- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
04. 03. 2025.
00:00 >> 17:46
Ditari 04.03.2025
Përgatiti, Gj. Dukaj
Reformimi i vetëqeverisjes lokale, në prioritetet e Ministrisë
Ministria e Administratës Publike ka vendosur prioritet të lartë për reformimin e sistemit të qeverisjes lokale, me theks të veçantë decentralizimin dhe dixhitalizimin, tha ministri përkatës Marash Dukaj, në panelin e diskutimit “Reforma e legjislacionit zgjedhor: Dita unike e zgjedhjeve, zgjedhjet e drejtpërdrejta për kryebashkiak/kryetar të komunave dhe listat e hapura – sfidat dhe avantazhet”.
“Në vitin 2024, Qeveria e Malit të Zi, miratoi një analizë të funksionimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale, e cila tregoi dobësi të shumta në sistemin ekzistues dhe vuri në dukje nevojën urgjente për ndryshime”, tha ministri Dukaj.
Gjithashtu, siç tha ai, mënyra e zgjedhjes së kryetarit nuk është e përshtatshme, sepse nuk reflekton legjitimitet zgjedhor. Ai është i bindur se këto nisma forcojnë karakterin demokratik të procesit zgjedhor dhe ulin tensionet politike. Paneli "Reforma e legjislacionit zgjedhor: Dita unike e zgjedhjeve, zgjedhjet e drejtpërdrejta e kryebashkiakëve/kryetarëve të komunave dhe listat e hapura - sfidat dhe avantazhet" po mbahet nën organizimin e Unionit të Komunave të Malit të Zi.
PDS do të marrë pjesë në punën e Komisionit hetimor
Partia Demokratike e Socialistëve, njoftoi dje se do të marrë pjesë në punën e Komisionit Hetimor që supozohet të trajtojë rastet e vrasjeve me motive politike dhe sulmeve ndaj gazetarëve, për të “parandaluar politizimin e kësaj teme dhe për të siguruar ekspozimin e çdo tentative manipulimi”, njoftuan nga kjo parti. Megjithatë, ata nuk kanë bërë të ditur se si do t'i përgjigjen bojkotit aktual të Kuvendit dhe nëse a do ta ndërpresin atë apo jo.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Socialistëve, Andrija Nikoliq, nuk i është përgjigjur mbrëmë pyetjes së portalit të RTMZ, nëse ky njoftim do të thotë përfundim i bojkotit të opozitës.
Që nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, opozita pretendon se është kryer një grusht shteti kushtetues dhe nuk ka lejuar mbajtjen e disa seancave parlamentare. Në fillim të shkurtit, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, vendosi “masën e përjashtimit” për shumicën e deputetëve të opozitës nga Kuvendi për shkak të, siç tha ai, bllokadës së vazhdueshme të legjislativit. Në këtë masë nuk janë përfshirë tetë deputetë të opozitës. Të tjerët u penguan të hyjnë në sallën e kuvendit. Mbetet për t'u parë se cila do të jetë strategjia e mëtejshme e opozitës, por dje ata dhanë njoftimin e parë se mund t'i kthehen aktiviteteve parlamentare.
Ende është e paqartë nëse opozita do të kthehet në punën e Kuvendit
Është e paqartë nëse dhe kur opozita do të kthehet në ulëset e Parlamentit. Mazhoranca qeverisëse beson se pas skadimit të masave ndëshkimore, deputetët e opozitës do të kthehen në seancat parlamentare, në mënyrë që, sipas kreut të grupit parlamentar të NOVA-s, Dejan Gjuroviq, dhoma legjislative të funksionojë me kapacitet të plotë.Ai gjithashtu vëren se kjo është kryesisht në interesin e tyre.
Deputeti i Socialdemokratëve, Nikolla Zirojeviq, na tha se rikthimi i opozitës në Parlament, nuk varet nga skadimi i masave ndëshkimore, por nga rezultati i negociatave me kryeministrin Millojko Spajiq dhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian, Johan Sattler.
“Përpara se deputetët e opozitës të mund të kthehen në seancat e rregullta, pra në jetën e rregullt politike, gjatë seancës së pranverës parlamentare do të duhet të bihet dakord për përmbushjen e kërkesave të opozitës dhe vetëm atëherë mund të mendojmë për kthimin në plenum”, tha Zirojeviq. Deputeti i Iniciativës qytetare kroate, Adrijan Vuksanoviq, thekson se “Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë të përgjegjshëm përmes mbrojtjes së Kushtetutës dhe të gjitha atyre çështjeve që rëndojnë shoqërinë tonë dhe që kanë të bëjnë me ndryshimet e vetë Kushtetutës dhe imponimin e atyre çështjeve që na ndajnë dhe vështirësojnë rrugën tonë drejt BE-së”, tha Vuksanoviq.
Edhe deputeti i Partisë Boshnjake, Amer Smailoviq, mendon se tema si ndryshimi i ligjit për shtetësinë malazeze duhet lënë anash.
Mali i Zi i përkushtuar në respektimin e të drejtave të njeriut
Ministri malazez i Drejtësisë, Bojan Bozhoviq, u takua sot në Gjenevë me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, dhe gjatë takimit, ai theksoi se Qeveria vlerëson punën dhe mbështetjen e fuqishme të Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), dhe lidershipit të Türk, veçanërisht në kohë sfidash të shumta në nivel ndërkombëtar kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut.
Ministri, Bozhoviq, informoi për reformat që po zbaton Qeveria në fushën e sundimit të ligjit dhe ambiciet e saj për t'u anëtarësuar sa më shpejt në BE dhe theksoi se Mali i Zi, në vazhdimësi është duke e harmonizuar legjislacionin e tij me trashëgiminë juridike të BE-së, që është në përputhje me rekomandimet dhe proceset e OKB-së, e që janë nën juridiksionin e Zyrës në Gjenevë.
Siç thuhet në deklaratë, ai theksoi se përmes reformave të legjislacionit penal dhe legjislacionit në fushën e të drejtave të njeriut, vëmendje e veçantë i është kushtuar forcimit të drejtave të grupeve vulnerabël, si gratë, fëmijët, popullata LGBT, minoritetet dhe grupet e margjinalizuara
Gjyqi Kushtetues do të përmbledh vendimet më të rëndësishme
Për të forcuar transparencën e punës së saj, Gjykata Kushtetuese ka nisur përgatitjen e përmbledhjeve të vendimeve më të rëndësishme që do të vihen në dispozicion të opinionit të gjerë profesional dhe publik, me qëllim që, ndër të tjera, të bashkohen aspektet kyçe të vendimeve të gjykatës. Ky aktivitet është planifikuar të realizohet në baza mujore.
“Duke u nisur nga fakti se Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, si një gjykatë sui generis dhe e vendosur në udhëkryq të sistemit të ndarjes së pushteteve, përpiqet për një nivel të lartë gatishmërie për të arritur rezultate për qëllime të shtetit të së drejtës në rrugën tonë drejt BE-së, ne informojmë publikun se për të forcuar transparencën e punës, kemi filluar zbatimin në përpilimin e përmbledhjes së vendimeve më të rëndësishme më të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese. Siç është paraparë, këto aktivitetet do të realizohen në nivel mujor, thuhet në kumtesë nga Gjyqi Kushtetues.
Gjykata Kushtetuese vëren se ata besojnë se ruajtja e besimit të publikut në punën e asaj gjykate dhe ruajtja e pavarësisë së saj në raport me kompetencat e degëve të tjera të qeverisjes është një aspekt i rëndësishëm i respektimit të parimeve themelore të shtetit të së drejtës.
Mali i Zi, ka avancuar në fushën e lirive ekonomike
Sipas Indeksit të Lirive Ekonomike 2025, (të publikuar nga The Heritage Foundation), Mali i Zi renditet i 67-ti në botë, njoftoi Ministria e Financave.
Siç u përmend më lart, duke marrë këtë pozicion, ne kemi arritur progres prej gjashtëmbëdhjetë vendesh në listë, krahasuar me vitin 2024. Indeksi i 2025 përfshin të dhëna nga gjysma e dytë e 2023 deri në gjysmën e parë të 2024.
"Liria ekonomike e Malit të Zi është 63.8, duke e bërë ekonominë e tij të 67-ën më të lirë në Indeksin e 2025. Rezultati i tij është 4.1 pikë më i lartë se viti i kaluar. Mali i Zi renditet i 33-ti nga 44 vende në rajonin e Evropës dhe rezultati i tij i përgjithshëm është mbi mesataren globale", thuhet në deklaratë.
Indeksi i vitit 2025 vlerësoi progresin e Malit të Zi në tetë tregues, përkatësisht në tetë fushat: stabilitetit fiskal, shpenzimeve publike, efikasitetit i legjislaturës, lirive të tregut të punës, lehtësisë së të bërit biznes, tregtisë së lirë, barrës tatimore dhe lirive monetare.
Rute dhe ambasadorët e NATO-s pritet të vizitojnë Kosovën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post. Këtë e ka mësuar Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike.
Një ditë më herët shefi i NATO-s do ta vizitojë Bosnjë Hercegovinën. Ndërkaq, gjatë vizitës në Kosovë pritet që Rutte të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s që janë anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut.
NATO-ja ende nuk e ka paralajmëruar zyrtarisht një vizitë të tillë.
Vetë Rutte kishte paralajmëruar se do ta vizitonte Kosovën gjatë muajit mars në një debat që kishte pasur më herët në Bratisllavë të Sllovakisë.
Rutte të hënën ka pasur edhe një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, para disa ditësh kishte thënë se stabiliteti në Kosovë, në Bosnjë Hercegovinë dhe në Serbi, është në interes të të gjithëve dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO.
Bomba me tym dhe kaos në Kuvendin e Serbisë
Një incident ndodhi të martën në Kuvendin e Serbisë, ku deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe aktivizuan mjete piroteknike në sallë.
Deri te kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.
Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.
Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshiheshin edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.
Në seancë duhej të miratohej edhe dorëheqja e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, të cilën ai e ofroi më 28 janar, nën presionin e protestave të studentëve.
Opozita kërkoi që në rend dite të ishin vetëm ndryshimet në Ligjin e Arsimit të Lartë, duke thënë se Qeveria që ka shpallur dorëheqjen, nuk mund të miratojë ligje të rëndësishme.
Shqipëria synon mbi 50 mijë turistë gjerman këtij viti
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit, ka folur për angazhimin e qeverisë së tij për t’u përqendruar në rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri.
Rama, në një deklarim në rrjetin social Facebook, tha se synimi për 2025-ën, është tejkalimi i numrit 500 mijë turistë gjermanë, nga 400 mijë që kanë qenë vitin që lamë pas.
“Vjet kur kemi ardhur këtu ka qenë jo e lehtë. ka qenë situatë goxha skeptike. Vera e vjetshme na ka çliruar shumë. Arritëm afro 400 mijë turistë gjermanë. Këtë vit synojmë të kalojmë gjysmë milionshin të paktën turistë gjermanë.
Rritja e numrit të turistëve cilësorë gjermanë, tha Rama, pos tjerash, përkthehet në ekonomi më të lartë për bizneset e vendin.
Tarifat e reja doganore për importet nga Kanadaja dhe Meksika
Tarifat prej 25%, të paralajmëruara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për importet nga Kanadaja dhe Meksika, hynë në fuqi të martën.
Trump tha se këto masa janë përgjigje ndaj fluksit të papranueshëm të drogave të paligjshme dhe imigrantëve pa dokumente në SHBA nga dy vendet fqinje.
“Nuk ka më vend për Kanadanë dhe Meksikën”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Ai shtoi se e vetmja mënyrë për t’i shmangur tarifat, do të ishte që prodhuesit kanadezë dhe meksikanë ta zhvendosnin prodhimin në SHBA.
“Ata duhet t’i ndërtojnë fabrikat e tyre të makinave dhe fabrika të tjera këtu në Shtetet e Bashkuara. Në atë rast, nuk ka tarifa”, tha Trump.
Tarifa shtesë prej 10% iu vendosën edhe importeve nga Kina, pas akuzave se Pekini nuk po bën mjaftueshëm për të ndaluar rrjedhën e fentanilit në SHBA.
Dy viktima nga sulmi me makinë në turmën e njerëzve
Dy persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një incidenti në Manhajm të Gjermanisë, pasi një person e ka përplasur makinën në një turmë njerëzish.
Policia e ka ndaluar shoferin e makinës dhe ka thënë se ai ka vepruar i vetëm, andaj nuk ekziston më rrezik për banorët. Sipas autoriteteve, i dyshuari është një 40-vjeçar me shtetësi gjermane.
Prokurorët gjermanë kanë thënë se kanë nisur hetime kundër të dyshuarit për vrasje.
“Ne kemi nisur procedurat preliminare kundër autorit për dy akuza për vrasje dhe disa tentim vrasje”, ka thënë kryeprokurori publik i Majnhajmit, Romeo Schluessler, në një konferencë për media të hënën.
Incidenti ka ndodhur teksa turma njerëzish janë mbledhur në landet perëndimore të Gjermanisë, për të mbajtur paradat që shënojnë sezonin e karnevaleve.
Nesër, mot i ngjashëm me të sotmin
Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.
Temperaturat në orën 13:
Ulqin e H. Novi 17 gradë, Podgoricë e Budvë 16, Tivar 15, Nikshiq 14, Bjello Pole 13, Beranë 12, Shavnik e Rozhaje 11, Guci e Plevle 10, Andrievicë 9, Kollashin, Plluzhinë e Petnicë 8 dhe në Zhablak 5 g.
Meteorologët edhe për nesër parashohin mot me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.
Temperatura e mëngjesit prej -4 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 21 g. c.
Коментари0
Остави коментар