Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 03. 2025. 00:00 >> 22:14

Ditari 25.03.2025

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

Mandiq propozon që Këshilli të merret me rastet e nëntë vrasjeve

Sot u mbajt mbledhja e parë e Këshillit anketues i cili u formua për të grumbulluar informacione dhe fakte për veprimet e organeve shtetërore dhe subjekteve të tjera në rastet e vrasjeve me motive politike që kanë ndodhur që nga hyrja e pluralizmit politik e deri në ditët e sotme nga ana e të ashtuquajturave, “Treshet e zeza”.

Kryeparlamentari i Këshillit Andrija Mandiq, tha se Këshilli nuk është gjykatë, por është një forum ku mund të diskutohen çështjet që rëndojnë Malin e Zi. Ai theksoi se ka shumë gjëra të errëta nga e kaluara që duhen nxjerrë në dritë.

Kryetari i Këshillit , Andrija Nikoliq (PDS), tha se nuk ka aktgjykime të formës së prerë që do ta cilësonin një vrasje si vrasje me agjendë politike dhe se duhet pasur kujdes me formulime të tilla.

Deputetja e Lëvizjes qytetare URA , Ana Novakoviq Gjuroviq, tha se shumica parlamentare e udhëhequr nga Mandiq nuk lejon që të respektohet rregullorja e punës dhe nuk e lejon opozitën të bëjë pyetje.

Deputeti i Partisë Popullore Demokratike, Millan Knezheviq, tha se sipas dokumentit që kanë marrë nga Ministria e Drejtësisë, shihet se këshilli nuk mund të merret me dy apo tre raste, por mund të merret me të tjerat. Ai mbështeti propozimin e Mandiqit.

Në rend të ditës ishte shqyrtimi i metodologjisë së punës së Këshillit me Propozimin për Rregulloren e këtij organi parlamentar.

Spajiq nesër do t'u përgjigjet pyetjeve të deputetëve

Kryeministri Millojko Spajiq nesër në seancën e posaçme të Kuvendit të Malit të Zi do t'u përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesve të grupeve parlamentare.

Deputeti i Partisë Popullore Demokratike, Millan Knezheviq, do ta pyesë Spajiqin nëse sipas mendimit të tij dhe të qeverisë, në kampin kroat Llora janë kryer krime lufte ndaj malazezëve dhe serbëve.

Deputetja Radinka Qinqur nga Klubi i veçantë i deputetëve do ta pyesë Spajiqin nëse planifikon t'i lërë me koncesion aeroportet e Malit të Zi për 30 vjet, apo qeveria ka plan alternativ.

Deputeti i Lëvizjes Evropa Tani, Uglesha Urosheviq deklaroi se kohët e fundit ka pasur më shumë informacione për ardhjen e një investitori të ri në Mal të Zi, Mohamed Allabar, dhe siç pritej, edhe më shumë dezinformata për vetë investitorin, mënyrën e zbatimit, madje edhe vetë projektin.

Ai do ta pyesë Spajiqin se për çfarë lloj investimi bëhet fjalë, çfarë po bën për të tërhequr investime dhe si i vlerëson në përgjithësi efektet e politikës ekonomike në situatën aktuale në vend.

Deputeti socialdemokrat, Boris Mugosha do të pyesë Spajiqin se si e komenton ai faktin se rritja e vitit të kaluar në ekonominë malazeze ishte më e ulëta në tetë vitet e fundit, duke përjashtuar vitin e koronës - 2020. Mugosha është gjithashtu i interesuar nëse ritmet e rritjes së ekonomisë malazeze prej rreth tre përqind në vit garantojnë qëndrueshmërinë afatgjatë dhe standardin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e qytetarëve.

Mehmet Zenka nga Klubi i deputetëve të Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Iniciativës Qytetare Kroate do ta pyesë Spajiqin se cilat janë planet e tij në lidhje me mega investimin e kompanisë arabe Allmar, e cila përfshin Plazhin e Madh në Ulqin.

 

Millanoviq nga nesër do të zhvillojë vizitë zyrtare në Mal të Zi

Presidenti kroat, Zoran Millanoviq nga nesër deri të premten do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Jakov Millatoviq.

Zyra e Millatoviqit tha se vizita zyrtare e Millanoviqit në Mal të Zi është një mundësi për të forcuar marrëdhëniet ndërshtetërore në frymën e miqësisë, respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë

Millatoviq, siç është paralajmëruar, do ta presë Millanoviqin në Vilën Gorica, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, e më pas do të ketë një bisedë mes dy zyrtarëve.

Siç është paralajmëruar, në ditën e dytë të vizitës, Millatoviq dhe Millanoviq do të zhvillojnë një takim me Klubin e Biznesit Kroato-Malazez, pas së cilës do të vendosin kurorë me lule në Monumentin e Luftëtarit Partizan në kodrën e Gorica.

“Millatoviq dhe Milanoviq do të mbajnë një ligjëratë për studentët në Fakultetin e Shkencave Politike me temën “Zgjerimi i Bashkimit Evropian si imperativ gjeopolitik”, thuhet në deklaratë.

Marrëveshja e mirëpritur, thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe

Parlamenti Evropian, në amendamentet e shumta të Raportit të Parlamentit Evropian për Malin e Zi, mirëpret marrëveshjen mes kryeministrit dhe liderëve të opozitës për të kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias në lidhje me përfundimin e mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Dragana Gjuranoviq dhe që opozita të kthehet në parlament.

Ai thekson se angazhimi politik ndërpartiak dhe një parlament funksional janë të nevojshëm për të arritur përparim të rëndësishëm në reformat kyçe të BE-së, veçanërisht reformat zgjedhore dhe gjyqësore dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në amendamente, deputetët i bëjnë thirrje mazhorancës dhe partive opozitare që të kenë prioritet gjetjen e zgjidhjes adekuate të krizës kushtetuese përmes dialogut parlamentar.

Në amendamentet, eurodeputetët shprehin keqardhje për ndryshimet në legjislacionin e reformës së miratuar menjëherë pasi BE-ja mori një opinion pozitiv (veçanërisht për grupin e ligjeve "IBAR") dhe theksojnë se reformat e miratuara duhet të zbatohen në mënyrë efikase dhe konsistente për të siguruar progres të vërtetë dhe përafrim të plotë me legjislacionin evropian.

Qeveria dhe opozita arrijnë marrëveshje, secila do t'i paraqesë nga një pyetje Komisionit të Venecias

Qeveria dhe opozita kanë arritur një kompromis dhe kanë rënë dakord t'i dërgojnë nga një pyetje Komisionit të Venecias.

Kujtojmë se, sipas Marrëveshjes së datës 15 mars, kërkesa në Komisionin e Venecias për një opinion për zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese duhej të dërgohej dje, por kjo nuk u realizua, pasi përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës nuk arritën të bien dakord për tekstin e kërkesës, pra se sa pyetje duhet të dërgohen dhe me çfarë duhet të lidhen ato.

Tekstin e kërkesës do ta definojë, në emër të qeverisë ministri i Drejtësisë, Bojan Bozhoviq (Lëvizja Evropa Tani), ndërsa opozita ia ka besuar këtë detyrë avokatit, Millosh Vukçeviq.

U miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim

Këshilli parlamentar për ekonomi, financa e buxhet miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim dhe e dërgoi për miratim në Parlament.

Me ndryshimet e këtij Ligji parashihet që lënda administrative të zhvillohet me procedurë urgjente, ndërkohë që në mbledhje u diskutua edhe ajo se çfarë do të thotë termi urgjencë dhe nëse e obligon gjyqtarin në procedurë.

Jellena Nedoviq nga Lëvizja Evropa Tani thotë se kjo është çështje ku koha dhe afati për nga natyra e vet mund të çojë në shkelje të të drejtave të qytetarëve apo shkelje të interesit publik. Për këto arsye është e nevojshme të parashikohet që kontesti administrativ lidhur me vendimin për shpronësim të zhvillohet me procedurë urgjente.

Markoviq: Zbatimi i standardeve të GJEDNJ-së është angazhim i Prokurorisë

Prokuroria Supreme e Shtetit (SPO) është e përkushtuar për zbatimin e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) duke zbatuar vendimet e Gjykatës në lidhje me veprimet e mëparshme të Prokurorisë së Shtetit, si dhe duke vendosur standarde dhe procedura të qarta për trajtimin e rasteve të ardhshme.Kështu ka thënë kryeprokurori i Prokurorisë së Shtetit, Millorad Markoviq, në një bisedë me kryetarin dhe nënkryetarin e GJEDNJ-së, Marko Boshnjak dhe Ivana Jelliq.

“Përcaktimi i Prokurorisë së Shtetit për të zbatuar standardet e GJEDNJ është i padiskutueshëm, si përmes ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës në lidhje me veprimet e mëparshme të Prokurorit të Shtetit, ashtu edhe përmes vendosjes së standardeve dhe procedurave të qarta për trajtimin e të gjitha rasteve të ardhshme”, tha Markoviq.Boshnjak përshëndeti vendosmërinë e Prokurorisë së Lartë të Shtetit për të ngritur standardet e prokurorive të shtetit kur bëhet fjalë për efektivitetin e hetimeve dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përmes udhëzimeve detyruese, në përputhje me praktikën e GJEDNJ.

Në deklaratë thuhet se Markoviq i ka njoftuar bashkëbiseduesit se në kuadër të Prokurorisë Supreme të Shtetit është formuar një ekip punues për monitorimin e praktikës së GJEDNJ dhe Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Administrata doganore bie dakord për modelet e bashkëpunimit me Francën

Përfaqësuesit e Administratës doganore dhe Ambasadës së Francës ranë dakord për modalitetet e bashkëpunimit dhe mbështetjes në të ardhmen në zhvillimin e mëtutjeshëm të shërbimit doganor dhe ndalimin më efikas të kontrabandës.

Ushtruese e detyrës së drejtoreshës së  Administratës doganore, Maja Vuçiniq ka diskutuar për vazhdimin e ndihmës dhe përmirësimin e bashkëpunimit me atasheun doganor të sapoemëruar në Ambasadën Franceze në Beograd, Hugo Chevallier dhe bashkëpunëtorin e tij.

Vuçiniq shprehu mirënjohjen e saj për ambasadën franceze, atasheun doganor dhe shërbimin doganor francez për mbështetjen e vazhdueshme deri më tani, veçanërisht përmes organizimit të edukimit, trajnimit dhe shkëmbimit të përvojave të doganierëve, që kontribuon në forcimin e kapaciteteve të shërbimit dhe modernizimin e sistemit doganor.

Chevaler vlerësoi aktivitetet e ndërmarra nga Administrata doganore në kuadër të projekteve, veçanërisht nga tetori i vitit të kaluar, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të punës së përbashkët për përmirësimin e procedurave doganore.

Ministria: Nënshkruhet Marrëveshja e Re Sektoriale Kolektive për Punonjësit në Mbrojtjen Sociale dhe të Fëmijëve

“Me nënshkrimin e kontratës, punonjësit në mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve arrijnë përmirësime të dukshme në kushtet e punës, sigurinë në punë, si dhe organizimin e punës, gjë që kontribuon në një ofrim më efikas të shërbimeve sociale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Kujdesit Familjar dhe Demografisë.

Në këtë Ministrinë është nënshkruar sot Marrëveshja e re Kolektive Sektoriale për punonjësit e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, njoftoi sot ministria .Në deklaratë thuhet se kontratën e kanë nënshkruar ministri Damir Gutiq dhe kryetari i sindikatës së punëtorëve në këtë fushë, Goran Simoviq.

"Kjo marrëveshje paraqet një hap të rëndësishëm në përmirësimin e të drejtave të punonjësve në këtë sektor, duke konfirmuar përkushtimin e Qeverisë për të njohur rëndësinë e fushës së mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, si dhe rëndësinë e punës së punonjësve në këtë sektor.

Gjukanoviq padit APK-në, kërkon 5000 euro dëmshpërblim

Ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq paditi Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (ASK) për një vendim që ai shkeli ligjin në lidhje me kartën e kredisë të Atlas Bankës.

Në padi thuhet, shkruan gazeta “Dan”, se Gjukanoviq për dy dekada e gjysmë e ka kryer detyrën me nder, me ndërgjegje dhe përgjegjësinë më të lartë ndaj detyrimeve dhe se vendimi i APK-së, me të cilin është konstatuar se ka shkelur Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit, për shkak se nuk ka raportuar rritje të pasurisë në vlerë prej 16.741 euro, është sjellë me qëllim të qartë për ta paraqitur personalitetin e tij si kriminel, arrogant dhe i padenjë për pozitën dhe reputacionin që gëzon në shoqërinë dhe shtetin e Malit të Zi.

Ai ka kërkuar dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave personale në shumën prej 5000 euro për shkak të vendimit me të cilin ai institucion ka konstatuar se ka shkelur ligjin për kartelën kreditore të Atlas Bankës.

Vuçiq pret Sorensenin: Asociacioni, parakusht për normalizim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua sot në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në një postim në Instagram pas takimit, Vuçiq tha se takimi i tij i parë me të dërguarin e ri për dialogun ishte “i hapur dhe i drejtë”.

Ai ka thënë se e ka njoftuar Sorensenin, i cili javën e kaluar e vizitoi Kosovën “për problemet me të cilat ballafaqohen serbët” atje.

“Unë shpreha shqetësim të veçantë për pozitën e vështirë në të cilën ndodhen serbët për shkak të lëvizjeve të shumta përshkallëzuese, të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës”, shkroi Vuçiq.

Presidenti serb e akuzoi Kosovën se po bën “pengesa të vazhdueshme në procesin e dialogut”, duke ripërsëritur se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë “është parakusht për fillimin e një normalizimi thelbësor të marrëdhënieve”. 

Rama: Kos e vlerësoi Shqipërinë, përfitojmë 64.5 milionë euro

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot bashkë bisedimin me qytetarët në platformat sociale në rubrikën”Sy m’sy”.

Kreu i qeverisë tha se komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos ka përgëzuar Shqipërinë për shpejtësinë në marrjen e financimit nga plani i ri i rritjes, ndërsa shtoi se kjo tregon përmbushje të detyrave sipas kalendarit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit drejt integrimit në BE.

Rama tha se vendi ynë përfiton nga Bashkimi Europian 64.5 milionë euro shtetit si mbështetje për reformat dhe infrastrukturën.

“Kemi një të re shumë pozitive, komsionerja për zgjerimin Marta Kos ka deklaruar se përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shpejtësinë në marrjen e financimi nga plan i ri i rritjes, shpejtësia në marrjen e financimit do të thotë përmbushje e detyrave sipas kalendarit dhe programit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e anëtarësimit.

“Bëhet fjalë për 64.5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejt nga BE për Shqipërinë, 30 milionë euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje për reformat e axhendës kombëtare të reformave dhe 34 kalojnë përmes WBF, pra fondit të Ballkanit Perëndimor për infrastrukturën. Besoj se kjo është një tjetër shenjë e qartë se në po ecim me shpejtësi sipas rimit të caktuar edhe në negociata për tu anëtarësua në BE”, tha kreu i qeverisë.

Shkup, mbahet marsh protestues për viktimat e zjarrit në Koçan

Në Shkup u mbajt protestë pas zjarrit në një klub nate në qytetin e Koçanit në lindje të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e të cilit jetën humbën 59 persona, raporton Anadolu. Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin Maqedonia me thirrjen e iniciativës “Kush është i radhës?”. Protestuesit mbajtën tri minuta heshtje për viktimat e zjarrit, ndezën qirinj dhe lanë lule. Pjesëmarrësit marshuan drejt ndërtesës së Kuvendit dhe Spitalit të Qytetit, duartrokitën për pesë minuta në mbështetje të punonjësve të shëndetësisë dhe më pas marshuan drejt godinës së qeverisë. Ata brohoritën “Mjaft vdekje”, “Secili mund të jetë i radhës”, “Drejtësi për viktimat” dhe “Mjaft ishin ne, sistemi është i radhës”.

Gjatë marshit u panë edhe pankarta me mbishkrimet “Sistemi është i radhës”, “Sa ryshfet    duhet për të rikthyer viktimat”, “Nuk ka heshtje, vetëm drejtësi” dhe “Përfitimi juaj, jetët tona.Protestuesit, të cilët mbajtën një heshtje 16-minutëshe para qeverisë, u shpërndanë paqësisht pas fjalimeve të tyre.

Negociatori rus: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën ishin intensive, por të dobishme

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për një armëpushim të pjesshëm në Ukrainë, ishin “intensive” por të dobishme, tha një anëtar i ekipit negociues të Rusisë. “Ne biseduam për gjithçka, ishte një dialog intensiv, jo i lehtë, por shumë i dobishëm për ne dhe për amerikanët”, tha të martën Grigory Karasin për agjencinë shtetërore të lajmeve, TASS.Karasin, i cili për kohë të gjatë ishte zëvendësministër i Jashtëm i Rusisë, tha se bisedimet SHBA-Rusi do të vazhdojnë dhe se Kombet e Bashkuara dhe vendet e tjera do të përfshihen në to. Ai nuk tha hollësi rreth kësaj.Ai i bëri këto komente një ditë takimit 12-orësh mes dy vendeve në Arabinë Saudite, vendin ku po zhvillohen bisedimet. Derisa bisedimet po zhvilloheshin në Riad, Rusia e sulmoi me raketa qytetin Sumi të Ukrainës, duke plagosur më shumë se 90 njerëz, përfshirë 23 fëmijë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin, duke thënë se ky është shembulli më i freskët i “humbjeve, dhimbjes dhe shkatërrimit, diçka që Ukraina kurrë nuk e ka dashur”.Zelensky tha se Rusia është “e vetmja palë që po e zgjat këtë luftë dhe po torturon si popullin tonë, ashtu edhe mbarë botën.

Lukashenko betohet për mandatin e shtatë, teksa sundimi i tij dënohet si “antikushtetues”

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, u betua të martën për mandatin e tij të shtatë si president, por organizatat për të drejtat e njeriut e cilësuan sundimin e tij si "antikushtetues".

Lukashenko i fitoi mbi 86 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 26 janarit, të cilat u dënuan gjerësisht nga vendet perëndimore si një farsë.

"Ato u zhvilluan në kushtet e një krize të thellë të të drejtave të njeriut, në një atmosferë frike totale të shkaktuar nga shtypja e shoqërisë civile, mediave të pavarura, opozitës dhe të gjithë kundërshtarëve", thuhet në një komunikatë të përbashkët të dhjetë organizatave bjelloruse për të drejtat e njeriut të martën.

Lukashenko u betua gjatë një ceremonie në kryeqytetin Minsk.

Po atë ditë, qindra mbështetës të opozitës demokratike bjelloruse organizuan protesta në vende të ndryshme të Evropës, përfshirë në Lituani, Poloni dhe Republikën Çeke, për të shënuar Ditën e Lirisë së Bjellorusisë.

Të paktën 23 persona u vranë në sulmet izraelite gjatë natës

Të paktën 23 persona u vranë në Rripin e Gazës në sulmet izraelite në territor gjatë natës, njoftuan mjekët palestinezë.

Midis të vdekurve ishin tre fëmijë dhe prindërit e tyre, të cilët u vranë në një sulm në tenda në qytetin jugor të Khan Younis, tha Spitali Nasser, raporton AP.

Spitali Nasser tha se kishte marrë katër trupa të tjerë të të vrarëve në dy sulmet, përveç një familjeje prej pesë anëtarësh.

Spitali ka marrë më shumë të plagosur që kur Izraeli rifilloi bombardimet e rënda të Gazës javën e kaluar, duke thyer një armëpushim që kishte ndalur luftën 17-mujore.

Spitali Al Aksa, në qendër të Gazës, tha se kishte marrë trupat e gjashtë personave të vrarë në tre sulme të veçanta.Tre persona të tjerë u vranë në një sulm në një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat, njoftoi Spitali Avda.Një sulm izraelit në një ndërtesë banimi në qytetin e Gazës vrau pesë persona, tha Ministria e Shëndetësisë e territorit, duke shtuar se 12 të tjerë u plagosën.

Ministria e Minierave: Të gjitha llojet e karburanteve janë më të lira në Mal të Zi

Prej sot të gjitha llojet e karburanteve janë më të lira në Mal të Zi, njoftoi Ministria e Minierave.

Kështu një litër nga të dyja llojet e benzinës janë më lirë, respektivisht benzina 98 presoj sot kushton 1,48 euro kurse ajo 95- 1,44 euro. Një litër Eurodizel është liruar për katër cent dhe kushton 1.35 euro, si dhe një litër naftë për ngrohje, tani është 1.29 euro.

Nesër, mot i vranët dhe me reshje të shiut

Në Mal të Zi mban mot i vranët, vende-vende me reshje të dobëta të shiut, kryesisht në pjesët perëndimore. Frynë erë e dobët e drejtimeve të ndryshme , në pjesët veriore, mesatare deri e fort e drejtimeve jugore. Temperaturat e shënuara në orën 13: Ulqin 19 gradë, Tivar e Beranë 18, Podgoricë 17, Budvë, B.Pole, Andrievicë e Rozhajë 16, H.Novi 15, Plevle 14, Guci 13, Nikshiq, Cetinë, Shavnik 12, Kollashine Plluzhinë11 dhe në Zhablak 7 gradë.  

Për nesër parashihet të mbaj mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të shiut, në pjesët jugore edhe me bubullimë. Në pjesën e dytë të ditës reshje më të dendura do të ketë në zonat e tjera  të vendit. Do të fryjë erë mesatare deri e fort nga drejtimet lindore. Temperatura e mëngjesit  prej 4 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 18 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се