- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
28. 02. 2025.
00:00 >> 17:58
Ditari 28.02.2025
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
NË SEANCËN E KUVEND DEPUTETËT DEBATOJNË PËR PROJEKTLIGJIN PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR ASN
Deputetët vazhduan sot seancën e Kuvendit të Malit të Zi ku deputetët debatojnë për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Agjencinë e Sigurisë Nacionale. Agjencia ishte barrë; ata u morën me përcjellje e përgjime, nga të cilat zbuluam mbi 30 skandale që do t'i paraqesim në muajt e ardhshëm, tha deputeti demokrat Boris Bogdanoviq. Gjatë debatit për këtë temë, deputetët po shqyrtojnë edhe Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Deputetët pastaj do të deklarohen për pikat për të cilat kanë përfunduar debatet.GORÇEVIQ: MALI I ZI ËSHTË DËSHMI SE ZGJERIMI I BASHKIMIT EVROPIAN ËSHTË KTHYER NË AGJENDË
Gjatë vizitës dyditore në Francë, Ministrja e çështjeve evropiane Maida Gorçeviq dhe kryenegociatori Predrag Zenoviq morën pjesë në konferencën, "Zgjerimi i Bashkimit Evropian - progresi i Malit të Zi" të organizuar nga Shtëpia Evropiane në Paris në bashkëpunim me Ambasadën e Malit të Zi në Francë. Përveç tyre në konferencë foli edhe Rene Trokaz, i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor. “Kemi treguar se me vendosmëri dhe përkushtim mund të arrihen rezultate konkrete dhe jemi bërë simbol i euro optimizmit”, theksoi ministrja Gorçeviq dhe i informoi të pranishmit për progresin që ka bërë Mali i Zi në rrugën evropiane.JAKSHIQ: DYSHOJ SE DO TË KETË NJË NDRYSHIM NË POLITIKËN E BE-SË DHE SHBA-SË NDAJ RAJONIT TONË
Bashkimi Evropian gjithnjë e më shumë do të ketë obligime dhe ngarkesa vetjake dhe me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që Mali i Zi, kur bëhet fjalë për rrugën evropiane, mund të presë vetëm rezultatet e këtyre raporteve, tha për Radio Malin e Zi analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiq. “Në përgjithësi nuk do të ndryshojë politika ndaj Kosovës dhe as ndaj Bosnjë Hercegovinës”, thotë ai, duke shtuar tani është me rëndësi që tek ne të stabilizohet skena politike në mënyrë që vendi ynë të bëhet sa më shpejt anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian.
GJYKATA KUSHTETUESE AKTUALISHT NUK MUND TË VENDOSË PËR RASTIN GJURANOVIQ
Gjyqi Kushtetues i Malit të Zi ka njoftuar se nuk mund të deklarohen për rastin e gjyqtares Dragana Gjuranoviq për shkak se procedura e kësaj lënde ende nuk është përfunduar. Ata rikujtojnë se Gjyqi Kushtetues është kompetentë të inicojë procedurë vetëm për vlerësimin e përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën dhe kontratave të ratifikuara ndërkombëtare apo rregulloreve dhe akteve tjera të përgjithshme.
PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT LEJOJNË VAZHDIMIN E NDIKIMIT POLITIK NË APK
Projekt-amendamentet në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit jo vetëm që nuk garantojnë që Këshilli i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (ASK) të jetë i pavarur dhe të mbrojë interesin publik, por madje mundëson vazhdimin e ndikimit politik në APK, vlerëson Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT). Zëvendësdrejtoresha Ekzekutive e QTD-së, Milena Gvozdenoviq, tha se pavarësia dhe paanshmëria në punën e APK-së është parakusht kyç dhe thelbësor për rezultate në luftën kundër korrupsionit. "Megjithatë, ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë drejt krijimit të një institucioni, puna e të cilit do të kontribuonte në rritjen e besimit dhe krijimin e integritetit për kontrollin e atyre që janë në pushtet, siç ekziston në demokracitë e zhvilluara," tha Gvozdenoviq. Prandaj, siç tha ajo, kjo çështje kërkonte trajtim më të mirë në projektligj dhe propozime konkrete për luftimin e ndikimit politik në punën e APK-së. Kërkohet, shtoi ajo, që emërimi dhe punësimi i menaxhmentit dhe punonjësve të APK-së të bëhet në parimin meritokratik.
KËSHILLI I BE-SË MIRATOI GJASHTË MILIONË EURO NË MBËSHTETJE PËR USHTRINË E MALIT TË ZI
Këshilli Evropian miratoi sot një masë ndihme për Ushtrinë Malazeze me vlerë rreth gjashtë milionë euro në kuadër të Fondit Evropian të Paqes. Qëllimi i kësaj mase është forcimi i kapaciteteve të Ushtrisë së Malit të Zi me qëllim të përmirësimit të sigurisë kombëtare, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë në sektorin e mbrojtjes, si dhe forcimin e kapaciteteve të shtetit në drejtim të pjesëmarrjes së tij në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, si dhe në çdo koalicion ndërkombëtar.
“Kjo masë ndihme përfaqëson një rezultat konkret të angazhimit të vazhdueshëm të BE-së në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si me Malin e Zi ashtu edhe me Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. "Kjo pasqyron gjithashtu përafrimin e plotë të Malit të Zi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE," thuhet në deklaratën e Këshillit Evropian.
MILLATOVIQ KA FTUAR PËR MBËSHTETJE TË VAZHDUESHME PËR ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALAZEZE
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka bërë të ditur se pas takimit me kryetaren e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odill Renoud- Baso, është diskutuar dhe ka ftuar për mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e ekonomisë malazeze në periudhën e ardhshme. Ai tha se kanë biseduar për mbështetjen që do të ofrojë kjo Bankë në vazhdimin e ndërtimit të autostradës Tivar- Bolare dhe se ky është një projekt i rëndësishëm për Malin e Zi. Millatoviq diskutoi me Renoud- Baso edhe për temën e investimeve dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe këtij institucioni ndërkombëtar.SHPALLET TENDERI PËR ZGJEDHJEN E KONTRAKTUESIT PËR PJESËN E DYTË TË AUTOSTRADËS MATESHEVË – ANDRIJEVICË
Sot do të shpallet tenderi kryesor për zgjedhjen e kontraktuesit për pjesën e dytë të autostradës Mateshevë – Andrijevicë, njoftoi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Monteput, Millan Lilaniq. Bashkimi Evropian dhe Banka për Rindërtim dhe Zhvillim- BERZH-i, kërkuan më parë nga Qeveria e Malit të Zi anulimin e tenderit parakualifikues për përzgjedhjen e kontraktuesve dhe shpalljen e tenderit kryesor në të cilin mund të aplikojnë të gjitha kompanitë, përfshirë edhe ato që nuk janë parakualifikuar.
Nga Monteput theksuan se presin interesim të madh nga kompanitë për projektimin dhe ndërtimin e këtij seksioni, i cili paraqet segment të rëndësishëm sa i përket infrastrukturës për Malin e Zi dhe rajonin. Ndërtimi i autostradës, sipas planifikimit, do të financohet nga granti i Bashkimit Evropian i cili do të japë 200 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet nga kreditë dhe buxheti i Malit të Zi. Tenderi do të jetë i hapur deri më 29 prill të këtij viti.
MONSTAT: RROGA MESATARE PA TATIME DHE KONTRIBUTE NË MUAJIN JANAR ISHTE 1 MIJË E 4 EURO
Rroga mesatare pa tatime dhe kontribute në muajin janar, sipas të dhënave të Monstat, ishte 1 mijë e 4 euro, ose 0.8 për qind më e ulët se në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Sipas këtij Enti statistikor, paga mesatare bruto në janar të këtij viti ishte 1 mijë 198 euro. Duke pasur parasysh se çmimet në janar shënuan rritje prej 1.2% krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë shënoi rënie prej 2%, njofton Monstat.
HAPET DEGA E RE E FONDIT TË SIGURIMEVE SHËNDETËSORE NË TUZI
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FZO) ka hapur sot një degë në Tuzi, e cila, siç është paralajmëruar, do t'u mundësojë banorëve të asaj zone të ushtrojnë të drejtën për kujdes shëndetësor në vendbanimin e tyre. Gjatë vizitës në degë, drejtori i Fondit, Vuk Kadiq, tha se nga e hëna, të siguruarit nga zona e Tuzit do të mund t'i ushtrojnë të gjitha të drejtat e tyre të sigurimit shëndetësor në atë njësi, të cilat më herët i ushtronin në Podgoricë. “Në këtë mënyrë përmirësohet qasja në shërbimet shëndetësore dhe forcimin e mbështetjes për komunitetin, i cili ka mbi 13 mijë banorë”, tha Kadiq. Ai theksoi se dega i përmbush të gjitha standardet sa i përket kapaciteteve hapësinore dhe teknike dhe kushteve të punës për punëtorët. “Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të vazhdojë të kujdeset për qytetarët e të gjitha komunave në Mal të Zi, sepse ofrimi i shërbimeve cilësore dhe në kohë për personat e siguruar është një nga prioritetet kryesore në punën e institucionit tonë”, ka përfunduar Kadiq.
FEJZIQ URON FILLIMIN E RAMAZANIT
Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, ka uruar të gjithë myslimanët për fillimin e muajit të Ramazanit, i cili tha se agjërimi inkurajon njerëzit të bashkohen në të mira e jo në mëkate e armiqësi. Në mesazhin e tij për muajin e shenjtë të Ramazan, Fejziq mes tjerash tha se ky muaj ka të bëjë me ngadhënjimin e devotshmërisë dhe të frikës vetjake. Me rastin e muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman kanë uruar edhe krerët e shtetit,kuvendit, qeverisë dhe partive politike e të tjerë.
SPIROPALI: SHQIPËRIA KA VETËM NJË PLAN A PËR TË ARDHMEN E SAJ
Në Tiranë është mbajtur Konferenca e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, u shpreh se Shqipëria ka vetëm një plan A për të ardhmen e saj, anëtarësimin në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, në fjalën e tij u shpreh se ky forum ka luajtur dhe vijon të luajë një rol thelbësor në përcaktimin e të ardhmes evropiane të rajonit.
ZYRA E KRYEMINISTRIT SOT I ËSHTË DREJTUAR GJYKATËS THEMELORE NË PRISHTINË
Në emër të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Zyra e Kryeministrit sot i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë në lidhje me njoftimin e Gjykatës mbi dëshminë e kërkuar nga Kryeministri për çështjen e rezervave shtetërore. Ndër të tjera, aty bëhet e qartë që Kryeministri i Kosovës kurrë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij në lidhje me çështjen në fjalë. Përkundrazi, ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë duke propozuar që intervistimi të zhvillohet në zyrat e tij.
LVV-JA MERR SHUMICËN DËRRMUESE TË VOTAVE TË DIASPORËS
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të publikojë të dhëna të reja lidhur me numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike.Sipas përditësimit të fundit të bërë mëngjesin e 28 shkurtit, nga 93.02 për qind e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 80.75 për qind apo 10.898 vota.
Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 1.010 vota apo 7.48 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar katër vota më pak se PDK-ja, përkatësisht 1.006 apo 7.45 për qind të votave. Ndërkaq, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 1.93 për qind apo 260 vota.
Sot, KQZ-ja konfirmoi se ka nisur numërimi i votave me postë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Radion Evropa e Lirë se numërimi i këtyre votave po bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku paralelisht po numërohen edhe votat nga përfaqësitë diplomatike. Elezi tha se numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike është drejt fundit.
ZELENSKYY NË UASHINGTON PËR NJË TAKIM VENDIMTAR ME PRESIDENTIN TRUMP
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Uashington për një takim vendimtar me presidentin Donald Trump, i cili do të fokusohet në një marrëveshje kornizë për aksesin në mineralet e rralla të Ukrainës, si një hap drejt përfundimit të luftës me Rusinë. Takimi në kryeqytetin amerikan, më 28 shkurt, vjen më pak se 10 ditë, gjatë një jave të diplomacisë rrufe midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara dhe pasi Trump e quajti Zelenskyy-n një diktator, pjesë e një lufte fjalësh nga e cila të dy liderët janë tërhequr që atëherë, ndërsa përgatiteshin të takoheshin ballë për ballë.
Zelenskyy po synon të arrijë mbështetjen e SHBA-së për të zmbrapsur pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë në një kohë kur Trump, i cili mori detyrën muajin e kaluar, ka ndryshuar qëndrimin e politikës së Shtëpisë së Bardhë për t'i dhënë fund më shumë se tre viteve të izolimit të shkaktuar nga agresioni i paprovokuar i Kremlinit. Lufta e fjalëve në distancë mes Trump-it dhe Zelenskyy-t ka bërë që lideri amerikan të kritikojë homologun e tij ukrainas për trajtimin e tij të luftës, duke e quajtur Zelenskyy-n një "diktator që rrezikon të humbasë vendin e tij”.UDHËHEQËS EVROPIANË DHE TË BASHKIMIT EVROPIAN NË SAMITIN E LONDRËS
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka ftuar dhjetëra udhëheqës evropianë dhe të Bashkimit Evropian në samitin që do të organizojë në Londër, takim që synon të “çojë përpara” veprimet për Ukrainën dhe sigurinë. Para samitit kryesor, Starmer do të jetë mikpritës me shtetet e Baltikut dhe më pas ai do të presë në zyrën e tij presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenskin, me të cilin do të bisedojë për luftën me Rusinë. Përndryshe, Starmer u takua dje me presidentin amerikan, Donalld Tramp, në Shtëpinë e Bardhë dhe diskutoi për luftën në Ukrainë.
VATIKANI: PAPA E KALOI EDHE NJË NATË TË QETË NË SPITAL
Papa Françesku kaloi një tjetër natë të qetë në spital, u njoftua nga Vatikani, pas përmirësimit të gjendjes së tij klinike për të dytën ditë radhazi. I shtruar në spitalin Xhemelli të Romës për vështirësi në frymëmarrje, gjendja e Papës u rëndua pasi u zbulua se ai po vuante nga pneumonia e dyfishtë. Megjithatë, së fundmi Vatikani ka lëshuar disa deklarata optimiste.
NESËR MOT ME VRANËSIRA TË NDRYSHUESHME
Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht i vranët, por i thatë. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.
Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Tivar, Budvë, Beranë e Bijello Pole 16 gradë, Podgoricë e Herceg Novi 14, Rozhajë 12, Nikshiq 11, Kollashin e Plevle 10, Guci 9 dhe në Zhablak 7 gradë.
Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme deri krejt i vranët, në mbrëmje dhe gjatë natës me reshje të përkohshme të shiut, në veri dhe viset e larta malore edhe me skllotë e borë. Gjatë ditës periudha të gjata me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 1 deri në 11, kurse maksimalja e ditës prej 6 deri në 16 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар