Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 05. 2025. 00:00 >> 18:25

Ditari 02.05.2025

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

KAMPI PUBLIK DY-DITOR NË PLAZHIN E MADH: ULQIN DUHET TË MBETET I LIRË PËR NJERËZIT, NATYRËN...

Plazhi i madh në Ulqin duhet të mbetet i lirë për njerëzit, natyrën dhe gjeneratën e ardhshme, është mesazhi nga kampi publik dy-ditor, i cili filloi sot në Plazhin e Madh. Kampi është i pari i koalicionit të disa organizatave joqeveritare të Malit të Zi, që është krijuar për të ruajtur këtë perlë të rëndësishme nga investitorët dhe ndërtimet, deklaruan organizatorët.

 

RADOVIQ: SISTEMI BANKAR ËSHTË I FORTË DHE I FOKUSUAR NË PROSPERITETIN EKONOMIK

Në Mal të Zi, ekziston besim i fortë në sektorin bankar, treguesit e të cilit janë në rritje të vazhdueshme dhe si të tillë ato përfaqësojnë një bazë të fortë për mbështetjen e rritjes së mëtejshme ekonomike, njoftoi Guvernatorja e Bankës Qendrore (CBCG), Irena Radoviq.

Ajo në një intervistë për agjencinë Mina-business, tha se është krenare për të gjithë treguesit e sektorit bankar, të cilët janë vazhdimisht në rritje.

"Në fund të marsit të këtij viti, të gjitha pozicionet kryesore të bilancit shënuan një rritje shumë të fortë në bazë vjetore. Asetet e bankave janë në nivelin e 7.18 miliardë eurove, që është një rritje prej mbi tetë përqind, ndërsa kreditë dhe llogaritë e arkëtueshme janë në 4.9 miliardë, që është një rritje prej 14 përqind. E gjithë kjo flet për një aktivitet shumë të fortë krediti dhe besim në sistemin bankar malazez", vlerësoi Radoviq.

Në segmentin e kredive jo cilësore, siç deklaroi ajo, u regjistrua një rënie shumë e ndjeshme dhe sot ato janë në 3.16 përqind, që është treguesi më i ulët historik, veçanërisht në kushtet e pasigurisë në rritje.

 

MUGOSHA: KRIVOKAPIQ MUND TË JAPË NJË KONTRIBUT TË RËNDËSISHËM NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME

Ish kryeparlamentari Ranko Krivokapiq mund të japë një kontribut të rëndësishëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme në pozicionin e Ambasadorit- Këshilltar, deklaroni për programin e mëngjesit, Ilija Mugosha nga Partia e Progresit evropian. 

Mirëpo ai shtoi se ka pasur edhe hapësirë për angazhimin e të tjerëve, gjithashtu persona të aftë që punojnë aktualisht në ministrinë e jashtme.

Mugosha komentoi situatën ekonomike në Mal të Zi, duke theksuar se punëtorët, Ditën ndërkombëtare të Punës nuk e pritën në kushte të mira, kur kihet parasysh se afër 90 mijë punëtorë marrin më pak se 700 euro në muaj. Ai po ashtu tha se Malit të Zi i duhen investime të jashtëm, dhe shtoi se marrëveshja për Bashkëpunimin ekonomik me Emiratet nuk është mënyrë e duhur për të arritur tek ato.

 

BLLOKADË NË RRUGËN KRYESORE CETINË-PODGORICË

Qytetarët e Cetinës bllokuan sot rrugën kryesore Cetinë-Podgoricë në vendin Krushevo Zhdrijello prej orës 17 e 26 minuta. Në vend të bllokadës një-orëshe , kësaj  here do të zgjasë dy orë si edhe dje. Qytetarët theksuan se radikalizimi i protestave  nuk ndikon në obligimet e qytetareve dhe biznesit , pasi kjo po mbahet gjatë festës së 1 Majit. Bllokimet po zgjasin më shumë se dy muaj, ku qytetarët po kërkojnë përgjegjësi  ndaj drejtuesve të sektorit të sigurisë për shkak të dy vrasjeve masive në Cetinë.

 

LLAKOVIQ: NUK ËSHTË E PRANUESHME QË TUBIMET PUBLIKE TË MBAHEN NË RRUGËT KRYESORE

Kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe anëtari i Lëvizjes Evropa Tani (PES), Miodrag Llakoviq, tha se nuk është e pranueshme që tubimet publike, pa leje paraprake, të mbahen në rrugët kryesore dhe i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe administratës policore që të mundësojnë kalimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e Malit të Zi.

"I bëj thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë që, në përputhje me kompetencat e tyre, të mundësojnë kalimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e Malit të Zi, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Pa vënë në dyshim të drejtën demokratike për të protestuar, besoj se është ende e papranueshme që tubimet publike, pa leje paraprake, të mbahen në rrugët kryesore, duke rrezikuar kështu funksionimin bazë të industrisë së turizmit”, tha Llakoviq. 

Ai kujton se ky ishte një nga përfundimet e Këshillit për Sigurinë Kombëtare në seancën e mbajtur më 28 gusht të vitit të kaluar.

 

ULQIN: ARRESTOHEN TRE PERSONA 

Zyrtarët e policisë në Ulqin kanë arrestuar tre persona të interesit operativ. Policia rrugore arrestoi N.Q. nga Cetina, i cili po ngiste makinën nën ndikimin e marihuanës, dhe një person tjetër të interesit operativ, S.L. nga Rozhaja, te i cili testi zbuloi prani të kokainës dhe marihuanës. Policia në Ulqin gjithashtu kontrolloi një automjet të markës Ford pa targa, i cili nuk u ndal në shenjën STOP. Shpejt pas kësaj, personat u arrestuan. Bëhet fjalë për persona të interesit operativ: N.M. nga Tivari dhe M.V. nga Berani.

 

MUGOSHA: SHKALLA MË E ULËT E PAPUNËSISË ISHTE NË VITIN 2009

Për një kohë të gjatë, qeveria ka folur për shkallën më të ulët të papunësisë ndonjëherë në Mal të Zi (njoftuar se ishte 10.59 përqind), megjithëse institucionet kompetente kanë njoftuar prej vitesh se shkalla më e ulët prej 10.1 përqind ishte në gusht të vitit 2009, tha deputeti Socialdemokrat Boris Mugosha.

“Nga ana tjetër, kryeministri kishte si një nga premtimet e tij kryesore zgjedhore punësimin e plotë, që është shkalla e papunësisë nën 4 përqind”, tha Mugosha në rrjetin X.

 

GAZETARËT VAZHDOJNË TË PËRBALLËN ME PROBLEME TË SHUMTA 

Gazetarët në Mal të Zi përballen gjithnjë e më fort me presione politike, ekonomike  dhe institucionale, si dhe me një pozitë të keqe socio-ekonomike dhe me mungesën e marrëveshjes kolektive, deklaruan nga Instituti i mediave në prag të 3 Majit – Ditës Botërore e Lirisë së Mediave. 

Nga institute , gjithashtu theksojnë se është shqetësuese  mungesa e një reagimi  adekuat nga redaktorët apo redaksitë, si dhe mbrojtja e gazetarëve në disa media  nga presionet  dhe kërcënimet e qendrave të ndryshme të pushtetit. Sulmet nuk janë zvogëluar  dhe këtë më së miri e tregon fakti se në tre vitet e fundit janë regjistruar 54 sulme ndaj gazetarëve.

 

KOSOVË: RËNIE TË MADHE NË 15 VJETËT E FUNDIT NË INDEKSIN VJETOR PËR LIRIN E SHTYPIT TË ORGANIZATËS  

Kosova ka shënuar rënie të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirin e shtypit të organizatës  Reporterët pa Kufij, duke e renditur në vendin e 99-të të  në botë nga 180 shtete. Ky është viti i dytë radhazi  që Kosova shënon  rënie , pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të. 

Në raportin e publikuar sot  nga Reporterët pa Kufij, në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova  rënditet  më së keqi  në zonën e Ballkanit Perëndimorë  dhe Bashkimit Evropian. 

Ndërkaq, pesë vendet e para  me gjendje më të mirë  të lirisë së shtypit janë: Norvegjia, Estonia, Holanda , Suedia dhe Finlanda. 

 

BEGAJ - ABDULLAH II, DISKUTIME MBI SIGURINË DHE EKONOMINË

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot në një ceremoni solemne mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein.

Presidenca ka bërë të ditur edhe detaje nga takimi tête-à-tête (kokë më kokë) mes presidentit Begaj dhe mbretit të Jordanisë, Abdullah II.

Në takim u bisedua për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar
Begaj dhe Abdullah II shprehën vullnet të përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin.

Begaj theksoi se është me rëndësi rritja e shkëmbimeve tregtare dhe e investimeve jordaneze në Shqipëri.

Po ashtu, Begaj theksoi se Jordania ka mbështetur Kosovën për njohje të reja dhe hyrje në organizmat ndërkombëtarë.

Shqipëria, shtoi Begaj, mbështet hapjen e zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Jordani.
Begaj nënvizoi se Jordania është vend partner i rëndësishëm në krahun jugor të NATO-s
Gjithashtu, Kreu i Shtetit u shpreh se Iniciativa e Procesit të Aqaba-s është një nismë e suksesshme në luftën kundër terrorizmit.

Begaj theksoi më tej se Jordania është kolonë e fortë stabiliteti, teksa kërkoi forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri.

Presidenti u shpreh se, Shqipëria vlerëson rolin kyç të Jordanisë për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Sa i takon konfliktit në Lindjen e Mesme mes izraelitëve dhe palestinezëve, Begaj dhe Abdullah II theksuan se zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugë e drejtë.

 

AMBASADORI I BE TAKON KRYEKOMISIONERIN/ GONZATO: ODIHR KA NJË MISION TË RËNDËSISHËM! CELIBASHI: TË GJITHË TË REFLEKTOJNË PËRGJEGJËSITË PËR TË PASUR ZGJEDHJE ME INTEGRITET

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi këtë të premte.

“Kemi besim te ODIHR dhe ka një mision të rëndësishëm këtu. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është në zemër të negociatave. SPAK ka një detyrë të rëndësishme. BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë, jo të ndërhyjmë në procese. Nuk jemi këtu për të manipuluar asgjë“, tha Gonzato pas takimit.

“Shkëmbyem mendime në lidhje me momentin e këtyre përgatitjeve. Jemi në një proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetjeje nga delegacioni i BE për procesin zgjedhor në tërësi dhe KQZ në veçanti. Shqipëria është në një moment të rëndësishëm në integrimin europian, ndaj është me rëndësi që të gjithë të reflektojnë përgjegjësitë e tyre për të pasur zgjedhje me integritet“, u shpreh Celibashi.

 

VIJOJNË SULMET RUSE NË UKRAINË, FORCAT UKRAINASE PRETENDOJNË SE RUSIA LËSHOI 150 DRONË GJATË NATËS

Forcat ajrore të Ukrainës thonë se Rusia lëshoi 150 dronë në qytetet e saj gjatë natës.

Forcat ajrore thanë se kanë rrëzuar 64 prej tyre dhe 62 dronë të tjerë nuk i kanë arritur objektivat e tyre, me shumë mundësi për shkak të kundërmasave të luftës elektronike.

Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me 24 dronët e mbetur.

Lajmi vjen teksa Ukraina dhe SHBA një ditë më parë nënshkruan marrëveshjen e shumëpritur për mineralet e rralla të tokës ukrainase, që tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy vendeve edhe pas ardhjes së Trump në detyrë.

Në marrëveshje nuk kishte garanci sigurie për Ukrainën, por nënshkrimi i saj ka alarmuar disi Kremlinin.

 

Rubio: Ukraina dhe Rusia ende larg marrëveshjes për paqe

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, shprehën pasiguri lidhur me shanset për arritjen e një marrëveshjeje të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Mendoj se e dimë se ku ndodhet Ukraina dhe e dimë se ku ndodhet Rusia tani… Ata janë më afër, por ende larg njëri-tjetrit”, tha Rubio në Fox News.

Ndërkaq, Vance duke folur në një intervistë të veçantë për të njëjtën rrjet, shkoi më tej, duke thënë se lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë “së shpejti”.

Rubio tha se, nëse nuk ka një përparim të vërtetë në luftën në Ukrainë së shpejti, presidenti amerikan, Donald Trump, do të duhet të vendosë se sa kohë do t’i kushtojë procesit të negociatave.

SHBA-ja ka paralajmëruar më herët se negociatat kanë hyrë në një fazë “kritike”, dhe mungesa e përparimit mund të nënkuptojë tërheqjen e Uashingtonit nga përpjekjet për të ndërmjetësuar përfundimin e konfliktit.

Rubio tha javën e kaluar se ndonëse është bërë “përparim i vërtetë” në bisedimet për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, “hapat e fundit në këtë udhëtim gjithmonë do të ishin më të vështirët, dhe kjo duhet të ndodhë shpejt”.

 

USHTRIA IZRAELITE SULMON PRANË PALLATIT PRESIDENCIAL TË SIRISË

Forcat ajrore të Izraelit sulmuan pranë pallatit presidencial të Sirisë herët sot , pasi paralajmëruan autoritetet siriane të mos marshonin drejt fshatrave të banuara nga anëtarë të një sekti minoritar në Sirinë jugore.

Sulmi erdhi pas ditësh përleshjesh midis personave të armatosur të qeverisë dhe luftëtarëve që i përkasin sektit minoritar Druze, pranë Damaskut, ku pati dhjetëra të vdekur e të plagosur.

Sulmi i së premtes ishte i dyti i Izraelit në Siri, këtë javë. Dhe sulmi ndaj një zone afër pallatit presidencial duket se dërgon një paralajmërim të fortë për udhëheqjen e re siriane, e cila përbëhet kryesisht nga grupe islamiste të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham, raporton AP.

Të enjten, udhëheqësi shpirtëror Druze të Sirisë, Sheikh Hikmat Al-Hijri, kritikoi ashpër qeverinë e Sirisë për atë që ai e quajti një "sulm të pajustifikuar gjenocidal" ndaj komunitetit minoritar.

Sot në mëngjes, udhëheqja fetare Druze tha se komuniteti është pjesë e Sirisë dhe refuzon të shpërngulet nga vendi.

 

GJERMANIA E SHPALL AFD-NË GRUP EKSTREMIST TË KRAHUT TË DJATHTË

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut të djathtë.

Agjencia, e quajtur Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), tha se tani ka konfirmuar këtë cilësim për AGJ-në, pasi sipas saj, tashmë ka të dhëna konkrete që partia antimigrante, e themeluar më 2013, ndjek qëllime që kërcënojnë rendin demokratik të Gjermanisë.

Qëndrimet e partisë dhe udhëheqësve të AGJ-së shkelin parimet kushtetuese të paprekshmërisë të dinjitetit njerëzor, thanë zëvendëspresidentetët e agjencisë, Sinan Selen dhe Silke Willems.

 

NESËR MOT KRYESISHT I KTHJELLËT 

Në Mal të Zi mban mot me diell  dhe me vranësira te pakta deri mesatare, kryesisht  në pjesët veriore. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 14: Herceg Novi 29, Podgoricë e Budvë 28, Ulqin 27, Nikshiq 26, Bijello Pole  25, Cetinë e Tivar 24, Kollashin, Plevle , Beranë, Plluzhinë e Andrievicë 23, Shavnik 22, Rozhajë 21, Petrnjicë 20 , Guci 19 dhe në Zhablak 18 gradë.    

Për nesër meteorologët parashikojnë mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 28 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се