Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

31. 03. 2025. 00:00 >> 17:43

Ditari 31.03.2025

Ditarin e përgatiti, Marash Dedvukaj

Një person, sot ka humbur jetën në një lokal në Zetë

Një person ka humbur jetën sot në një lokal në Zetë, njofton Drejtoria e Policisë. Personi me inicialet Z.A. është vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një restorant në Zetë pasditen e sotme. Drejtoria e Policisë tha se janë njoftuar rreth orës 15:20. nga ana e Shërbimit Emergjent Mjekësor të Gollubovcit se një person ka mbetur i plagosur në një restorant në Zetë. “Policët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur një person pa ndjenja, i cili është transportuar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore”, i cili më vonë nga plagët ka humbur jetën, thuhet në njoftimin e tyre. Ata deklarojnë se po ndërmerren masa dhe veprime për përcaktimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, për të cilat publiku do të njoftohet me kohë.

Partia Popullore Demokratike (DNP) nuk do të largohet nga Qeveria

Partia Popullore Demokratike (DNP) nuk do të largohet nga Qeveria me ftesë të deputetit të Lëvizjes Evropa Tani, Miodrag Llakoviq, tha zëdhënësja e PPD-së, Jovana Todoroviq. Këtë ajo e ka thënë si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Llakoviqit, i cili u ka bërë thirrje votuesve në mazhorancë që të rishqyrtojnë pjesëmarrjen e tyre në Qeveri nëse kanë ndryshuar qëndrim ndaj marrëveshjes së nënshkruar me rastin e formimit të Qeverisë.PPD shpreh kënaqësi të pamasë për njoftimin e Llakoviqit, menjëherë pas reagimit ndaj deklaratës së kolegut të tij Vuçeliq, me të cilin ai pranoi se ishte autor i deklaratës së saj”, tha Todoroviq. Ajo tha se "kërcënimet" e Llakoviqit nuk meritonin një koment veçanërisht serioz, sepse, siç tha ajo, ai ishte "qartë i mësuar të kërcënonte kështu tregtarët e vegjël të drogës derisa punonte në polici". “PPD nuk do të largohet nga Qeveria me ftesë të Llakoviqit, por ne e inkurajojmë atë që të përdorë ndikimin e tij dhe të lobojë te kryeministri Spajiq për të nisur një iniciativë për të përjashtuar PPD nga shumica parlamentare”, thuhet në deklaratë.

Marash Dukaj ka formuar një ekip punues për hartimin e konceptit të ligjit për zgjedhjet lokale që do t'i dorëzohet Komisionit parlamentar

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj ka formuar një ekip punues për hartimin e konceptit të ligjit për zgjedhjet lokale që do t'i dorëzohet Komisionit parlamentar për Reformë Gjithëpërfshirëse Zgjedhore. Ministria e Administratës Publike (MAP) njoftoi se ekipi që punon për projektligjin do të punojë në bazë të Informacionit për gjendjen në njësitë e vetëqeverisjes lokale lidhur me efektet e sistemit ekzistues zgjedhor në realizimin e të drejtave të qytetarëve për vetëqeverisje lokale. Siç thuhet nga ky resor, në takimin e parë të sotëm të ekipit punues, të gjithë anëtarët u pajtuan se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Mali i Zi të gjejë një zgjidhje ligjore që do të sigurojë zhbllokimin e sistemit politik në njësitë e vetëqeverisjes lokale. "Reforma e qeverisjes vendore është thelbësore në procesin e integrimit evropian. Ajo u jep votuesve fuqinë vendimmarrëse të drejtpërdrejtë që ata meritojnë," thuhet në deklaratë.

Danillo Sharanoviq, ka marrë vendim për suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri”

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) Danillo Sharanoviq, pas propozimit të eprorëve të tij të drejtpërdrejtë, dhe me mendimin e drejtorit të Administratës së Policisë, Llazar Shqepanoviq, kohë më pare ka marrë vendim për suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri”. Sharanoviq tha se janë suspenduar për shkaqe të ndryshme, si për vepra penale të krijimit të organizatës kriminale, keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje ryshfeti, si dhe për shkak të procedurës disiplinore të iniciuar për shkelje të rëndë të detyrës zyrtare sipas Ligjit për Punë të Brendshme - ekzistimit të pengesave të sigurisë për punën e mëtutjeshme. “Që MPB-ja dhe Drejtoria e Policisë t'i arrijnë prioritetet e përcaktuara, kësaj duhet t'i paraprijë arritja e çeshtjes kyçe – pra të bëhemi institucion me besimin më të madh të opinjonit , tha Sharanoviq, është kumtuar nga MPB.

Mandiq - Fitër Bajrami simbolizon vlerat e paqes, solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë

Fitër Bajrami simbolizon vlerat e paqes, solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, të cilat janë themeli i bashkëjetesës në Mal të Zi, tha kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq. Mandiq ka uruar kreun e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq dhe të gjithë besimtarët në vend dhe diasporë me rastin e festës së Fitër Bajramit. “Ramazan Bajrami, si festë e ripërtëritjes shpirtërore, gëzimit dhe bashkimit, simbolizon vlerat e paqes, solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, të cilat janë themeli i bashkëjetesës në atdheun tonë të përbashkët”, tha Mandiq në urimin e tij. Ai shtoi se festa është një mundësi për t'u kujtuar njerëzve rëndësinë e dashurisë, faljes dhe ndihmës për ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje.“Mali i Zi ka treguar gjatë historisë së tij se është një shtëpi për të gjithë qytetarët e tij, pavarësisht përkatësisë fetare, kombëtare apo çfarëdo përkatësie tjetër”, tha Mandiq.

Nikolla Gjurashkoviq, ka njoftuar se do të iniciojë një seancë urgjente të Kuvendit të Cetinës, kushtuar dinamikës së zbatimit të konkluzioneve në lidhje me tragjedinë e 1 janarit

Kryetari i Komunës së Cetinës, Nikolla Gjurashkoviq, ka njoftuar se do të iniciojë një seancë urgjente të Kuvendit të Cetinës, kushtuar dinamikës së zbatimit të konkluzioneve në lidhje me tragjedinë në të cilën u vranë 13 persona më 1 janar. Gjurashkoviq ka deklaruar në Facebook se është shumë i pakënaqur me reagimin e disa autoriteteve shtetërore. “Unë e konsideroj të nevojshme që Kuvendi i Cetinës të përcaktojë dinamikën e zbatimit të konkluzioneve të arritura”, tha Gjurashkoviq. Kuvendi i Cetinës i ka miratoi konkluzionet në seancën e 10 janarit në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Cetinë më 1 janar.

Nxënësi i cili dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri nxënësit e Shkollës së Mesme të Arteve të Bukura “Petar Lubarda” në Cetinje është vendosur përkohësisht në lokacion ku po i ofrohet ndihma adekuate

Nxënësi i cili dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri nxënësit e Shkollës së Mesme të Arteve të Bukura “Petar Lubarda” në Cetinë është vendosur përkohësisht në lokacion ku po i ofrohet ndihma adekuate, duke pasur parasysh moshën e adoleshencës, njoftoi Drejtoria e Policisë. Policia tha se nga momenti i raportimit nga drejtori i shkollës për incidentin, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë së Tivatit (SB), në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë në Podgoricë dhe Cetinë, kanë ndërmarrë aktivitete të vazhdueshme dhe të koordinuara me Prokurorinë Themelore të Shtetit (BSPO) në Kotorr. Ata thanë se oficerët e Stacionit të Policisë në Tivat mësuan se një e mitur kishte lejuar një studente të fotografonte armët e zjarrit në banesën e saj. “Pas marrjes së informacioneve dhe njohurive të reja, oficerët e Departamentit të Policisë së Tivatit menjëherë ndërmorën veprime të mëtutjeshme, iniciuan dhe morën urdhër nga Departamenti i Policisë së Kotorrit dhe kryen kontrolle në disa lokacione në Tivat”, thuhet në deklaratë.

Sipas një sondazhi të opinionit publik pothuajse 80 përqind e qytetarëve besojnë se politikanët përdorin dezinformata për të arritur qëllimet politike

Sipas një sondazhi të opinionit publik të kryer nga Instituti Damar për Qendrën për Tranzicionin Demokratik (CDT),në Mal të Zi, pothuajse 80 përqind e qytetarëve besojnë se politikanët përdorin dezinformata për të arritur qëllimet politike.CDT njoftoi se sondazhi u krye nga 22 shkurti deri më 4 mars në një mostër prej 1008 të anketuarve.
“Afërsisht 78,8 për qind e qytetarëve besojnë se politikanët shpesh (39,7 për qind), ose të paktën herë pas here (39,1 për qind) përdorin dezinformata për të arritur qëllimet e tyre politike,” tha organizata joqeveritare (OJQ). Gazetari i portalit Raskrinkavanje.me, Marko Vukajlloviq, ka thënë se 7,9 për qind e qytetarëve thonë se kjo ndodh rrallë, 3,5 për qind thonë se nuk ndodh kurrë, ndërsa 9,8 për qind nuk kanë mendim për këtë çështje. Siç tha ai, i pyetur se cilët politikanë përhapin më shumë dezinformata në Mal të Zi, pjesa më e madhe e qytetarëve - 28.4 për qind, pohojnë shprehimisht se të gjithë politikanët e bëjnë këtë pa përjashtim. “Pothuajse çdo i dyti qytetar (46,9 për qind) beson se Qeveria e Malit të Zi po përhap dezinformatë, rreth një e pesta (21,3 për qind) nuk besojnë kështu dhe një e treta (31,8 për qind) nuk kanë asnjë mendim për këtë çështje”, thuhet në deklaratë.

Liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i kanë uruar qytetarët e vendit për festën e Fitër Bajramit

Liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i kanë uruar qytetarët e vendit për festën e Fitër Bajramit, me mesazhe për mirësi dhe tolerancë. Myslimanët në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një festë që shënon përfundimin e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Presidentja Osmani tha se kjo ditë feste duhet të jetë “një moment reflektimi, dashurie dhe mirësie për të gjithë ne”. “Uroj që lutjet tuaja gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë pranuar, e që shtëpitë tuaja të mbushen me paqe, harmoni e me bekime”, tha ajo. Kurti uroi besimtarët duke bërë thirrje për mirësi dhe shëndet. “Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti”, tha Kurti. Ndërkohë, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përcolli mesazhe paqeje, dashurie dhe tolerance mes njerëzve, duke bërë lutje që të ndalet dhuna pas disa vrasjeve që tronditën vendin gjatë muajit mars.

Kurti në Hannover të Gjermanisë, në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtua sot për në Hannover të Gjermanisë për të marrë pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë, “Hannover Messe 2025”. Bëhet e ditur se kjo është hera e dytë që kryeministri Kurti merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme globale për inovacionin, automatizimin dhe transformimin industrial. “Gjatë vizitës së tij, Kryeministri Kurti bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të zhvillojë një tur të udhëzuar nëpër pavijonet e kompanive lidere si Bosch Rexroth, Festo, Siemens, Aleph Alpha, SAP dhe Schneider Electric, me fokus në teknologjitë inteligjente të prodhimit, automatizimin industrial dhe ekosistemet digjitale”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Sipas juntës ushtarake në pushtet,numri i të vdekurve në Mianmar ka arritur në 2,028

Sipas vlerësimeve zyrtare, të paktën 1700 njerëz, vdiqën nga tërmeti i fuqishëm që goditi Mianmarin ditën e premtë. Vendi u godit nga një tërmet me magnitudë prej 7.7 ballë të shkallës Rihter. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë më shumë të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave në Myanmar dhe Tajlandë, raporton Tanjug. Sipas Reuters, në një operacion të përbashkët shpëtimi prej pesë orësh të kryer nga ekipet kineze, ruse dhe lokale, një grua u shpëtua pas 60 orësh nën rrënojat e hotelit Great Wall në qytetin e Mandalay. Mediat shtetërore në Mianmar raportuan se të paktën 1,700 njerëz ishin konfirmuar të vdekur, ndërsa The Wall Street Journal, duke cituar juntën ushtarake në pushtet, raportoi se numri i të vdekurve në Mianmar kishte arritur në 2,028.

OKB kërkon ndihmë urgjente për Mianmarin e shkatërruar nga tërmeti

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një thirrje urgjente për ndihmë prej 8 milionë dollarësh, për të adresuar pasojat e tërmetit në Mianmar. Në këtë vend të Azisë Juglindore, rreth 1.700 njerëz humbën jetën nga tërmeti qëe goditi javën e kaluar, ndërsa mijëra të tjerë rrezikohen nga lëndimet dhe sëmundjet. Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se po vepron në “nivelin më të lartë të emergjencës”. Ajo tha se i nevojiten donacione “për të ofruar kujdes urgjent për të plagosurit, për të parandaluar shpërthimin e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”. Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha, po ashtu, se “shkatërrimi ka qenë i madh” dhe se “nevojat humanitare po rriten çdo orë”. Ekipet e shpëtimit në Mianmar janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuar të mundshëm nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Trump e kërcënon Putinin me tarifa të naftës nëse s’bën armëpushim në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa dytësore - prej 25 deri në 50 për qind - ndaj naftës ruse, nëse ndien se Moska po i bllokon përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një intervistë telefonike për NBC News, ai tha se është “zemëruar shumë” kur presidenti rus, Vladimir Putin, bëri thirrje për krijimin e një qeverie kalimtare në Ukrainë, prej së cilës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të përjashtohej. “Nëse Rusia dhe unë nuk arrijmë të bëjmë marrëveshje për ndalimin e gjakderdhjes në Ukrainë, dhe nëse mendoj se është faji i Rusisë - që mund të mos jetë - por nëse unë mendoj se është faji i Rusisë, unë do të vendos tarifa dytësore për gjithë naftën që del nga Rusia”, tha Trump. “Kjo do të thotë se nëse blini naftë nga Rusia, nuk mund të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara. Do të kenë një tarifë 25 deri në 50 për qind për gjithë naftën”, shtoi ai. Trump, po ashtu, theksoi se masat tregtare do të vendoseshin brenda një muaji, nëse marrëveshja për armëpushim nuk arrihet.

Ukraina e akuzon Rusinë për "krim lufte" pas sulmit në spital ushtarak

Kievi e ka akuzuar Moskën se ka kryer "krim lufte" pasi dronët rusë goditën një spital ushtarak në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, gjatë një vale sulmesh të natës që gjithashtu goditën një qendër tregtare, ndërtesa banimi dhe shënjestra të tjera, duke vrarë të paktën dy njerëz. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës e akuzoi Rusinë për "shkelje të normave të së drejtës humanitare ndërkombëtare" në këtë sulm, të cilin e dënoi si "bombardim të qëllimshëm dhe të synuar". Në mesin e viktimave janë edhe ushtarakë që po mjekoheshin në qendrën mjekësore. Një orë para sulmit në Harkiv, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi pret reagim të fortë nga vendet perëndimore ndaj sulmeve pothuajse të përditshme të Rusisë në territorin e tij. "Partnerët tanë duhet ta kuptojnë qartë: Këto sulme nuk janë vetëm sulme ndaj civilëve ukrainas, por edhe ndaj të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare – ndaj vetë diplomacisë që po përpiqemi të përdorim për t'i dhënë fund kësaj lufte", tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm. Përveç sulmeve në Harkiv, autoritetet ukrainase thanë se Rusia shkrepi një raketë balistike dhe lëshoi dronë si pjesë e një breshërie sulmesh që goditën gjithashtu qytetet Dnipro, Krivi Rih dhe Poltava.

Palestinezët në Gazë e shënojnë Bajramin me mungesë ushqimi dhe me një luftë të pambarim

Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të festuar, kur nisi shënimi i festës treditore të Fitër Bajramit, pasi furnizimet me ushqim janë duke iu pakësuar me shpejtësi, ndërsa luftës mes Izraelit dhe Hamasit nuk po i shihet fundi. Shumë njerëz e falën namazin e Bajramit jashtë xhamive të shkatërruara. Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit dhe duhet të jetë një ngjarje e gëzueshme, kur familjet mblidhen për festa dhe blejnë rroba të reja për fëmijët - por shumica e 2 milionë palestinezëve në Gazë po përpiqen thjesht të mbijetojnë. "Është Bajrami i Trishtimit", tha Adel al-Shaer pasi mori pjesë në faljen e Bajramit në natyrë në qytetin qendror të Deir al-Balah. "Humbëm të dashurit tanë, fëmijët tanë, jetën tonë dhe të ardhmen tonë. Humbëm studentët tanë, shkollat dhe institucionet tona. Humbëm gjithçka", tha ai. Ai tha mes lotësh se 20 anëtarë të familjes së tij të zgjeruar janë vrarë nga sulmet izraelite, përfshirë katër nipër të tij të vegjël vetëm disa ditë më parë. Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin dhe e rifilloi luftën në fillim të marsit, pasi grupi militant nuk i pranoi ndryshime në marrëveshjen e arritur në janar. Sulmet izraelite kanë vrarë qindra palestinezë, dhe Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e ushqimit, karburantit apo ndihmës humanitare për katër javë.

Marine Le Penit i ndalohet të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës më 2027

Politikania franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar. Gjykata ia ndaloi të mbajë poste publike për pesë vjet, çfarë do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, në vitin 2027. Gjykata ia shqiptoi edhe dënimin me katër vjet burgim - dy prej të cilëve do të pezullohen. Dy të tjerët, ndërkaq, do t'i kalojë me etiketë elektronike dhe jo në paraburgim. Ajo, gjithashtu, u dënua me 100.000 euro gjobë. Me shumë mundësi, Le Pen do ta apelojë dënimin me burg, kështu që ky dënim nuk do të zbatohet tani. Ajo u largua nga salla e gjyqit derisa gjyqtari lexonte dënimin.

Nxirret automjeti i fundosur në Lituani, ushtarët amerikanë ende të zhdukur

Ekipet e shpëtimit në Lituani nxorën nga moçali një automjet të fundosur ushtarak. Ai transportonte katër ushtarë amerikanë, të cilët rezultojnë ende të zhdukur. Automjeti i blinduar, M88 Hercules, u nxor mëngjesin e 31 marsit, gjashtë ditë pasi që nisi operacioni i shpëtimit në bazën ushtarake të Pabradës, pranë kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë. Ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Davile Sakaliene, tha se fati i katër ushtarëve mbetet i paqartë. “Ne nuk mund të flasim për këtë, sepse, para së gjithash, nuk ka ende asnjë informacion. Madje, edhe kur të marrim informacione, është bërë një marrëveshje që amerikanët të jenë të parët ata që do të dalin me njoftim”, i tha Sakaliene radios publike lituaneze më 31 mars. Automjeti i ushtarëve u gjet i zhytur në një moçal në terrenin e stërvitjeve ushtarake, Pabrade, më 25 mars. Qindra ushtarë lituanezë dhe amerikanë, bashkë me dhjetëra automjete, u përfshinë në nxjerrjen e tij.

Presidenti i Iranit e refuzon publikisht thirrjen e Trumpit për bisedime bërthamore

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, e ka hedhur poshtë publikisht mbajtjen e bisedimeve me Uashingtonin për programin bërthamor të Teheranit, i cili po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Më herët këtë muaj, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, propozoi bisedime të drejtpërdrejta përmes një letre dërguar Teheranit. “Megjithëse mundësia e bisedimeve të drejtpërdrejta midis dy palëve është hedhur poshtë në këtë përgjigje, është theksuar se rruga për bisedime të tërthorta mbetet e hapur”, tha Pezeshkian në një komunikatë televizive më 30 mars, duke iu referuar letrës së Trumpit. Derisa zyrtarë të lartë iranianë kishin folur më parë kundër idesë së mbajtjes së bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara, kjo është hera e parë që Irani e refuzon zyrtarisht thirrjen e SHBA-së për negociata. Prej se Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë, administrata e tij ka deklaruar vazhdimisht se Irani duhet të parandalohet nga sigurimi i armëve bërthamore dhe më herët s’e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të veprimeve ushtarake, nëse Irani shpërfill përpjekjet e Trumpit për bisedime.

Për nesër në pjesën qëndrore të vendit pritet të mbasjë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta të shiut në viset e larta të vendit. Frynë erë e mesme, deri e forte nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Temperaturat në orën 14 u shënuan: Ulqin 21 gradë, H.Novi e Budvë 20, Tivar 19,Podgoricë 17, Cetinë 15,Nikshiq 13, Shavnik 9, Plluzhinë, Andrievicë e Guci 8, Beranë, B.Pole e Petnicë 7, Plevle e Kollashin 6, Rozhajë 5 dhe në Zhablak 2 gradë.
Për nesër në pjesën qëndrore të vendit pritet të mbasjë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell, kurse në veri mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e mesme deri e forte nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 0 deri në 14 kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 21 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се