- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
01. 04. 2025.
00:00 >> 21:17
Ditari 01.04.2025
Përgatiti, Musa Gjoka
NIKOLLË CAMAJ: BESOJ SE MARRËVESHJA ME EMIRATET E BASHKUARA ARABE DO TË MIRATOHET NË KUVEND
Nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj, beson se Marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilën Qeveria e ka përcjellë në Kuvend, do të ketë mbështetjen e shumicës. Ai tha për radion tonë se shpreson që të gjitha dyshimet të sqarohen gjatë diskutimit. Partia Popullore Demokratike, siç na ka bërë me dije kryetari i saj Millan Knezheviq, do të mbajë qëndrim pas sqarimeve nga kryeministri. PDS-ja, siç thonë ata, nuk janë kundër investimeve, por janë kundër mënyrës së arritjes së Marrëveshjes skandaloze. Lëvizja Evropa Tani thotë se ata që nuk janë për Marrëveshje duhet të rishqyrtojnë pjesëmarrjen e tyre në Qeveri. Nga Partia Boshnjake jo zyrtarisht na kanë thënë se edhe ata do ta votojnë Marrëveshjen.
Nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj, beson se pas një diskutimi cilësor marrëveshjes do t'i jepet drita jeshile. Ai thekson se në Mal të Zi nevojiten investime cilësore, si dhe se beson se janë ndjekur të gjitha procedurat me ruajtjen e detyrueshme të mjedisit.
"Mendoj se kjo është marrë parasysh gjatë nënshkrimit të marrëveshjes dhe se Ligji për Marrëveshjen sigurisht që do të miratohet në Kuvend. Mendoj se gjithmonë mund të gjenden mekanizma për të mbrojtur atë që duhet mbrojtur dhe për t'ju thënë të vërtetën, duke korrigjuar padrejtësinë, veçanërisht ndaj Ulqinit, ku brezi i Të mirave Detare është shumë më i gjerë se në pjesët e tjera të Malit të Zi", tha Camaj.
DARMANOVIQ: LISTAT E HAPURA NUK DO TË THOTË REVOLUCION, KA ARDHUR MOMENTI PËR PREZANTIMIN E TYRE
Nëse kërkoni mendimin e Komisionit të Venecias, atëherë është mirë ta respektoni atë opinion, por nuk është i detyrueshëm. Megjithatë, për një vend që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ai prag është ngritur, tha në emisionin Link në Radio Mali i Zi, Srgjan Darmanoviq, profesor i Fakultetit të Shkencave Politike.
Duke folur për kërkesën që kryeministri Millojko Spajiq i ka dërguar Komisionit të Venecias, e cila i referohet kushtetutshmërisë së përfundimit të detyrës së gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Dragana Gjuranoviq, Darmanoviq thotë se ai si anëtar i atij komisioni nuk mund të flasë shumë për atë çështje sepse ka të bëjë me vendin e tij dhe pastaj nuk mund as të marrë pjesë në procese të tilla. Duke folur për votimin për lista të hapura, që qytetarët të zgjedhin personat për të cilët do të votojnë, Darmanoviq tha se organizatat joqeveritare e kanë promovuar këtë temë për një kohë të gjatë, por ka zhurmë edhe në partitë politike.
Mirëpo, partitë politike më së shumti janë të interesuara për listat e mbyllura ku mbizotërojnë plotësisht. Pastaj presidenti i shtetit doli me atë çështje, kështu që kishim një konferencë të CEMI-së për këtë, kështu që më duket se ka ardhur momenti që kjo të ndodhë”, tha Darmanoviq.
MBLEDHJA E POSP NESËR DHE TË PASNESËR NË STRASBURG
Komiteti Parlamentar i Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi për Stabilizim dhe Asociim (POSP) mblidhet nesër dhe pasnesër në Parlamentin Evropian në Strasburg. Takimi do të bashkë kryesohet nga Tomas Vajs, kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian dhe Dejan Gjuroviq, kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Malit të Zi. Komiteti do të shkëmbejë mendime mbi marrëdhëniet BE-Mali i Zi dhe gjendjen e negociatave të pranimit si dhe do të diskutojë Agjendën e Reformës së Malit të Zi, me fokus në reformën e shtetit të së drejtës, duke përfshirë proceset zgjedhore. Gjithashtu, deputetët do të diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin në Mesdhe, si dhe për turizmin e qëndrueshëm si shtytës ekonomik. Në takim do të marrë pjesë edhe ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, ndërsa janë planifikuar edhe fjalime të përfaqësuesve të Presidencës polake të Këshillit të BE-së, Komisionit Evropian dhe Shërbimit për Punë të Jashtme. Anëtarët e parlamentit evropian dhe malazez do të votojnë gjithashtu rekomandimet e përbashkëta që shprehin pikëpamjet e të dy delegacioneve për çështjet në diskutim. Mbledhja e fundit e POSP-ës është mbajtur në tetor 2024 në Podgoricë.
PROTESTË E DENTISTËVE
Kryetarja i dhomës së stomatologëve, Jelena Bullaiq, theksoi se dentistët u ofronin shërbime me kompensime të vogla dhe se nga ata u kërkuan të punojnë falas për kategori të caktuara.
Fëmijët, studentët, gratë shtatzëna dhe pensionistët nga sot nuk kanë shërbim shëndetësor stomatologjik falas, u njoftua sot në protestën e stomatologëve para Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Kryetarja e Odës Stomatologjike, Jellena Bulaiq, tha se Fondi u ka ofruar kontrata që në të gjitha aspektet kanë qenë të njëjta me ato të mëparshme, me të cilat shteti ka treguar pakujdesin më të madh për shëndetin dentar të qytetarëve. Për këtë arsye, sqaroi ajo, për momentin rreth gjysma e stomatologëve që kishin kontrata me Fondin për ofrimin e shërbimeve ndaj të siguruarve nuk do të nënshkruajnë kontrata të reja.
ARRESTOHET DEJAN GJINOVIQ I DYSHUAR PËR VRASJEN E NIKOLLOVIT
25 vjeçari Dejan Gjinoviq i dyshuar për vrasjen e 44 vjeçarit Zoran Nikollovit, është arrestuar në Zetë, ka konfirmuar Drejtoria e Policisë. Siç njoftuan në vazhdimin e aktiviteteve të zyrtarëve të Drejtorisë së Policisë i dyshuari për veprën penale të vrasjes, D.Gj është arrestuar mëngjesin e sotëm në territorin e Komunës së Zetës nga zyrtarët e Departamentit të Sigurisë së Podgoricës. “I dyshuari brenda afatit ligjor do të sillet te prokurori kompetent për procedurë të mëtutjeshme”, kanë thënë nga Drejtoria e policisë. Njëzet e pesë vjeçari Dejan Gjinoviq dyshohet se dje në Zetë e ka vrarë me armë zjarri Zoran Nikolov 44 vjeç, mbiemri i të cilit ishte Ajkoviq. Ditën e djeshme, pas vrasjes, efektivët e policisë vendosën bllokimin e qytetit si dhe të kufijve shtetërorë për të parandaluar arratisjen e autorit të veprës penale.
PËR VRASJEN NË HERCEG NOVI, MARIQ U DËNUA ME 40 VJET BURG, DELIQ U SHPALL I PAFAJSHËM
Gjyqtari Velko Radovanoviq, në procedurë të përsëritur, shpalli aktgjykimin për vrasjen e Lilana Simiqit, me të cilin Zoran Mariq u dënua me 40 vjet burg për vrasje të rëndë, ndërsa Radomir Deliq u lirua nga akuzat për pjesëmarrje në vrasje të rëndë. Në aktakuzë thuhet se më 3 shtator 2020, pas orës 14:46, në fshatin Mokrine afër Herceg Novit, Mariq dhe Deliq për motive të dobëta kanë vrarë Lilana Simiqin. Gjykata, ndër të tjera, në shpjegimin e aktgjykimit deklaroi se Mariq e ka kryer vrasjen në mënyrë tinëzare dhe për motive të dobëta. Gjykatësi deklaroi se nga mbrojtja e Deliqit është konstatuar se Mariq e ka vrarë Simiqen. Kujtojmë se zonja Simiq u zhduk më 6 shtator 2020, kur u largua nga Kotorri, ku jetoi gjashtë muajt e fundit, për në Kanada, ku e kalonte pjesën tjetër të vitit. Zhdukja e saj u raportua nga një mik, i cili duhej ta çonte zonjën Simiq në aeroportin e Dubrovnikut.
NESËR SHËNOHET 80-VJETORI I MASAKRËS SË TIVARIT
Nesër shënohet 80-vjetori i masakrës së qytetarëve të Kosovës në Tivar. Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli Boshnjak do të vendosin lule dhe do të bëjnë nderimet e tyre nesër në orën 10:00 në objektin e ish-Monopolit të Duhanit në Tivar.
Siç thuhet në njoftim, ata do të shënojnë 80 vjet nga ngjarja tragjike - masakra e qindra qytetarëve kosovarë - kryesisht të përkatësisë etnike shqiptare dhe një pjesë boshnjake, të kryer nga njësitet e Ushtrisë Jugosllave, në fillim të prillit 1945 në Tivar.
PËRFUNDOJNË DËSHMITË E PROKURORISË NË GJYKIMIN NDAJ ISH-KRERËVE TË UÇK-SË NË HAGË
Në seancën e 1 prillit në Hagë u mbyll faza e prezantimit të dëshmitarëve të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), seanca u përfundua më herët se që ishte planifikuar, pa u dhanë një datë e re kur do të vazhdojë gjykimi. “Pjesa e mbetur e seancave të kësaj jave janë anuluar dhe gjykimi është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e publikuar në uebfaqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Zëdhënësi i ZPS-së, Chrisopher Bennet, konfirmoi për REL-in se Zyra e Prokurorisë Speciale do ta përmbyllë të gjithë rastin e saj deri më 15 prill. “Në këtë fazë, ZPS-ja nuk do të japë deklarata të mëtejshme në gjykatë”, tha Bennet. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
TRUMP E KËRCËNON IRANIN ME BOMBARDIME DHE TARIFA, PAS REFUZIMIT TË BISEDIMEVE
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e kërcënoi Iranin me disa masa - nisur nga sanksionet dhe tarifat e reja deri te veprimet ushtarake. Kjo, pasi presidenti iranian refuzoi mbajtjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Uashingtonin për programin e tij bërthamor. “Unë do të preferoja një marrëveshje në vend të alternativës tjetër, që mendoj se të gjithë në këtë aeroplan e dinë se çfarë është. Ajo nuk do të ishte një gjë e bukur”, shtoi ai. Më herët, Trump paralajmëroi se “nëse nuk bëjnë marrëveshje, do të ketë bombardime dhe do të jenë bombardime që ata nuk i kanë parë kurrë më parë”. Në përgjigje, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamenei, paralajmëroi “hakmarrje të fuqishme”, nëse Shtetet e Bashkuara ose aleatët e tyre bombardojnë Republikën Islamike.
LIGJI ËSHTË NJË PËR TË GJITHË”/ VRASJA E MJEKËVE NË GAZA, SHBA NUK MBRON IZRAELIN?
SHBA-ja deklaroi se pret që “të gjitha palët në terren” në Gaza të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar, edhe pse nuk konfirmoi nëse është duke kryer një verifikim të sajin lidhur me vrasjen e 15 mjekëve, punonjësve të mbrojtjes civile dhe një zyrtar të OKB-së nga ushtria e shtetit hebre. Trupat e tyre të pajetë u gjetën në një varr masiv, të mbuluar me rërë. E pyetur për vrasjet, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce insistoi se: “Çdo gjë që ndodh në Gaza po ndodh për shkak të Hamasit”.Agjencia humanitare e OKB-së deklaroi se pesë ambulanca, një makinë zjarrfikëse dhe një automjet i OKB-së u goditën ne 23 mars dhe se 15 trupa, përfshirë ndihmësmjekë që ende kishin uniformat në trup, ishin mbledhur dhe varrosur së bashku. Lidhje ndërkombëtar humanitar ndalon shënjestrimin e civilëve në raste konflikti, e mbi të gjitha, bën thirrje për mbrojtje të veçantë për personelin mjekësor. SHBA, furnizuesi më i madh i armëve i Izraelit, është gjithashtu e detyruar nga ligjet e veta që t`ua ndalojë përdorimin e armëve të saj ushtrive të huaja të cilat shkelin ligjin humanitar.
MINISTRJA E JASHTME E GJERMANISË VIZITË TË PAPRITUR NË KIEV
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, gjatë një vizite të papritur në Kiev, ka paralajmëruar kundër taktikave penguese të Rusisë në negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Diplomatja gjermane, e cila është në udhëtimin e saj të nëntë në Ukrainë që nga nisja e pushtimit të plotë nga Kremlini në shkurt të vitit 2022, tha se beson se Kievi është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje paqeje mes intensifikimit të negociatave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.
“Në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të NATO-s, ne do t’ia bëjmë të qartë palës amerikane se nuk duhet të biem pre e taktikave penguese të Putinit”, tha ajo në një deklaratë pas mbërritjes në kryeqytetin ukrainas më 1 prill.
MOTI I KEQ KA GODITUR ISHUJT GREKË DUKE SHKAKTUAR PROBLEME KRYESISHT NË RRJETIN RRUGOR.
Në zonën e quajtur Naousa, rrugët që u kthyen në lumenj të rrëmbyeshëm kanë marrë dhjetëra makina të parkuara dhe çfarë do gjë që u dilte përpara duke e çuar në gjirin e portit. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura sot jo vetëm në Paros, por edhe në Mykonos, Symi, Kos dhe Rodos, ndërsa para mesnatës banorët e ishujve të tjerë si Hios, Samos dhe Ikaria, u është kërkuar të kufizojnë lëvizjet, raporton korrespodenti i Top Channel, Aleksandër Marku. Sipas meteorologëve vetëm brenda pak orësh në Mykonos u regjistruan 100 milimetra shi për metër katrorë dhe 70 në Naoussa të Parosit. Organet vendore kanë deklaruar se nuk ka raportime për të lënduar në këto ishuj të njohur si destinacione turistike. Shërbimi kombëtar i motit në Greqi ka deklaruar se moti i keq me reshje dhe erëra të forta deri në 74 kilometra në orë do të vazhdojë edhe të paktën 48 orë.
NESËR KRYESISHT I VRANËT, DERI NË 22 GRADË
Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht i vranët, vende vende me shi të dobët, kurse në zonat malore me skllotë e borë. Frynë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura në ora 14 u shënuan; H. Novi 19, Tivar e Budvë 18, Podgoricë e Ulqin 16, Cetinë 13, Shavnik 7, Beran Andrievicë e Plluzhinë 6, Plevle e Kollashin 5, Rozhaj 2 dhe në Zhablak 1 gradë.
Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të vranët me intervale me diell në jug dhe pjesët qendrore të vendit. Në veri kryesisht i vranët me shi të përkohshëm. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 14 kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 22 gradë.
Коментари0
Остави коментар