Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 02. 2025. 00:00 >> 16:17

Ditari 27.02.2025

Përgatiti, Senad Gilaj

Sot bëhen 32 vjet të kidnapimit nga treni në Shtërpci

Sot në Mal të Zi shënohet 32 vjet nga krimi në Shtërpci, kur persona me uniforma nën komandën e Millan Llukiq në vitin 1993, zbritën nga treni 20 civilë, të cilët i çuan në një destinacion të panjohur dhe i vranë. Partia Boshnjake kërkon që të gjithë ata që urdhëruan krimet e luftës të ndiqen penalisht dhe të dënohen në mënyrë adekuate, sepse e vërteta dhe drejtësia janë mënyrat e vetme që shoqëria të përballet me të kaluarën, thanë nga kjo parti. Ndërsa nga Këshilli nacional i boshnjakëve thanë se nuk duhet harruar fati tragjik i viktimave të krimit në Shtërpci, duke shtuar se ata sot u tubuan në Podgoricë dhe Bijello Pole për të shprehur kujtimin dhe respektin për viktimat e krimit në Shtërpci. Nga Këshilli Boshnjak rikujtojnë faktin se institucionet shtetërore në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi, as pas 32 vitesh, nuk e kanë mbyllur ligjërisht, moralisht apo në mënyrë humanitare këtë krim lufte.Millatoviq: këtë vit planikohet mbyllja e gjashtë kapitujve

Vazhdojmë me aktualitet tjera të ditës. Partneriteti me Bashkimin Evropian është më i rëndësishëm se kurrë, veçanërisht në dritën e sfidave gjeopolitike, tha presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, duke theksuar se vendi është në fazën përfundimtare të negociatave, me plan që këtë vit të mbyllë gjashtë kapituj. Millatoviq, këtë e ka thënë në një ligjëratë në Universitetin e Oksfordit, ku me profesorë dhe studentë ka diskutuar për të ardhmen evropiane të Malit të Zi. Ai theksoi se e ardhmja e Malit të Zi dhe Ballkanit Perëndimor qëndron në Evropë të integruar, të bazuar në vlerat dhe interesat e përbashkëta. Ai përkujtoi në përparësitë e Malit të Zi dhe përkushtimin ndaj vlerave evropiane. “Mali i Zi është plotësisht i lidhur me politikën e jashtme të BE, përdor euron si monedhë të saj dhe po zbaton në mënyrë aktive reformat në fushën e shtetit të së drejtës”, deklaroi Millatoviq.E domosdoshme zgjedhja e tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Zëvendëskryeministri Millun Zogoviq deklaroi se duhet të zgjidhen sa më parë tre gjyqtarë të Gjyqit Kushtetues dhe qeveria e opozita të hapin dialog për këtë çështje, si dhe të fillojnë menjëherë bisedimet në Këshillin për legjislaturën zgjedhore. Kjo, siç thotë ai, do të zgjidhë krizën në Shavnik dhe Kotorr si dhe disa çështje të tjera të hapura që rëndojnë proceset zgjedhore. Ai tha se përpiqet që Parlamenti të punojë në përbërje dhe kapacitet të plotë. Që kjo të ndodhë, është i nevojshëm dialogu i sinqertë mes pushtetit dhe opozitës për çështjet e duhura. Çështja qendrore në të cilën duhet të përqendrohen si shumica parlamentare ashtu edhe opozita është zgjedhja e tre gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo do të tregojë qartë karakterin europian të të gjithë akterëve politikë, tha Zogoviq.

Dukaj: IA rast për zhvillim të përshpejtuar të digjitalizimit

Inteligjenca artificiale nuk është vetëm sfidë, por edhe mundësi për zhvillimin e përshpejtuar të digjitalizimit, përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve publike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve përmes shërbimeve më të mira dhe më të shpejta të administratës publike, tha ministri i administratës publike Marash Dukaj. Siç u kumtua nga kjo Ministri, Dukaj ka folur sot në Konferencën Ndërkombëtare, “Ligji dhe siguria në botën digjitale: Ndikimi i inteligjencës artificiale”, organizuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Malit të Zi dhe Shoqata e Menaxherëve të Sigurisë.

Ndërhyrje në kornizën juridike për nivel më të lartë të mbrojtjes të të drejtave

Ministria e Drejtësisë ka bërë ndërhyrje serioze në kornizën juridike e penale me qëllim të arritjes së nivelit më të lartë të mbrojtjes për kategoritë më të cenueshme të shoqërisë, tha ministri i Drejtësisë, Bojan Bozhoviq. Ai në hapjen e tryezës lidhur me të drejtat e njeriut për kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë në Mal të Zi, organizuar nga Qendra për gazetari hulumtuese, tha se duhet kushtuar vëmendje e veçantë për qasje të drejtë në drejtësi për këto kategori shoqërore. Bozhoviq theksoi se të drejtat e njeriut, pavarësisht nga situata aktuale, janë pjesë e pandashme e çdo shoqërie.OJQ gëzon përkrahje nga qytetarët, por jo edhe nga Qeveria

Përkrahja e qytetarëve për sektorin civil është në rritje, edhe pse organizatat joqeveritare, veçanërisht ato me orientim kritik, kanë presion politik dhe fushata, që me mbështetjen e Qeverisë, tentojnë t'i diskreditojnë, njofton Qendra për Edukim Qytetar. Kjo thuhet në kumtesën e kësaj OJQ-je me rastin e 27 shkurtit, Ditës Botërore të Organizatave Joqeveritare. Kjo Organizatë joqeveritare bën thirrje që të sigurohet mjedis të favorshëm për punën e këtyre organizatave, ndërsa si çështjet më të rëndësishme që ato trajtojnë në demokratizimin dhe evropianizimin e shoqërisë janë të drejtat e njeriut, pavarësia e gjyqësorit dhe sundimi i ligjit, e pastaj lufta kundër korrupsionit, ndërkohë që është forcuar edhe pozicionimi i çështjes së përgjegjësisë së vendimmarrësve politikë dhe ballafaqimi me të kaluarën.

Monstat: shkëmbimi i jashtëm tregëtar 282.5 milionë euro

Shkëmbimi tregtar i Malit të Zi, sipas të dhënave të Monstat-it, në muajin janar ishte 282,5 milionë euro, që është 2,6 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Monstati bëri të ditur se janë vlera e mallrave të eksportuar ishte 43,3 milionë euro, që është 6,4 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Importet arritën në 239.2 milionë euro dhe u rritën me 4.5 për qind. Shkëmbimi i mallrave me jashtë ishte më i larti me vendet nënshkruese të marrëveshjes CEFTA-s dhe me vendet e Bashkimit Evropian, thonë nga Enti për statistika. Ndërsa partnerët më të mëdhenj të tregtisë së jashtme në eksport ishin Serbia me 9.1 milionë euro, Bosnjë Hercegovina me 6.4 milionë dhe Zvicra me 4.9 milionë euro, u kumtua nga Monstati.

Bërçko: tetë persona të arrestuar të dyshuar për trafikimin e më shumë se 30 fëmijëve

Policia e qarkut në Bërçko të Bosnjë Hercegovinës ka arrestuar tetë persona të dyshuar për kryerjen e krimeve të "trafikimit të qenieve njerëzore", "trafikimit të fëmijëve" dhe "neglizhimit ose abuzimit të fëmijëve", pasi 31 fëmijë u gjetën në një shtëpi. Zëdhënësja e policisë së këtij distrikti, Xhevida Hukiçeviq tha se hetimi për incidentin është kompleks dhe përfshin linja të shumta veprimi, ndërsa po ndërmerren veprime urgjente hetimore.

Nuk do të tolerojmë minimin e sigurisë dhe stabilitetit të BeH

Departamenti amerikan i Shtetit kumtoi se kundërshton çdo veprim të udhëheqësve lokalë në Bosnjë e Hercegovinë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin e shtetit. Kjo deklaratë u bë nga zëdhënësja e DASH-it, Tejmi Brus, pasi Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e dënoi presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit. Dodik është futur dy herë në listën e zezë amerikane për shkak të aktiviteteve të tij kundër Marrëveshjes së Paqes të arritur në Dejton më 1995. Më 26 shkurt, Gjykata në Bosnjë e Hercegovinë shqiptoi dënimin ndaj Dodikut për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Kristian Shmit.

Shtyhen sanksionet ndaj NIS, por vetëm për 30 ditë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Industrisë së Naftës të Serbisë, për shkak të pronësisë ruse, janë shtyrë për 30 ditë. “Ne kemi pranuar shtyrjen për 30 ditë për Industrinë e Naftës të Serbisë. Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë”, shkroi Vuçiq në Instagram. Në letrën e Departamentit amerikan të Thesarit, që Vuçiq e publikoi, thuhet se sanksionet kundër NIS-it janë shtyrë deri më 28 mars. Më herët gjatë shkurtit, kompania dorëzoi kërkesë në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Qeverisë amerikane për të shtyrë vendosjen e sanksioneve. NIS është e vetmja kompani në Serbi që është e përfshirë në nxjerrjen, prodhimin dhe rafinimin e naftës, si dhe në prodhimin e gazit natyror.

Po numërohen votat e diasporës, prin VV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë po vazhdon numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike dhe nga 44.19 për qind e vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 81.89 për qind. Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 7.21 për qind, pasojnë PDK, Aleanca dhe Nisma. KQZ-ja ka njoftuar se pas numërimit të votave për partitë do të publikojë edhe rezultatet e kandidatëve për deputetë. Më 8 shkurt është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% apo 15 mijë e 352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se pas përfundimit të numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, planifikohet që të fillojnë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës.

Torres: Përpjekje të turpshme për delegjitimin e Kosovës në SHBA

Kongresisti amerikan, Riçi Tores, ka reaguar ashpër kundër deklaratave të Kingslli Uilson, zëvëndës sekretares së shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, lidhur me Kosovën. Uilson kishte shkruar, “Bëje Kosovën sërish Serbi”, deklaratë kjo që, sipas Tores, është një përpjekje e turpshme për ta delegjitimuar Kosovën. Tores në një postim në platformën “X” ka theksuar se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo përpjekje për ta ndryshuar historinë. Me qëndrimin e Tores, është pajtuar edhe eurodeputeti austriak Llukas Mandëll. Ai në një postim në “X” u shpreh se e vlerëson qëndrimin e qartë të kongresistit amerikan.

Bisedime mes diplomatëve rusë dhe amerikanë në Stamboll, por jo për Ukrainën

Diplomatët rusë dhe amerikanë u takuan sot në Turqi për bisedime për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi punën e ambasadave të tyre përkatëse në Uashington dhe Moskë, si pjesë e përpjekjeve për të rivendosur marrëdhëniet më të gjera dhe për të punuar drejt përfundimit të luftës në Ukrainë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërkuar të rivendosë marrëdhëniet me Moskën që nga marrja e detyrës muajin e kaluar, duke kontaktuar presidentin rus Vladimir Putin dhe duke nisur bisedimet e nivelit të lartë për herë të parë në më shumë se tre vjet. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio u takuan më 18 shkurt në Riad të Arabisë Saudite, ku ranë dakord për fillimin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti amerikan Donalld Tramp tha se së shpejti do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin "me shumë mundësi" në Arabinë Saudite për të diskutuar mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë.

Dislokohen forcat e Koresë së Veriut në Ukrainë

Koreja e Veriut ka dërguar më shumë ushtarë në Rusi dhe disa janë ridislokuar në frontin e luftës në rajonin Kursk, që gjendet në kufi me Ukrainën, njoftoi sot agjencia e inteligjencës së Seulit. Madhësia e kontingjentit ende nuk dihet, raportoi televizioni i Koresë së Jugut. Seuli ka thënë më herët gjatë këtij muaji se ushtarët koreanoveriorë paraprakisht po luftonin së bashku me forcat ruse në frontin e luftës në Kursk, nuk kishin qenë në zonë lufte që nga mesi i janarit. Ukraina tha se ata ishin tërhequr pas humbjeve të mëdha. Pretendohet se Koreja e Veriut në vitin 2024 ka vendosur rreth 11 mijë trupa në rajonin e Kurskut në frontin perëndimor të Rusisë. Ministria e Jashtme ruse njoftoi se marrëveshja gjithëpërfshirëse e partneritetit strategjik e nënshkruar midis Moskës dhe Phenianit në qershor 2024 ka hyrë në fuqi në dhjetor 2024.

Hamasi dorëzon 4 kufoma, Izraeli liron më se 600 palestinez

Hamasi ka dorëzuar trupat e katër pengjeve izraelitë në Kryqin e Kuq në Rripin e Gazës, raportojnë mediat izraelite, duke cituar zyrtarë qeveritarë. “Zyrtarët izraelitë do të kryejnë identifikimin mjekoligjor të trupave”, njoftojnë këto media që ishte parakusht që Izraeli të lirojë mbi 600 të burgosur palestinezë. Hamasi më pare kumtoi se kishte arritur marrëveshje me Izraelin për lirimin e menjëhershëm të më shumë se 600 të burgosurve palestinezë nga Izraeli kundrejt kthimit të katër trupave të pengjeve izraelite nga Hamasi. Armëpushimi hyri në fuqi më 19 janar dhe është respektuar përgjithësisht, pavarësisht pengesave të shumta. Por faza e parë e tij do të përfundojë këtë javë dhe fati i fazës së ardhshme, që synon t'i japë fund luftës, mbetet i paqartë. Hamasi tha se nuk ka marrë ndonjë propozim deri më tani.Mot i vranët dhe reshje të përkohshme të shiu, në veri borë e dobët, deri në 17 gradë

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët, vende vende me reshje të shiut. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Beranë 16 gradë, Ulqin 14, Tivar e Budvë 13, Podgoricë, Herceg Novi, Rozhajë e Plevle 12, Bijello Pole 11, Nikshiq e Guci 8, Kollashin 7 dhe në Zhablak 6 gradë. Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut, në veri dhe viset e larta malore në mbrëmje dhe gjatë natës edhe me skllotë e borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 0 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 17 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се