- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
22. 01. 2025.
00:00 >> 17:25
Ditari 22.01.2025
Përgatiti, Musa Gjoka
SPAJIQ: DUHET TË ZBATOHEN REFORMA TË VËSHTIRA NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BE
Në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, ka momente të vështira kur duhet të zbatohen reforma të vështira, të cilat qytetarët jo gjithmonë i kuptojnë, tha kryeministri Milojko Spajiq në Davos. Siç theksoi ai gjatë debatit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në vendin tonë kemi 80 për qind të qytetarëve që janë në favor të BE-së dhe kjo është një motiv shtesë dhe një detyrim për të përmbushur atë që qytetarët duan realisht. “Ne ndihemi të detyruar ta përmbushim atë vendim”, tha Spajiq, sipas Fonet-it. Ai përsëriti planin e Malit të Zi për të përmbushur të gjitha detyrimet, të mbyllë të gjithë kapitujt dhe të jetë gati për anëtarësimin në BE si anëtari i 28-të deri në fund të vitit 2026. Kur u pyet nëse ka zhgënjim midis kandidatëve që po negociojnë për periudha më të gjata kohore në lidhje me Ukrainën, ai tha se nuk ka arsye për të konkurruar kur kemi besim në vetvete. “Ne nuk duhet të jemi xhelozë për njëri-tjetrin”, shtoi Spajiq. Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sabiha tha se para agresionit të Rusisë kundër vendit të tij, 50 për qind e qytetarëve ishin në favor të anëtarësimit në BE kurse tani është një shumicë absolute.KONTRIBUTI I GJYQËSORIT DHE I PROKURORISË ËSHTË VENDIMTAR NË PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN
Gjyqësori dhe Prokuroria e Shtetit duhet të japin kontributin maksimal për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, kanë thënë kryetarja e Gjykatës Supreme, Valentina Pavliçiq dhe Prokurori i Lartë i Shtetit, Millorad Markoviq. Kështu kanë deklaruar gjatë një takimi të organizuar në Gjykatën e Lartë. “I vetëdijshëm për momentin dhe problemet me të cilat përballemi, e vlerësoj shumë faktin që ndajmë mendimin për këtë detyrë prioritare kombëtare”, tha Pavliçiq. Markoviq e përgëzoi Pavliçiqin për zgjedhjen e saj si kryetare e Gjykatës Supreme dhe theksoi se gjyqësori dhe prokuroria duhet të përfaqësojnë themelin për vendosjen dhe forcimin e shtetit të së drejtës, që nënkupton detyrimin për zbatimin e plotë të standardeve evropiane në gjyqësorin malazez.
Në takim, siç njoftoi Gjykata e Lartë, u diskutuan për çështje aktuale që kanë të bëjnë me përmirësimin e punës dhe reformat në gjyqësor, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe të punonjësve në drejtësi dhe prokurori.MILATOVIQ SHPALLI ZGJEDHJET NË NIKSHIQ DHE HERCEG NOVI PËR 13 PRILL
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka shpallur zgjedhjet e rregullta për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Nikshiqit dhe Kuvendin Komunal të Herceg Novi për 13 prill, njoftohet nga kabineti i tij. Është thënë se, përveç respektimit të afateve për shpalljen e zgjedhjeve lokale të përcaktuara me ligj, me rastin e përcaktimit të datës së zgjedhjeve, Millatoviq është udhëhequr nga nevoja e racionalizimit të zbatimit të procesit zgjedhor, në atë mënyrë që zgjedhjet në të dyja komunat do të mbahen në të njëjtën ditë. “Presidenti Millatoviq u uroi të gjithë pjesëmarrësve në procesin e ardhshëm zgjedhor një fushatë të suksesshme dhe korrekte dhe që qytetarët e Nikshiqit dhe Herceg Novit të kenë një qeveri që do të sigurojë zhvillimin dinamik të këtyre dy qyteteve”, thuhet në deklaratë.PROPOZIMI I MINISTRISË NUK KA KALUAR NË QEVERI, NESËR NUK DO TË KETË SEANCË NË BUDVË
Propozimi i Ministrisë së Administratës Publike që seanca e Kuvendit Komunal të Budvës të mbahet nesër nuk ka kaluar në Qeveri dhe ai dikaster do të duhet të propozojë datën e re, mësohet jozyrtarisht nga Portali i RTMZ nga një bashkëbisedues i ekzekutivit. Javën e kaluar, Ministria e Administratës Publike propozoi që më 23 janar të mbahet një seancë e parlamentit të Budvës, në të cilën mund të zgjidhet kryetari i ri i kuvendit. Duke qenë se propozimi nuk ka kaluar, Ministria e Administratës Publike do të propozojë një datë të re, thuhet në sqarim. Afati ligjor për formimin e qeverisë në Budva skadon më 12 shkurt. Kurdo që Qeveria të caktoi datën, ajo do të jetë seancë e re e Kuvendit Komunal të Budvës, mirëpo disa këshilltarë të opozitës kundërshtojnë mundësinë që Savo Medigoviq, si këshilltari më i vjetër, ta kryesojë atë. Këshilltarët nga aleanca "Për të ardhmen e Budvës", Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Evropa Tani më 10 janar, kur filloi seanca, nuk lejuan vazhdimin e saj. Plani i disa këshilltarëve ishte mbajtja e një seance të parlamentit lokal në të cilën do të zgjidhej kryetari i ri i tij. Koalicioni Për të Ardhmen e Malit të Zi, Demokratët dhe PES theksojnë se ky është një keqpërdorim i rëndë i procedurës.
19 VJET NGA FATKEQËSIA E BIOÇËS
Në Bijelo Pole, në monumentin e viktimave të aksidentit të trenit në Bioçë, në parkun e qytetit, është shënuar 19 vjetori i tragjedisë, ku humbën jetën 47 pasagjerë dhe u plagosën mbi 200 të tjerët. Pasagjeri i trenit Dragan Krgoviq, i cili pas aksidentit kaloi rreth njëzet ditë në gjendje kome, thekson se ndjesia është e keqe pas gjithë këtyre viteve që nga aksidenti, sepse asgjë nuk është ndryshuar. “Në rastet tona drejtësia nuk është vënë në vend, unë jam një nga pasagjerët më të lënduar në këtë aksident, kam kaluar 26 ditë në gjendje kome, shteti nuk ka bërë pothuajse asgjë, ndaj inati është i madh,"Sepse qeveria e mëparshme dhe ajo aktuale nuk po lejojnë të çohet drejtësia në vend. Ata nuk po bëjnë asgjë për këtë," tha Krgoviq. Për Radomir Çabarkapën plagët nuk janë shëruar, sepse djali dhe gruaja kanë vdekur në aksident kurse vajza është plagosur rëndë.USHTARËT E ARRESTUAR NË KOSOVË DALIN PARA KOMISIONIT DISIPLINOR
Ushtarët malazezë Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Llallatoviq do t'u zbriten rrogat për një të tretën për periudhën që kanë kaluar në paraburgim në Kosovë, pasi do t'u jepet statusi i "të larguar nga detyra", ndërsa hetimet do të nisin në kuadër të hetimeve për shkuarje jashtë shtetit pa dijeninë e eprorëve të tyre dhe duke abuzuar me procedimin disiplinor, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes drejtuar Vijesti-t. “Forcat e Armatosura të Malit të Zi do të marrin parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat e rastit konkret dhe, në përputhje me Ligjin për Forcat e Armatosura të Malit të Zi, do të marrin vendimin e duhur”. Në këtë kuadër, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Malit të Zi thekson se ligji i lartpërmendur parashikon që personat që shërbejnë në Ushtri largohen nga shërbimi derisa janë në paraburgim”, thanë ata për “Vijesti”.
Duke iu përgjigjur pyetjes se a do të fillojë procedura disiplinore ndaj ushtarëve për mos raportim të udhëtimit të tyre, departamenti i Dragan Krapoviq tha se janë informuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Malit të Zi se është duke u vlerësuar nëse Krivokapiq dhe Lalatoviq kanë shkelur disiplinën ushtarake.
KATËR TË MITUR TË TJERË TË ARRESTUAR PËR DHUNË
Katër të mitur të tjerë, 14 dhe 15 vjeç janë arrestuar për sulm ndaj të miturve në lagjen Blloku V në Podgoricë, njofton Drejtoria e Policisë. “Në vazhdimësi të aktiviteteve të zyrtarëve të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Qendra”, Departamenti i Sigurisë Podgoricë në lidhje me ngjarjen e 18 janarit në vendbanimin Blloku V në Podgoricë ku disa të mitur kanë sulmuar fizikisht të mitur të tjerë të cilët me këtë rast kanë pësuar lëndime të lehta, zyrtarët policorë kanë identifikuar edhe “katër të mitur të tjerë të cilët janë proceduar”, tha policia. Gjatë aksionit të mëparshme, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë së Podgoricës kanë identifikuar dhe arrestuar tre të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeçare.TË PAKTËN 66 TË VDEKUR NGA NJË ZJARR NË NJË RESORT SKIJIMI NË TURQI
Një zjarr në një resort të njohur skijimi në pjesën veriperëndimore të Turqisë ka lënë të paktën 66 persona të vdekur dhe 51 të tjerë të plagosur, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya. “Jemi në dhimbje të thellë. Fatkeqësisht kemi humbur 66 jetë në zjarrin që shpërtheu në këtë hotel”, u tha gazetarëve Yerlikaya, pas inspektimit të vendit të ngjarjes. Ministri i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu, tha se të paktën një nga të plagosurit ishte në gjendje të rëndë. Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit në restorantin e hotelit 12-katësh “Grand Kartal” në resortin "Kartalkaya", në provincën Bolu, raportuan zyrtarët dhe mediat lokale. Shkaqet prapa zjarrit janë ende duke u hetuar. Dy nga viktimat humbën jetën duke kërcyer nga ndërtesa në panik, tha guvernatori Abdulaziz Aydin, për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu. Një zjarr në një resort të njohur skijimi në pjesën veriperëndimore të Turqisë ka lënë të paktën 66 persona të vdekur dhe 51 të tjerë të plagosur, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.
TRUMP KËRCËNON BE-NË DHE KINËN ME TARIFA NGA 1 SHKURTI
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Turmp, është zotuar dje se do të vendosë tarifa ndaj Bashkimit Evropian dhe Kinës. Ai ka thënë se administrata e tij po shqyrton një tarifë ndëshkuese prej 10 për qind ndaj importeve kineze, sepse fentanili po dërgohet nga Kina në SHBA përmes Meksikës dhe Kanadasë. Trump bëri kërcënimet e tij të fundit për tarifa para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pasi mori pushtetin pa vendosur menjëherë tarifa, siç kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore, raporton Reuters. Tregjet financiare dhe grupet tregtare shijuan dje përkohësisht qetësinë, por komentet e tij të fundit theksuan dëshirën e kamotshme të Trumpit për tarifa më të gjera dhe një afat të ri – 1 shkurt – për tarifa prej 25 për qind ndaj Kanadasë dhe Meksikës, si dhe tarifa ndaj Kinës dhe BE-së. Presidenti amerikan ka thënë se BE-ja dhe vendet e tjera kanë, po ashtu, tregti të çekuilibruar dhe shqetësuese me SHBA-në.RUSIA OPTIMISTE PËR PRESIDENCËN E DONALD TRUMP
Rusia sheh një “dritare të vogël mundësie” për të bërë marrëveshje me administratën Trump. Dje, Presidenti Donald Trump kritikoi publikisht presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë: “Nuk po ia del mirë” në luftën në Ukrainë. Këtë mëngjes, Rusia i dha atij një përgjigje. Reuters raporton se zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, sot se Moska sheh një dritare të vogël mundësie për të arritur marrëveshje me administratën e re. Duke folur në Institutin për Studime të SHBA-së dhe Kanadasë, një qendër studimore në Moskë, Ryabkov tha: “Ne nuk mund të themi asgjë sot për kapacitetin e administratës së re për të negociuar, por gjithsesi, krahasuar me mungesën e shpresës në çdo aspekt të kreut të mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë, sot ekziston një dritare mundësie, megjithëse e vogël.” “Prandaj është e rëndësishme të kuptohet me çfarë dhe me kë do të kemi të bëjmë, si të ndërtojmë më së miri marrëdhëniet me Uashingtonin, si të maksimizojmë mundësitë dhe të minimizojmë rreziqet.” Rusia nuk ka pasur ambasador në Uashington që nga tetori, kur Anatoly Antonov la postin e tij.
NESËR VRANËT, PASDITE ME SHI
Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët, Frynë erë e lehtë deri e mesme nga drejtimet e jugut
Temperaturat në orën 134 u shënuan: Ulqin e budvë 15, Tivar 14, Podgoricë e Herceg Novi 12, Rozhajë 9, Nikshiq e Cetinë 8, Beranë, Plevle, Shavnik, Andrievicë, Guci dhe Kollashin 6, Zhablak, Bjello Pole e Plluzhinë 5, dhe në Petnicë 2 g
Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të vranët, në orët e pas ditës dhe në mbrëmje me të reshura të shiut kryesisht në jug të vendit, në veri mot i vranët dhe i thatë. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 15 g. c.
meteo
Коментари0
Остави коментар