- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
26. 02. 2025.
00:00 >> 18:19
Ditari 26.02.2025
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Delegacioni i BE në Mal të Zi - U takon aktorëve politikë në Mal të Zi që të arrijnë një marrëveshje politike
U takon aktorëve politikë në Mal të Zi që të arrijnë një marrëveshje politike për të kërkuar një opinion nga Komisioni i Venecias dhe të angazhohen për respektimin e tij, u njoftua për Portalin Radiotelevizionin e Malit të Zi nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi. BE-ja, thanë ata, është e gatshme ta lehtësojë këtë proces. Të rikujtojmë se opozita parlamentare ka vendosur të bojkotojë seancat e Kuvendit të Malit të Zi për shkak të vendimit të Komisionit Kushtetues dhe Parlamentit për shkak të pensionimit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Dragana Gjuranoviq, si dhe synimin e shumicës parlamentare për të pensionuar edhe dy gjyqtarë të kësaj gjykate. Ata nuk lejuan mbajtjen e seancave deri në rrëzimin e këtij vendimi, sepse mendojnë se me këtë është shkelur Kushtetuta.
Armenko - Mali i Zi ka nevojë për ligj të ri për Gjykatën Kushtetuese
Mali i Zi ka nevojë për ligj të ri për Gjykatën Kushtetuese, sepse zbatimi i aktualit ka treguar mangësitë e disa zgjidhjeve normative, tha kryetarja e kësaj gjykate, Snezhana Armenko, në takimin me ministrin e drejtësisë, Bojan Bozhoviq. Siç njoftoi Gjykata Kushtetuese, Armenko dhe Bozhoviq kanë rënë dakord që duhet të punohet për të forcuar pozitën materiale të gjyqtarëve dhe pavarësinë e gjykatës, duke respektuar autonominë e saj. Bëhet me dije se Armenko e ka njoftuar Bozhoviqin për punën e gjykatës vitin e kaluar, ku, siç tha ajo, është arritur efikasitet në zgjidhjen e ankesave kushtetuese. Ajo tha se janë zgjidhur më shumë ankesa se sa hyrja vjetore, dhe theksi është vënë në rastet më të vjetra se tre vjet. Armenko theksoi se vitin e kaluar, në procesin e zgjidhjes së ankesave kushtetuese, Gjykata Kushtetuese shkurtoi kohëzgjatjen mesatare të procedurës në një vit e 11 muaj, nga tre vjet e një muaj, siç ka qenë më pare. Ajo theksoi se duhet të hartohet një ligj i ri për Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi, sepse zbatimi pothuajse dhjetëvjeçar i ligjit aktual ka treguar mangësitë e disa zgjidhjeve normative dhe nevojën për standardizim të ndryshëm të instituteve të veçanta”, thuhet në deklaratë.
Shehoviq - Qëndrimi i qeverisë ndaj ofertës së opozitës për zgjidhjen e krizës kushtetuese dhe parlamentare do të tregojë përkushtimin e vërtetë të saj për integrimin evropian
Qëndrimi i qeverisë ndaj ofertës së opozitës për zgjidhjen e krizës kushtetuese dhe parlamentare do të tregojë përkushtimin e vërtetë të saj për integrimin evropian, tha kryetari i socialdemokratëve dhe një nga liderët e Aleancës Evropiane, Damir Shehoviq.
Ai tha se opozita ka propozuar një platformë që është plotësisht në përputhje me agjendën evropiane. Shehoviq shtoi se këtë e kanë bërë për të kontribuar në mënyrë konkrete në zgjidhjen e krizës së thellë politike, kushtetuese dhe parlamentare, e cila rrezikon të paralizojë plotësisht jetën politike në Mal të Zi, por edhe të mbrojë rendin kushtetues. “Thelbi i nismës sonë pasqyrohet në nënshkrimin e një marrëveshjeje që do të parashikonte detyrimin për t'iu drejtuar Komisionit të Venecias (KV) për marrjen e ekspertizës nëse është shkelur neni 154 i Kushtetutës në procedurën për përcaktimin e përfundimit të funksionit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Millatoviq ka proceduar në Parlament Iniciativën për miratimin e ligjit për rehabilitimin dhe kompensimin e të burgosurve politikë
Presidenti Jakov Millatoviq ka proceduar në Parlamentin e Malit të Zi Iniciativën për miratimin e ligjit për rehabilitimin dhe kompensimin e të burgosurve politikë të Goli Otokut, Shën Gërgurit dhe të burgjeve të tjera. “Me këtë akt po fillojmë një proces të rëndësishëm të përballjes me të shkuarën dhe korrigjimit të padrejtësive historike”, tha njeriu i parë i vendit. Mali i Zi, si një shtet demokratik dhe funksional juridik, nuk duhet të anashkalojë faktin se shumë bashkëqytetarë tanë, për shkak të bindjeve të tyre reale apo të supozuara politike, janë ekspozuar ndaj represionit, dhunës fizike dhe psikologjike, pa një gjykim të drejtë dhe pa mundësi për të provuar ndonjëherë pafajësinë e tyre. Me miratimin e këtij ligji, Mali i Zi do t'i njihte vuajtjet e tyre dhe do t'u siguronte rehabilitim dhe kompensim moral e ligjor, tha Millatoviq. Ai tha se kjo iniciativë nuk është e drejtuar kundër askujt – por për të gjithë ne.
Presidenti malazez Jakov Millatoviq do të mbajë një ligjeratë në Universitetin e Oksfordit lidhur me rrugën evropiane të Malit të Zi
Presidenti malazez Jakov Millatoviq do të mbajë një ligjeratë në Universitetin e Oksfordit lidhur me rrugën evropiane të Malit të Zi, njoftoi zyra e presidentit. Thuhet se Millatoviq do të mbajë një ligjëratë me temën “Rruga e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE): Katalizator për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, me ftesë të Qendrës për Studime Evropiane në Universitetin e Oksfordit. “Millatoviq do të flasë për progresin e vendit në rrugën e integrimit evropian, reformat kyçe dhe rëndësinë gjeopolitike të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”, njoftoi zyra e presidentit. Siç bëhet me dije, në ligjëratë do të marrin pjesë profesorë, studiues dhe studentë të shquar dhe se pas prezantimit do të pasojnë diskutimet. “Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, Millatoviq do të takohet edhe me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Odile Renaud-Basso, me të cilin do të diskutojë për projektet investuese dhe forcimin e bashkëpunimit të Malit të Zi me këtë institucion ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.
Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi vazhduan punën
Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi vazhduan punën, kurse në fillim të seancës komentuan lirimin vendimi i shkallës së parë për lirimin e të akuzuarve për vrasjen e Lubisha Mërdakut gjatë grabitjes së Postës në Nikshiq. Vlerësimi i përbashkët i përfaqësuesve të shumicës parlamentare është se krime të tilla nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar, dhe se vendimi i djeshëm tregon se diçka duhet të ndryshojë urgjentisht në sistemin gjyqësor.
Një grup qytetarësh do të organizojnë nesër protestën kundër lirimit të të dyshuarve për vrasjen e Lubisha Mërdakut
Një grup qytetarësh do të organizojnë nesër protestën kundër lirimit të të dyshuarve për vrasjen e Lubisha Mërdakut dhe grabitjen e postës në Nikshiq. Në mungesë të provave, dje në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Velko Radovanoviq i liroi të gjithë të akuzuarit për grabitjen e postës në Nikshiq kur u vra Lubisha Mërdak. Aktgjykimi është dhënë nga gjyqtari Velko Radovanoviq, i cili ka thënë se gjykata është përballur me një fakt të kryer dhe se për shkak të kësaj aktakuze gjykata është dashur të marrë rolin e organit hetues.
Dukaj - Reforma e administratës publike është një sfidë administrative që kërkon mbështetje të fuqishme politike
Reforma e administratës publike është një sfidë administrative që kërkon mbështetje të fuqishme politike dhe bashkëpunim nga të gjitha institucionet, tha ministri përkatës Marash Dukaj. Siç njofton Ministria e Administratës Publike (MAP), Dukaj ka hapur sot një tryezë të rrumbullakët për zhvillimin e planit të veprimit 2025-2026, për Strategjinë e Reformës së Administratës Publike. Ai tha se dokumenti i veprimit është krijuar në një mjedis gjithëpërfshirës dhe me një shkallë të lartë të përfshirjes së institucioneve kompetente, por edhe publikut të interesuar. “Ky dokument paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të punës së institucioneve tona, përshpejtimit të transformimit dixhital, por edhe decentralizimit të vetëqeverisjes lokale, krijimit të një administrate publike profesionale dhe të depolitizuar, e gjitha kjo me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet një sistem i administratës publike efikase, të hapur dhe të aksesueshme”, tha Dukaj.
Nesër përvjetori i 32 nga rrëmbimi dhe vrasja e pasagjerëve nga një tren që udhëtonte në hekurudhën Beograd-Tivar
Nesër më 27 shkurt bëhen 32 vjet nga rrëmbimi dhe vrasja e pasagjerëve nga një tren që udhëtonte në hekurudhën Beograd-Tivar. Treni i shpejtë 671, i cili udhëtonte nga Beogradi, u ndalua me forcë në stacionin e Shtërpcit, kurse nga ai u nxorën 20 jo-serbë, të cilët më vonë edhe u vranë. Viktima më e vjetër e këtij krimi ishte 59 vjeç, ndërsa më e reja vetëm 16 vjeç. Deri më sot janë gjetur eshtrat e vetëm katër personave.
Prokurori Armin Selmanoviq është zgjedhur sot anëtar i Këshillit Prokurorial nga radhët e prokurorëve të shtetit
Prokurori Armin Selmanoviq është zgjedhur sot anëtar i Këshillit Prokurorial nga radhët e prokurorëve të shtetit nga Prokuroria Supreme e Shtetit (PSP). Siç njoftoi Prokuroria e Shtetit, kështu është vendosur në Konferencën e Prokurorëve të Shtetit të organizuar në Podgoricë. Thuhet se me vendim të anëtarëve të Konferencës është pranuar propozimi i Këshillit Prokurorial për të zgjedhur Filip Jovoviq për kryetar të Komisionit për Kodin e Etikës së Prokurorëve të Shtetit dhe Stevan Brajushkoviq për zëvendës të tij. “Rregullorja e punës së Komisionit për Kodin e Etikës për Prokurorët e Shtetit parasheh që anëtarët e Këshillit Prokurorial që nuk janë prokurorë të shtetit të zgjidhen kryetar i Komisionit dhe zëvendës të tij”, thuhet në njoftimin e PSSH, së.
Kryetari i Parlamentit Andrija Mandiq me vizitën që i ka bërë qytetit të vjetër të Jeruzalemit, ka injorua vuajtjet e të krishterëve dhe myslimanëve palestinezë
Kryetari i Parlamentit Andrija Mandiq me vizitën që i ka bërë qytetit të vjetër të Jeruzalemit, ka injorua vuajtjet e të krishterëve dhe myslimanëve palestinezë, të cilët çdo ditë përballen me kërcënim ekzistencial në këtë qytet, njoftoi Ambasada Palestineze në Mal të Zi. Misioni diplomatik tha se ata ishin të indinjuar nga vizita e Mandiqit në Qytetin e Vjetër. Ambasada Palestineze tha se Jeruzalemi Lindor, duke përfshirë Qytetin e Vjetër dhe vendet e tij të shenjta të krishtera dhe myslimane, është kryeqyteti i shtetit të Palestinës. “Fakti që ai është i pushtuar ushtarakisht dhe i kontrolluar me forcë nga ushtria izraelite nuk i jep atij asnjë legjitimitet apo të drejtë mbi qytetin”, theksoi Ambasada. Ambasada e Palestinës shprehu mirënjohjen për qëndrimin parimor të qeverisë malazeze, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, në lidhje me të drejtën e popullit palestinez për të jetuar në paqe dhe liri në një shtet të pavarur palestinez brenda kufijve të vitit 1967, me kryeqytet Jerusalemin Lindor.
Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) ka dënua sot Presidentin e Republika Srpska (RS) Milorad Dodik me një vit burg
Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) ka dënua sot Presidentin e Republika Srpska (RS) Milorad Dodik me një vit burg dhe e ndaloi atë të ushtrojë postin politik të presidentit të këtij entiteti për gjashtë vjet. Ky është një aktgjykim i shkallës së parë, i cili për momentin nuk është i formës së prerë dhe do të bëhet i tillë pasi mbrojtja dhe prokuroria të bëjnë ankesa dhe vendimin përfundimtar të marrë kolegji i shkallës së dytë të Gjykatës së BeH. Aktgjykimi i shkallës së dytë duhet të shpallet deri në fund të vitit, transmeton Klix.ba. Nëse vendimi përfundimtar është i njëjtë me vendimin e shkallës së parë, do të thotë se Dodik nuk do të jetë në gjendje të shërbejë si President i RS për gjashtë vitet e ardhshme.
Kurti: Qytetarët presin që LVV-ja t'i formojë institucionet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje – parti të cilën e drejton ai – i takon t’i formojë institucionet në legjislaturën e nëntë. “Si fitues të qartë të zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve”, ka thënë Kurti, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para në këto zgjedhje, me 40.90 për qind të votave. Ndonëse ende nuk janë numëruar votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës, kjo parti nuk e ka siguruar shumicën e nevojshme për formim të Qeverisë. Analistët politikë kanë përmendur mundësinë e bashkimit të forcave të LVV-së me komunitetet joserbe, që i kanë 10 ulëse të garantuara në Kuvend. Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për formimin e një Qeverie së bashku. Njohësit e çështjeve politike paralajmërojnë se në ditët dhe javët në vijim, Kosova rrezikon të përballet me turbulenca politike, për shkak të thellimit të ndasive mes partisë në pushtet dhe atyre në opozitë. Kurti ka përmendur se në pasditen e së mërkurës do të fillojë numërimi i votave të pjesëtarëve të diasporës që kanë votuar nëpër përfaqësi diplomatike, dhe që beson se deri në javën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të dalë me rezultate përfundimtare për subjekte politike.
Haxhiu: Vota e Diasporës do të jetë përcaktuese për Qeverinë Kurti 3
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se votat e mërgatës do të jenë përcaktuese që të krijohet qeveria e drejtuar nga Albin Kurti. Një koment të tillë ajo e ka bërë në konferencën për media pas mbledhjes së sotme të ekzekutivit. Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka partnerët e koalicionit Guxon dhe Alternativën, me të cilët është në qeverisje dhe që, sipas saj, do të vazhdojnë të qeverisim së bashku edhe në të ardhmen. “Na duhet të presim edhe pak, pasi sot fillon numërimi i votave të mërgatës tonë. Duhet ta vlerësojmë rolin që mërgata jonë ka pasur edhe në këtë proces zgjedhor, pra një përkushtim maksimal që ta ushtrojnë të drejtën e tyre. Votat e Diasporës janë shumë të rëndësishme dhe besoj që janë përcaktuese që Qeveria jonë të formohet dhe të drejtohet nga kryeministri Kurti”, ka theksuar Haxhiu.
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë pajtuar për kushtet e një marrëveshjeje për minerale
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë pajtuar për kushtet e një marrëveshjeje për minerale, e cila konsiderohet kyçe në kuadër të përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, kanë raportuar mediat të martën vonë. Burime të afërta me zhvillimet kanë thënë se në të nuk përmenden garanci të sigurisë, apo zotime për dërgim të mëtutjeshëm të armëve, mirëpo që Shtetet e Bashkuara duan që Ukraina të jetë “e lirë, sovrane dhe e sigurt”. Megjithatë, dërgesat tjera të armëve janë ende duke u negociuar mes Uashingtonit dhe Kievit. Trump u ka thënë gazetarëve se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dëshiron të shkojë të premten në Uashington për të nënshkruar “një marrëveshje shumë të madhe”. Ai e ka bërë këtë deklaratë një javë pas shkëmbimit të deklaratave të ashpra mes dy liderëve.
Parlamenti i Ukrainës, në një shfaqje simbolike të mbështetjes, ka miratuar një rezolutë për të rikonfirmuar legjitimitetin e presidentit Volodymyr Zelensky
Parlamenti i Ukrainës, në një shfaqje simbolike të mbështetjes, ka miratuar një rezolutë për të rikonfirmuar legjitimitetin e presidentit Volodymyr Zelensky si udhëheqës i shtetit, pas pikëpyetjeve të ngritura nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia lidhur me ligjshmërinë e mandatit të tij. Rezoluta vë në pah tensionet mes Uashingtonit dhe Kievit pasi presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar e quajti Zelenskyn “diktator pa zgjedhje” për shkak të dështimit të mbajtjes së zgjedhjeve në kohë lufte dhe e akuzoi Kievin për nisjen e luftës.
Papa Françesku vazhdon të jetë në gjendje kritike për të katërtën ditë me radhë, por gjendja e tij është stabile
Papa Françesku, që po përballet me pneumoni të dyfishtë, vazhdon të jetë në gjendje kritike për të katërtën ditë me radhë, por gjendja e tij është stabile dhe ai nuk ka pasur kriza të tjera të frymëmarrjes, ka njoftua Vatikani. Papa, 88 vjeç, ka kaluar natën e dymbëdhjetë në spitalin Gemelli të Romës, që njëherësh paraqet qëndrimin më të gjatë të tij në spital. “Kushtet klinike të Atit të Shenjtë vazhdojnë të jenë kritike, por stabile”, u tha në njoftimin e fundit të lëshuar nga Vatikani. Një zyrtar i Vatikanit, i cili foli në kushte anonimiteti për mediat më herët gjatë së martës tha se Françesku po ushqehet normalisht, po lëvizë në dhomën e tij të spitalit dhe po vazhdon trajtimin. Vatikani po ashtu njoftoi se Françesku është takuar me numrin dy të Kishës, kardinalin Pietro Parolin dhe zëvendësin e Parolinit. Në njoftim u tha se ata diskutuan për punë të lëna pezull sa i përket çështjeve që lidhen me shenjtërimin. Vatikani tha po ashtu se disa emërtime të reja kërkojnë miratimin e Papës.
Kombëtarja malazeze e futbollit ndeshjet hyrëse të kualifikimeve të Botërorit 2026 do ti luajë në Nikshiq
Kombëtarja malazeze e futbollit ndeshjet hyrëse të kualifikimeve të Botërorit 2026 do ti luajë në Nikshiq, njoftoi Federata e Futbollit. Ndeshjet kualifikuese do të fillojnë më 22 mars me ndeshjën kundër Gjibraltarit, kurëse tre ditë më vonë kundër Ishujve Faroe. Në Grupin L kualifikues për Botërorin janë edhe Çekia, si dhe humbësi nga dueli mes Francës dhe Kroacisë, që takohen në çerekfinale të Ligës së Kombeve. Mali i Zi ka luajtë ndeshjen e parë në Nikshiq në shtator kundër Uellsit në Ligën e Kombeve, pas së cilës priti Islandën dhe Turqinë në të njëjtin stadium. Kupa e Botës në vitin 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Nesër pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje të përkohshme shiu
Sot mban mot i vranët dhe me shi. Fryn erë e dobët deri mesatare, vende-vende deri e fortë, kryesisht nga drejtimet jugore. Temperaturat në orën 13: Tivar 14, Beran dhe Budvë 13, Ulqin dhe Andrievica 12, Podgoricë, Herceg Novi dhe Rozhajë 11, Plevle, Bjello Pole, Petnjicë dhe Plluzhinë 8, Nikshiq, Cetinë dhe Shavnik 7, Kollashin 6, dhe në Zhablak e Guci 5 gradë.
Nesër pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje të përkohshme shiu. Më shumë reshje priten në zonat jugore, vende-vende me rrebeshe dhe bubullima, kurse pasdite reshjet do të dobësohen. Në orët e vona të natës, në zonat e larta malore në veri me skllotë dhe borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut, paradite në bregdet vende-vende deri e fortë, juglindore dhe lindore. Temperatura e mëngjesit nga 2 deri në 11, kurse më e larta ditore nga 4 deri në 14 gradë.
Коментари0
Остави коментар