Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 04. 2025. 00:00 >> 17:01

Ditari 28.04.2025

Përgatiti, Gjokë Dukaj

Listat e hapura dhe mbajtja e zgjedhjeve të njëjtën ditë

Listat e hapura zgjedhore, si dhe mbajtja e të gjitha zgjedhjeve lokale në një ditë, parashikohen, ndër të tjera, nga Koncepti i Ligjit për Zgjedhjet Lokale, i cili u prezantua sot në Podgoricë. Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, tha se Projektligji është përgatitur nga një ekip ekspertësh dhe se i është dërguar Komisionit për Reformën Zgjedhore të Kuvendit të Malit të Zi. Dukaj, në konferencën për shtyp ku u prezantua Koncepti i Ligjit për Zgjedhjet Lokale, tha se dokumenti është ndarë në gjashtë pjesë.
Ministria e Administratës Publike, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Kabineti i Presidentit të Shtetit, Unioni i Bashkive, përfaqësuesit e komunitetit akademik dhe sektori joqeveritar, kanë vendosur t'i propozojnë Komisionit për Reformën Gjithëpërfshirëse Zgjedhore një koncept të ri të zgjedhjeve lokale, i cili përfshin: mbajtjen e të gjitha zgjedhjeve lokale në të njëjtën ditë, futjen e listave të hapura zgjedhore për zgjedhjen e këshilltarëve në kuvendet komunale, zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kryebashkiakëve, kryetarëve të bashkive dhe zëvendësve të tyre, zgjedhjen e drejtpërdrejtë të këshillave të bashkësive lokale, depolitizimin e komisioneve zgjedhore komunale dhe një marrëdhënie të përcaktuar saktësisht dhe qartë midis komisioneve shtetërore të zgjedhjeve dhe komisioneve zgjedhore komunale. Ndërkaq, Nikolla Mugosha, tha se zgjidhjet e ofruara janë rezultat i një analize serioze nga pikëpamja e zbatimit të ligjit, përdorimit praktik dhe qasjes teorike.

Millatoviq, në Samitin e Iniciativës së Tre Deteve në Varshavë

Më 28 dhe 29 prill, Presidenti Jakov Millatoviq, do të marrë pjesë në Samitin e 10-të të Iniciativës së Tre Deteve, i cili po mbahet në Varshavë, njoftoi zyra e tij. Me ftesë të Presidentit polak Andrzej Duda, i cili është edhe organizatori i Samitit, Milatoviq, do të marrë pjesë në seancën plenare dhe në darkën e punës së bashku me udhëheqësit nga Evropa. "Me propozimin e Presidentit Millatoviq, pritet që Mali i Zi të marrë statusin e anëtarit të asociuar në Samit, i cili do të ndryshonte në një status të plotë pas hyrjes së Malit të Zi në BE. Presidenti Millatoviq, e bëri këtë propozim gjatë Samitit të vitit të kaluar në Lituani, kur vendi ynë mori pjesë në takim për herë të parë në kuadër të kësaj Iniciative. Përfshirja në Iniciativën e Tre Deteve, është një sukses i rëndësishëm diplomatik dhe përfaqëson një pjesë të integrimit gradual të Malit të Zi në platformat e lidhura me BE-në. Ky është një hap tjetër drejt arritjes së një qëllimi kyç shtetëror - anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028", thuhet në njoftim.
“Duke marrë pjesë në Samit, Mali i Zi konfirmon vendosmërinë e tij për të kontribuar në mënyrë aktive në bashkëpunimin rajonal, zhvillimin e përshpejtuar dhe të ardhmen evropiane”, përfundon deklarata.

Spajiq, kërkon fillimin e menjëhershëm të procedurës për heqjen e shtetësisë për Ramaj

Kryeministri Millojko Spajiq i kërkoi Ministrit të Brendshëm, Danillo Sharanoviq, të nisë një procedurë urgjente për heqjen e shtetësisë malazeze të biznesmenit nga Kosova, Naser Ramaj, i cili është arrestuar në gusht të vitit 2024. Ky informacion u konfirmua nga Qeveria për Portalin Radiotelevizionit të Malit të Zi. Spajiq, pretendon se, Ramaj, fitoi shtetësinë malazeze në bazë të informacionit të rremë dhe duke mashtruar autoritetet kompetente në lidhje me detyrimet e tij tatimore, të cilat ai "u përpoq t'i shmangte me vetëdije dhe qëllimisht". Spajiq njoftoi gjithashtu se do të fillojë rishikimin e shtetësive të "nderit" në ditët në vijim.

Qeveria e përkushtuar në përmirësimin e sistemit ligjor

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi për Sistemin Politik, Gjyqësorin dhe Antikorrupsionin, Momo Koprivica, vizitoi Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ku u takua me Kryetarin e Gjykatës, Marko Boshnjak. Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryetarja e Gjykatës, Dr. Ivana Jeliq, si dhe sekretarja e Gjykatës, Marialena Tsirli.
Gjatë bisedës, siç thuhet në njoftim, u diskutuan çështjet kryesore në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si dhe rëndësia e zbatimit efektiv të vendimeve të Gjykatës Evropiane në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Zëvendëskryeministri, Koprivica theksoi angazhimin e fortë të Qeverisë së Malit të Zi për të përmirësuar sistemin ligjor, për të forcuar luftën institucionale kundër korrupsionit dhe për të rritur standardet e të drejtave të njeriut në përputhje me praktikën dhe vlerat e promovuara nga Gjykata në Strasburg. Gjatë takimit, ata diskutuan gjithashtu rolin e pavarësisë gjyqësore në mbrojtjen e të drejtave themelore të qytetarëve, rëndësinë e transparencës gjyqësore dhe nevojën për të përmirësuar besimin e publikut në institucionet e sistemit.

Ministria e drejtësisë do të përsërisë kërkesën për ekstradimin e Maroviqit

Mali i Zi do t'i kërkojë sërish Serbisë ekstradimin e Svetozar Maroviqit, tha për Njuzmaks Ballkans ministri i Drejtësisë Bojan Bozhoviq. Maroviq, një ish-zyrtar i lartë i Malit të Zi, Bashkësisë Shtetërore të Serbisë e Malit të Zi dhe i Partisë Demokratike të Socialistëve, është dënuar me tre vjet e nëntë muaj burg në vitin 2016 për korrupsion. Më pas ai pranoi se kishte përdorur pushtetin e tij politik për të blerë tokë në Budvë, nëpërmjet kompanisë së djalit të tij, Milloshit, i cili u dënua me një vit burg. Maroviqi, ashtu si djali i tij, dënimi i të cilit ka skaduar tashmë, ka shmangur vuajtjen e dënimit për të nëntin vit me radhë duke u fshehur në Serbi, e cila nuk e ka ekstraduar atë, pavarësisht disa kërkesave. Bozhoviq tha se departamenti i tij do të vazhdojë të flasë me kolegët nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë me të cilët, siç thotë ai, kanë bashkëpunim të mirë. Në përgjigje të konstatimit të gazetarit se një bashkëpunim i tillë nuk u pa në rastin e Maroviqit, Bozhoviq tha se çdo vend ka të drejtë të vendosë nëse dëshiron të ekstradojë dikë.

Të gatshëm për bashkëpunim me revistën “National Geographic”

Qeveria e Malit të Zi, miratoi Informacionin mbi nënshkrimin e Letrës Mbështetëse për vendosjen e bashkëpunimit me organizatën e njohur "National Geographic" dhe autorizoi Ministrin e ekologjisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të Veriut, Damjan Qullafiq, dhe Ministren e kulturës dhe medias Tamara Vujoviq, për të nënshkruar atë dokument. Siç kujton Ministria e Ekologjisë, në takimin e Ministrit Vujoviq dhe Ministrit Qulafiq, në fund të vitit 2024, u ra dakord që t'i dërgohej një letër e përbashkët mbështetjeje përfaqësuesit të revistës "National Geographic", Gregory McGruder, me qëllim vendosjen e bashkëpunimit me atë organizatë të njohur. Letra thekson se bashkëpunimi me një organizatë të respektuar, siç është National Geographic, do të ishte me rëndësi të madhe për Malin e Zi. U theksua se Mali i Zi është një destinacion i shkëlqyer filmi dhe një studio filmi në ambient të hapur që përbëhet nga një natyrë dhe bukuri piktoreske.

Avokati i popullit dënon kërcënimet ndaj gazetarëve

Mbrojtësi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut i Malit të Zi, Sinisha Bjekoviq dënoi rastin e fundit të ngacmimit dhe kërcënimeve drejtuar gazetares së Televizionit Gradska, Magdalena Çellanoviq, në të cilat u demonstrua një narrativë jashtëzakonisht ofenduese dhe seksiste, si dhe shprehu shqetësim për shënjestrimin e shpeshtë në internet të grave nga skena publike malazeze. Komunikimi i papranueshëm i shprehur nga një mjek ndaj gazetares Magdalena Çellanoviq u dënua gjithashtu nga Sindikata e Mjekëve. Ata thonë se komentet e kontestuara janë përgjegjësi vetëm e individit dhe se ua lënë autoriteteve kompetente sanksionimin e rastit në përputhje me rregulloret aktuale. Ju kujtojmë se kardiologu i qendrës klinike, Vlladimir Peruniçiq, u gjobit me njëmijë euro për kërcënim dhe fyerje të gazetares.

Komuna e Nikshiqit, vlerësohet si vetëqeverisje mëe mirë për masat kundër korrupsionit

Kryetari i Kuvendit të Nikshiqit e anëtari i Këshillit nacional për luftën kundër korrupsionit, Nemanja Vukoviq, njoftoi se Komuna e Nikshiqit, është vlerësuar si vetëqeverisja më e mirë lokale në Mal të Zi për sa i përket rezultateve në zbatimin e masave kundër korrupsionit, sipas Raportit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (AK), të realizuar me mbështetjen e UNDP-së. "Ky rezultat konfirmon se, në periudhën e kaluar, ne arritëm të ndërtojmë një administratë lokale që funksionon në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe, më e rëndësishmja, në interes të qytetarëve. Ky është suksesi i çdo punonjësi në komunë, një mirënjohje e madhe për të gjithë ata që punojnë çdo ditë për të qenë një shembull i administrimit të mirë", theksoi Vukoviq. Raporti, thotë ai, përfshinte vlerësimin e 21 komunave, dhe Nikshiqi u vlerësua si më i suksesshmi kur bëhet fjalë për forcimin e integritetit, transparencës dhe përgjegjësisë në nivel lokal.

Gjykata e Apelit, konfirmon vendimin për vrasjen në restorantin “Oballa”

Gjykata e Apelit e Malit të Zi, konfirmoi vendimin e Gjykatës së Lartë për vrasje të rëndë në restorantin "Oballa" në Danilovgrad, me të cilin i akuzuari Zllatko Jovanoviq, u dënua me 30 vjet burg, njoftuna nga kjo gjykatë. Siç u tha në njoftimin e Gjykatës së Apelit, pas seancës së trupit gjykues, më 15 prill 2025, Gjykata e Apelit lëshoi ​​një vendim me të cilin hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës të të akuzuarit Zllatko Jovanoviq, dhe konfirmoi vendimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë nr. 208/23 të 14 tetorit 2024.
"Me vendimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, i akuzuari Zllatko Jovanoviq, u shpall fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë në restorantin "Oballa" në Danillovgrad, e cila u krye natën midis 23 dhe 24 nëntorit 2020 dhe u dënua me një dënim prej 30 vjetësh burgim, në të cilin llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim", thuhet në deklaratë.

BB, parashikon se rritja ekonomike në Kosovë në vitet 2025 dhe 2026.

“Rritja ekonomike do të mbështetet nga konsumi dhe aktiviteti investues. Megjithatë, pasiguria ekonomike—veçanërisht në lidhje me politikën e tregtisë globale—është rritur muajt e fundit.  Vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore. Një ngadalësim i mëtejshëm i aktivitetit ekonomik në BE, si dhe rritja e pasigurisë tregtare, ka potencial të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike”, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot.
“Ekonomia e Kosovës vazhdoi performancën e saj të fortë, por Kosova duhet të gjeneroj burime shtesë për nevojat e saj në rritje për investime, duke përfshirë në fushat e energjisë, infrastrukturës, kapitalit njerëzor dhe lidhshmërisë”, tha  Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas raportit, përparimi i mëtejshëm në uljen e varfërisë do të varet nga aftësia për të rritur konkurencën e sektorit privat dhe për të mbajtur ritme më të larta të rritjes ekonomike në të ardhmen.

Lëshohet fletarrestim ndaj M.Radojiçiq

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrestim ndaj Millan Radoiçiqit dhe 19 serbëve të tjerë, të dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.
Sipas dokumentit që mban datën e 15 prillit, të publikuar nga Reporteri.net, Radoiçiq – ish-nënkryetar i partisë së serbëve në Kosovë, Lista Serbe – akuzohet se ishte pjesë e një grupi serbësh që vranë 106 civilë shqiptarë, trupat e të cilëve më pas u gjetën në një varrezë masive në Serbi. Nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore për lëshimin e fletarrestimeve.
Për të gjithë të pandehurit që është lëshuar fletarrestim, autoritetet e Kosovës nuk e dinë adresën e tyre. Ndërkaq, në mesin e tyre është edhe Llazar Drashkoviq, ndaj të cilit veçse ka një urdhërarrest aktiv ndërkombëtar lidhur me masakrën e Mejës.

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për arritjen e paqes

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se java e ardhshme do të jetë vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje paqeje që synon t’i japë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas NBC News, Rubio theksoi se Ukraina dhe Rusia janë tani më afër një marrëveshjeje paqeje se sa në çdo moment të tre viteve të fundit, duke vënë në dukje se një marrëveshje duhet të finalizohet në të ardhmen e afërt. Rubio shpjegoi se Shtetet e Bashkuara kanë shmangur vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë në një përpjekje për të krijuar kushte më të favorshme për negociata. Ai paralajmëroi se çdo veprim që do të pengonte dialogun mund të çonte në dy vjet të tjera luftë, një skenar që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shmangin.

Putin, paralajmëron armëpushim të përkohshëm prej 8 deri më 11 maj

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim të përkohshëm në luftën në Ukrainë. Kremlini ka thënë se armëpushimi do të zgjasë nga mëngjesi i 8 majit deri më 11 maj – që përkon me festimet e fitores për të shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore. Në një deklaratë thuhet se Putin e shpalli armëpushimin “bazuar në konsiderata humanitare”, raporton BBC, njofton lajmi.net. Në deklaratë thuhet se “në rast të shkeljes së armëpushimit nga pala ukrainase, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse do të japin një përgjigje adekuate dhe efektive. Po ashtu, pala ruse deklaron edhe një herë gatishmërinë e saj për bisedime paqeje pa parakushte, që synojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe ndërveprimin konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë.

Grenlanda dhe Danimarka, gati për mbrojtje të përbashkët të Arktikut

Grenlanda dhe Danimarka kanë rënë dakord të forcojnë lidhjet në përgjigje të interesit të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit strategjik të Arktikut, deklaruan liderët pas bisedimeve në Kopenhagë. Kryeministri i ri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, nisi një vizitë tri-ditore në kryeqytetin danez, si shenjë e unitetit të territorit të tij gjysmë autonom, të pasur me minerale daneze me Danimarkën.
“Ne jemi në një situatë të politikës së jashtme që tregon nevojën për t’u afruar,” tha Nielsen në një konferencë të përbashkët me kryeministren daneze Mette Frederiksen.
Të dy kryeministrat u takuan mes muajsh tensioni mbi deklaratat e përsëritura të Trump se Grenlanda duhet të bëhet pjesë e SHBA-së, raporton KosovaPress.

Nesër, mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi mban mot me vranësira të pakta deri mesatare, në viset perëndimore deri plotësisht i vranët dhe me të reshura kalimtare të shiut. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.
Temperatura në orën 14: Ulqin e Budvë 26 gradë, Tivar e Herceg Novi 23, Podgoricë 22, Cetinë 20, Bjello Pole e Shavnik 19, Plevle, Plluzhinë e Andrijevicë 18, Kollashin 17, Nikshiq, Rozhajë e Guci 16 dhe në Zhablak 13 gradë.
Meteorologët për nesër parashohin mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme, vende - vende e fortë e drejtimeve veriore. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 13 kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 26 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се