Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 02. 2025. 00:00 >> 16:54

Ditari 25.02.2025

Përgatiti, Gj. Dukaj

Spajiq me përfaqësuesit e opozitës diskutojnë lidhur me krizën politike në vend

Takimi ndërmjet kryeministrit e liderit të Lëvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq, dhe kryetarëve të partive opozitare, Danijell Zhivkoviq e Damir Shehoviq, i organizuar nga shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johan Sattler, ka përfunduar pa marrëveshje konkrete për tejkalimin e krizës politike. U ra dakord që negociatat të vazhdojnë, por nuk u arrit konsensus për disa variante që ishin në qarkullim mbrëmë. Kryeministri dhe liderët e opozitës, me ndërmjetësimin e ambasadorit të BE-së, janë takuar mbrëmë në Podgoricë për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike të shkaktuar nga ngjarjet në Gjykatën Kushtetuese. Është diskutuar opsioni për t'iu drejtuar Komisionit të Venecias për një vlerësim për krizën kushtetuese, në mënyrë që opozita të kthehet në Kuvend në fillim të muajit të ardhshëm. Prandaj, është një pyetje e hapur nëse Komisioni i Venecias, i cili është organ ekspert ligjor i Këshillit të Evropës, mund të japë një mendim për ngjarjet që janë në proces gjyqësor. Siç bën me dije Portali i RTMZ, në këtë takim, opozita ripërsëriti kërkesën për vendosjen e moratoriumit të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore për shtetësinë dhe ndryshimet në aktin më të lartë ligjor në fushën e çështjeve të identitetit. Ky moratorium do të zgjasë deri në përfundimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Partitë opozitare të gatshme të pranojnë mendimin e KV

Përfaqësuesit e opozitës parlamentare, Danijell Zhivkoviq dhe Damir Shehoviq, në një takim të organizuar nga shefi i Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Johan Sattler, paraqitën një zgjidhje për tejkalimin e krizës së kahershme kushtetuese dhe parlamentare, e cila nënkupton që të gjitha palët të angazhohen të respektojnë mendimin e Komisionit të Venecias dhe moratoriumin në ndryshimin e Kushtetutës dhe Ligjit për shtetësinë e dyfishtë.
“Marrëveshja e sipërpërmendur do të garantonte se pa arritur një konsensus, nuk do të propozohen zgjidhje që përçajnë opinionin, si amendamentet e Kushtetutës dhe Ligjit për shtetësinë malazeze. Marrëveshja do të përfshinte gjithashtu një përcaktim të përbashkët të një çështjeje specifike që do t'i dërgohej Komisionit të Venecias, me detyrimin për të gjitha palët që të veprojnë në përputhje me mendimin e fituar”, thuhet në një deklaratë të PDS, Aleancës Evropiane dhe Iniciativës qytetare kroate. Në fund, opozita ritheksoi edhe një herë angazhimin e saj për gjetjen e zgjidhjes së krizës, me një vendosmëri të pakompromis për mbrojtjen e interesave jetike shtetërore, si dhe fokus të plotë në zbatimin e detyrimeve nga agjenda e BE-së.

D.Gjuroviq; Partitë shqiptare, më së miri të vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë

Shefi i grupit parlamentar për Demokracinë e Re Serbe, Dejan Gjuroviq, ka deklaruar se beson se partitë shqiptare do të mbeten pjesë e shumicës parlamentare dhe në Qeverinë e Malit të Zi sepse në këtë moment është më fitimprurëse për ta. Gjuroviq, po ashtu në emisionin “Link” në Radion e Malit të Zi, ka thënë se zgjedhja e tij si nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut është “një fitore e madhe për Malin e Zi dhe shumicën parlamentare”.
"Ne do të kemi status në të gjitha seancat plenare dhe si vend me të drejtë të vendosim për të gjitha ngjarjet në Mesdhe në dy vitet e ardhshme. Me këtë veprim tonë na është dhënë mundësia të organizojmë seancën e 20 vjetorit të Asamblesë së përgjithshme të Mediteranit në Podgoricë dhe kjo është një arritje e madhe", tha ai, duke shtuar se do të jetë një përfaqësim dhe promovim i mirë i Malit të Zi. Gjuroviq, pos ashtu, ka shprehur besimin se partitë shqiptare do të mbeten pjesë e shumicës parlamentare dhe pjesë e Qeverisë. Sipas tij, kjo është politikisht më e dobishme për ta. “Nuk shoh arsye pse të largohen, por nëse marrin një vendim të tillë do të jenë politikisht përgjegjës ose do të kenë sukses. Kam frikë se çdo vendim i nxituar sjell gjithmonë përfitime negative, prandaj rekomandimi im është që të mendojnë mirë që të mos marrin një vendim që do të ishte i keq për ta”, tha ai.Millatoviq, fton kryetarin e KE të vizitojë Malin e Zi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka ftuar kryetrain e Këshillit Evropian, Antoni Kosta, për një vizitë zyrtare në Mal të Zi, njofton Zyra e Presidentit. “Duke besuar thellë se dialogu i vazhdueshëm politik është rruga drejt suksesit dhe në vijën e bisedimeve konstruktive të zhvilluara në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në dhjetor 2024, kam kënaqësinë e madhe t'ju ftoj për një vizitë zyrtare në Mal të Zi”, thuhet në ftesë. Në letrën e tij, Millatoviq, ritheksoi përkushtimin e vendit tonë për paqe, stabilitet dhe prosperitet, si dhe vendosmërinë e tij për të arritur qëllimin që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028. Gjithashtu, një vizitë në Malin e Zi, si lider i integrimeve evropiane në rajon, siç ka shkruar ai, do të përfaqësonte një konfirmim të padyshimtë të qasjes të bazuar në meritat individuale të vendeve kandidate dhe një mesazh të qartë se angazhimi ndaj reformave sjell përfitime konkrete dhe përshpejton rrugën drejt Bashkimit Evropian.Mendimi i komisionit të Venecias mund të kërkohet pareshit fazën e procesit

Nënkryetari i Këshillit për Zgjedhje Demokratike të Komisionit të Venecias e profesori në Fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë, Srgjan Darmanoviq, tha për Portalin e RTMZ, se mendimi i Komisionit të Venecias, mund të kërkohet pavarësisht fazës në të cilën ndodhet procesi i brendshëm politik apo juridik. Sipas tij, është e rëndësishme të kuptohet se Komisioni i Venecias nuk është një organ gjyqësor ndërkombëtar, por një organ ekspert i Këshillit të Evropës.“Nuk nxjerr aktgjykime të detyrueshme, por jep vetëm mendime me kërkesë të shteteve apo me kërkesë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ​​shpjegon Darmanoviq. Ai shton se shtetet ose Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, mund të kërkojnë mendimin e Komisionit të Venecias pavarësisht nga faza e procesit të brendshëm politik apo ligjor. “Atyre u takon të vlerësojnë nëse duan t'i drejtohen Komisionit të Venecias dhe në çfarë pike mendimi i tij ekspert mund të jetë i dobishëm”, përfundoi Darmanoviq.Përpjekje shtesë në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme

Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria doganore, do të vazhdojnë të bëjnë përpjekje shtesë për të kontribuar në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme bashkërisht në përmirësimin e situatës në fushën e shkëmbimit të dhënave të inteligjencës dhe sigurisë, bashkëpunimit teknik dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta. Kështu është vlerësuar në mbledhjen e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Llazar Shqepanoviq, me drejtoreshën në detyrë të Drejtorisë doganore, Maja Vuçiniq. Siç njofton Drejtoria e Policisë, takimi është zhvilluar me qëllim të përmirësimit të modaliteteve ekzistuese të bashkëpunimit dhe planifikimit, si dhe aktivitete të mëtejshme të përbashkëta në fushat me prioritete kombëtare në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar. Në takim, ku morën pjesë edhe bashkëpunëtorë nga Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e Doganave, u ra dakord për dinamikën e finalizimit të aktiviteteve lidhur me ngritjen e nivelit të koordinimit të ndërsjellë dhe harmonizimit operacional të aktiviteteve të ndërsjella, si dhe vendosjen e një sistemi efikas të shkëmbimit të të dhënave të inteligjencës dhe sigurisë.

Qytetarët të bojkotojnë të gjitha format e blerjeve të premten

Alternativa Mali i Zi, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bojkotojnë të gjitha format e blerjeve të premten, kur po ndodh Blackout Ekonomik Botëror. Ata shtuan se bojkoti i zinxhirëve të shitjes me pakicë, i cili filloi një muaj më parë në Kroaci, pas së cilës e ndoqi Mali i Zi, dhe më pas vendet e tjera të Ballkanit, tani më në fund është shembull i shprehjes së pakënaqësisë në nivel global. “Të premten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do t'i bashkohen bojkotit global, si dhe shumë vende evropiane, Rumania, Sllovakia dhe Bullgaria. “Informacionet për bojkotin po përhapen aq shpejt sa ne presim që atë ditë, pothuajse gjysma e vendeve të botës të bojkotojnë, ose të shprehin pakënaqësi për të ardhurat në rritje për të pasurit, ose jetën gjithnjë e më të vështirë të njeriut të thjeshtë”, thuhet në faqen e Facebook-ut të Alternativa e Malit të Zi. “Atë ditë le t’i dërgohet një mesazh i qartë Malit të Zi dhe mbarë botës – që qytetarët të marrin vendime”, tha Alternativa e Malit të Zi.

E.Rama; “Shqipëria, vetëm dy vite larg përfundimit të negociatave”

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria është vetëm 2 vite larg përfundimit të gjithë procesit historik të negociatave me Bashkimin Europian. Në një komunikim live në rrjetet sociale, Rama theksoi se është këtu që të vendosë “Albania” tek tryeza e Këshillit Evropian. “Jam këtu për të marr hak për jetën time kur kam qenë emigrant dhe pavarësisht se nuk flija nën ura dhe ato historitë idiote që kanë treguar, por kur kaloja kufirin e aeroporteve, jepja pasaportën shqiptare dhe më shihte polici sikur po shikonte dikë që po hynte në vendin tjetër për të bërë ndonjë akt terrorist”, tha Rama. Kryeministri tha se ka qenë emigrant dhe është këtu për të marrë hak për mënyrën sesi janë sjellë me shqiptarët ata të cilët nuk i njihnin apo ata, të cilët ishin racistë

Policia serbe ka bastisur disa OJQ që kanë bashkëpunuar me USAID

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd ka njoftuar se ka hapur një rast në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nga disa organizata joqeveritare në Serbi. Prokuroria serbe konfirmoi se të martën e 25 shkurtit policia ka nisur "të mbledhë informata" për punën e katër OJQ-ve: Qendrës për Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA), Inicitivave Qytetare, Qendrës për Politika Praktike, dhe Fondacionit Trag.
"Për të verifikuar akuzat dhe për të grumbulluar prova në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve të USAID-it, për keqpërdorim të fondeve dhe për shpëlarje të mundshme parash, Departamenti Special për Luftimin e Korrupsionit i ka kërkuar Policisë të mbledhë informatat e nevojshme", ka thënë kryeprokurori Publik, Nenad Stefanoviq. Ai ka shtuar se "tani për tani" është urdhëruar nxjerrja e të gjitha dokumenteve në lidhje me donacionet e USAID-it nga katër OJQ-të, si dhe marrja në pyetje e personave përgjegjës.

OKB, miratoi rezolutën në mbështetje të Ukrainës

Anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë miratuar një rezolutë që mbështet integritetin territorial të Ukrainës, teksa Uashingtoni ka shtyrë përpara një rezolutë të vetën në të cilën nuk përmendej faji i Rusisë për luftën që ka nisur tri vjet më parë. Rezoluta e mbështetur nga shtetet evropiane mori 93 vota për, 18 kundër dhe 65 abstenime.
Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina votuan në favor të Rezolutës. Teksti i rezolutës kritikon ashpër Rusinë dhe vë në pah integritetin territorial të Ukrainës dhe paprekshmërinë e kufijve të saj. Uashingtoni hartoi një rezolutë rivale, në mes të intensifikimit të mospajtimeve mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Xi Jinping; “Kina dhe Rusia nuk mund të largohen nga njëra tjetra”

Kina dhe Rusia “nuk mund të largohen” nga njëra-tjetra, i tha udhëheqësi kinez, Xi Jinping, homologut të tij, Vladimir Putin, të hënën, në bisedën e tyre të parë telefonike që kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ‘përmbysi politikën e jashtme amerikane’ me një orientim gjithëpërfshirës drejt Moskës, ndërsa ai bën hapa përpara drejt paqes në Ukrainë.
“Strategjitë e zhvillimit dhe politikat e jashtme të Kinës dhe Rusisë janë afatgjata”, shtoi ai, duke përsëritur se lidhjet e tyre nuk do të ndikoheshin nga “asnjë palë e tretë”. “Pavarësisht ndryshimeve në situatën ndërkombëtare, marrëdhëniet Kinë-Rusi do të vazhdojnë me lehtësi”, tha udhëheqësi kinez. Ndërsa Kremlini e përshkroi thirrjen si "të ngrohtë dhe miqësore" në leximin e tij, por nuk shtjelloi fuqinë e lidhjeve të tyre në të njëjtën shkallë si ato të Pekinit.Rusia nuk do të kthehet në G7, thotë ministri gjerman i financave

Rusia nuk do të kthehet në G7 (grupin e shtatë shteteve më të industrializuara të botës) siç ka kërkuar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë ministri i Financave i Gjermanisë, Joerg Kukies. “G7 e dënon shumë qartë luftën e agresionit të Rusisë, veçanërisht në përvjetorin e tretë të sulmit brutal nga Rusia”, ka thënë Kukies në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se propozimi i Trumpit nuk do të sigurojë mbështetjen e nevojshme unanime. Kukies do të udhëtojë të martën drejt Kejp Taunit, për samitin e ministrave të financave të G20-s, teksa sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, do të mungojë, për shkak të angazhimeve të tjera. Gjendja aktuale e ekonomisë globale do të jetë temë kyç e takimeve.

Nesër, mot i vranët dhe me të reshura

Në pjesën më të madhe të Malit të Zi, mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve jugore.
Temperatura në orën 13; Tivar e Bjello Pole 15 gradë, Podgoricë, Beranë e Budvë 14, Herceg Novi, Ulqin e Andrijevicë 13, Rozhaje 12, Nikshiq, Plevlë e Plluzhinë 10, Kolalshin, Shavnik e Petnjicë 9 dhe në Zhablak e Guci 6 gradë. Meteorologët parashohin se nesër do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me të reshura të përkohshme të shiut, më intensive në viset jugore të vendit. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve jugore. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 11 kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 14 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се