- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
06. 05. 2025.
00:00 >> 17:01
Ditari 06.05.2025
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, njoftoi se mendimi i Komisionit Evropian mbi Marrëveshjen midis Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmon atë që ai tregoi që në fillim
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, njoftoi se mendimi i Komisionit Evropian mbi Marrëveshjen midis Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) konfirmon atë që ai tregoi që në fillim, se përmbajtja e Marrëveshjes së kontestuar është e tillë që zbatimi i saj nuk do të ishte në përputhje me bazat juridike të BE-së, dhe se ishte e nevojshme të zhvillohej një debat i plotë publik brenda Malit të Zi dhe të konsultohej Bashkimi Evropian paraprakisht në lidhje me këtë Marrëveshje. Si president i vendit kam nënshkrua marrveshjën për bashkëpunim ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe duke besuar se kjo do të gjejë hapsirën për përparimin e bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve mike. Megjithatë, unë nuk e nënshkrova Marrëveshjen kontroverse për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme sepse besoja se e njëjta hap pyetje të shumta në lidhje me përputhshmërinë e saj me rendin kushtetues dhe ligjor të Malit të Zi, por edhe se ka rezerva të qarta në lidhje me zbatimin e saj në lidhje me bazat ligjore të BE-së”, theksoi Millatoviq. Opinioni i Komisionit Evropian thotë, se marrëveshja, parimisht, nuk përmban dispozita mjaftueshëm të detajuara që do të kundërshtonin drejtpërdrejt ligjin e BE-së.
Millojko Spajiq – jam i kënaqur me përgjigjen e Komisionit Evropian
Kryeministri Millojko Spajiq komentoi mbi opinionin e Komisionit Evropian mbi Marrëveshjet me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tha se ishte i kënaqur me përgjigjen e tyre dhe se nuk shihte ndonjë problem me rivotimin e 81 deputetëve për të mbështetur marrëveshjen "e cila do të nxisë ekonominë e Malit të Zi". Opinioni i Komisionit Evropian thotë se Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm dhe zhvillim të pasurive të paluajtshme në dukje nuk përmban dispozita mjaftueshëm të detajuara që do të ishin në kundërshtim me ligjin e BE-së. "Nuk mora një mendim formal, por Marrëveshja nuk është kundër legjislacionit evropian. Ky ishte thelbi i pyetjes. Jam shumë i kënaqur me një përgjigje të tillë. Kjo tregon se Qeveria kishte të drejtë kur tha se marrëveshja është plotësisht në përputhje me legjislacionin evropian. Ne jemi plotësisht në përputhje me legjislacionin evropian", theksoi Spajiq.
Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme midis Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, në formën dhe përmbajtjen e saj, nuk përmban dispozita që do të ishin në kundërshtim me bazat ligjore të BE-së
Letra e Komisioneres për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, në të cilën më mënyrë eksplicite konfirmohet se Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme midis Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, në formën dhe përmbajtjen e saj, nuk përmban dispozita që do të ishin në kundërshtim me bazat ligjore të BE-së, është një konfirmim i asaj që unë e shpalla qartë në seancën e Komitetit të Politikës së Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, njoftoi zëvendëskryeministri Filip Ivanoviq. Ne i pranojmë, siç thotë ai, rekomandimet që vijnë nga Komisioni Evropian me vëmendje dhe respekt të plotë. "Mali i Zi mbetet vazhdimisht i përkushtuar në rrugën e tij evropiane. Të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të Qeverisë synojnë forcimin e marrëdhënieve ekonomike, por gjithmonë në përputhje me qëllimin strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe detyrimet që rrjedhin nga ky proces", njoftoi Ivanoviq.
Nimanbegu, gatishmëria e Marta Kos përfaqëson një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Malit të Zi
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, tha se gatishmëria e Komisioneres së Komisionit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, për të mbrojtur parimet e transparencës, ligjshmërisë dhe interesit publik përfaqëson një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Malit të Zi. Nimanbegu e mirëpriti reagimin e Komisioneres Kos, e cili, siç thotë ai, publikisht vuri në dukje aspektet shqetësuese të Marrëveshjes midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA). “Gatishmëria e saj për të mbrojtur parimet e transparencës, ligjshmërisë dhe interesit publik përfaqëson një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, dhe veçanërisht për ne në Ulqin, të cilët jemi në qendër të këtij procesi të kontestuar”, theksoi Nimanbegu. Ai falënderoi gjithashtu Presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili i dërgoi letrën zyrtare Kos dhe, sipas Nimanbegut, dha një kontribut të rëndësishëm në hapjen e kësaj çështjeje në institucionet evropiane.
Sot në parlamerntin e Malit të Zi ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq u është përgjigjet pyetjeve të deputetëve
Seanca e parlamentit të Malit të Zi është në zhvillim e sipër. Ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq u është përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Sharanoviq tha se deri më 30 gusht 2020, kishte 59 vrasje të pazgjidhura, sepse, siç thotë ai, zyrtarët më të lartë të policisë, të cilët, kur i privonin anëtarët e OKG- nuk i sillëshin ata në polici ose në prokurori, por me qese në kokë i sillëshin tek krerët e klaneve në Mal të Zi. "Vrasjet u kryen me dirigimin e kreut të Punëve të Brendshme, në mënyrë që të mos hidhej dritë mbi to. Por ata nuk prisnin që reforma të tilla do të ndodhnin në majën e Punëve të Brendshme. Kështu, që nga ai moment e deri më sot, kemi vetëm 3 vrasje të pazgjidhura dhe dhjetëra vrasje të zgjidhura, theksoi Sharanoviq. Ai thotë se emrat janë të njohur për publikun dhe në disa zona të caktuara në Mal të Zi ata shpallen heronj. "Ata njerëz ofruan mbështetje logjistike, siguruan transportin e vrasësve, i mësuan ata si të digjnin trupat e anëtarëve kundërshtarë të OKG-së në Llovcen. Dhe e dini kush e bëri këtë ? Kreu i sektorit të sigurisë në Mal të Zi. A kërkoi dikush në atë kohë dorëheqjen në sektorin e sigurisë, jo, nuk ka pasë asnjë kërkesë", theksoi Sharanoviq. Pra thelbi i punës së policisë, është veprimi parandalues, dhe shtoi se nuk ka më " heshtje dhe nuk ka më lënie sendesh në sirtarë", potencoi Sharanoviq.
Kovaçeviq - Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (ASK), për shkak të një zgjidhjeje të dobët normative nuk ka mundësi të hyjë në llogaritë e zyrtarëve publikë
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (ASK), për shkak të një zgjidhjeje të dobët normative dhe mosrespektimit të ligjeve të tjera, tani nuk ka mundësi të hyjë në llogaritë e zyrtarëve publikë, njoftoi Qendra për Tranzicion Demokratik. Drejtoresha e programit të QTD, Milica Kovaçeviq, tha se autoritetet në Mal të Zi, gjatë procesit të marrjes së IBAR-it, prodhuan një sërë ligjesh që janë të papërdorshme në praktikë, në vend që të miratonin reforma thelbësore dhe funksionale që forcojnë sundimin e ligjit. “Një nga shembujt më të dukshëm të një qasjeje kaq formaliste dhe sipërfaqësore është Ligji për Parandalimin e Korrupsionit, i miratuar në qershor të vitit të kaluar”, tha Kovaçeviq. Sipas saj, një problem i veçantë është neni i ligjit që i referohet aksesit në llogaritë e zyrtarëve publikë. Kovaçeviq tha se në kohën e miratimit të ligjit, ai u theksua si një hap i rrallë pozitiv në shumicën e ndryshimeve kozmetike, sepse supozohej të kapërcente praktikën e gjatë të shmangies së kontrollit të pronës duke mohuar pëlqimin e zyrtarëve për të hyrë në llogari. “Megjithatë, për shkak të një zgjidhjeje të dobët normative dhe mosrespektimit të ligjeve të tjera, tani nuk eksiston mundësia e hyrjes në llogaritë e zyrtarëve publikë - as me pëlqimin e tyre dhe as pa të”, thuhet në deklaratë.
Shimun dhe Skillaqi - Investimi në programet parandaluese është i nevojshëm për ruajtjen afatgjatë të shëndetit të popullatës
Investimi në programet parandaluese është i nevojshëm për ruajtjen afatgjatë të shëndetit të popullatës dhe qëndrueshmërinë e burimeve shëndetësore, u tha në bisedën midis Ministrave të Shëndetësisë të Malit të Zi dhe Italisë, Vojislav Shimun dhe Oracija Skillaqi. Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi njoftoi se Shimun bisedoi sot me Skillaqin, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Mal të Zi, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e shëndetësisë. Në takim, siç thanë ata, u theksua veçanërisht rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e kardiokirurgjisë, telemjekësisë, programeve parandaluese, transplantimit të organeve, si dhe zhvillimit profesional të personelit shëndetësor. Ministria deklaroi se Shimun dhe Skillaqi shkëmbyen përvoja dhe prezantuan projektet aktuale dhe prioritetet e sistemeve të tyre shëndetësore, me theks të veçantë në inovacion, dixhitalizim dhe përmirësim të disponueshmërisë së shërbimeve shëndetësore. "Në një shkëmbim të hapur dhe konstruktiv mendimesh, u theksua se parandalimi është shtylla kryesore e çdo sistemi shëndetësor të suksesshëm, si dhe se investimi në programet parandaluese është i nevojshëm për ruajtjen afatgjatë të shëndetit të popullatës dhe qëndrueshmërinë e burimeve shëndetësore", thuhet në deklaratë.
Ibrahimoviq - Dita e Diplomacisë Malazeze - 6 maji, është një homazh për personalitete të shquara që kanë ndërtuar reputacionin ndërkombëtar të Malit të Zi
Dita e Diplomacisë Malazeze - 6 maji, është një homazh për personalitete të shquara që kanë ndërtuar reputacionin ndërkombëtar të Malit të Zi gjatë shekujve, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq. Ai tha se sot është hera e parë që festohet 6 maji - Dita e Diplomacisë Malazeze, e cila u krijua vitin e kaluar. Dita e Diplomacisë Malazeze, siç kujtoi Ibrahimoviq, u krijua në kujtim të reformave të Senatit nga koha e Principatës së Malit të Zi në vitin 1874, kur u krijua Zyra e Principatës për Punë të Jashtme, paraardhëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Principatës dhe Mbretërisë së Malit të Zi. "Kjo ditë është një homazh për historinë e lavdishme të diplomacisë malazeze, si dhe për personalitete të shquara që kanë ndërtuar reputacionin ndërkombëtar të vendit tonë gjatë shekujve", tha Ibrahimoviq në një deklaratë me rastin e Ditës së Diplomacisë Malazeze.
Numri i votuesve të regjistruar në listën e votuesve në Shavnik para zgjedhjeve të vitit 2022 u rrit për 371
Numri i votuesve të regjistruar në listën e votuesve në Shavnik para zgjedhjeve të vitit 2022 u rrit për 371, dhe pasi procesi zgjedhor nuk përfundoi, 236 prej tyre u kthyen në komunat e tyre të mëparshme të banimit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Departamenti qeveritar njoftoi se, me qëllim vlerësimin gjithëpërfshirës të situatës në lidhje me saktësinë e listës së votuesve, ata formuan një grup pune ndërdepartamental për kontrollin e listës së votuesve. Siç thanë ata, në punën e tij marrin pjesë edhe përfaqësues të Unionit të Bashkive, Parlamentit të Malit të Zi dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor. "Analiza e situatës përcaktoi se numri i votuesve të regjistruar në komunën e Shavnikut u rrit nga 1,597 (nga 13 prilli 2022) në 1,968 (nga 12 tetori 2022), që përfaqëson një rritje prej 371 votuesish", thuhet në deklaratë.
Brunei heq vizat për shtetasit e Kosovës
Brunei i ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, duke u bërë vendi i dytë nga Azia Juglindore brenda javësh që mundëson udhëtim pa viza për kosovarët pas Malajzisë, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani njoftoi se - gjatë vizitës së saj shtetërore në Brunei, e ka nënshkruar një marrëveshje bashkë me sulltanin dhe kryeministrin e Bruneit, Sultan Haji Hassanal Bolkiah, për heqjen e vizave ndërmjet dy vendeve. “Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe një lehtësim konkret për qytetarët tanë, duke përmirësuar ndërlidhjen, shkëmbimet kulturore dhe ekonomike”, tha Osmani. Brunei - një sulltanat i pavarur islamik - ndodhet në bregun verior të ishullit Borneo në Azinë Juglindore. Në veri kufizohet me Detin e Kinës Jugore, ndërsa në të gjitha anët e tjera kufizohet me shtetin lindor Saravaku të Malajzisë. Osmani e cilësoi këtë marrëveshje si “një tjetër dëshmi e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe sulltanatit të Bruneit”. Kosova nuk ka ambasadë apo konsullatë në Brunei dhe Brunei ende nuk ka përfaqësi diplomatike në Prishtinë. Brunei e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2012.
Vdes Kaqusha Jashari, ish-aktiviste politike dhe themeluese e PSDK-së
Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare Kaqusha Jashari, një nga figurat e njohura të skenës politike të Kosovës, themeluese dhe ish-kryetare e Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSDK), si dhe ish-deputete e Kuvendit të Kosovës. E lindur në Prishtinë, Jashari vijoi shkollimin fillor dhe të mesëm në Kamenicë, Gjilan dhe Prishtinë, ndërsa Fakultetin e Ndërtimtarisë e nisi në Beograd dhe e përfundoi në Prishtinë. Deri në vitin 1975 punoi në operativën ndërtimore në Ferizaj, për t’u angazhuar më pas në funksione të rëndësishme politike në organet krahinore të Kosovës gjatë periudhës së autonomisë. Në vitet 1986–1988 ajo ishte kryetare e Bashkimit të Sindikatave të Kosovës dhe kryetare e Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës. Pas acarimit të raporteve politike mes Prishtinës dhe Beogradit, u largua nga pozita dhe deri më 1990 mbajti detyrën e drejtoreshës së autoritetit rrugor të Kosovës. Në periudhën e viteve ’90, Jashari vazhdoi aktivitetin politik në radhët e PSDK-së, duke e udhëhequr këtë parti nga viti 1998 deri më 2008.
Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë
Lideri konservator gjerman Friedrich Merz nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për t’u zgjedhur kancelar, duke shënuar një pengesë të papritur për koalicionin e tij të ri me Socialdemokratët (SPD). Merz, 69 vjeç, i cili udhëhoqi CDU/CSU-në drejt fitores në zgjedhjet federale të shkurtit, mori vetëm 310 vota në Bundestag, gjashtë më pak se shumica e nevojshme prej 316 votash, njoftoi presidentja e Bundestagut, Julia Kloeckner. Pas votimit, Kloeckner ndërpreu seancën parlamentare për t’u dhënë grupeve mundësinë të konsultohen mbi hapat e ardhshëm. Parlamenti gjerman ka tani 14 ditë kohë për të zgjedhur Merzin ose një kandidat tjetër me shumicë absolute, me një votim të mundshëm që mund të zhvillohet sërish, raporton Reuters.
Franca e dënon ashpër planin e Izraelit për pushtimin e Gazës
Ministri i Jashtëm i Francës ka deklarua sot se Parisi “e dënon shumë ashpër” fushatën e re ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi ushtria izraelite tha se operacionet e zgjeruara në Gaza do të përfshijnë zhvendosjen e “shumicës” së banorëve të saj, pasi kabineti i sigurisë i vendit miratoi një plan që, sipas një zyrtari izraelit, do të përfshijë “pushtimin e Rripit të Gazës dhe mbajtjen e territoreve”.“Është e papranueshme”, tha ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot në një intervistë në radio, duke shtuar se qeveria izraelite është “në shkelje të ligjit humanitar”. Vendimi i Izraelit vjen ndërsa Kombet e Bashkuara dhe organizatat humanitare kanë paralajmëruar vazhdimisht për një katastrofë humanitare në terren, me rrezikun e urisë që rikthehet pas më shumë se dy muajsh bllokadë totale izraelite. Pothuajse të gjithë 2.4 milionë banorët e Rripit të Gazës janë zhvendosur të paktën një herë gjatë luftës, e cila nisi pas sulmit të militantëve të Hamasit mbi Izraelin në tetor të vitit 2023 raporton AFP.
Ukraina sulmon Moskën me dronë, mbyllen aeroportet për disa orë
Ukraina ndërmori një sulm me dronë mbi Moskën, i cili detyroi mbylljen e tre aeroporteve kryesore të kryeqytetit rus për disa orë, thanë zyrtarët rusë. Të paktën 19 dronë ukrainas u shkatërruan teksa i afroheshin Moskës, tha kryetari i bashkisë Sergei Sobyanin në Telegram më 6 maj. Sipas informacioneve paraprake, nuk pati “dëme serioze apo të lënduar” në vendin ku ranë mbetjet pranë njërës prej autostradave kryesore që çojnë në qytet. Fluturimet u ndaluan në të katër aeroportet që shërbejnë Moskën — Vnukovo, Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky — për të garantuar sigurinë ajrore, njoftoi agjencia ruse e aviacionit në Telegram. Më pas, Rosaviatsia tha se fluturimet u rifilluan në të katër aeroportet. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Kievi për sulmin me dronë, por zyrtarët ukrainas më herët kanë thënë se sulme të tilla synojnë objektiva ushtarake dhe infrastrukturë që përdoret për të mbështetur përpjekjet e luftës së Moskës dhe janë një përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse mbi zonat e banuara dhe infrastrukturën energjetike ukrainase.
Nesër mot i ndryshueshëm
Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e mesme deri e forte nga drejtimi i jugut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: Podgoricë, Ulqin e B.Pole 23 gradë, H. Novi 22, Tivar e Beranë 21, Budvë 20, Andrievicë, Shavnik e Rozhajë 19, Petnicë 18, Nikshiq 17, Kollashin e Guci 16 dhe Cetinë 15 gradë.
Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta të shiut dhe bubullimë. Në orët e pasditës në pjesët jugore dhe qendrore pritet të mbajë mot kryesisht i thatë dhe me intervale me diell.Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimi i jugut. Temperature e mëngjesit prej 5 deri në 17 kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 24 gc.
Коментари0
Остави коментар