje për vazhdimësi me vizionin e Françeskut për më shumë reforma  dhe kanë kërkuar rikthim tek traditat e vjetra. Shumë kanë shprehur dëshirën për një papat më të parashikueshëm dhe të matur. Një rekord prej 133 kardinalësh nga 70 vende gjendën në Kapelën Sistine, në krahasim me 115 nga 48 vende në konklavën e vitit 2013 - një rritje që pasqyron përpjekjet e Françeskut për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.

 

Qetësi në qytetet ukrainase në orët e para të armëpushimit të shpallur nga Kremlini

Qytetet ukrainase kanë qenë të qeta mëngjesin e sotëm, pasi ka hyrë në fuqi një armëpushim treditor i shpallur nga Rusia. Thuhet se nuk ka pasur asnjë sulm me dronë apo raketa mëngjesin e sotëm, pas disa netësh bombardimesh të pareshtura. Megjithatë, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se aeroplanët rusë hodhën dy herë bomba të telekomanduara mbi rajonin Sumi në verilindje të vendit, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sulmi i parë ndodhi pothuajse tri orë pasi hyri në fuqi armëpushimi, ndërsa i dyti brenda dy orësh. Nuk ka të dhëna për dëmet e shkaktuara. Kryeqyteti Kiev ka qenë i qetë në orët e para të ditës, por nuk është e qartë nëse luftimet janë ndalur edhe në vijën e frontit. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shpalli armëpushimin 72-orësh për të përkuar me aktivitetet përkujtimore të 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ai po i mirëpret në Moskë presidentin kinez, Xi Jinping, dhe liderë të tjerë për festimet e Ditës së Fitores më 9 maj, që përfshijnë edhe një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq. Mes të ftuarve janë edhe kryeministri sllovak, Robert Fico, që ka kritikuar hapur mbështetjen e BE-së për Ukrainën, si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili vizitoi Moskën pavarësisht trysnisë nga BE-ja se kjo vizitë mund të dëmtojë ambiciet e Serbisë për anëtarësim në bllok.

 

Vance thotë se Rusia “po kërkon shumë”, bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, bëri thirrje për negociata të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Rusisë, duke thënë se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Moskës kundër shtetit fqinj mund të mos arrihet pa një format të tillë të negociatave. Në deklaratat e bëra më 7 maj, Vance tha se Rusia “po kërkon shumë”, por po ashtu sugjeroi se Ukraina nuk duhet të fiksohet në idenë e një armëpushimi 30-ditor. Ai tha se dallimet janë të mëdha, por shtoi se është optimist se ka gjasa për përfundimin e luftës. “Nuk është e nevojshme të pajtoheni me arsyetimin rus për luftën, por duhet të kuptoni prej nga vjen ky arsyetim – t’i shtyjmë ata të flasin për atë që kërkojnë për t’i dhënë fund luftës”, tha Vance në një ngjarje në Uashington. “Rusët po kërkojnë një sërë gjërash dhe ne mendojmë se po kërkojnë shumë”. “Hapi që duhet të ndërmarrim tani është që Rusia dhe Ukraina të fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën. Mendojmë se ndoshta është e pamundur të ndërmjetësojmë plotësisht të gjithë procesin pa pasur të paktën disa negociata të drejtpërdrejta”, tha ai.

 

5 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën pesë persona u vranë sot nga një sulm izraelit në veri të Rripit të Gazës, njoftoi Mbrojtja Civile Palestineze.“Pesë persona u vranë dhe disa u plagosën në një sulm ajror izraelit në agim mbi shtëpinë e një familjeje në qytetin Beit Lahia”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal, sipas AFP-së. Ushtria izraelite nuk dha asnjë deklaratë lidhur me sulmin. Pas një armëpushimi dy-mujor, Izraeli rifilloi ofensivën më 18 mars, duke pretenduar se donte ta detyronte lëvizjen militante palestineze Hamas të lironte pengjet që i mbante që nga tetori i vitit 2023. Që atëherë, më shumë se 1,500 palestinezë janë vrarë, duke e çuar numrin e të vdekurve në këtë territor në më shumë se 52,500 që nga fillimi i ofensivës izraelite. Sulmi vrau 1218 persona në anën izraelite, kryesisht civilë, sipas shifrave të AFP-së bazuara në shifra zyrtare. Nga 251 personat e rrëmbyer, 58 janë ende në Gaza, përfshirë 34 që kanë vdekur.

 

Nesër parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira kalimtare dhe me intervale me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut . Frynë erë e mesme deri e forte nga drejtimi i jugut dhe perendimit. Temperaturat në orën 14: Podgoricë, H.Novi e Budvë 22 gradë, Tivar , Ulqin, Beranë e B. Pole 20, Rozhajë 19, Andrievicë e Shavnik 18, Petnicë e Guci 17, Plevle e Kollashin 16, Nikshiq e Cetinë 15, Plluzhinë 13 dhe në Zhablak 10 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira kalimtare dhe me intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temepratuara  e mëngjesit prej 1 deri në 13 kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 24 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се