- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
01. 05. 2025.
00:00 >> 18:27
Ditari 01.05.2025
Përgatiti, Gjokë Dukaj
Sot, shënohet Dita Ndërkombëtare e Punës
Në Mal të Zi dhe në mbarë botën, sot po festohet Dita Ndërkombëtare e Punës - 1 Maji, dita kur punëtorët duhet të shprehin solidaritet të përgjithshëm dhe të kujtojnë sakrificat e bëra nga anëtarët e lëvizjes punëtore për të luftuar për të drejta më të mëdha në punë.
1 Maji u shpall Ditë Ndërkombëtare e Punës për të përkujtuar demonstratat e lëvizjes punëtore në vitin 1886, të mbajtura në Çikago, kur qindra mijëra punëtorë amerikanë dolën në rrugë për të kërkuar një ditë pune tetë-orësh.
Më pas, në vitin 1889, në Kongresin e Parë të Internacionales së Dytë, u vendos "1 Maji - një festë e përbashkët e të gjitha vendeve ku klasa punëtore duhet të manifestojë unitetin e kërkesave të saj dhe solidaritetin klasor".
Unioni i Sindikatave të Lira të Malit të Zi, njoftoi se e shënoi Ditën e Punës të këtij viti, 1 Majin, duke organizuar akademinë e parë sindikale të 1 Majit dhe duke ndarë çmime sindikale për 1 Majin.
Nga kjo organizatë, këtë vit në Ditën Ndërkombëtare të Punës, thonë se do të vazhdojnë luftën e tyre pa kompromis për të arritur qëllimin strategjik, që është ndërtimi i Malit të Zi si shtet i drejtësisë sociale dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e tij.
M.Spajiq; Do të rikthejmë dinjitetin çdo individi
Duke zbatuar programet Evropa tani 1, dhe Evropa tani 2, ne rritëm kompensimin për pagat dhe për pensionet, përmirësuam pozicionin dhe të drejtat e punonjësve, ndërsa papunësia është në nivelin më të ulët historik, ka shkruar kryeministri, Millojko Spajiq, në rrjetin X, me rastin e 1 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Ai thekson se ata i kanë përmbushur premtimet e tyre, kështu që pagat minimale dhe mesatare kanë arritur në 600, respektivisht 800 euro, përkatësisht 1003 euro, dhe ngarkesa tatimore mbi punën është më e ulëta në Evropë, shtoi Spajiq, ndërsa në të njëjtën kohë janë lehtësuar obligimet në kurriz të punëdhënësve.
Me punë të përkushtuar, ka sqaruar ai, shpëtuan vendet e punës në Institutin "Dr. Simo Millosheviq", dhe me të njëjtin parim do të shpëtojnë edhe të tjera, me rëndësi strategjike për zhvillimin dhe ekonominë e vendit tonë.
"Me vendimet tona, ne ia rikthejmë dinjitetin çdo individi dhe do t'i përmbushim të gjitha premtimet e dhëna qytetarëve që besojnë në një Mal të Zi evropian dhe të zhvilluar.
Gëzuar 1 Majin", theksoi Spajiq, në rrjetin X.
Puna dhe punëtori duhet të respektohen
Puna dhe punëtorët duhet të respektohen, ata meritojnë një ekuilibër midis punës, pushimit dhe ngritjes kulturore, njoftoi Qendra për Edukim Qytetar.
"Tetë orë punë. Tetë orë kulturë. Tetë orë pushim. Ky ishte vizioni i punëtorëve që në vitin 1886 në Çikago kërkuan një të drejtë themelore - një ditë pune dinjitoze. Kjo kërkesë mori një përgjigje brutale nga autoritetet dhe ngjarjet e përgjakshme në sheshin Haymarket dhe u bënë shkas për themelimin e një feste globale solidariteti dhe rezistence".
Që atëherë e deri më sot, 1 Maji kujton se të drejtat e punëtorëve nuk dhurohen, por ato fitohen, përkujtojnë nga kjo Qendër.
"Kjo është arsyeja pse 1 Maji është më shumë sesa një ditë pushimi - është një simbol i luftës për të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve. Qendra për edukimin qytetar, mbetet e përkushtuar për të promovuar barazinë, për të luftuar diskriminimin dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë - për të gjithë. Kjo gjithashtu do të thotë që puna dhe punëtorët duhet të respektohen dhe se ata meritojnë të kenë një ekuilibër midis punës, pushimit dhe përparimit kulturor. Gëzuar 1 Majin, kanë uruar nga Qendra për edukimin qytetar.
Mbreti i Jordanisë në vizitën e tij të parë në Mal të Zi
Me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, Mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullahu II, do të zhvillojë një vizitë pune në Mal të Zi të premten.
“Vizita e parë e Mbretit të Jordanisë në Mal të Zi do të vijë më pak se një muaj pas takimit midis Presidentit Millatoviq dhe Mbretit Abdullahu II që u zhvillua në Sofje në fillim të prillit, i cili konfirmon vullnetin e ndërsjellë për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun politik”, njoftoi Kabineti i Presidentit të Malit të Zi.
Gjatë vizitës, Millatoviq dhe Mbreti Abdullahu II, do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, i cili do të pasohet nga një drekë pune me delegacionet.
"Bisedimet do të synojnë afirmimin e mëtejshëm të dialogut politik, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, turizmit dhe sigurisë.
Kjo vizitë përfaqëson një pikë kthese të rëndësishme dhe një impuls të fortë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe Jordanisë, dhe krijon hapësirë për bashkëpunim konkret midis dy vendeve mike", përfundon deklarata.
Llopatka: Me Malin e Zi, BE-ja do të ketë përsëri 28 anëtarë
Kreu i delegacionit të ÖVP në Parlamentin Evropian, Reinhold Lopatka, tha se për afirmimin e interesave austriake në Evropë, është me rëndësi të madhe që të ketë një figurë udhëheqëse në krye të Partisë Popullore Evropiane.
Në margjinat e Kongresit të Partisë Popullore Evropiane, Llopatka, argumentoi për pranimin e anëtarëve të mëtejshëm të BE-së.
“Tani duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të çuar përpara zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Si raportuesi kryesor i Partisë Popullore Evropiane për Malin e Zi në Parlamentin Evropian, jam i bindur se mund ta pranojmë atë vend brenda këtij afati dhe kështu të bëhemi përsëri një BE me 28 shtete anëtare”, tha Llopatka, sipas njoftimit për shtyp.
Ai thekson se negociatat e pranimit me Malin e Zi kanë përparuar mirë.
"Për herë të parë që nga anëtarësimi i Kroacisë në vitin 2013, ne mund ta zgjerojmë përsëri BE-në dhe kështu ta forcojmë atë. Është koha e duhur për të kaluar nga fjalët në veprime", theksoi Llopatka.
Rikujtojmë se Llopatka, është raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi përpara Partisë Popullore Evropiane, e cila është grupi më i madh parlamentar.
Ibrahimoviq; R. Krivokapiq, kishte pikëpamje të qarta për rrugën që duhet të shkojë vendi
Ish-kryetari shumëvjeçar i Kuvendit, Ranko Krivokapiq, është punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në pozicionin e këshilltarit ambasador, konfirmoi për gazetën “Dan”, ministri i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq.
Ai, ka sqaruar se Krivokapiq, ishte pranuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme për një periudhë të caktuar prej dy vitesh dhe angazhimi i tij në punë filloi më 16 dhjetor 2024.
Ibrahimoviq, po ashtu, rikujtoi se emërimi i një këshilltari të atij rangu, në një pozicion të lartë zyrtar dhe i cili, për dallim nga ministritë tjera me një nivel të lartë, është e drejtë autonome e ministrit.
Ministri Ibrahimoviq, thekson se të gjithë jemi dëshmitarë se në të kaluarën politike, Ranko Krivokapiq, kishte pikëpamje të qarta mbi drejtimin në të cilin është duke shkuar Mali i Zi sot.
Knezheviq, paralajmëron dorëheqjen e R.Krivokapiq, nga posti i këshilltarit
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike Popullore, Millan Knezheviq, tha se i ka telefonuar Ranko Krivokapiq, dhe e ka informuar se do të jap dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i këshilltarit të Ministrit të Punëve të Jashtme.
Knezheviq, thotë se i kërkoi atij që ta informonte kryeministrin Millojko Spajiq dhe opinionin në Mal të Zi, për vendimin e tij, dhe çfarë po bën në këtë rast.
"Mund ta duam ose jo, por ky akt i tij meriton respekt. Kështu funksionon një patriot i vërtetë, i cili e mban dorën në zemër gjatë këndimit të himnit kombëtar", përfundoi Knezheviq.
Punëtorët protestojnë për më shumë të drejta dhe paga më të mëdha
Me moton "Qeveri - Kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë", Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar në Prishtinë më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Kreu i Sindikatës, Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët e sektorit privat të Kosovës janë “trajtuar si skllevër” nga ana e institucioneve, duke shtuar se “trajtim të tillë s’ka thuajse askund në Evropë”.
Pjesëtarët e Sindikatës kanë kërkuar rritjen e pagës në sektorin privat në 600 euro, marrëveshje kolektive, sigurime shëndetësore dhe themelimin e një gjykate të punës.
Shqipëria , synon të jetë pjesë e tregut global të inteligjencës artificiale
Qeveria shfaq ambicien që Shqipëria të bëhet pjesë e tregut global të Intiligjencës Artificiale.
Projektligji i Aktit Normativ iu dërgua për mendim edhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Akti Normativ u mbështetet në nenin 101 të Kushtetutës, i cili parashikon që Këshilli i Ministrave ka të drejtën e nxjerrjes së akteve normative me fuqinë e ligjit.
Kos; Nëse Vuçiq e viziton Moskën, Serbia do ta ketë të vështirësuar rrugën evropiana
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë të vështirë të mbetet në binarë drejt anëtarësimit në BE, nëse presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, e viziton Moskën javën e ardhshme. Kos tha se, megjithatë, i takon Vuçiqit të vendosë nëse dëshiron të shkojë apo jo në Rusi.
Vuçiq ka thënë se do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj dhe se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini.
Kos, qendroi në Beograd, në një vizitë dyditore, e para që nga marrja e detyrës. Kos kujtoi se ka disa kushte që Serbia duhet t’i përmbushë në vazhdimin e negociatave me BE-në në mënyrë që ta hapë kapitullin e tretë.
SHBA dhe Ukraina, nënshkruan marrëveshjen për rezervat minerale
SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje me Kievin për të ndarë fitimet nga shitja e ardhshme e rezervave minerale të Ukrainës, pas muajsh negociatash të tensionuara. Të dy vendet kanë rënë dakord të krijojnë një fond investimesh në rindërtim për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës nga lufta me Rusinë, shkruan BBC.
Shtetet e Bashkuara do të kenë akses të privilegjuar në projekte të reja investimi në këtë sektor, duke përfshirë prodhimin e aluminit, grafitit, naftës dhe gazit natyror.
Nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës pritet të tregojë angazhimin e Uashingtonit për zgjidhjen paqësore të krizës ukrainase. Kështu ka deklaruar Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent.
“Kjo marrëveshje i sinjalizon qartë Rusisë se Administrata Trump është e përkushtuar ndaj një procesi paqeje të përqendruar në një Ukrainë të lirë, sovrane dhe të begatë në planin afatgjatë”, tha ai.
Nesër, mot kryesisht me diell
Në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell, përveç në viset veriore ku mban me vranësira mesatare. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve veriore.
Temperatura në orën 14;
Podgoricë e Budvë 28 gradë, Ulqin e Herceg Novi 27, Tivar e Cetinë 24, Nikshiq e Bjello Pole 23, Berane 22, Sahvnik, Andrijevicë e Rozhajë 21, Plevlë, Kollashin e Plluzhië 20, Guci 19, Petnjicë 18 dhe në Zhablak 14 gradë.
Meteorologët parashohin se nesër do të mbaj mot kryesisht me diell. Nga mesi i ditës në viset veriore janë të mundshme të reshura kalimtare të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme vende-vende deri e fortë e drejtimeve veriore.
Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 17 kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 28 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар