- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
11. 03. 2025.
00:00 >> 18:23
Ditari 11.03.2025
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
TAKIMI I LIDERËVE TË OPOZITËS ME KRYEMINISTRIN SPAJIQ
Sot mbahet takimi i liderëve të opozitës me kryeministrin Millojko Spajiq dhe ambasadorin e BE-së në Mal të Zi Johan Satller. Tema e bisedimeve Qeveri- Opozitë- BE është gjetja e zgjidhjes për tejkalimin e krizës politike në vend. Përkujtojmë se kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq ka vendosur masë ndalimi 15 ditësh për pothuajse të gjithë deputetët e opozitës për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, e cila skadon pas ditës së parë të punës së Parlamentit në seancën pranverore.DËGJIMI KONSULTATIV I DY KANDIDATËVE QË APLIKUAN PËR ZGJEDHJEN E DY GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE
Në Këshillin kushtetues u zhvillua sot dëgjimi konsultativ i dy kandidatëve që aplikuan për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sot janë dëgjuar Alija Beganoviq dhe Nenad Gjorgjeviq, të cilët në përgjigje të pyetjeve të anëtarëve të Këshillit konsiderojnë se Këshilli nuk e ka shkelur Kushtetutën me rastin e përcaktimit të kushteve për pensionimin e gjyqtares Dragana Gjuranoviq. Gjorgjeviq theksoi se Ligji për Gjykatën Kushtetuese duhet të ndryshohet për të qenë më i saktë dhe me pasoja të qarta juridike. Kryetarja e Komisionit Jellena Bozhoviq tha se qëllimi është që seancat dëgjimore të përfundojnë deri në fund të muajit në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të konstituohet sa më shpejt. Gjykata Kushtetuese aktualisht ka pesë nga shtatë gjyqtarë. Sipas Kushtetutës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, mandati i të cilëve është 12 vjet, zgjidhen dhe shkarkohen nga parlamenti, dy gjyqtarë me propozim të presidentit dhe pesë me propozim të një Këshillit.
GJYKATA KUSHTETUESE KA DHJETË VJET QË INJORON KUSHTETUTËN DHE LIGJIN
Gjykata Kushtetuese prej dhjetë vitesh ka shpërfillur detyrimin e saj për të informuar Kuvendin për dukuri të antikushtetutshmërisë dhe kundërligjshmërisë, edhe pse shprehimisht këtë e kërkon Kushtetuta dhe Ligji për Gjykatën Kushtetuese, njofton Qendra për Tranzicion Demokratik (QDT). Drejtoresha e programit të QDT, Milica Kovaçeviq, tha se Gjykata Kushtetuese në vend që të jetë gardiane e kushtetutshmërisë, është kthyer në simbol të mosveprimit. Dhe heshtja e tij e gjatë nuk është gjë tjetër veçse një shkelje e ligjit nga ata që duhet ta mbrojnë atë”, tha Kovaçeviq. Ajo tha se ky pasivitet i kahershëm institucional vjen në një kohë kur në opinion po ngrihen çdo ditë pikëpyetje serioze për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimeve dhe akteve të ndryshme të institucioneve. Sipas Kovaçeviq, është veçanërisht shqetësues fakti se gjyqtarët, si në mbledhjen e kaluar ashtu edhe në atë të tanishëm, janë zgjedhur me marrëveshje politike, pa ndonjë vullnet të mirëfilltë që Gjykata Kushtetuese të bëhet realisht e pavarur.
IVANOVIQIT IU ZGJAT PARABURGIMI EDHE PËR DY MUAJ TË TJERË
Gjykata Supreme e Malit të Zi ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj ish-ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Petar Ivanoviq. Siç njoftoi Gjykata Supreme, Këshilli i asaj gjykate, me propozim të Prokurorisë Speciale të Shtetit, nxorri një vendim për zgjatjen e paraburgimit të Ivanoviqit deri më 13 maj. Në deklaratë thuhet se Ivanoviqit i është caktuar masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën e vazhdueshme penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.MILLATOVIQ VIZITOI USHTARËT MALAZEZË NË BULLGARI
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Bullgarisë, Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq së bashku me presidentin e Bullgarisë Rumen Radev vizituan ushtarët malazezë në bazën e NATO-s “Novo Selo”, ku 42 pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi shërbejnë si pjesë e një grupi luftarak shumëkombësh nën komandën e Italisë.
Siç theksohet në një komunikatë nga Zyra e Presidentit, ky është kontingjenti më i madh i ushtarëve malazezë të dislokuar jashtë kufijve të Malit të Zi dhe kontributi i tyre në sigurinë kolektive është i një rëndësie të madhe. Me atë rast, presidentët Millatoviq dhe Radev morën pjesë në paradën e nderit dhe inspektimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake.
Gjatë vizitës u diskutua për rëndësinë e këtij angazhimi për Ushtrinë Malazeze, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të aftësive taktike, ndërveprueshmërisë dhe modernizimit të forcave të armatosura. Presidenti Millatoviq vlerësoi se vizita e përgjithshme zyrtare në Bullgari ishte shumë e suksesshme.DHAT: KONFERENCË TË HAPUR ME KRYEMINISTRIN E MALIT TË ZI
Dhoma Amerikane e Tregtisë, AmÇam, organizoi sot konferencë të hapur me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq. Në konferencë morën pjesë edhe kryetarja e Këshillit drejtues Sanja Qalasan dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Mal të Zi, Xhudi Rajzink Rajnke. Drejtori i Amçam, Marko Miroçeviq prezantoi raportin e ambientit për biznes në Mal të Zi në dy vitet e kaluara. Kryeministri Spajiq vlerësoi se Mali i Zi në periudhën paraprake ka reduktuar ndjeshëm ekonominë e zezë dhe se ky treg është legalizuar dhe zvogëluar. Ai mes tjerash ritheksoi mbështetjen për zvogëlimin e numrit të të punësuarve në administratën shtetërore.
DON MEKEN DHE GJELOSHAJ SHPREHEN MBËSHTETJE NË IDETË E AMBASADËS
Ambasadorja britanike në Mal të Zi, Don Meken vlerësoi përkushtimin e Ministrisë së zhvillimit ekonomik për formimin e Grupit punues për projektligjin për Zonat e lira dhe ofroi mbështetje në vazhdimin e aktiviteteve të këtij Grupi. Ajo sot u takua me zëvendëskryeministrin për Politikë ekonomike e Ministrin e zhvillimit ekonomik Nik Gjeloshaj dhe drejtoreshën e Këshillit britanik për Ballkanin Perëndimor Kller Sirs. Ata theksuan rëndësinë e ekonomisë kreative dhe shprehen mbështetje në idetë e ambasadës në lidhje me këtë fushë, thuhet në kumtesë.
DOKIQ: TURIZMI ËSHTË E VETMJA DEGË QË FUNKSIONON NË MAL TË ZI
Analisti Davor Dokiq i konsideron shqetësuese, por jo befasuese të dhënat e Bankës Qendrore të Malit të Zi, sipas të cilave investimet e huaja të drejtpërdrejta neto në janar kanë rënë me 63 për qind në nivel vjetor, nga 58.7 milionë sa ishte në vitin paraprak në 21.8 milionë euro. Dokiq thotë se turizmi është e vetmja degë që funksionon në Mal të Zi. Agjencia për Investime i konsideron të dhënat nga muaji Janar të dobëta, mirëpo thuhet se nuk duhen nxjerrë ndonjë përfundim në bazë të muajit të parë të vitit.
DUKAJ: DIXHITALIZIMI ËSHTË PRIORITET STRATEGJIK KYÇ I QEVERISË
Ndërtimi i Qendrës Shtetërore të të Dhënave dhe Qendrës për Rimëkëmbjen e Fatkeqësive paraqet themelin e një infrastrukture moderne dixhitale, e cila do të mundësojë funksionim më efikas, të sigurt dhe ekonomik të administratës publike, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.
Ministria e Administratës Publike (MAP) njoftoi se sot është mbajtur prezantimi i studimit të fizibilitetit për Qendrën Shtetërore të të Dhënave dhe Qendrën Shtetërore të Rimëkëmbjes nga Fatkeqësitë, i cili është zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetje për transformimin dixhital të Malit të Zi”. Dukaj theksoi se dixhitalizimi është një prioritet strategjik kyç i Qeverisë, me të cilin duan të ndërtojnë një administratë publike efikase, të hapur dhe transparente, të gatshme për sfidat e epokës dixhitale. Ky projekt, siç ka kujtuar ai, është realizuar nga MAP së bashku me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projekti (UNOPS).THIRRJE PËR NDARJEN E MJETEVE PËR REALIZIMIN E PROJEKTEVE ZHVILLIMORE
Bashkësia e Komunave të Malit të Zi ka shpallur thirrje për ndarjen e mjeteve për realizimin e projekteve zhvillimore me interes për pushtetin lokal për këtë vit. Për këtë qëllim janë ndarë 410 mijë euro, bazuar në Planin financiar të Bashkësisë. Lëndë e financimit është dokumentacioni teknik i planifikuar ose i kontraktuar.
Të drejtë në pjesëmarrje, siç shpjegohet, kanë pushtetet lokale që janë shfrytëzuese të Fondit Egalizues, kurse mjetet maksimale të miratuara për një komunë janë 22.78 mijë euro.
U NËNSHKRUA KONTRATË ME PËRFITUESIT E 10 PROJEKTEVE PËR MBËSHTETJEN E PUNËSIMIT TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
Drejtori i Entit për Punësim i Malit të Zi, David Perçobiq, ka nënshkruar sot kontrata me përfituesit e 10 projekteve që do të financohen në kuadër të programit për mbështetjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, njoftuan sot nga ky Ent.
Siç thuhet nga ky Ent, kjo masë paraqet hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të punësimit të personave me aftësi të kufizuara, integrimit të tyre në tregun e punës dhe krijimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse. Enti ka miratuar mjete prej gati 500 mijë euro për realizimin e këtyre projekteve. Projektet janë përzgjedhur në bazë të thirrjes publike në tetor të vitit të kaluar.
PROTESTA MASIVE TË STUDENTËVE NË SERBI
Në kuadër të protestës masive të studentëve në Serbi, ndërtesa e Radiotelevizionit të Serbisë në Beograd është bllokuar, dhe në një moment protestuesit janë përleshur me policinë. Protestuesit kanë bërë të ditur se bllokada para ndërtesës së RTS-së do të zgjasë për 22 orë. Hyrja në Radio Televizionin e Serbisë ka qenë e bllokuar gjatë gjithë natës, me rreth 100 persona të mbledhur në hyrje të ndërtesës në Beograd. Pjesëtarët e policisë janë brenda ndërtesës. Policia ka thënë se do të intervenojë vetëm nëse protestuesit përpiqen të hyjnë në ndërtesë me forcë. Studentët e kanë bllokuar edhe ndërtesën e Radiotelevizionit të Vojvodinës në Novi Sad.
SHEFI I NATO-S NIS TAKIMET NË KOSOVË
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur takimet në Kosovë me krerët e lartë shtetërorë. Ai fillimisht është mirëpritur nga presidentja Vjosa Osmani, dhe më vonë gjatë ditës do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Rutte ka thënë në një intervistë për Al Jazeera Balkans një ditë më parë se, Kosova është shtet shumë me rëndësi dhe që NATO-ja ka prezencë të konsiderueshme përmes KFOR-it. “Ka pasur zgjedhje, do të shohim se si do të formohet Qeveria e re, por kjo është pjesë e procesit demokratik. Nuk ka gjë të keqe”, ka thënë Rutte, duke shtuar se aleanca bën përpjekje të vazhdueshme që ky shtet të jetë në formën e vet më të mirë. Shefi i NATO-s ka thënë ditë më parë se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është në interesin e të gjithëve në aleancën ushtarake perëndimore, dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO.
PE-JA ZYRË NË TIRANË, RAMA: MOMENT KYÇ PËR POZICIONIN NDËRKOMBËTAR
Parlamenti Europian njoftoi se do të hapë zyrë në Shqipëri, duke theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e lidhjeve me Ballkanin Perëndimor. Hapja e zyrës së Parlamentit Evropian në Shqipëri, për kryeministrin e këtij vendi Edi Rama, përkthehet në një vlerësim të jashtëzakonshëm që i bëhet vendit dhe një moment kyç për pozicionin ndërkombëtar.
Sipas Ramës, hapja e kësaj zyre, përcakton Shqipërinë si një pikë referimi jashtë perimetrit të BE-së. Parlamenti Evropian me hapjen e kësaj zyrë në Shqipëri konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së.
URSULLA VON DER LLEJEN: NE PO PËRBALLEMI ME NJË KRIZË TË SIGURISË EVROPIANE
Ne nuk kemi nevojë vetëm për paqen mes nesh, por për të ndërtuar një mbrojtje të përbashkët. Kjo nuk është për të kërcënuar apo pushtuar, por për të penguar çdo sulm nga jashtë, të nxitur nga urrejtja kundër një Evrope të bashkuar, tha sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla von der Llejen. “Ne po përballemi me një krizë të sigurisë evropiane. Por, ne e dimë se Evropa është ndërtuar gjithmonë në krizë. Pra, ky është momenti për paqe përmes forcës. Ky është momenti për një mbrojtje të përbashkët”, tha Von der Llejen.TAKIMI NË ARABINË SAUDITE, UKRAINA PROPOZON ARMËPUSHIM QË MBULON DETIN E ZI
Bisedimet me interesa të larta midis delegacioneve të larta nga Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara se si t`i jepnin fund luftës trevjeçare të Kievit me Moskën u hapën në Arabinë Saudite sot , disa orë pasi mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 337 dronë ukrainas mbi Rusi. Zyrtarët ukrainas thanë se ata do të propozojnë një armëpushim që mbulon Detin e Zi.
Dy persona u vranë dhe 18 u plagosën, duke përfshirë tre fëmijë, në sulmin masiv me dron që përfshiu 10 rajone ruse, thanë zyrtarët. Nuk raportohet për dëme të mëdha. Bisedimet ofrojnë një mundësi për zyrtarët e Kievit për të riparuar marrëdhëniet e Ukrainës me administratën e Trump pas një debati të paprecedentë që shpërtheu gjatë vizitës së presidentit Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt. Në mënyrë kritike, Ukraina duhet të bindë Uashingtonin që t'i japë fund pezullimit të mëvonshëm të ndihmës ushtarake nga SHBA dhe disa shkëmbimeve të inteligjencës. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se bisedimet pozitive në Jeddah mund të nënkuptojnë se mund të jetë vetëm një pezullim i shkurtër. Zyrtarët ukrainas i thanë Associated Press të hënën se ata do të propozojnë një armëpushim që mbulon Detin e Zi, i cili do të sjellë transport më të sigurt, si dhe sulme me raketa me rreze të gjatë që kanë goditur civilët në Ukrainë dhe lirimin e të burgosurve.
SULMET IZRAELITE VRASIN PALESTINEZË NË GAZË DHE BREGUN PERËNDIMOR
Sulmet izraelite kanë vrarë tetë persona në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët palestinezë, teksa armëpushimi i brishtë me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjerësisht është ende në fuqi. Ndërkaq, në Bregun e pushtuar Perëndimor raportohet se janë vrarë tre palestinezë.
Sulmet ajrore izraelite vranë disa palestinezë, që sipas ushtrisë izraelite po iu afroheshin trupave apo hynë në zona të paautorizuara në shkelje të armëpushimit të arritur në janar.
Javën e kaluar, Izraeli ka pezulluar furnizimet me mallra dhe energji elektrike për territorin ku jetojnë më shumë se 2 milionë palestinezë, teksa po synon që t’i bëjë presion Hamasit që të pranojë zgjatjen e fazës së parë të armëpushimit.
NESËR MOT I NGJASHËM ME TË SOTMIN
Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare deri krejtësisht i vranët dhe me reshje të dobëta deri mesatare të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende-vende e fortë e drejtimeve jugore dhe juglindore. Temperaturat e shënuara në orën 13: Tivar, H.Novi e Plevle 15, Ulqin, Budvë e B.Pole 14, Podgoricë 13,Rozhajë 12, Beran, Shavnik e Petnjicë 11, Nikshiq, Cetinë, Andrievicë e Plluzhinë 10 dhe në Kollashin e Zhablak 6 gradë.
Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot i vranët dhe me reshje të shiut e bubullimë. Të reshura më intensive priten paradite. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 6 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 19 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар