Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 03. 2025. 00:00 >> 17:50

Ditari 12.03.2025

Ditarin e përgatiti, Marash Dedvukaj

Në vazhdim është është duke u zhvilluar mbledhja e parë e seancës së rregullt pranverore

Në vazhdim është është duke u zhvilluar mbledhja e parë e seancës së rregullt pranverore. Në vend të Cetinës, seanca po mbahet në Podgoricë. Me këtë rast Parlamenti i Malit të Zi miratoi propozimin për emërimin e Andrija Nikoliqit nga (PDS) si kryetar të Komisionit Hetimor që do të merret me vrasjet dhe sulmet ndaj gazetarëve, policëve, politikanëve dhe intelektualëve të lirë nga policët e njohur si "tre të zezat". Zëvendës i tij do të jetë Millan Knezheviq, ndërsa anëtarë Gordan Stojoviq, Andrija Mandiq, Momçillo Lekoviq, Bogdan Bozhoviq, Oskar Huter, Nikolla Zirojeviq, Filip Axhiq dhe Vladimir Dobriçanin. Me këtë rast Kryetari i Parlamentit, Andrija Mandiq theksoi se këshilli administrativ ka vërtetua propozimin për kryetar, zavëndëskryetar dhe anëtarët e këshillit anketues për grumbullimin e informatave dhe fakteve në lidhje me veprimet e organeve shtetërore dhe subjekteve të tjera në rastin e vrasjeve politikisht të motivuara, të cilat kanë ndodhur që nga futja e sistemit shumëpartiak e deri sot si dhe shkaqet e sulmeve ndaj gazetarëve dhe intelektualëve tjerë të lirë nga ana e zyrtarëve policor. Raportues i Komisionit Hetimor është Bogdan Bozhoviq.Nga 41 deputetë, 38 votuanë pro kurse 4 ishin kundër. Mandiq tha se ata kanë bërë një punë të madhe sot dhe se ata që i shohin me dyshim disa anëtarë të Komisionit Hetimor, po e ndjekin nga afër punën e Komisionit.

Aleksandra Vukoviq Kuç, njoftoi se opozita po punon për kthimin në parlamentin e Malit të Zi

Deputetja e PDS-së në Parlamentin e Malit të Zi, Aleksandra Vuković Kuç, njoftoi se opozita po punon për kthimin në parlamentin e Malit të Zi dhe tha se pa opozitën në parlamentin e shtetit, nuk ka të ardhme evropiane për Malin e Zi. “Duket se ata në mazhorancën qeverisëse, ose të paktën një pjesë e tyre, nuk e dinë këtë. Këtë e them nga shkaku se bisedimet po zgjasin shumë dhe se Satler është duke punuar që të arrihet një dialog i duhur dhe të vij deri tek një zgjidhje e pranueshme si për pushtetin ashtu edhe për opozitën .Mendoj se ka shumë njohuri në pushtet për të vërejtë se cilat janë kërkesat tona dhe së paku kanë të bëjnë me formulimin e përbashkët të çështjeve që do t'i dërgojmë Komisionit të Venecias, theksoi Kuç. Komisioni i Venecias, sipas saj, do të zgjidhte krizën kushtetuese institucionale në të cilën ndodhet Mali i Zi dhe opozita do të kishte detyrimin ta pranonte atë opinion, cilido qoftë ai. Ajo nuk ka mundur të thotë se kur do të zhvillohet takimi me kryeministrin Milojko Spajiq dhe ambasadorin e BE-së në Mal të Zi. “E di që po punohet për këtë takim dhe nëse nuk ka ndodhur, patjetër do të ndodhë”, tha ajo. Ajo ritheksoi se realisht po mendojnë të rikthehen në bankat parlamentare, sepse para së gjithash mendohet për nevojat e qytetarëve dhe proceset integruese.

Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) i ka bërë thirrje qeverisë që të tërheqë ligjin e propozuar për nëpunësit dhe punonjësit

Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) i ka bërë thirrje qeverisë që të tërheqë ligjin e propozuar për nëpunësit dhe punonjësit, i cili sipas tyre është përpunuar pasi ka marrë dritën jeshile nga Komisioni Evropian (KE) që mund të punësojë persona të përshtatshëm politik. Deputetja e PDS-së, Aleksandra Vukoviq Kuç, në një konferencë për media tha se ndryshimet në ligj janë tregues i kolapsit të ardhshëm të institucioneve që nuk do të kenë kë të ndërtojnë dhe mirëmbajnë.“Sepse e bën të mundur të pamundurën – që individët të cilëve u mungon arsimi dhe niveli optimal i kualifikimeve të udhëheqin institucionet më të rëndësishme shtetërore”, tha Vuković Kuç. Ajo i bëri thirrje qeverisë që ta tërheqë ligjin e propozuar nëse i intereson procesi integrues. Vukoviq Kuç theksoi se pas ndryshimeve të ligjit, studentët më të këqij mund të shpresojnë për poste drejtuese vetëm nëse janë aktivistë të - Për Ardhmërinë e Malit të Zi, Malit të Zi Demokratik dhe Lëvizjes Evropa tani. “Po ashtu i bëjmë thirrje KE-së që të shqyrtojë këtë që ka ndodhur në seancën e Qeverisë me projektligjin për të cilin ka dhënë mendim pozitiv, duke dhënë rekomandime domethënëse për përmirësimin e tij”, tha Vukoviq Kuç.

Millatoviq - Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare në Mal të Zi duhet të përmirësohen edhe më tej

Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare në Mal të Zi duhet të përmirësohen edhe më tej, në frymën e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, thanë presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq dhe mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit Joanikije. Siç njofton Zyra e Presidentit, Millatoviq ka thënë sot në një bisedë me Joanikije se respekton rolin historik të Mitropolisë së Malit të Zi dhe Bregdetit (MCP) dhe shërbimin hierarkik të mitropolit. “Millatoviq kujtoi se gjatë kësaj periudhe të vitit, tri bashkësitë më të mëdha fetare në Mal të Zi festojnë festat e mëdha fetare dhe, në këtë drejtim, falënderoi Mitropolitin për kontributin e tij në nxitjen e harmonisë ndërfetare në Mal të Zi”, thuhet në deklaratë.

Një djalosh me iniciale M. R. (33) është gjetur i vdekur në Spitalin Special Psikiatrik në Dobrotë

Një djalosh me iniciale M. R. (33) është gjetur i vdekur në Spitalin Special Psikiatrik në Dobrotë, është konfirmuar jozyrtarisht për Portalin RTMZ nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale (UIKS). Disa media raportojnë se ai dyshohet se ka shfrytëzuar fëmijët për pornografi. Siç bëhet me dije, Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale është njoftuar nga punonjësit e Spitalit Special të Dobrotës për rastin e M.R. Më shumë informacione për shkakun e saktë të vdekjes do të ketë pas njoftimit nga Prokuroria kompetente.

Bordi Administrativ ka emërua Biljana Vuçuroviqin, ish-drejtoreshën e shkollës së mesme të Podgoricës “Sllobodan Shkeroviq”, këshilltare të kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq

Bordi Administrativ ka emërua Biljana Vuçuroviqin, ish-drejtoreshën e shkollës së mesme të Podgoricës “Sllobodan Shkeroviq”, këshilltare të kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq. Gjashtë anëtarë të komisionit votuan pro emërimit të Vuçuroviqit, ndërsa deputeti i Partisë Boshnjake Amer Smailoviq abstenoi. Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit Angjela Jakshiq Stojanoviq e ka shkarkuar Vuçuroviqin nga detyra në mesin e janarit, me propozim të Inspektoratit të Arsimit. Inspektorati i Arsimit vlerësoi se Vuçuroviq ka shkelur rregulloren dhe nuk është përgjigjur në mënyrë adekuate ndaj rastit të ngacmimit seksual të ish-gimnazistes Sara Vujisiq nga profesori Radoman Çeçoviq.

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve në QNR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka përfunduar rinumërimi i 50 vendvotimeve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. KQZ-ja mori vendim më herët gjatë javës që 15 nga këto vendvotime të rinumëroheshin për shkak të mospërputhjeve të numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve me me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit të këtyre vendvotimeve. Ndërkaq, 25 kutitë e tjera i përkisnin komunës së Vushtrrisë pasi kishte “mospërputhje të rezultateve” të kandidatëve për deputetë. KQZ-ja tha se sot në mesditë ka fillua rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë. Më 5 shkurt, KQZ-ja kishte njoftuar për përfundimin e numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Pas kësaj, partitë dhe kandidatët kishin mundësi të dërgonin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Pasi të ketë përfunduar procesi i rinumërimit të votave me postë, KQZ-ja mund të çertifikojë rezultatin zgjedhor dhe t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti është fituesja e zgjedhjeve, por ajo ka fituar 48 ulëse në Kuvend, të pamjaftueshme për të krijuar vetë ekzekutivin e ri. LVV-ja ka thënë se ka pak gjasa për bashkëpunim me partitë opozitare dhe ka shprehur dëshirën që Qeverinë ta formojë me partitë joserbe. Edhe partitë opozitare shqiptare janë shprehur kundër bashkëpunimit me partinë e Kurtit.

Maqedonci: SHBA-ja do të na ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve strategjike ushtarake

Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për lidhjen e një marrëveshjeje kornizë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Pas mbledhjes së ekzekutivit, në një konferencë për media ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se marrëveshja përbëhet nga pesë pika: planifikimi dhe qeverisja e mbrojtjes, menaxhimi i resurseve humane dhe të mbrojtjes, ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake, bashkëpunimi me qëllim angazhimin rajonal dhe ndërkombëtar dhe qëndrueshmëria strategjike. Maqedonci tha se SHBA-ja do ta mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes për një planifikim profesional të mbrojtjes si dhe të qeverisjes së mbrojtjes me synim rritjen e mbikëqyrjes civile dhe të menaxhimit të burimeve humane dhe të mbrojtjes. Sa i përket ngritjes së kapaciteteve strategjike ushtarake, Maqedonci tha se këtu bëjnë pjesë mbrojtja ajrore dhe fusha të tjera që do të jenë në kuadër të fazës së tretë të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Kjo fazë, sipas tij, përfshin periudhën nga tani deri në vitin 2028. Transformimi i FSK-së në ushtri ka nisur pasi në fund të vitit 2018, deputetët miratuan ndryshimet e nevojshme ligjore.

Rutte: SHBA-ja është e përkushtuar në NATO dhe KFOR

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në aleancë dhe në misionin paqeruajtës në Kosovë, KFOR. Gjatë një tryeze diskutimi në Prishtinë me gazetarë, pasi zhvilloi takime me krerët shtetërorë, Rutte tha se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, ofron siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet, por shtoi se zgjidhja për paqe afatgjatë është politike. “SHBA-ja është e përkushtuar tërësisht në KFOR dhe NATO tha Rute. Presidenti amerikan, Donald Trump para dy javësh në Zyrën Ovale u takua me presidentin francez dhe kryeministrin britanik dhe u përkushtua për nenin 5 dhe NATO-n. E di që SHBA-ja është e përkushtuar në KFOR”, tha Rutte. Çështja e rishqyrtimit të pozicionit të Uashingtonit në Evropë ka nisur të qarkullojë pas deklaratave të bëra nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në shkurt, kur ka thënë se evropianët nuk mund të presin që prezenca ushtarake amerikane në kontinent të zgjasë përgjithmonë.

BE bën thirrje për uljen e tensioneve para protestës së 15 marsit në Beograd

Bashkimi Evropian i tha Serbisë se vlerat themelore janë në thelb të “projektit tonë të përbashkët evropian” dhe duhet të respektohen, teksa bëri thirrje për uljen e tensioneve. Ky reagim i Brukselit vjen pas paralajmërimeve për një tubim të madh në Beograd, që planifikohet të mbahet më 15 mars, në të cilin autoritetet serbe parashohin që të ketë “dhunë të madhe”, teksa presidenti i shtetit ka paralajmëruar arrestime. “Kjo ka të bëjë po ashtu me lirinë e tubimit si e drejtë themelore”, u tha në përgjigjen dërguar për Radion Evropa e Lirë nga zyra për informim e BE-së. Po ashtu, BE-ja tha se pjesëmarrja e qytetarëve luanë rol kyç në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike, duke përfshirë edhe promovimin e transparencës dhe përgjegjësisë. Ditëve të fundit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar disa herë se “opozita do të organizojë një dhunë të madhe më 15 mars” dhe se “të gjithë ata që do të marrin pjesë në të do të arrestohen”. “BE-ja vazhdimisht bën thirrje për uljen e tensioneve, duke krijuar kushte për një dialog që përfshin të gjitha palët e interesuara, përfshirë këtu aktorët politikë, institucionet dhe anëtarët e shoqërisë civile, për t'u marrë me reformat e nevojshme për të ardhmen e Serbisë në BE”, thuhet në përgjigjen nga Brukseli.

Prokuroria e Bosnjës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviq dhe kryetarit të Paralmentit të këtij entiteti, Nenad Stevandiq, me qëllim që të merren në pyetje, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë. Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit u lëshua nga prokurori i Prokurorisë së Bosnjës, Qazim Hasanpahiq. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”. Njoftimi vjen në ditën kur autoritetet në Republikën Sërpska po diskutojn; që entitetin në Bosnje e Hercegovinë ta përcaktojnë si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën për vetëvendosje, të krijojnë ushtrinë e vet dhe të heqin Këshillin e Popujve, sipas një drafti të ri të Kushtetutës të Republikës Sërpska, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë. Këto ndryshime bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës. Ligji për procedurën penale i Bosnje dhe Hercegovinës parashikon mundësinë e lëshimit të urdhrit për sjellje të detyruar për dhënien e dëshmisë, në rast se personi i thirrur në institucionet gjyqësore refuzon ta bëjë këtë.

Parlamenti portugez ka votua sot mosbesimin ndaj qeverisë së pakicës së qendrës së djathtë

Parlamenti portugez ka votua sot mosbesimin ndaj qeverisë së pakicës së qendrës së djathtë, pas vetëm 11 muajsh pushtet ekzekutiv. Sipas Agencisë Anadolu, votimi i mosbesimit ndaj qeverisë ka të ngjarë të çojë në zgjedhje të parakohshme, të tretat në pak më shumë se tre vjet në Portugali. Arsyeja e rënies së qeverisë së pakicës së djathtë, e cila nuk zgjati as një vit, ishin akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Luis Montenegro. Akuzat lidhen me kompaninë e tij familjare “Spinumviva”, pronësinë e së cilës ai ia kaloi gruas dhe dy fëmijëve pas angazhimit të tij politik. Luis Montenegro pas dy mocioneve të mosbesimit, ka kërkuar votëbesimin në përpjekje për të kapërcyer krizën politike me të cilën përballet qeveria e tij pakicë. Në votimin e sotëm në parlamentin prej 230 anëtarësh, 142 votuan kundër propozimit të paraqitur nga Montenegro të enjten e kaluar, ndërsa 88 votuan pro, pa asnjë abstenim.

Rusia dhe Ukraina kryejnë sulme ndaj njëra-tjetrës

Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme ajrore gjatë natës, vetëm disa orë pasi Kievi u pajtua për një armëpushim 30-ditor pas negociatave me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite. Dy sulme me raketa të kryera nga Rusia goditën qytetin Krivij Rih të Ukrainës, tha sot guvernatori rajonal, Serhiy Lysak. Ai tha se nga këto sulme u vra një person, ndërkaq në një sulm të ndarë ndaj një anijeje mallrash pranë qytetit të Odesës u vranë katër anëtarë të bordit të anijes. Më pas, kryeqyteti ukrainas, Kiev, u godit nga një sulm tjetër i madh. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pas negociatave në Xhedah të Arabisë Saudite mes delegacionit ukrainas dhe atij amerikan lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore u aktivizua dhe zmbrapsi sulmet. Disa sulme janë raportuar edhe në Harkiv dhe Ministria për Transformim Digjital e Ukrainës tha se alarmet për sulme ajrore janë aktivizuar në dhjetë rajone që gjenden përreth Kievit. Kurëse ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj kundërajrore kanë rrëzuar gjashtë dronë gjatë natës, një mbi Krimenë e aneksuar nga Moska dhe pesë mbi Detin e Zi.

Sulmet izraelite vrasin palestinezë në Gazë dhe Bregun Perëndimor

Sulmet izraelite kanë vrarë tetë persona në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët palestinezë, teksa armëpushimi i brishtë me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjerësisht është ende në fuqi. Ndërkaq, në Bregun e pushtuar Perëndimor raportohet se janë vrarë tre palestinezë. Sulmet ajrore izraelite vranë disa palestinezë, që sipas ushtrisë izraelite po iu afroheshin trupave apo hynë në zona të paautorizuara në shkelje të armëpushimit të arritur në janar. Javën e kaluar, Izraeli ka pezulluar furnizimet me mallra dhe energji elektrike për territorin ku jetojnë më shumë se 2 milionë palestinezë, teksa po synon që t’i bëjë presion Hamasit që të pranojë zgjatjen e fazës së parë të armëpushimit. Faza e parë përfundoi më 1 mars. Izraeli dëshiron që Hamasi të lirojë gjysmën e pengjeve të mbetura në këmbim të premtimit për të negociuar një armëpushim afatgjatë. Hamasi ka thënë se dëshiron nisjen e negociatave për fazën e dytë të armëpushimit, kur është paraparë që të lirohen pengjet e mbetura në Gazë, tërheqja e trupave izraelite dhe një paqe e qëndrueshme.

SHBA rrit tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit, BE përgjigjet me kundërmasa

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zyrtarisht ka rritur tarifat ndaj të gjitha importeve të çelikut dhe aluminit në 25 për qind më 12 mars, duke premtuar se tarifa do të ndihmojë krijimin e vendeve të punës në fabrikat në SHBA, në një kohë kur kërcënimet e tij me tarifa kanë tronditur tregun global. Bashkimi Evropian tha se do të përgjigjet ndaj hyrjes në fuqi të tarifave amerikane me kundërmasa. Trump hoqi të gjitha përjashtimet e bëra nga tarifat e vendosura nga ai më 2018 ndaj metaleve, duke rritur po ashtu tarifat për aluminin nga 10 në 25 për qind. Ndaras, Trump ka vendosur tarifa të veçanta ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës dhe po ashtu ka thënë se ka në plan që të vendosë tarifa ndaj importeve nga Bashkimi Evropian, Brazili dhe Koreja e Jugut me qëllim që të vendosë taksa “reciproke” që do të hyjnë në fuqi më 2 prill. Trump u tha sot udhëheqësve të biznesit gjatë një tryeze diskutimi se tarifat po bëjnë që kompanitë të investojnë në fabrikat amerikane.

Futbollistët e Paris Saint-Germain, pas gjuajtjeje të penalltive, kanë kalua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Futbollistët e Paris Saint-Germain, pas gjuajtjeje të penalltive, kanë kalua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në tetë më të mirët janë edhe Bajerni, Interi dhe Barcelona. Paris Saint-Germain ka mposhtë mbrëmë në Anfield Liverpolin me rezultat 1-0, në ndeshjen e kthimit të fazës së 16-të, duke përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë. Nuk pati ndryshim në rezultat as pas 30 minutave shtesë, kështuqë çerekfinalisti u vendos pas gjuajtjes të penalltive. Në penallti, përfaqësuesi franceze fitoi 4:1. Në kohën e rregullt golin e vetëm e shënoi Osman Dembele në minutën e 12-të. Heroi i triumfit ishte portieri Gianluigi Donnarumma, i cili priti penalltitë e David Nuñez dhe Curtis Jones. Interi festoi fitoren 2-1 ndaj Feyenoord në Milano dhe kaloi në çerekfinale me dy fitore. Kurse Bayerni i Mynihut ka mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat 2:0, pasi fitoi edhe ndeshjën e pare në Mynih me rezultat 3:0. Derisa Barcelona mposhti Benfikën me rezultat 3:1 para tifozëve të saj në ndeshjen e kthimit dhe me dy fitore siguroi vendin në 8 më të mirat. Ju përkujtojmë gjithashtu se sonte luhen 4 ndeshjet e tjera të kthimit, të cilat do të vendosin për 4 vendet e mbetura për çerekfinale. Sonte do të luajnë skuadrat: Lille - Borussia Dortmund, Arsenal - PSV Eindhoven, Aston Villa - Club Brugge dhe Atletico Madrid – Real Madrid.

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri e mesme nga drejtimi i jugut.
Temperaturat: Podgoricë 20, Tivar, Ulqin, Beranë dhe Plevle 17, H. Novi, Budvë, Shavnik dhe Andrievicë 16, Rozhajë e Petnicë 15, Nikshiq 14, Plluzhinë e Guci 13, Cetinë e Kollashin 12 dhe në Zhablak 11 gradë.
Për nesër pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga jugu dhe juglindja. Temperatura e mëngjesit nga 5 deri në 15 kurse më e larta e ditës nga 7 deri në 19 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се