Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 03. 2025. 00:00 >> 17:16

Ditari 26.03.2025

Përgatiti, Gj. Dukaj

Kryeministri M.Spajiq, përgjigjet në pyetjet e deputetëve në Kuvend

Kryeministri, Millojko Spajiq, u përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesve të grupeve parlamentare në një seancë të posaçme të Kuvendit të Malit të Zi. Deputeti i Lëvizjes Evropa Tani, Uglesha Urosheviq, deklaroi se kohët e fundit ka pasur më shumë informacione për ardhjen e një investitori të ri në Mal të Zi, Mohamed Alabar, dhe siç pritej, edhe më shumë dezinformata për vetë investitorin, mënyrën e zbatimit, madje edhe vetë projektin. Urosheviq tha se Mali i Zi, ofron potencial serioz për investime dhe kujtoi takimin konstruktiv mes kryeministrit dhe udhëheqësve të disa komunave. Kryeministri Spajiq tha se nuk ka asgjë të diskutueshme apo të fshehur në lidhje me marrëveshjen kornizë për bashkëpunim ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai theksoi se qeveria e mëparshme ishte shumë më e interesuar për garat me formulë dhe karting sesa për investime serioze. Ai tha se BE-ja ka një marrëveshje të ngjashme edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe. Para fillimit të seancës, kryeparlamentari Andrija Mandiq, ka mbajtur mbledhjen e Kolegjiumit të Kryetarit dhe i njoftoi deputetët se kanë pasur konsultime brenda shumicës parlamentare për zbatimin e rregullores dhe se kanë arritur të vërejnë disa gjëra që i kishte vënë në dukje opozita. Gjithashtu, kryetari i Kuvendit tha se sot kemi një kohë të kufizuar në të cilën kryeministri mund të jetë në Parlament sepse ka detyrime të rëndësishme ndërkombëtare. Mandiq, po ashtu, konfirmoi se është rënë dakord që deputetët e opozitës t'i bëjnë pyetje kryeministrit.

Presidenti kroat Z.Millanoviq arrin për vizitë zyrtare në Mal të Zi

Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, me ftesë të homologut të tij malazez, Jakov Millatoviq, nga sot deri të premten do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Nga zyra e presidentit, Millatoviq, kanë deklaruar se vizita zyrtare e kreut të shtetit kroat, në Mal të Zi është një mundësi për të forcuar marrëdhëniet ndërshtetërore në frymën e miqësisë, respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë.
“Vizita është vazhdimësi e aktiviteteve të fuqishme diplomatike të presidentit Millatoviq, duke pasur parasysh se Kroacia, si shtet anëtar i Bashkimit Evropian, përfaqëson një partner të rëndësishëm në përpjekjet e Malit të Zi për t'u bërë anëtar i plotë i BE, deri në vitin 2028”, thuhet në deklaratë. Millatoviq, siç është paralajmëruar, do ta presë Milanoviqin, në Vilën Gorica, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Ndërkaq, siç është paralajmëruar, dy presidentët, Millatoviq dhe Millanoviq, do të japin deklarata publike dhe më pas do të mbjellin një pemë miqësie në oborrin e Vilës Gorica.
“Në fund të ditës, presidenti i Malit të Zi, do të organizojë një darkë gala për nder të Presidentit të Kroacisë”, thuhet në deklaratë.

Rritja e qëndrueshme e ekonomisë malazeze

Ekonomia malazeze vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, sipas Raportit të tranzicionit, me rritje vjetore prej 3.4% në gjysmën e parë të 2024, e nxitur nga rritja e konsumit dhe investimeve. Raymond Zakaria, Shef i Zyrës së Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH), për Malin e Zi, ka njoftuar se "Ekonomia e Malit të Zi vazhdon të tregojë elasticitet dhe rritje, e mbështetur nga reformat kryesore dhe investimet strategjike. Në vitin 2024, BERZH ka investuar 104 milion euro në vend, nga të cilat 92 milion, janë të destinuara për projekte të gjelbra, të cilat nxisin partneritetin tonë të energjisë efikase dhe burimet e ripërtritëshme të energjisë. Partneriteti ynë i fuqishëm me partnerët tonë lokal, donatorët dhe sektorin privat kanë qenë vendimtare në avancimin e përpjekjeve tona. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të Malit të Zi dhe krijimin e një ekonomie më konkurruese dhe të pranueshme për mjedisin," tha Zakaria. Siç njoftuan ata, sipas të dhënave nga Raporti i tranzicionit, ekonomia malazeze vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, me 3.4% në vit në gjysmën e parë të 2024, mbështetur nga rritja e konsumit dhe e investimeve.

Nesër, do të mbahet seanca e re e Kuvendit të komunës

Për nesër është caktuar seanca e re e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Ulqinit lidhur me investimin miliona dollarësh të kompanisë arabe të biznesmenit Mohamed Alabar, në zonën e Plazhit të Madh. Siç mëson korrespondenti i RTMZ, me konkluzionet e reja Kuvendi komunal do të shpallë qartë kundërshtimin e tij ndaj projektit të paraparë në Plazhin e Madh.
Pesë ditë më parë, këshilltarët vendosën njëzëri që të mos e mbështesin megaprojektin që u ka prezantuar kryeministri Millojko Spajiq. Ky është një investim shumë milionësh i një kompanie arabe në zonën e Plazhit të Madh. Nëse kryeministri këmbëngul për projektin, këshilltarët thonë se ai do të përballet me një kundërshtim edhe më të ashpër.
Në seancën e mëparshme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, u konstatua se të gjitha projektet investuese, duhet të jenë në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, duke respektuar dokumentet planifikuese dhe strategjike të Komunës së Ulqinit dhe Malit të Zi, duke pasur parasysh qëndrueshmërinë ekonomike, mjedisore dhe sociale.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, dhe përfaqësues të partive politike kanë shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar një propozim tjetër, por jo kalimin e të gjithë Plazhit të Madh, tek një investitor i vetëm.

Kongresi ka vlerësuar mbajtjen e zgjedhjeve vendore

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, ka përshëndetur zgjedhjet e parakohshme vendore paqësore dhe të rregullta në Podgoricë, të mbajtura më 29 shtator 2024, në një rekomandim të miratuar gjatë seancës së Kongresit më 26 mars 2025. Raportuesi, Randi Mondorf, vuri në dukje se delegacioni i Kongresit, kishte vizituar 55 vendvotime dhe ka konstatuar se procedurat kryesisht janë respektuar, kurse përdorimi i identifikimit elektronik kishte rritur besimin në procesin e identifikimit të votuesve. Delegacioni përshëndeti gjithashtu disponueshmërinë e kutive të lëvizshme të votimit, të cilat mundësonin votën e personave me aftësi të kufizuara. Kur bëhet fjalë për atmosferën e përgjithshme të fushatës zgjedhore, Kongresi, siç u përmend më lart, njohu përmirësime në fushën e lirisë së medias në Mal të Zi, duke theksuar se kandidatët ishin në gjendje të bënin fushatë hapur dhe shumë nga ata morën pjesë në debate televizive. Kongresi u bëri thirrje autoriteteve malazeze që të demonstrojnë një përkushtim më të fortë për reformimin e sistemit zgjedhor dhe të vetëqeverisjes lokale dhe të vazhdojnë me iniciativën që të gjitha zgjedhjet të mbahen në të njëjtën ditë për të parandaluar turizmin elektoral.

D.Abazoviq; Duhet ndarë terrorizmin dhe kartelet e drogës

Ish-kryeministri e koordinatori i shërbimeve të sigurisë, Dritan Abazoviq, deklaroi se duhet të ndajmë terorizmin dhe kartelet e drogës. Lufta e hapur kundër karteleve të drogës ka ndodhur pas ardhjes së kryeprokurorit special, Vlladimir Novoviq, në atë pozitë, tha Abazobiq, në hapje të konferencës “Kartelet e drogës si organizata terroriste: Aspektet e sigurisë, juridike dhe politike”, organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë.
“Nëse e dimë se cili është përkufizimi i terrorizmit, atëherë duhet ta dallojmë terrorizmin nga kartelet e drogës”, theksoi Abazoviq, duke vënë në dukje se organizatat terroriste sipas definicionit kanë një karakter politik. Ai thekson se kjo nuk është kërkesa parësore e karteleve të drogës, por qëllimi është që ata ta bëjnë biznesin e tyre të paligjshëm pa pengesa. Kryetari i Organizatës ndërkombëtare të policisë, Ivan Pekiq, tha se është shkatërruese për Malin e Zi që dje janë arrestuar policët e akuzuar për kontrabandë të duhanit. Ai thotë se ideja e kësaj tryeze është të dërgojë një mesazh për politikanët që do ta barazonin terrorizmin me kartelet e drogës.

Gjykata Kushtetuese luan rol kyç në sistemin e mbrojtjes së drejtave të njeriut

Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, njoftoi se ka pritur një delegacion nga Departamenti për Ekzekutimin e Vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vizitën e tyre të parë në Mal të Zi dhe theksoi se Gjykata Kushtetuese luan një rol kyç në sistemin e konventave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel kombëtar.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Snezhana Armenko, vuri në dukje rëndësinë e Deklaratës së Rejkjavikut, e cila thekson se qëndrueshmëria afatgjatë, integriteti dhe besueshmëria e sistemit të Konventës varen nga zbatimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane dhe ripohon përkushtimin e thellë dhe të qëndrueshëm ndaj Konventës dhe të Gjykatës Evropiane më të lartë të drejtave të njeriut. Kryetarja, Armenko, vuri në dukje përpjekjet që po bën Gjykata Kushtetuese për vendosjen e procedurave dhe ritmit të funksionimit për forcimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të efikasitetit, transparencës dhe konsistencës në punën e Gjykatës Kushtetuese, me theks në zgjidhjen e ankesave kushtetuese nga viti 2022 dhe 2023 deri në fund të vitit aktual.

Kreu i Qeverisë, vlerëson të arriturat e ekzekutivit në mandatin e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar organet e rendit dhe të drejtësisë që të trajtojnë me seriozitet shkaqet, rrethanat dhe “predispozitat e dorasëve”, në mënyrë që të vihet drejtësi për vrasjet e ndodhura ditëve të fundit në Kosovë dhe të parandalohen raste të tilla. Në tri ditë, në Kosovë kanë ndodhur katër vrasje. Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se kjo seri vrasjesh duhet të ndalohet dhe dënohet, duke theksuar se akti i vrasjes “asnjëherë nuk guxon të normalizohet”. Ekspertët e fushës së sigurisë thonë se numri i vrasjeve tregon se çështja e armëmbajtjes është bërë alarmante, duke kërkuar që të kenë një qasje më gjithëpërfshirëse, përfshirë këtu edhe ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat e armëve. Ndërkohë, Kurti, premtoi se gjatë një mandati të mundshëm të ri qeverisës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ndahen mbi 1 miliard euro buxhet. Kështu tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë, teksa foli për mandatin katërvjeçar të ekzekutivit dhe ka pohuar se Qeveria që ai udhëheq ka arritur “rezultate të jashtëzakonshme” gjatë mandatit të plotë kushtetues.

Kancelari austriak: Mbështetje e fortë për Shqipërinë në rrugën e BE-së

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u prit me nderime të veçanta nga kancelari austriak, dr. Christian Stocker. Gjatë takimit, u theksua mbështetja e palëkundur e Austrisë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.Kreu i shtetit shqiptar i përcolli kancelarit Stocker mirënjohje për mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë në momentet kyçe të historisë, duke theksuar rolin thelbësor dhe mbështetjen e palëkundur politike në rrugëtimin e Shqipërisë për integrimin evropian.“Partneriteti Shqipëri-Austri bazohet në vlerat e përbashkëta, demokracinë, paqen dhe stabilitetin.Gjatë takimit u vlerësua forcimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe i investimeve dhe lidhjeve tregtare midis Austrisë dhe Shqipërisë. Qeveria austriake ka qenë një nga donatorët më të rëndësishëm që ka mbështetur ndër vite reformën e sistemit të arsimit dhe formimit profesional në vendin tonë. Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria është e interesuar të thellojë bashkëpunimin në fushën e arsimit universitar, si dhe të formimit profesional.

Serbia, duhet të përmbush reformat e BE-së

Pas muajsh protestash rekord në Serbi, BE më në fund ka thyer heshtjen e saj – duke i ofruar Beogradit një qortim të rrallë, por të matur.
“Vendi duhet të përmbushë reformat e BE-së, veçanërisht të ndërmarrë hapa vendimtarë drejt lirisë së medias, luftës kundër korrupsionit dhe reformës zgjedhore”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të martën në mbrëmje pas një darke pune me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, raproton Politico. Takimi, ku mori pjesë edhe presidenti i Këshillit, António Costa, trajtoi situatën aktuale politike në Serbi dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe erdhi në një moment kritik për Vuçiqin, i cili nuk ka mundur të shuajë bllokadat dhe protestat e studentëve që kanë vazhduar për më shumë se katër muaj. Demonstruesit kanë kërkuar llogari nga udhëheqja e Serbisë për korrupsionin dhe erozionin e institucioneve demokratike gjatë mandatit të presidentit.

Palestinezët në Gaza, protestojnë kundër Hamasit

Palestinezët demonstruan kundër Hamasit gjatë një proteste kundër luftës në Rripin e Gazës, sipas videove që qarkullojnë në internet, raportoi AP.Kjo ishte një shfaqje e rrallë e zemërimit publik kundër grupit militant, i cili sundon territorin 17 muaj pas luftës me Izraelin.Videot, të cilat dukej se ishin autentike, treguan qindra njerëz që merrnin pjesë në një protestë kundër luftës në qytetin verior të shkatërruar të Beit Lahija.Protestat shpërthyen një javë pasi Izraeli përfundoi armëpushimin e tij me Hamasin duke nisur një valë të papritur sulmesh që shkaktuan vdekjen e qindra njerëzve.Në fillim të këtij muaji, Izraeli ndaloi dërgesat e ushqimit, karburantit, ilaçeve dhe ndihmave humanitare për rreth 2 milionë palestinezë të Gazës. 

Suksesi i marrëveshjes varet nga Moska

Suksesi i një marrëveshjeje potenciale midis Ukrainës dhe Rusisë për të ndalur sulmet në infrastrukturën detare dhe energjetike do të varet nga Moska, tha dje në mbrëmje presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke paralajmëruar se Kievi nuk kishte besim te presidenti rus, Vladimir Putin, pas më shumë se tre vjetësh lufte në shkallë të gjerë, sipas “abc News”.“Tani duhen rezultate nga Rusia. Ne nuk kemi besim tek ata”, tha Zelensky në fjalimin e tij.Dhe sinqerisht, bota nuk i beson Rusisë. Rusia dhe Ukraina ranë dakord të sigurojnë lundrim të sigurt, të eliminojnë përdorimin e forcës dhe të parandalojnë përdorimin e anijeve tregtare për qëllime ushtarake në Detin e Zi”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, tre ditë pas takimeve me përfaqësues nga Kievi dhe Moska, në Arabinë Saudite.“Vendet ranë dakord gjithashtu të marrin masa për të zbatuar marrëveshjen për të ndaluar sulmet kundër objekteve energjetike në Rusi dhe Ukrainë”, tha Shtëpia e Bardhë.Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme ndaj objekteve të energjisë dhe infrastrukturës gjatë negociatave të armëpushimit.

Trump: Mund të ndodhë që Rusia të zvarrisë marrëveshjen

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Rusia dëshiron t’i japë fund luftës së saj me Ukrainën, por sugjeroi se Moska mund të vonojë nënshkrimin e një marrëveshjeje armëpushimi me Ukrainën, pasi Kremlini kundërshtoi llogaritë e marrëveshjeve të bëra me SHBA, sipas CNN.“Unë mendoj se Rusia dëshiron t’i japë fund luftës, por mund të ndodhë që ata ta zvarrisin. Unë e kam bërë për vite me rradhë”, tha dje në mbrëmje Trump për kanalin kabllor të krahut të djathtë “Newsmax”.“Unë mendoj se Rusia do të donte ta shihte fundin dhe mendoj se edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të donte ta shihte fundin në këtë pikë”, tha Trump.Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se Rusia kishte ndalur shënjestrimin e infrastrukturës energjetike që nga 18 marsi, kur Trump dhe Putin zhvilluan një telefonatë në të cilën diskutuan propozimin. 

Nesër, mot i vranët dhe me të reshura

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht i vranët me të reshura të shiut. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.
Temperatura në orën13; Tivar e Ulqin 15 gradë, Budvë 14, Podgoricë e Herceg Novi 13, Berane 12, Bjello Pole, Andrijevicë, Rozhajë e Petnjicë 11, Cetinë, Nikshiq, Plevlë e Guci 9, Kollashin 8, Plluzhinë e Shavnik 7 dhe në Zhablak 5 gradë.
Meteorologët parashohin se nesër do të mbaj mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët dhe me të reshura të shiut.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesme e drejtimeve të ndryshme.
Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 18 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се