Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 01. 2025. 00:00 >> 17:23

Ditari 21.01.2025

Përgatiti, Gj. Dukaj

Ndërpritet seanca e Kuvendit të Malit të Zi

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, në rendin e ditës të së cilës, mes tjerash, ishte edhe Projektligji i Buxhetit për këtë vit, nuk filloi pasi opozita bllokoi foltoren. Opozita tha se nuk do të heqë dorë nga bllokada sepse, sipas tyre, është bërë grusht shteti kushtetues. Kryeparlamentari, Andrija Mandiq, tha se opozita po bënte pengesa. Ai ka bërë një paralajmërim për deputetët e opozitës, të cilin do ta dërgojë me shkrim, duke theksuar se puna e sotme ka përfunduar dhe për vazhdimin e seancës do të njoftohen me kohë dhe ka shtuar se një sjellje e tillë vë në pikëpyetje autoritetin e Kuvendit. Kreu i klubit të deputetëve të PDS- së, Andrija Nikoliq, ka thënë se gjithçka mund të përfundojë për pesë minuta, vetëm për të rrëzuar vendimin e Komisionit Kushtetues. Ndërkaq, Mandiq tha se qytetarët janë dëshmitarë të kushteve në të cilat funksionon Parlamenti. Kryeministri, Millojko Spajiq, më herët i bëri thirrje opozitës që të kthehet në bankat parlamentare dhe ofroi mundësinë e përfshirjes së gjykatave në zgjidhjen e problemit. Opozita kërkon anulimin e vendimit të Komisionit parlamentar për pensionimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar këtë veprim "grusht shteti kushtetues". Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, i ka dhënë dje dritën jeshile aktit më të rëndësishëm ekonomik, si dhe propozimin e vendimit për marrjen e huas për Malin e Zi.Opozita e përkushtuar në pengimin e punës së Parlamentit

Opozita do të  pengojë mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit dhe derisa mos të anulohet vendimi i Komisionit Kushtetues nuk do të ketë Parlament të rregullt, tha kryetari i Partisë Demokratike të socialistëve, Danijell Zhivkoviq. Ndërsa kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, tha se nuk është i sigurt se çfarë mase planifikon kryeparlamentari dhe ritheksoi se opozita mbetet e përkushtuar që të mos mbajë seanca deri sa Komisioni Kushtetues nuk i anulon vendimet. Abazoviq, nuk është i sigurte se çfarë mase i është shqiptuar opozitës

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, tha se nuk është i sigurt se çfarë mase i është shqiptuar opozitës nga kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, dhe shtoi se do të jenë të përgatitur sepse nuk e kanë të qartë nëse është dhënë pushim apo nëse seanca për sot kishte përfunduar.
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, në rendin e ditës të së cilës ndër të tjera ishte edhe Projektligji i Buxhetit për këtë vit, nuk filloi pasi opozita bllokoi foltoren.
Kryeparlamentari, Andrija Mandiq, tha se opozita po bënte pengesa. Ai ka paralajmëruar deputetët e opozitës, duke theksuar se puna e sotme ka përfunduar dhe për vazhdimin do të njoftohen me kohë.J.MIllatoviq; I gatshëm për të kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se është i gatshëm të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecias (KV) lidhur me situatën në lidhje me Gjykatën Kushtetuese në Mal të Zi.
Millatoviq beson se aktualisht në Mal të Zi ka tri kriza politike.
"E para është kriza në lidhje me Gjykatën Kushtetuese. E dyta është kriza parlamentare në lidhje me dështimin e mbajtjes së seancave parlamentare, e cila në thelb është rezultat i së parës. Dhe e treta ka të bëjë me funksionimin e pushteteve lokale," theksoi Milatoviq. duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një takimi me Presidentin e Republikës Çeke.
Ai na përkujtoi se cikli zgjedhor në Shavnik ende nuk ka përfunduar dhe se ne kemi pasur seanca jofunksionale të kuvendeve të pushtetit lokal vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti

P.Pavell; Çekia e gatshme në mbështetje të Malit të Zi

Presidenti i Republikës Çeke, Peter Pavel ndodhet në  vizitë zyrtare dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të kolegut të tij malazez Jakov Millatoviq. Presidenti Pavel, u prit në Vilën Gorica me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga Millatoviq, i cili në konferencën për shtyp tha se Pavel, vjen në një moment pikëllimi për tragjedinë në Cetinë. Presidenti çek pasi shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e tragjedisë së 1 janarit, tha se vendi i tij  është i gatshëm të ndihmojë Malin e Zi në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se duhet të punojë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik. Të dy presidentët vlerësuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në një nivel të jashtëzakonshëm dhe se vizita e Pavelit është  sinjal i rëndësishëm në një moment vendimtar për të ardhmen evropiane. Presidenti Millatoviq me këtë rast tha se është i gatshëm të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecias lidhur me situatën në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi. M.Sharec; Aktorët politikë të bashkohen rreth qëllimit ë njëjtë

Raportuesi për Malin e Zi në Parlamentin Evropian, Marjan Sharec, thotë se të gjithë aktorët politikë duhet të bashkohen rreth një qëllimi të përbashkët, që është hyrja e Malit të Zi në BE. Ai beson se platforma Barometri 26 i konceptuar si një nismë  duhet ti bashkojë të gjitha grupet politike rreth të njëjtës detyrë. Edhe për Kryetarin e Komisionit Parlamentar me Malin e Zi, Tomas Vajs, kjo iniciativë paraqet një mundësi për të përshpejtuar integrimin. Spajiq, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Në Davos, ka filluar takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror. Në fjalim hyrës të këtij Forumi, Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje bllokut evropian që të “thellojë” lidhjet me Kinën dhe të forcojë marrëdhëniet me Indinë, ndërkohë që të ndjekë një qasje “pragmatike” me administratën e re të SHBA-së të Donald Trumpit.
Ajo theksoi rëndësinë që blloku evropian të bashkëpunojë dhe jo të konfrontohet me administratën e Trumpit, i cili ka premtuar tarifa ndëshkuese importi ndaj partnerëve kryesorë si pjesë e politikës së tij tregtare.  
Në këtë forum po marrin pjesë më shumë se 2500 të ftuar dhe në mesin e njëzet liderëve botërorë është edhe kryeministri malazez Millojko Spajiq.  Ai do të flasë në sesionin kushtuar "Dialogut Diplomatik në Ballkanin Perëndimor", ndërsa sot do të marrë pjesë në panelin "Japonia menaxhon pasigurinë".
Kryeministri Spajiq është planifikuar të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe në margjinat e forumit me liderë të Ballkanit Perëndimor, vendeve të Bashkimit Evropian, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe udhëheqës të kompanive globale.
Tema kryesore e takimit të këtij viti është " Formësimi i epokës inteligjente". Aksionarët pakicë të gatshëm për marrëveshje

Aksionarët e Institutit Simo Millosheviq shqyrtojnë sërish  planin e Qeverisë për ristrukturimin e institutit, për të cilin janë planifikuar 106 milionë euro. Në mbledhjen e kaluar, anëtari i aksionarëve të vegjël e pronar i kompanisë Vila Oliva, Zharko Rakçeviq, i cili disponon me  27,43% të aksioneve, tha se Instituti është në prag të falimentimit dhe se janë të gatshëm për marrëveshje.  
Mirëpo, ai kërkoi të trajtohen drejtë dhe të dinë se ku shkon çdo euro. Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore, Majda Axhoviq, tha se Qeveria është e gatshme për kompromis për të votuar planin. 
 
Homazhe tek varri i ish presidentit Rugova

Në 19-vjetorin e vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, presidentja aktuale, Vjosa Osmani, dhe diplomatët e huaj në Kosovë kanë bërë homazhe dhe nderime te varri i Rugovës, në lagjen Velania në Prishtinë. 
Në mesin e pjesëmarrësve në këtë ceremoni ishin e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, amabasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, dhe ambasadorë të tjerë të huaj. 
Presidentja, Vjosa Osmani, e quajti Rugovën “atin themeltar të shtetit të Kosovës” pasi tha se ai kishte dhënë “kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit”. 
 
Presidenti Tramp, zotohet se do të jetë një “paqebërës”

Donald Trump u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke u zotuar se do të jetë një “paqebërës”.
“Ne do ta matim suksesin tonë jo vetëm me betejat që i fitojmë, por edhe me luftërat që ne i përfundojmë dhe - ndoshta më e rëndësishmja - me luftërat në të cilat nuk do të hyjmë kurrë”, tha Trump.
Deklaratat e tij ngjallin shpresë e frikë në zonat më të mëdha të konflikteve në botë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të hënën, i cili pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së për 90 ditë, derisa të shqyrtohen nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.
Ende nuk është e qartë se si do të ndikojë ky vendim te programet aktuale të SHBA-së për ndihma, pasi financimi për shumë programe tashmë është miratuar nga Kongresi amerikan dhe duhet të shpenzohet, nëse nuk është shpenzuar ende.

Të paktën 66 të vdekur nga zjarri në vendpushimin në Turqinë perëndimore

Të paktën 66 persona humbën jetën dhe 51 të tjerë u plagosën pas një zjarri në një hotel në një vendpushim skish në Turqinë perëndimore, thanë autoritetet.
Zjarri në hotelin Grand Kartal në provincën Bolu gjatë pushimeve dimërore për shkollat në të gjithë vendin, një kohë kur familjet dynden në vendpushimet e skijimit dhe në vende të tjera pushimi.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende në hotel për të mbijetuar, duke rritur mundësinë që numri i të vdekurve të rritet, tha transmetuesi NTV, përcjell TCH.
Zjarri ra rreth orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale, kur shumica e banorëve ishin në gjumë, sipas raporteve të lajmeve. .
Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Pamjet televizive treguan tym që dilte nga një ndërtesë e përshtatur nga male të mbuluara me borë. Dhjetra ekipe shpëtimi dhe zjarrfikëse u dërguan në zonë nga qytetet përreth.Nesër, mot i ndryshueshëm dhe intervale me diell

Në Mal të Zi mban mot i vranët dhe me reshje të përkohshme të shiut, në pjesën më të madhe të vendit. Frynë erë e lehtë e drjetimeve të ndryshme.
Temperatura në orën 13: Budvë 12 gradë, Tivar 11, Herceg Novi 10, Ulqin 9, Podgoricë 8, Cetinë 6, Nikshiq e Rozhajë 5, Plevlë, Kollashin, Andrijevicë, Plluzhinë, Shavnik e Guci 4, Zhablak, Berane e Petnjicë 3 dhe në Bjello Pole 2 gradë.
Për nesër meteorologët  paralajmërojnë mot me vranësira të përkohshme dhe me intervale me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit nga 0 deri në 10, kurse më e larta ditore prej 5 deri në 15 gradë. 

 

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се