- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
24. 01. 2025.
00:00 >> 18:22
Ditari 24.01.2025
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
SHQEPANOVIQ: PROCEDURA KUNDËR DHJETË ZYRTARËVE PËR "RASTIN BALIJAGIQ"
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Administratës policore, Llazar Shqepanoviq, urdhëroi shefin e Qendrës Rajonale të Sigurisë së “Veriut” që menjëherë të fillojë procedurat përkatëse kundër 10 zyrtarëve policorë. Mes tyre përfshihen tre zyrtarë përgjegjës, të cilët dyshohet se nuk i kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e detyruara në lidhje me rastin e vrasjes së dyfishtë, për ç’gjë dyshohet Alija Balijagiq.
Në kolegjiumin e mbajtur është marrë vendim që në Qendrën Rajonale të Sigurisë së “Veriut” të bëhen ndryshime kadrovike me qëllim të ngritjes së nivelit operativ dhe gatishmërisë në mënyrë që punonjësit e policisë t'i përgjigjen në mënyrë adekuate të gjitha sfidave.
GJITHSEJ 12 PERSONA JANË ARRESTUAR PËR SJELLJE TË DHUNSHME NË BLLOKUN V
Policia malazeze ka arrestuar gjithsej 12 të mitur për sjellje të dhunshme në Bllokun V, njofton Drejtoria e Policisë.
Bëhet me dije se oficerët e Qendrës Rajonale të Sigurisë “Qendra”, Departamenti i Sigurisë në Podgoricë, në vazhdim të veprimtarisë së tyre për zbardhjen e veprës penale në Bllokun V, kur disa të mitur kanë sulmuar fizikisht të mitur të tjerë, kanë arrestuar edhe tre të mitur të moshës 14 dhe 16 vjeç.
Ata, siç thuhet nga Drejtoria e Policisë, akuzohen për veprën penale të sjelljes së dhunshme.
Në aktivitetet e deritanishme në lidhje me këtë ngjarje, policia ka identifikuar dhe ka hequr nga liria gjithsej 12 të mitur”, thuhet në njoftim.
Theksohet se oficerët e Drejtorisë së Policisë vazhdojnë aktivitetet në kuadër të juridiksionit të tyre me qëllim identifikimin e të gjithë personave që kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale.
JANJUSHËVIQ: 75 PERSONA KANË HUMBUR JETËN VITIN E KALUAR NË AKSIDENTET RRUGORE
Shefi i sektorit për Siguri në Trafikun Rrugor, Ilija Janjusheviq, tha se 75 persona kanë humbur jetën vitin e kaluar në aksidentet rrugore. Ai në konferencën për media të Drejtorisë së Policisë tha se edhe pse numri është më i ulët se në vitin paraprak, gjendja e sigurisë në komunikacion në vitin 2024 nuk ishte e kënaqshme. Janjusheviq po ashtu tha se përgatitjet për ndryshime në ligjin për sigurinë në komunikacion janë në fazën përfundimtare dhe se do të ketë risi të shumta.
MANDIQ DËSHIRON TË ARRIHET ZGJIDHJA E KRIZËS PËRMES DISKUTIMIT DHE MARRËVESHJES
Kryeparlamentari Andrija Mandiq thotë se ende nuk ka vendosur për masat ndaj deputetëve të opozitës që po bllokojnë punimet e seancave parlamentare. Ai shtoi se dëshiron të arrihet zgjidhja e krizës përmes diskutimit dhe marrëveshjes, prandaj kërkoi takim me përfaqësuesit e opozitës. Mandiq tha se konkretisht dëshiron të bisedojë me PDS-në, e cila ka numrin më të madh të deputetëve të opozitës. Ai beson se Mali i Zi duhet të pajtohet mes veti dhe shtoi se gjithë politikën e tij e mbështet në gjetjen e gjuhës së përbashkët nga qeveria dhe opozita.
MALI I ZI KA KRYER REFORMA EKONOMIKE, TË CILAT PO RIKTHEJNË BESIMIN E INSTITUCIONEVE FINANCIARE
Mali i Zi është një shembull se si instrumente të caktuara të Bankës Botërore janë projekte të suksesshme, deklaroi drejtoresha operacionale Ana Bjerde në takimin me kryeministrin Millojko Spajiq në Davos. Gjatë bisedës u vlerësua se Mali i Zi ka kryer reforma ekonomike, të cilat po rikthejnë besimin e institucioneve financiare, por edhe po ndikojnë në rritjen e standardeve të qytetarëve. Rritja e pagës minimale dhe mesatare është arritur nëpërmjet reformave tatimore, u tha në takim.
QEVERIA CAKTON DATËN E RE TË SEANCËS SË KUVENDIT KOMUNAL TË BUDVËS
Ministria e Administratës Publike (MAP) pret që Qeveria e Malit të Zi të caktojë një datë të re për seancën e Kuvendit Komunal të Budvës brenda afatit ligjor, gjegjësisht deri më 27 janar.
Siç kanë rikujtuar, më 16 janar, pas kryerjes së mbikëqyrjes, MAP-i i ka dorëzuar Qeverisë informacion për gjendjen në Kuvendin e Komunës së Budvës lidhur me mbajtjen e seancës së parë të Kuvendit të sapozgjedhur me propozim që seanca të mbahet më 23 janar.
“Meqenëse Qeveria ende nuk ka vendosur për informacionin e lartpërmendur me propozimin për thirrjen, presim që Qeveria t'i ndryshojë konkluzionet e propozuara sa i përket afateve, dhe të caktojë datë të re për seancën e Kuvendit Komunal të Budvës brenda afatit ligjor dmth deri më 27 janar”, thuhet në MAP.
MBAJTJA E ARMËS DËNOHET ME BURGIM GJER NË DHJETË VJET, FEMICID DHE SULM NDAJ MJEKUT VEPRA PENALE
Ndryshimet në Kodin Penal, të cilat prej ditës së djeshme janë në debat publik, parashikojnë sanksione dukshëm më të rrepta për mbajtjen e armëve me shenja të falsifikuara ose të fshira, ndërsa femicidet dhe sulmet ndaj mjekëve futen si vepra të veçanta penale.
Sipas ndryshimeve në Kodin Penal, personat që mbajnë armë me shenja false, të fshira, të hequra ose të ndryshuara përballen me dënime deri në dhjetë vjet burg.
Siç u tha, kushdo që sulmon ose kërcënon se do të sulmojë një mjek gjatë ofrimit ose në lidhje me ofrimin e kujdesit mjekësor, nëse nuk plotësohen elementet e një vepre tjetër të rëndë penale, dënohet me burgim deri në tre vjet.
Mirëpo, nëse mjekut i shkaktohet lëndim i lehtë trupor ose i kërcënohet me armë, ose vepra kryhet në grup, kryesi dënohet me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet.
Kur bëhet fjalë për mbajtje të paautorizuar të armëve, municionit apo lëndëve plasëse, dënimi është me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.
Ndryshimet në Kodin Penal kanë përfshirë një seksion të ri për veprën penale të "Vrasjes së rëndë", ku parashikohet se kushdo që i merr jetën një femre për arsye gjinore, do të dënohet me të paktën dhjetë vjet burg ose me burgim të gjatë.
Në sqarim, Ministria e Drejtësisë thekson se ka nevojë për përmirësimin e situatës së sigurisë në vend.
PËRSHËNDESIM FUTJEN E FEMICIDEVE NË KODIN PENAL
Shoqata e Grave të Lëvizjes Evropa Tani! (PES) përshëndeti futjen e veprës penale të femicidit në Kodin Penal të Malit të Zi, ndryshimet e të cilit kanë qenë në debat publik. Projekt-amendamentet e Kodit parashikojnë se personi që vret një grua për arsye gjinore do të dënohet me të paktën dhjetë vjet burg ose me burgim afatgjatë.
Kryetarja e Shoqatës së Grave të LET, Jovana Dragoviq, tha se partia e përkrah vendimin e ministrit të drejtësisë Bojan Bozhoviq, i cili e ka përmbushur premtimin dhe më në fund ka njohur domosdoshmëri e futjes së veprës penale e femicidit në legjislacion dhe nevoja për një politikë më të rreptë penale.
PEROVIQ: PROTESTA E NESËRME NUK DO TË KETË KËRKESA TË REJA
Grupi joformal i studentëve "Kamo Shutra?" “Ata nuk do të heqin dorë nga protesta derisa të plotësohen kërkesat e tyre për tragjedinë në Cetinë”, tha Millo Peroviq nga grupi studentor. Një protestë e re organizuar me rastin e tragjedisë në Cetinë ku Aco Martinoviq vrau 13 persona më 1 janar, do të mbahet nesër para Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Podgoricë. Peroviq tha se në protestën e nesërme nuk do të ketë kërkesa të reja. “Kemi qëndruar të përkushtuar dhe konsekuent me kërkesat e deritanishme, sepse qeveria nuk ka deklaruar për to dhe as nuk është bërë ndonjë hap drejt përmbushjes së tyre”, ka thënë Peroviq për agjencinë MINA. “Për protestën e nesërme mund të them se nuk do të jetë protesta e fundit, sepse nuk do të dorëzohemi derisa të plotësohen kërkesat tona”, theksoi Peroviq. Ai tha se studentët po vazhdojnë formën e luftës qytetare që kanë filluar.
GREVË E PËRGJITHSHME NË SERBI
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur sot një grevë e përgjithshme. Në këtë aksion, qytetarët janë ftuar nga studentët, të cilët për më shumë se dy muaj bllokojnë fakultetet, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor.Greva e përgjithshme ose “mosbindja e përgjithshme civile”, siç e quajnë studentët ndryshe, nënkupton ndërprerje të plotë të punës dhe të çdo aktiviteti tjetër të përditshëm, si: shkuarja në dyqane apo restorante, kinema, teatër e të tjera. Studentët u kanë sugjeruar punonjësve që kanë frikë nga reagimi i punëdhënësve të tyre, “të marrin ditë pushimi, të hapin pushim mjekësor ose të dhurojnë gjak”. Më shumë se 200 kompani kanë konfirmuar më herët se do t’i pezullojnë operacionet, në solidaritet me studentët. Mbështetje për studentët kanë ofruar figura të shumta publike, aktorë, këngëtarë, sportistë, punonjës të medias, si dhe individë nga profesione të tjera, si avokatë, gjyqtarë, prokurorë, mjekë, edukatorë, e po ashtu edhe politikanë të opozitës në Serbi. Në të njëjtën ditë që po mbahet greva e përgjithshme, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, organizon një tubim në Jagodinë - qytet në Serbinë qendrore - në të cilin pritet të formohet “Lëvizja për popullin dhe shtetin”.
AMBASADORËT E BE-SË KONFIRMOJNË SORENSENIN EMISAR PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI
Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, është konfirmuar nga ambasadorët e Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë pozitë. Ministrat e Jashtëm të BE-së do ta japin pëlqimin përfundimtar të hënën, në mënyrë që Sorensen të nisë mandatin e tij nga fillimi i shkurtit. Të dërguarit aktual, Lajçak, i skadon mandati më 31 janar.
NË DAVOS U DISKUTUAR PËR TË ARDHMEN E SHTETEVE TË BP NË BE
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar për një diskutim që pati me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Në platformën X, emisari evropian ka shkruar se ka diskutuar për të ardhmen e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “E vlerësojë një bisedë konstruktive mbi zgjerimin e BE-së në dialogun tradicional të diplomacisë në Forumin Ekonomik Botëror për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.
TRAMP DËSHIRON MENJËHERË TË TAKOHET ME PRESIDENTIN E RUSISË
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se dëshiron të takohet menjëherë me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, për ta arritur një marrëveshje e cila i jep fund pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.“Nga ajo çfarë kam dëgjuar, Putini dëshiron të më takojë, dhe do ta bëjmë sa më shpejt që është e mundur. Unë do ta takoja menjëherë”, tha Trump për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë . Ai theksoi se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka thënë atij se është i gatshëm për ta bërë një marrëveshje për përfundimin e luftës.
DIGJET RAFINERIA RUSE E NAFTËS PAS SULMIT MË TË MADH UKRAINAS SIVJET
Një rafineri e naftës në qytetin Riazan në Rusi është përfshirë plotësisht nga zjarri, pasi Kievi e kreu një sulm të madh me dronë. Ky sulm – më i madhi i Ukrainës që nga fillimi i këtij viti – u krye ndaj më shumë se dhjetëra rajoneve të Rusisë, përfshirë Moskën. Dëshmitarët dhe videot e verifikuara shfaqin një zjarr shumë të madh në rafinerinë e naftës së Rosneftit në Kazan. Një video, e postuar në Telegram, shfaq zjarrin e madh dhe njerëzit duke bërtitur dhe duke ikur nga një zonë industriale e përfshirë nga flakët. Për zjarre u raportua gjithashtu edhe në afërsi të termocentrali t Novo-Riazan. Nuk është raportuar për viktima, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se i ka shkatërruar mbi 120 dronë ukrainas në të gjithë territorin rus. Sipas kryetarit të Moskës, Sergei Sobyanin, gjashtë dronë u rrëzuan mbi Moskë, dhe disa të tjerë u rrëzuan në zonat përreth, Shchyolkovo, Kolomna, Ramenskoye dhe Podolsk. Sobyanin tha se nuk pati dëme të mëdha apo lëndime në vendet ku kishin rënë mbetjet e dronëve, por sulmi shkaktoi ndërprerje të dukshme në trafikun ajror civil, duke pezulluar përkohësisht operacionet në tri aeroportet kryesore të Moskës - Vnukovo, Domodedovo dhe Zhukovsky.
NESËR MOT KRYESISHT ME DIELL
Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare deri krejtësisht i vranët , vende -vende me reshje të dobëta. Frynë erë e dobët e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 13: Ulqin 15 gradë, Herceg Novi 14, Podgoricë 11, Nikshiq e Andrievicë 10, Cetinë, Plevle, Beranë e Plluzhinë 9, Kollashin, Bjello Pole, Shavnik, Guci e Petnjicë 8 dhe në Zhablak e Rozhajë 7 gradë. Për nesër parashihet të mbaj mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 19 gradë.
Коментари0
Остави коментар