Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 02. 2025. 00:00 >> 19:05

Ditari 24.02.2025

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

KUVENDI I AKSIONARËVE MIRATOI PLANIN E RISTRUKTURIMIT TË INSTITUTIT

Zgjidhet problemi i Institutit “Dr Simo Millosheviq” në Igallo.

Kuvendi i Aksionarëve miratoi Planin e Ristrukturimit, si dhe Vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues.

Plani i ristrukturimit është plotësuar me sugjerime dhe komente si nga aksionarët e shumicës, ashtu edhe nga pakica me pjesëmarrje të konsiderueshme.

Përfaqësuesja e kapitalit shtetëror, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore, Majda Axhoviq, tha se plani i ristrukturimit është plotësuar me sugjerime dhe komente si nga aksionarët shumicë ashtu edhe nga ata pakicë me pjesëmarrje të konsiderueshme.

Përfaqësuesi i aksioneve pakicë me pjesëmarrje të konsiderueshme, pronari i kompanisë “Vila Oliva”, Zharko Rakçeviq, sqaroi se detyrimet me vlerë prej 21.5 milionë euro do të zgjidhen me rikapitalizim, proporcionalisht për të gjithë aksionarët.

“Vila Oliva” do të mbulojë shtatë milionë euro, nga të humbjet që arrijnë në 21.5 milionë euro. Qeveria, besoj se do të sigurojë rreth 14.5 milionë dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm, tha Rakçeviq.

EURODIESELI NGA MESNATA RRITET ME NJË CENT, NAFTA PËR NGROHJE ME DY CENT

Eurodizel dhe nafta për ngrohje nga mesnata do të rriten me një deri në dy cent, ndërsa çmimet e benzinës do të mbeten të pandryshuara, njoftoi Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit.

Çmimi i Eurodieselit do të rritet me një cent në dy javët e ardhshme dhe do të kushtojë 1.44 euro.

Nafta për ngrohje do të rritet me dy cent, pra do të kushtojë 1.38 euro.

Eurosuper 95 dhe 98 do të shiten me çmime të pandryshuara përkatësisht 1,52 dhe 1,56 euro në 15 ditët e ardhshme.

NGA SOT BOJKOTONI MAKETET IDEA DHE AROMA

Organizata Alternative Mali i Zi, bazuar në një tjetër sondazh online, u bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë rrjetet e shitjes me pakicë Idea dhe Aroma duke filluar nga sot.

Sipas të dhënave nga faqja e tyre në Facebook, 17 për qind e votave ishin për maketet HDL, 27 për qind për Aroma, ndërsa 56 për qind e votave ishin për bojkotimin e maketeve të Idea.

" Çdo hap të ardhshëm do ta bëjmë vetëm në përputhje me vullnetin e qytetarëve. I ftojmë të bashkohen dhe të tregojnë fuqinë e bashkimit. Bojkotoni Idenë dhe Aromën", tha Alternativa Mali i Zi.

Ata shtuan se përfaqësuesit e zinxhirëve të shitjes me pakicë nuk u shprehën, edhe pse kishin një mundësi unike për të dëgjuar vullnetin e qytetarëve dhe për të demonstruar përgjegjësi ndaj komunitetit.

Kjo organizatë, e cila nisi thirrjet për bojkot të dyqaneve gati një muaj më parë, fillimisht për një, më pas për dy ditë, pasuar me një bojkot shtatëditor të maketeve të Volit, i bëri thirrje ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Niko Gjeloshaj, t'i përgjigjet urgjentisht “çmimeve të larta alarmante të ushqimeve bazë”.

KUVENDI PROJEKTLIGJI PËR NDËRTIMIN E OBJEKTEVE DHE PROJEKTLIGJI PËR PLANIFIKIM HAPËSINOR

Është duke u zhvilluar Seanca e tretë e jashtëzakonshme e kuvendit të Malit të Zi, ku në rend dite janë Projektligji për ndërtimin e objekteve dhe Projektligji për planifikim hapësinor.

Ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Sllaven Radunoviq, si propozues ka bërë të ditur se “këto dy ligje do ta ndryshojnë dukshëm Malin e Zi për të mirë”.

“Ka disa zgjidhje revolucionare, por sido që të jetë, unë jam pothuajse i bindur se gjërat në këtë fushë do të shkojnë gjithnjë e më mirë, kurse qytetarëve dhe investitorëve do t’u lehtësohet jeta, kur është fjala për të drejtën për të ndërtuar, tha Radunoviq.

Paraprakisht, Komisioni për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor ka dhënë pëlqimin për projektligjet për ndërtimin e objekteve dhe për planifikimin hapësinor.

U ra dakord për një amendament të përbashkët, me të cilin komunat nuk do të japin zbritje deri në 100 për qind për investitorët e hoteleve me katër dhe pesë yje, për detyrimet komunale.

Në fillim të seancës, kryeparlamentari, Andria Mandiq, iu referua karnavalit të djeshëm në Kotorr, ku u dogj një kukull që kishte imazhin e tij. Mandiq tha se në historinë e njerëzimit, "gjithmonë është dashur të digjet në mënyrë që mijëra të tjerë të mund të jenë të lirë".

"Më lejoni t'i informoj qytetarët e Malit të Zi se nuk jam djegur, unë jam këtu në vendin tim", tha Mandiq.

FILLIMI I GJYKIMIT PËR ÇËSHTJEN “FONDI ABU DHABI” ËSHTË SHTYRË PËR DATËN 10 MARS

Është shtyrë për më 10 mars nisja e gjyqit ndaj ish-zyrtarëve të dyshuar për shpërdorim të detyrës, të cilët kanë mundësuar shpërdorimin e një kredie prej 23 milionë eurosh nga Fondi i Abu Dabit.

Aktakuza përfshin ish-ministrat e Bujqësisë Petar Ivanoviq dhe Budimir Mugosha, si dhe vlerësuesin Millan Axhiq, ish-drejtorin e Drejtorisë së Pagesave në Ministrinë e Bujqësisë Bllagota Raduloviq dhe ish-drejtorin e Fondit për Investime dhe Zhvillim Zoran Vukçeviq.

GJYKATA E APELIT: AKTGJYKIMI PËR LIRIMIN E MUGOSHËS PËR SHPËRDORIM DETYRE KA MARRË FORMË TË PRERË

Gjykata e Apelit të Malit të Zi ka bërë të ditur se aktgjykimi me të cilin ish-kryetari i Komunës së Podgoricës, Miomir Mugosha, është shpallur i pafajshëm për shpërdorim detyre, ka marrë formë të prerë.

Pas një seance publike të kolegjit më 4 shkurt, gjykata e apelit ka nxjerrë aktgjykim me të cilin refuzon ankesën e Prokurorisë Speciale të Shtetit si të pabazuar dhe e ka lënë në fuqi aktgjykimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Prokuroria Speciale Shtetërore e ka akuzuar atë për dëmtim të buxhetit të kryeqytetit me 6.7 milionë euro në rastin e shitjes së tokës së qytetit dhe kompanisë “Carine” i ka siguruar përfitim të paligjshëm.

GJENDET I PAJETË I PARABURGOSURI NË TUALETIN E BURGUT HETUES

Trupi i pajetë i të arrestuarit N.N. është gjetur mbrëmë në Burgun hetues të Podgoricës, kanë thënë për agjencinë MINA nga Drejtoria për Ekzekutim të Sanksioneve Penale (UIKS).

N.N u gjet të dielën rreth orës 22:00, në tualetin e njërës prej dhomave që përdoreshin nga të paraburgosurit në Burgun hetues.

Ata thanë se për ngjarjen kanë njoftuar menjëherë Drejtorinë e Policisë dhe prokurorinë kompetente, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së të arrestuarit.

PARTNERITETI ME OKB-NË KONTRIBUOI NË DEMOKRATIZIMIN E SHOQËRISË

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres tha se Mali i Zi është një anëtar aktiv dhe i besueshëm i OKB-së dhe se mund të llogarisë në mbështetjen e plotë në përpjekjet e mëtejshme të zhvillimit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ervin Ibrahimoviq u takua me Guterres në margjinat e sesionit të 58-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

Guterres vlerësoi se procesi i integrimit evropian kontribuon në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit të mëtejshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ai reflektoi mbi sfidat me të cilat përballet bota, si dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mbrojtjen dhe promovimin e paqes dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Ibrahimoviq shprehu mirënjohjen për partneritetin e gjatë midis Malit të Zi dhe sistemit të OKB-së, i cili ka kontribuar ndjeshëm në demokratizimin e shoqërisë malazeze dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit. Ai e informoi Sekretarin e Përgjithshëm për rezultatet kyçe në arritjen e prioriteteve të politikës së jashtme, duke theksuar se bashkëpunimi me OKB-në është plotësues i reformave në agjendën evropiane.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për sfidat aktuale gjeopolitike, duke vlerësuar se OKB-ja ka rol kyç në ruajtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

MASAT NDËSHKUESE TË BASHKIMIT EVROPIAN PËR KOSOVËN

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian nuk e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës të ndryshojë kursin e saj, por kanë pasur ndikim në mirëqenien e qytetarëve.

Pa një koncensus të qartë brenda BE-së se kur mund të hiqen, pasiguria vazhdon të formësojë situatën.

Njëzet muaj pas ngrirjes së fondeve për Kosovën dhe pezullimit të vizitave të nivelit të lartë, Bashkimi Evropian vazhdon të refuzojë heqjen e këtyre masave, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Prishtinës, por edhe Parlamentit Evropian.

BE-ja nuk bëri të ditur se cilat projekte konkretisht janë prekur nga pezullimi i fondeve për Kosovën.

PËRLESHJE MES PROTESTUESVE DHE POLICISË NË NOVI SAD

Tensione të reja shpërthyen mëngjesin e sotëm në Novi Sad, kur politikanët dhe mbështetësit e opozitës lokale u përpoqën të hynin në bashkinë e qytetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje gjatë një seance për të zgjedhur një kryebashkiak të ri.

Siç bëhet e ditur më tej, protestuesit shpërthyen kordonin masiv të policisë të vendosur para ndërtesës, duke hedhur bojë, vezë, letra higjienike dhe objekte të tjera ndaj policisë së trazirave.

Ata brohoritnin parulla kundër autoriteteve lokale, qeverisë së Beogradit dhe presidentit Aleksandar Vuciq.

Ndërkohë bëhet e ditur se atje po vijojnë protestat e studentëve, marshimet dhe bllokimet e rrugëve.

RAMA: EVROPA DUHET TË NDRYSHOJË QASJE NDAJ UKRAINËS

Evropa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike për zgjidhjen e konfliktit të saj me Rusinë.

Me këtë mendim, kryeministri Edi Rama iu drejtua samitit me liderët botëror të thirrur në Kiev me rastin e tre vjetorit të nisjes së luftës Rusi-Ukrainë.

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë tha se zgjidhja e konfliktit nuk mund të jetë më vetëm përmes një skenari ushtarak.

Një ditë më parë, kryeministri mbajti një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensy, ku kërkoi që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve SHBA-Rusi për çështjen.

ZELENSKY VLERËSON ‘HEROIZMIN’ E KIEVIT NË 3 VJETORIN E LUFTËS ME RUSINË

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është krenar për vendin e tij, për “tre vjet të rezistencës” dhe për “tre vjet të heroizmit absolut të ukrainasve”.

Zelensky e lëshoi këtë deklaratë në ditën kur bëhen tre vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt, 2022.

“Faleminderit për të gjithë ata që e mbrojnë dhe e ndihmojnë Ukrainën. Për të gjithë ata që punojnë për Ukrainën. Dhe, qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për shtetin dhe popullin tonë”, tha Zelensky.

Për të shënuar këtë ditë, ai thirri një samit ndërkombëtar të sigurisë në Kiev.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, që përfshijnë udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe kryeministrin e Kanadasë, Zelensky shprehu dyshimin në lidhje më perspektivat e bisedimeve për paqe me Rusinë.

Ai nuk do ta shkëmbejë atë me diçka. Ne duhet ta arrijmë paqen përmes forcës, mençurisë dhe unitetit”, tha Zelensky.

Shumë prej liderëve evropian dhe Kanadja kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në Kiev në kuadër të përvjetorit të tretë të pushtimit rus.

Në një postim në X , Von der Lejen shkroi se Evropa është në Kiev “sepse Ukraina është në Evropë”.

“Në këtë lifte për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në rrezik. Është fati i Evropës”, ka shkruar ajo.

PRIORITETI ABSOLUT DO TË JETË FORCIMI I EVROPËS

Kancelari i pritshëm i Gjermanisë, Friedrih Merc, tha se do të kërkojë “pavarësi” të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shprehu dyshimin për të ardhmen e NATO-s.

“Për mua, prioritet absolut do të jetë forcimi i Evropës sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që, hap pas hapi, të mund ta arrijmë pavarësinë nga SHBA-ja” në çështje të mbrojtjes, tha Merc mbrëmë vonë, pasi aleanca e tij CDU/CSU doli e para në zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë.

Ai tha se nuk ka “fare iluzione për atë që po vjen nga Amerika “.

“Pas deklaratave të Donald Tramp javën e kaluar , është e qartë se amerikanët janë kryesisht indiferentë ndaj fatit të Evropës”, tha Merc.

PAPA FRANÇESKU MBETET NË GJENDJE KRITIKE

Papa Françesku mbetet “në gjendje kritike” për jetën, me probleme në frymëmarrje dhe veshka, njoftoi të hënën Vatikani.

“Nata shkoi mirë, Papa fjeti dhe tani po pushon”, thuhet në deklaratë.

Papa u shtrua në Spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje për disa ditë.

Fillimisht u trajtua për bronkit, përpara se të diagnostikohej me pneumoni në të dyja mushkëritë dhe me probleme në veshka.

Vatikani nuk dha ndonjë prognozë, marrë parasysh, siç tha, “kompleksitetin e gjendjes klinike”.

NESËR MOT ME VRANËSIRA TË NDRYSHUESHME

Sot mban mot i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu.

Fryn erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat në orën 13: Tivar 15, Ulqin he Herceg Novi 14, Podgoricë 12, Cetinë 9, Kollashin, Beran e Plluzhinë 8, Nikshiq, Plevle, Shavnik, Bjello Pole dhe Andrievicë 7, Rozhajë 6, Zhablak 5 dhe në Petnjicë e Guci 4 gradë.

Për nesër pritet mot me vranësira të ndryshueshme.

Në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës të së mërkurës në disa vende në rajonet jugore janë të mundshme reshje shiu.

Paradite në veri me mjegull ose vranësira të ulëta.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga jugu.

Temperatura e mëngjesit nga -1 deri në 9, kurse më e larta ditore nga 5 deri në 16 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се