Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 04. 2025. 00:00 >> 17:20

Ditari 03.04.2025

Ditarin e përgatiti, Marash Dedvukaj

Spajiq - Marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për bashkëpunim ekonomik është miratuar nga Qeveria dhe do t'i propozohet Kuvendit në formë të ligjit

Marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për bashkëpunim ekonomik është miratuar nga Qeveria dhe do t'i propozohet Kuvendit në formë të ligjit, ndërsa kryeministri Millojko Spajiq ka paralajmëruar se do të bisedojë me të gjithë shefat e grupeve parlamentare para debatit parlamentar. Qeveria ka pranuar edhe konkluzionet e Kuvendit lokal të Ulqinit nga 21 marsi për investimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka shprehur gatishmërinë maksimale për bashkëpunim me komunat. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeljoshaj, tha se sot në seancën e Qeverisë është miratuar projektligji për krijimin e fondit për garanci kreditore. Ai tha se shpreson se ky hap do të mundësojë mbështetje më të madhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Siç shpjegoi ai, ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë.“Ky është një lajm shumë i mirë për ekonominë tonë”, tha Gjeljoshaj.

Kryeministri Milojko Spajiq tha se në këtë mënyrë i mundësojmë sektorit privat që të përfshihet në zhvillimin e vendit tonë dhe të jetë faktor në zhvillimin e vendit tonë."Ne kemi dashur t'u tregojmë qytetarëve tanë transparencë të plotë. Marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe është miratuar nga qeveria dhe do t'i propozohet parlamentit në formën e një ligji. Unë do të flas me të gjithë drejtuesit e klubeve para kësaj dhe shpresoj që gjithçka të miratohet", tha Spajiq. Kryeministri iu referua konkluzioneve të këshilltarëve të Kuvendit të Ulqinit, duke theksuar se këshilltarët e kësaj komune shprehën rezerva për synimin e investitorëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të zhvilluar një projekt në plazhin e Madh. Ai tha se duan të afirmojnë kompetencat e pushtetit vendor dhe është dërguar një mesazh i qartë. "Të gjithë Mali i Zi, jo vetëm Ulqini,duhet  të punojmë në partneritet dhe së bashku. Natyrisht, pa shantazhe dhe nuk dua të futem në skenarë të tillë dhe se është koha të sillen me përgjegjësi. Duam që komuniteti lokal të jetë maksimalisht i përfshirë dhe duam që komunat të sillen me përgjegjësi ndaj vetes dhe të ardhmes  të gjithë vendit, theksoi pos tjerash Spajiq.  

 

Në lumin Moraça është gjetur trupi i I.Gj nga Podgorica

Trupi i I. Gj nga Podgorica, zhdukja e të cilit u raportua tre javë më parë, është gjetur në lumin Moraça, afër urës së Vukovacit, tha komandanti i Shërbimit për Mbrojtje dhe Shpëtim i Kryeqytetit, Zdravko Bleçiq. “Trupi u gjet pak para urës së Vukovacit, afër ndarjes”, tha Bleçiq për agjencinë MINA. Zhdukja e I.Gj. dhe fëmija i saj i mitur u raportuan në polici nga familja më 11 mars. Trupi i fëmijës u gjet më 22 mars, në bashkimin e lumenjve Cemi dhe Moraça, mbi urën e Vukovacit. Përveç policisë, në kërkim janë përfshirë edhe zjarrfikësit, rojet dhe zhytësit, si dhe banorët e zonës.

 

Alan Berse - Angazhimi i Malit të Zi për reformat në fushën e sundimit të ligjit është i dukshëm

Angazhimi i Malit të Zi për reformat në fushën e sundimit të ligjit është i dukshëm, tha Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës (KE) Alan Berse në një takim me presidentin malazez Jakov Millatoviq. Zyra e presidentit të shtetit njoftoi se kjo është vizita e parë e kreut të këtij institucioni në Mal të Zi që nga rivendosja e pavarësisë në vitin 2006. “Berse vuri në dukje se angazhimi i Malit të Zi për reformat në fushën e sundimit të ligjit është i dukshëm dhe se këto përpjekje i merrë seriozisht dhe se është i përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit të të gjitha formave të mbështetjes për vendin tonë”, thuhet në deklaratë. Millatoviq tha se Mali i Zi është vendi kandidat më i avancuar për anëtarësim në BE. "Ne jemi të kënaqur me nivelin e zhvillimit demokratik dhe anëtarësimi ynë në BE mund të jetë shembull i mirë për vendet e tjera në këtë proces. Bashkëpunimi i fortë me KE është shumë i rëndësishëm për ne në këtë kontekst", tha Millatoviq.

 

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, nesër do të qëndrojë në Sofje, ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve në kuadër të procesit Akaba

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, nesër do të qëndrojë në Sofje, ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve në kuadër të procesit Akaba. Zyra e presidentit njoftoi se Millatoviq do të marrë pjesë në takim me ftesë të kolegut të tij bullgar Rumen Radev dhe mbretit të Jordanisë Abdullahu i II. “Takimi në Sofje, i cili do të kryesohet bashkërisht nga Bullgaria dhe Jordania, mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, sektorit joqeveritar dhe institucioneve të sigurisë, të cilët do të diskutojnë mjedisin e sigurisë, sfidat dhe bashkëpunimin, me fokus të veçantë në rajonin e Ballkanit”, thuhet në deklaratë. Siç kanë njoftuar nga kabineti i tij, Millatoviq do të ketë edhe një takim dypalësh me Abdullahun e II, me të cilin do të diskutojë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Jordanisë, si dhe çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ato globale. “Procesi Akaba, i cili është inicuar nga viti 2015 me iniciativën e Abdullahut të II, përfaqëson një platformë të rëndësishme për të kontribuar në përpjekjet e përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në deklaratë. Shtohet se takimi në Sofje është vazhdim i takimeve të mëparshme rajonale të Procesit Akaba kushtuar Ballkanit, të mbajtura në vitin 2016 në Aqaba dhe në vitin 2018 në Tiranë.

 

Mandiq - Mali i Zi është fuqishëm i vendosur që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian

Mali i Zi është fuqishëm i vendosur që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian (BE), tha kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq, duke shtuar se Qeveria dhe Parlamenti po punojnë me përkushtim për këtë. Këtë e tha Mandiq në një takim me presidentin e Asamblesë Kombëtare të Francës, Jael Bron Piva, në Paris. Gjeografikisht, ne tashmë i përkasim Evropës, por duam të jemi pjesë e saj edhe në thelb”, tha Mandiq. Ai kujtoi se 80 për qind e qytetarëve malazezë mbështesin anëtarësimin në BE. “Parlamenti po punon me përkushtim për këtë, së bashku me Qeverinë, e cila ka mbështetjen e gati dy të tretave të deputetëve”, tha Mandiq. Mandiq, siç njoftojnë nga Kuvendi i Malit të Zi, ka kujtuar se Mali i Zi ka nisur një luftë të fortë kundër krimit të organizuar dhe se në këtë luftë ndihma kryesore ka ardhur nga Franca, shërbimet e sigurisë së së cilës kanë zbuluar korrespondencë të koduar në aplikacionin "Sky".

 

E.Ibrahimoviq - As MPJ e as ndonjë diplomat, nuk janë angazhua që Interpoli të mos miratonte lëshimin e fletarrestit të kuq për Presidentin e Republikës Serpska, Millorad Dodik

As Ministria e Punëve të Jashtme (MVP) e Malit të Zi, dhe as ndonjë diplomat, nuk janë angazhua që Interpoli të mos miratonte lëshimin e fletarrestit të kuq për Presidentin e Republikës Serpska, Millorad Dodik, dhe kreun e parlamentit të këtij entiteti të Bosnjë -Hercegovinës (BiH), Nenad Stevandiq, tha ministri i Jashtëm Ervin Ibrahimoviq. Ibrahimoviq ka mohuar deklaratën e Dodikut se edhe Mali i Zi është përfshirë në mënyrë që Interpoli të mos aprovojë lëshimin e një fletarresti të kuq për të dhe Stevandiq.

Lidhur me deklaratën e Dodikut, e cila është marrë nga individë të papërgjegjshëm për hir të marrjes së pikëve të lira politike në dëm të institucioneve malazeze, kategorikisht dhe pamedyshje i hedhi poshtë  pohimet se MPJ si dhe ndonjë diplomatë nga Mali i Zi ka qenë i angazhuar që Interpoli të mos lejoj aprovimin e lëshimit të fletëarrestit të kuq për Millorad Dodik dhe Nenad Stevandiq, ka shkruar Ibrahimoviq në X.

 

Radunoviq - Vendimi për rrënimin e xhamisë “Husein Kovaç” në Konik është i drejtë dhe me ligj

Vendimi për rrënimin e xhamisë “Husein Kovaç” në vendbanimin Konik të Podgoricës është marrë pas një inspektimi më 16 korrik të vitit të kaluar dhe nuk ka rrugë ligjore për revokimin apo ndryshimin e vendimit, tha ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore Sllaven Radunoviq. Ai këtë e ka thënë në një përgjigje me shkrim në pyetjen e deputetit Nagja Llakoviq nga Lëvizja Evropa Tani (PES) se a ka qenë i drejtë vendimi për rrënimin e xhamisë, duke pasur parasysh se Mali i Zi është vend multietnik. Radunoviq ka shpjeguar se nga inspektimi është konstatuar se objekti fetar në Konik nuk është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit në vitin 2012 dhe sipas të njëjtit vendim nuk ka qenë e mundur ndërtimi i sajë. “Nga inspektimi është konstatuar se janë tejkaluar parametrat e paraparë me lejen e ndërtimit”, ka shtuar Radunoviq në një përgjigje të publikuar në faqen e Kuvendit.

 

Ministri Dragoslav Shqekiq, do të nisë një iniciativë për krijimin e Këshillit të parë Kombëtar për Parandalimin e Ngjarjeve Negative në Sport

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Dragosllav Shqekiq, do të nisë një iniciativë për krijimin e Këshillit të parë Kombëtar për Parandalimin e Ngjarjeve Negative në Sport, detyra kryesore e të cilit do të jetë lufta kundër huliganizmit, trukimeve të ndeshjeve dhe përdorimit të dopingut. Është bërë e ditur se skenat e pakëndshme pas ndeshjes mes Deçiqit dhe Buduqnostit në Tuzi nuk po ndodhin për herë të parë dhe se nuk duhet të krijohet perceptimi i një situate normale jashtë fushës. Thuhet se ky organ do të punojë për përmirësimin e sigurisë në sport, mbrojtjen e integritetit të garave dhe promovimin e vlerave të shëndetshme sportive. "Formimi i Këshillit Kombëtar vendos standarde dhe procedura të qarta që do të mundësojnë një luftë më efektive kundër të gjitha formave të parregullsive në sport. Krahas ministrive që do të luajnë një rol kyç, Këshilli do të mbledhë së bashku ekspertë nga fusha të ndryshme - juristë, punonjës sporti, gazetarë sporti, psikologë, mjekë, por edhe vetë sportistët, trajnerë, prindër dhe të gjithë ata që duan të kontribuojnë në konkurs të drejtë, thuhet në kumtesë.

 

Kurti vazhdon takimet me partitë joserbe për qeverinë e re

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të dytën ditë me radhë ka vazhduar takimet konsultuese me partitë joserbe për formimin e qeverisë së re të vendit. Disa nga partitë e komuniteteve joshumicë thanë se i kanë paraqitur kërkesat e tyre për një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në. Më 3 prill ai u takua me kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje, me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha dhe atë të Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka. Nga Zyra e Kurtit thanë se gjatë ditës do të ketë edhe takime të tjera. Balje tha pas takimit se Kurtit i ka paraqitur kërkesën  që partia e saj të mbështesë ekzekutivin e ri. “Kërkesat janë komuna e boshnjakëve, reformat në arsim dhe trajtimi i barabartë me të gjithë deputetët që kanë votë brenda kuvendit”, tha ajo.

 

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërheqë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërheqë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo kërkesë vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e një tarife bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se vendosja e tarifës nga SHBA-ja do të afektojë aftësinë e eksportuesve kosovarë dhe do të ulë përparësinë konkurruese të produkteve të Kosovës në tregun amerikan. “Po që se Kosova lëviz përpara në mënyrë të njëanshme me ndërmarrjen e një mase preferenciale tregtare, duke tërhequr në tërësi tarifën doganore për produktet amerikane, mund të shpresojmë që i njëjti hap do të pasohet dhe do të hiqet nga administrata amerikane”, tha Zeka për REL-in. Radio Evropa e Lirë ka pyetur Zyrën e kryeministrit të Kosovës dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se a do shqyrtohet kjo kërkesë dhe cilat janë mundësitë për tërheqjen e kësaj tarife, por nga këto institucione ende nuk kanë kthyer përgjigje.

 

Një grup studentësh të cilët bllokojnë universitetet në Serbi kanë nisur sot udhëtimin e tyre me biçikletë nga Novi Sadi për në Strasburg

Një grup studentësh të cilët bllokojnë universitetet në Serbi kanë nisur sot udhëtimin e tyre me biçikletë nga Novi Sadi për në Strasburg. Studentët kanë bërë të ditur më herët se synimi i tyre është t'u drejtohen disa prej institucioneve më të rëndësishme evropiane, të nxjerrin në pah kërkesat e tyre si dhe të tregojnë këmbënguljen dhe përkushtimin e studentëve në luftën për drejtësi, raporton Radio Evropa e Lirë. Fokusi i kërkesave të studentëve, të cilët kanë bllokuar universitetet në Serbi për gati katër muaj, është përcaktimi i përgjegjësisë penale dhe politike për vdekjen e 16 personave dhe rënien e tendës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor. Një grup prej 80 studentësh dhe anëtarëve të tjerë të të katër universiteteve në Serbi - Novi Sad, Beograd, Nish dhe Kragujevac – kanë nisë udhëtimin e tyre nga Universiteti i Novi Sadit për në qytetin francez, i cili është selia e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

 

Hungaria njoftoi se po tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Hungaria njoftoi se po tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), teksa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, arriti në Budapest. Kjo është vizita e parë e Netanyahut në Evropë që kur GJNP-ja lëshoi fletarrestim ndaj tij lidhur me krimet e pretenduara të luftës në Gazë. Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Kristof Szalay-Bobrovniczky, u takua me Netanyahun në aeroportin e Budapestit rreth orës 14:30 dhe më pas, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se udhëheqësi izraelit kishte arritur për vizitë në shtetin e tij. Disa orë më vonë, Gergely Gulyas shef i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, u citua të ketë thënë se Qeveria po lëvizë drejt tërheqjes nga GJNP-ja. “Hungaria do të tërhiqet nga GJNP-ja”, tha Gulyas. “Qeveria do të iniciojë procedurën e tërheqjes sot më 3 prill], në përputhje me kornizën ligjore ndërkombëtare dhe kushtetuese”. Edhe para këtij njoftimi, Netanyahu ishte i sigurt se ai nuk do të arrestohej gjatë vizitës së tij katërditore në Hungari. Si nënshkruese për gjykatën në Hagë, Hungaria e ka për obligim që ta arrestojë atë, por situata e brendshme ligjore e Budapestit është e ndërlikuar dhe kjo i ka dhënë hapësirë të mjaftueshme Qeverisë që ta mirëpresë kryeministrin izraelit.

 

 

Sot më 3 prill, ministrat e jashtëm të NATO-s do të nisin një takim dyditor në Bruksel, ku do të diskutojnë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të aleancës

Sot më 3 prill, ministrat e jashtëm të NATO-s do të nisin një takim dyditor në Bruksel, ku do të diskutojnë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të aleancës, ndërsa vendet evropiane përballen me presion në rritje nga Shtetet e Bashkuara për të rritur shpenzimet për mbrojtjen. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se takimi dyditor zhvillohet në “një moment veçanërisht kritik për sigurinë tonë të përbashkët, me sfida shumë të mëdha që ne të përballemi me to individualisht”. Rutte këmbënguli se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj aleancës, pavarësisht kritikave se presidenti amerikan, Donald Trump, po minon marrëdhëniet transatlantike. “Unë e di që ka pasur retorikë të ashpër. E di që ka pasur aleatë, për shembull, në këtë anë të Atlantikut, të cilët janë të shqetësuar për angazhimin afatgjatë të SHBA-së ndaj NATO-s”, tha Rutte. “Amerikanët e kanë përsëritur vazhdimisht: 'Ne jemi të përkushtuar ndaj NATO-s. Ne jemi të përkushtuar ndaj Nenit 5'”, shtoi ai, duke iu referuar zotimit të aleancës për mbrojtjen kolektive. “Jam absolutisht i bindur se kjo aleancë do të vazhdojë të ekzistojë me SHBA-në. Angazhimi i tyre është absolutisht i qartë”, tha Rutte. Aleatët e NATO-s janë të vendosur të paraqesin një front të bashkuar për të kundërshtuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, por aleatët evropianë po ndiejnë se përpjekjet e tyre janë margjinalizuar. Në kërkim të një marrëveshjeje të shpejtë për armëpushim, Uashingtoni ka sugjeruar se Ukraina mund të duhet të bëjë koncesione territoriale. SHBA-ja po ashtu ka ndërmarrë hapa për të rinisur dialogun me Rusinë.

 

Tarifat e SHBA-së nxisin reagime në botë

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur tarifa reciproke ndaj të gjitha vendeve, ka nxitur reagime në mbarë botën, teksa shtetet kanë shprehur frikën për rritjen e çmimeve, teksa disa vende kanë paralajmëruar për kundërmasa. SHBA-ja vendosi një tarifë bazë prej 10 për qind për importet ndaj të gjitha vendeve të botës, si dhe tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me SHBA-në. Bashkimi Evropian reagoi ndaj vendimit të Trumpit, duke thënë se është i gatshëm të përgjigjet ndaj tarifave të reja amerikane. Por, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i bëri thirrje presidentit amerikan që t’i adresojë shqetësimet e tij përmes dialogut. “Më vjen keq për këtë zgjidhje”, tha von der Leyen. “Duket se nuk ka asnjë rregull në këtë kaos. Asnjë rrugë e qartë përmes kompleksitetit dhe kaosit që po krijohet, teksa të gjithë partnerët tregtarë të SHBA-së po goditen”. Ajo shtoi se BE-ja është “e gatshme të përgjigjet”. “Ne tani po përgatitemi për kundërmasa të mëtejme për të mbrojtur interesat tona dhe bizneset tona nëse negociatat dështojnë”, tha ajo.

 

Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshjet të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14: Podgoricë e H. Novi 20, Tivar e Ulqin 18, Nikshiq 14, Cetinë 13, Shavnik 12, B. Pole 11, Beranë, Plluzhinë, Andrievicë e Guci 10, Plevle, Kollashin e Rozhajë 9, Petnicë 8 dhe në Zhablak 4 gradë.

Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell,  në orët e pasditës edhe me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 2 deri në 12 kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 19 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се