Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 03. 2025. 00:00 >> 17:13

Ditari 07.03.2025

Përgatiti, Gj. Dukaj

M.Spajiq; Kur ministri të përgatis shpjegimin, do ta shqyrtojmë propozimin e tij

Kryeministri, Millojko Spajiq, ka bërë të ditur se Qeveria do të vendosë për emërimin e Mlladen Mikijel si drejtor i Ndërmarrjes publike për menaxhimin e zonës bregdetare në mandatin e ri kur ministri i planifikimit hapësinor, Sllaven Radunoviq, të përgatisë shpjegimin për këtë emërim.
“Vijesti”, më herët ka raportuar se në seancën e Qeverisë ka pasur debat për shkak se kryeministri ka refuzuar ta vendos këtë pikë në rend dite.
"Nuk bëhet fjalë për njerëz të caktuar për këtë apo atë pozitë apo nevojën infantile për t'i thënë dikujt të mos duket më i madh në pasqyrë - por për parimet se pse dikush emërohet në atë pozitë dhe se duhet të ndiqen të gjitha procedurat gjatë emërimit. Kur ministri të përgatisë një shpjegim që nuk ishte gati herën e kaluar - do ta shqyrtojmë propozimin e tij dhe do ta deklarojmë në seancën e Qeverisë", tha Spajiq.

J.Millatoviq; Politika jonë e jashtme është e qartë dhe duhet të jetë evropiane

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i ftuar në emisionin “Argumenti”, ka folur për sfidat me të cilat përballet Mali i Zi, situatën politike dhe ekonomike në vend, bllokadën e Kuvendit, reformën zgjedhore, si dhe zhvillimet në rajon dhe në nivel global. Ai thotë se PDS, nuk është reformuar dhe se të gjitha vendimet, ende i merr Millo Gjukanoviq, të cilin, thotë Millatoviq, e ka mundur në zgjedhjet presidenciale. Ai vlerëson se autoritetet nuk kanë bërë shumë për të hetuar veprimet e disa ish-zyrtarëve, përfshirë edhe Gjukanoviqin.
“E mirëpres iniciativën e Momo Koprivicës, i cili ka nisur procedurën kundër Gjukanoviqit dhe se autoritetet do të bëjnë punën e tyre”, theksoi Millatoviq. Ai u bën thirrje autoriteteve që, siç thotë ai, marrin paga të larta, të përfshihen më aktivisht në këto raste. Ai vuri në dukje se shpërndarja e drejtësisë në Mal të Zi duhet të jetë më e shpejtë dhe më e mirë duke shtuar se besimi tek prokuroria po rikthehet gradualisht. “Me zgjedhjen e kryetares së re të Gjykatës Supreme, detyra e saj është të rivendosë besimin në gjyqësor”, pohoi ai. Millatoviq, po ashtu, thekson se Mali i Zi ka një partneritet strategjik të zhvilluar me Shtetet e Bashkuara. Ai ka thënë po ashtu, se ka kërkuar një takim me zyrtarët më të lartë shtetërorë në lidhje me situatën aktuale në botë, për të parë qëndrimin e Malit të Zi, thotë Millatoviq. Nëse duam të bëhemi anëtare të Bashkimit Evropian, politika jonë e jashtme është e qartë dhe ajo duhet të jetë evropiane, thotë Millatoviq.

Në mbështetje të presidentit të vendit për futjen e listave të hapura

Ministria e Administratës Publike mbështet iniciativën e Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, për futjen e listave të hapura zgjedhore. “Ne besojmë se reforma zgjedhore duhet të fillojë në nivel lokal, me lista të hapura, zgjedhje direkte të kryetarit dhe zgjedhjet lokale brenda një dite. Synimi ynë i përbashkët duhet të jenë proceset reformuese që do t'u mundësojnë qytetarëve ndikim demokratik dhe të fuqishëm në zgjedhjen e përfaqësuesve, si dhe krijimin e një sistemi politik stabil”, tha ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, në rrjetin social X. Ministria e administratës publike, siç pretendon, tashmë ka ndërmarrë hapa për përgatitjen e propozimeve konkrete që do të kontribuojnë në arritjen e këtij qëllimi, me të cilat do të zgjidhen edhe situatat e pakëndshme në vetëqeverisjet lokale, ka thënë Dukaj.

Deklaratat e ndonjë politikani nuk mund të rrezikojë marrëdhëniet me BH

Deklaratat e asnjë politikani nuk mund të rrezikojnë marrëdhëniet tradicionalisht miqësore të Malit të Zi me Bosnje Hercegovinën, tha ministri i jashtëm Ervin Ibrahimoviq. Ai e tha këtë në një konferencë për shtyp pas një takimi me ministrin e Jashtëm çek, Jan Lipavsky, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se çfarë mendon për mbështetjen e kreut të parlamentit malazez, Andrija Mandiq, për presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik, dhe sa i dëmton kjo marrëdhëniet me Bosnjë Hercegovinën. Ibrahimoviq, theksoi se qëndrimi i Qeverisë së Malit të Zi, pra edhe i Ministrisë së Punëve të Jashtme, është i qartë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Mali i Zi, tha ai, mbështet sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e BH. Ibrahimoviq, tha se të gjithë akterët politikë në Mal të Zi, duhet ta dinë se duhet të sillen me përgjegjësi kur japin deklarata, por edhe kur bëhet fjalë për vizita në vende të caktuara. “Më vjen mirë që miqtë tanë, qytetarët e BH, e dinë se qëndrimi i disa politikanëve nuk është qëndrim i Malit të Zi zyrtar”, tha Ibrahimoviq.

Përfundon gjykimi i ish-kryeministrit Abazoviq, vendimi brenda një muaji

Në Gjykatën Themelore në Ulqin sot ka përfunduar gjykimi i ish-kryeministrit Dritan Abazoviq, bazuar në padinë e ish-zyrtarit të lartë të policisë, Zoran Llazoviq. Gjyqtari, Gazmend Kalabrezi, do të vendosë për padinë e ngritur brenda një muaji. Seanca për padinë e ngritur nga kompania nga Podgorica “Bemax” kundër Abazoviqit, është shtyrë për 28 maj. Ish-kryeministri më herët ka akuzuar Llazoviqin dhe bashkëpronarin e “Bemax”, Ranko Uboviq, për përfshirje në krime të rënda, madje edhe për likuidim fizik të tij. Ai akuzoi kompaninë “Bemax” se qëndron pas kontrabandës së cigareve. Abazoviq, tha se është i relaksuar dhe plotësisht i qetë sepse, siç tha ai, të gjitha provat ishin në anën e tij.
“Sot tregova skemën e kontrabandës së cigareve dhe të gjithë personat e përfshirë në të u arrestuan, përveç Uboviqit dhe një personi tjetër”.
“Në kontekst të kësaj, kur më pyetën nëse prisja që ai të arrestohej sepse edhe ai ishte i përfshirë në skemë, unë u përgjigja po”, tha Abazoviq.

Mali i Zi, i përkushtuar ndaj sfidave në luftën kundër trafikimit

Mali i Zi, vazhdimisht po ndërton një përgjigje të fortë sistematike ndaj sfidave në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, tha ministri i brendshëm, Danillo Sharanoviq, në hapjen e një seminari mbi rekomandimet e Përfaqësuesit Special të OSBE-së dhe Koordinatorit për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore mbi nevojën për të forcuar parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore në flukset e migrimit masiv. "Mali i Zi është një nga vendet e para që hapi kufijtë e tij për njerëzit nga Ukraina pas fillimit të luftës në Ukrainë, që është një vazhdimësi e solidaritetit që Mali i Zi, ka treguar që nga luftërat e viteve 1990." "Mekanizmi i mbrojtjes së përkohshme u aktivizua menjëherë, duke krijuar një bazë ligjore solide për përfshirjen e personave nga Ukraina dhe duke konfirmuar se Mali i Zi, nxit një politikë të dyerve të hapura, duke ofruar siguri për të gjithë ata që kanë vendosur të qëndrojnë në të," tha Sharanoviq.

Parashihet të lejohet qasje e drejtpërdrejtë në llogaritë e zyrtarëve publikë

Ministri i Drejtësisë, Bojan Bozhoviq, njoftoi se miratimi i ndryshimeve të reja ligjore është planifikuar për t'i lejuar Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit qasje të drejtpërdrejtë në llogaritë e zyrtarëve publikë. Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, publikoi një përmbledhje të takimit me delegacionin malazez të udhëhequr nga Bozhoviq, në të cilin ata diskutuan raportin e dytë periodik të Malit të Zi se si po zbaton dispozitat e Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.
“Ekspertët e Komitetit lavdëruan shtetin për masat që ka marrë për të parandaluar dhunën ndaj grave, ndërsa ngritën çështje që lidhen me shkeljet historike të drejtave të njeriut të kryera gjatë konfliktit të armatosur në ish-Jugosllavi dhe korrupsionit”, thuhet në rishikimin e këtij Komiteti të OKB-së. Një ekspert i Komitetit tha se shteti anëtar ka bërë përparim të rëndësishëm në trajtimin e dhunës ndaj grave, duke përfshirë miratimin e Protokollit për parandalimin dhe trajtimin në rastet e dhunës në familje dhe Planin kombëtar për zbatimin e Konventës së Stambollit.

Shënohet 7 marsi, Dita e mësuesit

Në nderim të mësimdhënësve në shkolla dhe universitete, sot shënohet Dita e Mësuesit. Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887. Shkolla kishte karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami e tjerë. Ndërkaq, pothuajse në të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi, sot u shënua kjo datë e rëndësishme në kulturën tonë kombëtare, duke përkujtuar figurën e ndritur të mësuesit dhe përkushtimin e tyre në mësimdhënie.

BE, ka thënë se Serbia me sjelljen ndaj Kosovës është duke shkelur Marrëveshjen e Ohrit

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbia, me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, në të cilën, mes tjerash, Beogradit i kërkohet të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Kosova hasi edhe në një pengesë tjetër gjatë kësaj jave në Këshillin e Evropës (KiE), pasi kërkesa e saj për të qenë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit, u hoq nga rendi i ditës të mërkurën. Serbia, përmes delegacionit të vet në këtë Komitet, por edhe përmes kryetares së Kuvendit, Ana Bërnabiq, u krenua për këtë arritje, duke e quajtur si fitore të madhe të Serbisë në mbrojtjen e interesave kombëtare.

Nuk ka paralajmërime për zvogëlim të trupave të KFOR-it

Për më shumë se 25 vjet, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ofron siguri. Por, në kohën kur zyrtarët amerikanë sinjalizojnë zvogëlimin e mundshëm të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, lindin edhe pyetjet: a do të mbeteshin ushtarët amerikanë në KFOR, apo do të kërkonte administrata Trump favore në këmbim të tyre?
Nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes thonë për Radion Evropa e Lirë, se tash për tash, nuk ka ndonjë ndryshim sa i përket pozicionimit të forcave të tyre. Por, me tensionet e vazhdueshme në Ballkan dhe me ndryshimin e prioriteteve globale, Kosova duhet të përgatitet për çdo skenar, thonë ish-zyrtarë të NATO-s.

A. Kurti; Siguria, drejtësia dhe sundimi i ligjit janë shtylla të një shtetit të fortë

Shërbimit Korrektues të Kosovës i janë bashkuar edhe 111 kadetë, të cilët diplomuan në gjeneratën e 45-të për t’u bërë pjesë e këtij shërbimi. Kreu qeveritar e quajti këtë ditë të veçantë jo vetëm për Shërbimin Korrektues, por dhe për sigurinë e vendit. Shefi i ekzekutivit kosovar tha se diplomimi i 111 kadetëve, sot nuk është thjesht një ceremoni, por dëshmi e angazhimit për një sistem korrektues të fuqishëm, të sigurt e të drejtë. Kurti foli edhe për rritjen e numrit të rasteve të parandalimit të kontrabandës, duke thënë se kjo dëshmon angazhimin e shtuar në luftën kundër dukurive negative në vend.  Ai, ka folur edhe për progresin në rritjen e numrit të grave që janë bërë pjesë e këtij shërbimi gjatë kësaj periudhe.
“Qeveria do të vazhdojë të mbështesë fuqizimin e Shërbimit Korrektues. Siguria, drejtësia dhe sundimi i ligjit janë shtylla të një shteti të fortë. Ju, nga sot jeni pjesë e kësaj shtylle”, u tha Kurti kadetëve të rinj.

Edi Rama, përgëzon mësuesit me rastin e 7 marsit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar mësuesit dhe mësueset me rastin e festës së 7 Marsit. Rama në një postim në Facebook, u ka shprehur mirënjohje mësueseve dhe mësuesve, që me përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë. “Mirëmëngjes...dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Liderët evropian, mbështesin Zelenskin

Udhëheqësit evropianë – me përjashtim të Hungarisë – mbështetën presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një samiti në Bruksel, teksa Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar për të zhvilluar më shumë bisedime me qëllim që t’i jepet fund luftës me Rusinë. Duke folur në samitin në Bruksel më 6 mars, Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që ta detyrojnë Kremlinin që të ndalë sulmet ajrore dhe detare ndaj Ukrainës si hap drejt ndërtimit të besimit dhe përparimit në negociata për përfundimin e luftës trevjeçare.
“Të gjithë duhet të sigurohen që Rusia, si burimi i vetëm i kësaj lufte, të pranojë se duhet ta përfundojë luftën”, tha Zelensky gjatë samitit në Bruksel. Pas takimit, ai shkroi në rrjetet sociale se do të udhëtojë për në Arabi Saudite javën e ardhshme dhe pas kësaj, “ekipi im do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët amerikanë”.

Nesër, mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell, vende-vende me vranësira të pakta. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.
Temperatura në orën 13; Podgoricë e Rozhajë 21 gradë, Nikshiq e Budvë 19, Ulqin e Shavnik 18, Kollashin e Herceg Novi 17, Tivar e Plevle 16, Berane, Bjello Pole, Guci, Petnjicë e Andrijevic 15 dhe në Zhablak e Plluzhinë 14 gradë.
Meteorologët për nesër parashohin mot kryesisht me diell, gjatë ditës edhe me vranësira kalimtare.
Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 23 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се