- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
18. 02. 2025.
00:00 >> 20:35
Ditari 18.02.2025
Përgatiti, Gj. Dukaj
S.Mattarella; Mali i Zi mund të arrij qëllimin për t’u bërë anëtar i BE deri më 2028
Presidenti italian Sergio Mattarella u prit nga presidenti malazez Jakov Milatoviq në rezidencën në Cetinë, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Mattarella po qëndron në Mal të Zi me ftesë të presidentit Millatoviq. Siç njoftuan nga zyra e presidentit Millatoviq, për marrëdhënie me Publikun, Mattarella i dhuroi Millatoviqit dekoratën më të lartë shtetërore - Urdhrin e Kryqit të Madh të Meritës. "Kjo dekoratë jepet për merita të veçanta në fushën e shkencës, letërsisë, artit, shërbimit civil dhe ushtarak, veprimtarive shoqërore dhe filantropike, si dhe për merita në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Kryqi i madh i Urdhrit të Meritës së Republikës së Italisë, i themeluar në vitin 1951, iu dha për herë të parë një përfaqësuesi të Malit të Zi, thuhet në deklaratë. Ndërkohë, siç është njoftuar, presidenti Millatoviq i dorëzoi presidentit, Mattarela, dekoratën e njohur Urdhrin e Malit të Zi fjongo, dekorata më e lartë shtetërore që u jepet presidentëve, sovranëve të shteteve apo krerëve të organizatave ndërkombëtare, “si shprehje e miqësisë dhe mirënjohjes së qëndrueshme ndaj Presidentit Mattarella dhe Italisë për mbështetjen e tyre për Malin e Zi”. “Mali i Zi mund të arrijë qëllimin e tij për t'u bërë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2028,” tha presidenti italian Sergio Mattarella, duke shtuar se Italia është e gatshme të bashkëpunojë dhe të ndihmojë Podgoricën. Në një konferencë për media në Cetinë, pas takimit me presidentin Millatoviq, ai tha se intensiteti i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit mes dy vendeve është konfirmuar përmes shumë takimeve në nivelet më të larta politike dhe institucionale.Millatoviq; Organizimi i Samitit të Komunitetit Politik Evropian, do të ishte ngjarje historike
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, njoftoi sot se ka biseduar me kryeministrin, Millojko Spajiq, për organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, në Mal të Zi, në vitin 2026. "Kjo është një çështje e rëndësishme. Ne kemi rënë dakord të mbledhim më shumë se 50 liderë evropianë në Mal të Zi. Në samitin në Tiranë, do të kemi një lajm të mirë për Malin e Zi, i cili do të ishte një ngjarje historike, sepse një ngjarje e tillë nuk është organizuar kurrë në Mal të Zi", tha Millatoviq, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin italian, Sergio Mattarella, në Cetinë. Samiti i këtij viti të Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. “Sa i përket samitit të Komunitetit Evropian, besoj se ne kurrë nuk kemi pasur një aktivitet të tillë diplomatik në Mal të Zi – kemi pasur presidentin e Republikës Çeke, sot kemi presidentin e Italisë dhe në të vërtetë, në këtë kuptim, po japim një mundësi për të demonstruar fokus në agjendën evropiane në bisedimet me liderët evropianë”, tha Millatoviq. Ai, dje në rrjetin social X, ka shkruar se organizimi i Samitit të Komunitetit Politik Evropian do të ishte një ngjarje historike për Malin e Zi.
S.Brammertz; bashkëpunim i mirë me Prokurorinë supreme të shtetit
Mali i Zi, duhet të zbatojë reforma të rëndësishme për të siguruar ndjekje penale të suksesshme të rasteve të krimeve të luftës, siç vlerësohet në Raportin e Kryeprokurorit të Mekanizmit Ndërkombëtar rezidual, Serge Brammertz. Siç njoftoi Prokuroria speciale e shtetit, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është prezantuar Raporti i Progresit i Prokurorit të Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, që mbulon periudhën nga 16 maji deri më 15 nëntor të vitit të kaluar. Nga prokuroria supreme thanë se Brammertz, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Prokurorisë së Mekanizmit dhe Prokurorisë Speciale të Shtetit të Malit të Zi dhe pranoi dinamikën e re të Malit të Zi lidhur me drejtësinë për krimet e luftës. “Tashmë janë bërë hapa pozitivë dhe bashkëpunimi mes Prokurorisë së Mekanizmit dhe Prokurorisë speciale, është në një nivel shumë të lartë”, thuhet në dokument. Shtohet se Prokuroria e Mekanizmit shpreson se në të ardhmen do të mund të raportojë se po arrihen rezultate konkrete në procesin e arritjes së drejtësisë për krimet e luftës në Mal të Zi.
M. Dukaj; priten vendime të rëndësishme në Kuvendin komunal, në Shavnik
Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj, njoftoi se për nesër (e mërkurë), në Kuvendin Komunal të Shavnikut janë duke u përgatitur vendime të rëndësishme nga këshilltarët e mëparshëm, nga përbërja e viti 2018, e që u ka skaduar mandati për të tretin vit. Dukaj, u bëri thirrje këshilltarëve që të marrin vendime në përputhje me parimet e përgjegjësisë demokratike dhe “të mos i japin vetes më shumë të drejta sesa u jep Kushtetuta”.
E njëjta gjë vlen edhe për çdo bartës të postit publik, pavarësisht përkatësisë politike”, ka shkruar Dukaj në një postim në Iks.
Ai përkujtoi kryeparlamentarin, Andrija Mandiq, dhe kryeministrin Millojko Spajiq, se Ministria e Administratës Publike (MAP) në fund të muajit të kaluar i ka dërguar Kuvendit dhe Qeverisë informacion për nevojën e zgjidhjes urgjente të problemeve në sistemin e vetëqeverisjes lokale. "Nuk kemi marrë përgjigje dhe nuk shohim as reagim. Situata në Këshillin Komunal të Shavnikut, nuk ka ndodhur dje, po vazhdon për vitin e tretë kalendarik. Nëse vazhdohet kështu, secili do të kërkojë të drejtën e interpretimit të ligjit sipas nevojave politike", tha Dukaj.
Procesi i zgjerimit të BE, garanci e sigurisë për Evropën dhe mbarë botën
Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) është një garanci e sigurisë dhe stabilitetit për Evropën dhe botën, tha ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, në një takim jozyrtar të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së në Varshavë. Siç njoftoi Ministria e Çështjeve Evropiane (PE), në takim morën pjesë ministrat e çështjeve evropiane të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate, si dhe komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos. Në takim u diskutuan kërcënimet hibride në kuadër të procesit të zgjerimit, kundërmasat e mundshme, përvojat, si dhe ruajtja e mbështetjes publike për procesin e anëtarësimit në BE. Gorçeviq vlerësoi se kërcënimet hibride janë të dukshme në Mal të Zi, të cilat përfshijnë fushata të koordinuara dezinformuese, sulme kibernetike në infrastrukturën kritike dhe instrumentalizimin e mediave sociale dhe tradicionale përmes përhapjes së lajmeve të rreme. “Procesi i zgjerimit të BE-së shërben vazhdimisht si një garantues i sigurisë dhe stabilitetit për Evropën dhe botën”, tha Gorçeviq.
Vukoviq, diskuton në Bruksel kapitujt në përgjegjësinë e ministrisë së financave
Ministri i Financave, Novica Vukoviq, do të udhëtojë sot në Bruksel, ku do të diskutojë me zyrtarë të lartë të Brukselit kapitujt e negociatave për të cilët ministria është përgjegjëse, si dhe rolin e saj në zbatimin e Agjendës së Reformës dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ministria njoftoi se Vukoviq, do të takohet në Bruksel me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Geert Jan Kopman, Komisionerin Evropian të sapoemëruar për Shëndetin dhe Mirëqenien e Kafshëve, Oliver Várhelyi dhe Drejtorin e përgjithshëm të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit, Ville Italo. Në takim do të diskutohet edhe për samitin e ardhshëm ministror, i cili do të mbahet në muajin mars nga Mali i Zi, i cili po organizohet me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me temën e eliminimit të tregtisë së paligjshme të duhanit dhe masat fiskale si instrument për kontroll efektiv të përdorimit të duhanit.
Policia speciale sekuestron dokumentacionin e “Montefarm”
Policia po heton nëse menaxhmenti i mëparshëm i institucionit publik të farmacisë “Montefarm” ka kryer vepër penale nën juridiksionin e Prokurorisë Speciale të Shtetit duke nënshkruar kontratë sekrete 10-vjeçare me një kompani private, pa të drejtë shkëputjeje. Sipas informacioneve jozyrtare të gazetës “Vijesti”, njësia speciale e policisë, javën e kaluar sekuestroi dokumentacionin e “Montefarm” për marrëveshjen, duke përfshirë edhe kontratën e diskutueshme të nënshkruar me kompaninë “Mediamarketing” nga Podgorica, në të cilën institucioni publik angazhohej t’i jepte asaj kompanie 85 për qind të ardhurave nga reklamat në barnatore. Nga Prokuroria speciale, konfirmuan për “Vijesti” se Njësia e posaçme e Policisë, ka ndërmarrë masa dhe veprime të caktuara policore në lidhje me përcaktimin e shkaqeve të dyshimit se në Institucionin Publik të Farmacisë së Malit të Zi “Montefarm”, është kryer vepër penale në kompetencën e tyre.
Kthimi i reputacionit të gjyqësorit, në fokus të punës së Gjykatës Supreme të Malit të Zi
Rastet që janë në fokus të publikut dhe kthimi i reputacionit të gjyqësorit janë prioritet në punën e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, tha kryetarja e këtij institucioni, Valentina Pavliçiq. Siç njoftoi Gjykata Supreme, Pavliçiq, ka biseduar me drejtorin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), John Brandolini, gjatë seancës së 16-të të Grupit për Shqyrtimin e Zbatimit të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit (UNCAC), që u mbajt në Vjenë. Thuhet se, Pavliçiq, e informoi Brandolinin se pas marrjes së detyrës dhe duke marrë parasysh situatën në të cilën është gjendur gjyqësori malazez në vitet e fundit, ajo ka ndërmarrë urgjentisht aktivitete që synojnë rritjen e nivelit dhe efikasitetit të punës së gjykatave dhe rikthimin e reputacionit dhe pozitës së gjyqësorit.
Ambasadori Orav, vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Zyra e kryeministrit njofton se gjatë takimit, ambasadori Orav vlerësoi pozitivisht procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke e cilësuar atë si të rregullt dhe pa incidente dhe theksoi se pozitivisht është vlerësuar edhe nga Brukseli.
Ambasadori Orav e uroi kryeministrin për fitoren dhe rezultatin në këto zgjedhje. Bashkë, diskutuan për hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe nevojën për shqyrtim sa më të shpejtë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.
DASH, publikon raportin për luftën ndaj narkotikëve dhe pastrimit të parave
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për luftën ndaj narkotikëve dhe pastrimit të parave.
Për Shqipërinë, bëhet thirrje që të shtohen hetimet dhe se pjesa më e madhe e pastrimit të parave në Shqipëri është e lidhur me trafikun e drogës, evazionin fiskal dhe korrupsionin.
Ky është konkluzioni i Departamentit Amerikan të Shtetit, në raportin e fundit për luftën ndaj krimit dhe narkotikëve, dhe për këtë arsye bëhet thirrje për thellim të hetimit nga drejtësia.“Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t’u fokusuar te korrupsioni, pastrimi i parave dhe krimet ekonomike. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformën gjyqësore të nisur në vitet 2016-2017″. Në raport, Departamenti Amerikan vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme, ku përmend hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
BE, fton Serbinë të përshtatë qëndrimin e saj me politikën e jashtme të BE-së
Bashkimi Evropian e ka përsëritur thirrjen ndaj Serbisë – si vend kandidat për anëtarësim – që të përshtatë qëndrimin e saj në politikën e jashtme me atë të BE- së, dhe t’i evitojë hapat që janë në kundërshtim me këto qëndrime. Sipas diplomatëve të BE-së, kjo kërkesë vlen sidomos lidhur me qëndrimet ndaj Rusisë, kundër së cilës BE-ja vazhdojë të vendosë sanksione për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, ndërkohë që Serbia vazhdon të kultivojë raporte miqësore me Rusinë.
Një zëdhënës i BE-së, duke iu referuar vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në Moskë, dhe takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë se BE-ja ka marrë hapa për ta izoluar Rusinë, i ka ulur në minimum kontaktet, dhe po përgatit edhe një paketë të re sanksionesh, andaj pret që Serbia si vend kandidat të mos ndërmarrë hapa kundër kësaj politike të Bashkimit Evropian.
Pala ruse, e kënaqur me bisedimet e zhvilluara në Rijad
Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se takimi i delegacionit amerikan me atë rus në Riad të Arabisë Saudite, ka përfunduar pas mbi katër orësh. Yuri Ushakov, këshilltari për politikë të jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë të martën se takimi ka qenë i sukseshëm. Ushakov ka thënë se palët janë pajtuar për kushtet e një takimi mes Putinit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, sipas agjencive shtetërore të lajmeve në Rusi. Ai ka thënë se një takim mes dy liderëve nuk ka mundësi të zhvillohet javën tjetër, dhe se nuk ekziston një datë konkrete për takimin. Pala amerikane - që përbëhej nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, Këshilltari për Siguri Kombëtare, Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Lindje të Mesme, Steve Wikoff - ka thënë paraprakisht se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me nisje të negociatave, mirëpo për të parë nëse Rusia është “serioze” në dhënien fund të luftës në Ukrainë. Pala ruse - e përbërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Yury Ushakov, këshilltar për politikë të jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin - ka thënë se prioritet do të ketë normalizimi i marrëdhënieve me SHBA-në.
Egjipti, zhvillon një plan për të rindërtuar Rripiun e Gazës
Egjipti është duke zhvilluar një plan për të rindërtuar Rripin e Gazës, që nuk parasheh largimin e palestinezëve nga territori i tyre, teksa shtetet arabe po tentojnë të minimizojnë propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i larguar banorët nga zona, dhe që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e territorit.Plani, sipas një raportimi të medias shtetërore të Egjiptit, Al-Ahram, bën thirrje për krijimin e “zonave të sigurta” brenda Gazës, ku palestinezët do të mund të qëndronin derisa kompanitë ndërtuese prej Egjiptit dhe vendeve tjera të rindërtonin infrastrukturën. Tri zonat e sigurta do të funksionin për një periudhë fillestare gjashtëmujore, sipas planit. Shtëpitë mobile do të mund të krijoheshin dhe do të mundësohej dërgimi i ndihmave humanitare, parasheh mes tjerash plani. Ky projekt rindërtimi – që mund të zgjasë pesë vjet – do të ofronte mijëra vende pune për banorët e Gazës, ka thënë një zyrtar i Egjiptit për agjencinë e lajmeve Associated Press (AP).
Nesër, mot me diell
Meteorologët, parashohin se nesër do të mbaj mot me diell. Në viset veriore në orët e mëngjesit me vranësira të pakta deri mesatare.
Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve veriore dhe verilindore. Temperatura e mëngjesit prej -12 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej -4 deri në 12 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар