- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
16. 01. 2025.
00:00 >> 17:21
Ditari 16.01.2025
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Komisionerja për Zgjerim Marta Kos sot dhe nesër qëndron në vizitë në Mal të Zi
Komisionerja për Zgjerim Marta Kos sot dhe nesër qëndron në Mal të Zi. Kjo është vizita e saj e parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor që kur ajo mori detyrën. Sipas Komisionit Evropian, me këtë vizitë, Komisionerja Kos shpreh mirënjohjen e saj për Malin e Zi në negociatat e anëtarësimit dhe sjell një mesazh inkurajimi për vendin që të qëndrojë në rrugën e integrimit dhe të përshpejtojë punën drejt BE-së.
Zyrtarja e lartë evropiane do të takohet me Presidentin e Shtetit, Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverisë. Ajo do të mbajë një fjalim në Kuvend, ndërsa është planifikuar edhe një vizitë në Cetinë, në mënyrë që Komisionerja Kos të bëjë homazhe për viktimat e tragjedisë në fillim të këtij viti.
Lëvizja Qytetare (CP) URA do të marrë pjesë në takimin e opozitës me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos
Lëvizja Qytetare (CP) URA do të marrë pjesë në takimin e opozitës me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, për të sqaruar, siç thanë nga kjo parti, se rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian (BE) po ngadalësohet mu nga shumica aktuale parlamentare. URA tha se deputetët e tyre nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, të cilën do ta kryesojë Andrija Mandiq, në të cilën do të mbajë fjalim Kos. Ata përshëndetën ardhjen e Kos në Podgoricë, duke thënë se është konfirmim se Mali i Zi është një partner i rëndësishëm dhe, siç besojnë ata, anëtari i ardhshëm i BE-së. Garda Kufitare e URA beson se vizita e Kos është një nxitje e rëndësishme për të gjithë ata që janë absolutisht të përkushtuar në rrugën evropiane të Malit të Zi. “Është një mesazh i rëndësishëm edhe për mazhorancën parlamentare, e cila shkelë Kushtetutën dhe çdo ditë përpiqet të na largojë nga rruga europiane me politikat e saj retrograde, dhe se nuk do të ketë sukses në planet e saj”, thuhet në deklaratën nga URA.
Në Shteke gjendet trupi i pajetë i gruas nga Podgorica Ivona Saviçeviq
Trupi i pajetë i gruas nga Podgorica e zhdukur tri ditë më parë, Ivona Saviqeviq (42), është gjetur sot në qytetin e Shteke-s, është konfirmuar për Agjencinë MINA nga Drejtoria e Policisë. Familja ka njoftuar 3 ditë më pare policinë për zhdukjen e Ivona Saviqeviq dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i njoftojnë nëse kanë ndonjë informacion. Ivona Saviqeviq u pa për herë të fundit në qytetin e Shteke duke drejtuar një Opel Antara me ngjyrë blu metalike.
Nga java e ardhshme Projektligji për armët do të jetë objekt i debatit publik
Projektligji për armët, i cili ndër të tjera do të sjellë kontrolle të centralizuara dhe më të rrepta gjatë dhënies së lejeve për armëmbajtje, afat më të shkurtër të vlefshmërisë së tyre, si dhe dënime rigoroze për armët pa leje, do të jetë objekt debati publik duke nisur nga java e ardhshme. Këtë e deklaroi kryeministri Millojko Spajiq gjatë takimit që pati dje me iniciatoren e projektligjit të ashtuquajtur “Ligji Marko dhe Mashan”, Maja Lilaniq Popoviq, njofton zyra e kryetarit të qeverisë. Një ekip i posaçëm do të monitorojë zbatimin e të gjitha aktiviteteve të ndërmarra, në të gjitha fushat. Ai do të përbëhet nga përfaqësues të drejtësisë, punëve të brendshme, shëndetësisë, mirëqenies sociale dhe të ekspertëve. Kush nuk do të ketë rezultate nuk do të jetë pjesë e ekipit”, deklaroi kryeministri Spajiq.
Rekrutimi i punonjësve të rinj të policisë do të kontribuojë në përtëritjen e personelit dhe forcimin e të gjithë sistemit policor
Rekrutimi i punonjësve të rinj të policisë do të kontribuojë në përtëritjen e personelit dhe forcimin e gjithë sistemit policor dhe sektorit të sigurisë, njoftoi Sindikata e Administratës së Policisë. Ata mbështetën vendimin e Qeverisë për miratimin e punësimit të 815 policëve të rinj, duke thënë se kjo do të inicojë zbatimin e vërtetë të reformës në sektorin e sigurisë. "Mungesa aktuale e personelit policor në Mal të Zi sigurisht që paraqet një sfidë të madhe për shërbimin policor në tërësi," tha Sindikata e Administratës së Policisë. Ata mendojnë se problemi nuk është në kushtet ligjore në të cilat dalin në pension punonjësit e policisë. “Duke ditur peshën e profesionit të policisë dhe problemet që ai sjell, çështja e punësimit të policisë duhej të intensifikohej shumë më heret dhe të zgjidhej sistematikisht në mënyrë që tani të mos përballemi me mungesë të personelit”, thuhet në deklaratë.
Disa rrugë në Podgoricë do të mbyllen sonte gjatë një tubimi public
Disa rrugë në Podgoricë do të mbyllen sonte gjatë mbajtjes të një tubimi publik të organizuar nga grupi joformal “Kamo Shutra”, njoftoi Drejtoria e Policisë. Bëhet e ditur se gjatë protestës, e cila është paraparë të fillojë në ora 19:30, do të mbyllen bulevardet Sveti Petar Cetinski dhe Stanko Dragojeviq, si dhe rruga Karagjorgjeva. Policia tha se këto rrugë do të hapen sipas vlerësimit të drejtuesve të sigurisë. Grupi joformal “Kamo Shutra” njoftoi se pas protestës para Ministrisë së Punëve të Brendshme, të grumbulluarit do të shkojnë në këmbë drejt ndërtesës së Qeverisë.
Nikola Gjurashkoviq ka anulua pjesëmarrjen e tij në lutjen tradicionale të mëngjesit në Uashington
Kryetari i Komunës së Cetinës Nikolla Gjurashkoviq ka anulua pjesëmarrjen e tij në lutjen tradicionael të mëngjesit në Uashington, D.C., për shkak të ngjarjes tragjike që ndodhi në Cetinë me 1 janar. Zyra e Gjurashkoviqit njoftoi se vendimi është marrë për respect ndaj familjeve të viktimave dhe të lënduarve. “Cetina po përballet me pasojat e kësaj ngjarje fatkeqe dhe kryetari beson se është obligim i tij të jetë me qytetarët në këto momente të vështira”, thuhet në komunikatë. Gjurashkoviq falënderoi organizatorët për ftesën dhe mirëkuptimin, duke thënë se është i bindur se qyteti i Cetinës do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve.
Organet kompetente duhet të shqyrtojnë efikasitetin dhe ligjshmërinë e veprimeve të institucioneve në rast të tragjedisë në Bioç, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq. Në prag të 19 vjetorit të aksidentit në Bioçe, ai ka biseduar me kryetarin e shoqatës joqeveritare "Treni i të pamposhturve - Bioç 2006", Goran Vojinoviq, babai i njërit prej viktimave të pasagjerëve dhe Biserka Boriçiq, bashkëshortja e një viktime, punonjës i hekurudhës. Millatoviq, siç njofton zyra e tij, shprehu ngushëllimet e thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe të mbijetuarit të cilët ende e mbajnë barrën e tragjedisë, nga e cila shoqëria nuk e ka marrë veten deri më sot. Ai theksoi se aksidente si ky mbetën të gdhendura përgjithmonë në kujtesën kolektive të shoqërisë malazeze. Millatoviq tha se u takon organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të ofruar ndihmë dhe mbështetje adekuate për të gjithë pasagjerët e lënduar dhe familjarët e viktimave, të cilët ende jetojnë me pasojat e këtij aksidenti.
Arrestohet në Podgoricë shtetasi shqiptar V.P. (43), për të cilin Interpoli i Parisit kishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar
Shtetasi shqiptar V.P. (43), për të cilin Interpoli i Parisit kishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar, është arrestuar dje në Podgoricë, njoftoi Drejtoria e Policisë.
Thuhet se V.P. është arrestuar nga efektivë i ekipit FAST të Interpolit të Podgoricës të cilët kryejnë aktivitete me qëllim gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Për V.P. Interpoli i Parisit ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të vuajtur dënimin me burg katër vjet, me të cilin është dënuar për veprat penale të vjedhjes së rëndë në tri rrethana dhe pjesëmarrjes të një bashkimi kriminal me qëllim përgatitjen e një vepre për të cilën posedon dënimi me dhjetë vjet burg”, thuhet në deklaratë.
Osmani takoi ekipin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga BE-ja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ekipin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga Nathalie Loiseau, njëherësh deputete e Parlamentit Evropian. Ky takim u zhvillua në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për të siguruar një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe demokratik në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe Kryesuesja Loiseau diskutuan rëndësinë e një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe transparent, duke nënvizuar se Kosova tashmë ka dëshmuar përkushtimin e saj në organizimin e zgjedhjeve demokratike.Presidentja Osmani nëpërmes një letre të dërguar më 3 shtator 2024 Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar dërgimin e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të BE-së në mbështetje të demokracisë në Kosovë dhe rikujtoi rëndësinë e misioneve vëzhguese të BE-së që nga viti 2013. Ajo theksoi se këto janë zgjedhjet e para të rregullta sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke i dhënë një dimension të ri procesit zgjedhor në vend. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e përfaqësimit të grave në listat zgjedhore.
Prokurori i Shtetit i angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se Prokurori i Shtetit ka filluar angazhimin në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në kuadër të këtij angazhimi dhe pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ,,Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore. "Prokurori i Shtetit do të ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre do të tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit, duke i përcjellë në prokurori informatat që kanë lidhur me keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit", njofton Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH.
SHBA-ja dhe BE-ja kundërshtojnë mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë kundërshtuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në vend, duke thënë se ato ndikojnë në synimet e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik. Disa komuna paralele të Serbisë, ashtu si edhe zyra postare dhe tatimore të saj u mbyllën të mërkurën në dhjetë komuna të Kosovës, në anën jugore të lumit Ibër. Ambasada amerikane në Prishtinë tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se mbyllja e institucioneve të drejtuara nga Serbia "ndikon drejtpërdrejt dhe negativisht te qytetarët e Kosovës - serbët etnikë dhe komunitetet tjera - dhe mund t'i minojë aspiratat e Kosovës për t'iu bashkuar komunitetit euroatlantik". "Këto veprime, në kundërshtim me këshillat tona më të mira, e dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për ta ndihmuar Kosovën që të sigurojë një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë qytetarët e saj", sipas një zëdhënësi të Ambasadës amerikane në Kosovë. Në një deklaratë të postuar në ueb-faqen e saj, Ambasada amerikane në Prishtinë i cilësoi veprimet e Kosovës si të pakoordinuara dhe tha se ato "e dobësojnë besimin në marrëdhënie" dhe "e kufizojnë aftësinë tonë për ta ndihmuar Kosovën që të sigurojë të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë njerëzit e saj".
Serwer thotë se mund të përkeqësohen raportet Kosovë-Serbi
Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në SHBA dhe njohës i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer ka ngritur shqetësime për përkeqësimin e situatës në rajon, sidomos në raportet Kosovë - Serbi, gjatë administratës së dytë të Donald Trump. Serwer në një analizë të publikuar ka thënë se edhe administrata e presidentit në largim, Joe Biden, ka ndjekur një politikë që favorizon Serbinë, duke mbështetur krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ai e bëri prioritet të tij ekskluziv. Kjo do të thoshte t’i jepte Beogradit atë që donte më shumë, ndërsa Prishtinës asgjë. Kjo nuk do të funksiononte kurrë, dhe nuk ndodhi. Por njerëzit e Bidenit vazhduan të anojnë drejt Beogradit”, ka shkruar Serwer, duke e kritikuar këtë qasje që sipër tij, është e njëanshme dhe e padrejtë për Kosovën. Swrver gjithashtu ka paralajmëruar se administrata e re e Trumpit mund të ndjekë një kurs të ngjashëm ose më të theksuar, ku ndikimi i Jared Kushner, dhëndrit të Trump, mund të orientojë politikën amerikane drejt favorizimit të Beogradit, duke injoruar interesat e Kosovës, tha Daniel Server.
Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshje për armëpushim dhe pengje
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur dje marrëveshjën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Presidenti amerikan në shkuarje, Joe Biden, tha në një komunikatë se marrëveshja për armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite do t’u japë fund luftimeve 15-mujore në Gazë, si dhe do ta mundësojë rritjen e ndihmave humanitare për civilët palestinezë. “Ky është rezultat jo vetëm i trysnisë ekstreme me të cilën është përballur Hamasi, dhe ndryshimeve në rajon pas një armëpushimi në Liban dhe dobësimit të Iranit - por edhe i diplomacisë së palodhshme dhe të mundimshme amerikane. Diplomacia ime nuk ka pushuar asnjëherë në përpjekjet për ta arritur këtë”, tha Biden. Biden tha se armëpushimi gjashtëjavor do të mundësojë negociata për të arritur një fund të përhershëm të luftës. Ai shtoi se, nëse negociatat do të zgjasin më shumë se gjashtë javë, armëpushimi do të vazhdojë për aq kohë sa bisedimet do të vazhdojnë.
Izraeli thotë se s’do ta aprovojë armëpushimin derisa Hamasi të heqë dorë nga kërkesat e reja
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë sot se një “krizë e momentit të fundit” me Hamasin është duke e vonuar miratimin e një marrëveshjeje të shumëpritur për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve. Ndërkohë, bombardimet izraelite i kanë vrarë dhjetëra njerëz të enjten në Gazën e rrënuar nga lufta. Zyra e Netanyahut tha se kabineti nuk do të takohet për ta miratuar marrëveshjen derisa Hamasi të tërhiqet, pasi e akuzoi grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE e cila po shkel pjesë të marrëveshjes në përpjekje për të fituar më shumë koncesione. Izzat al-Rashq - zyrtar i lartë i Hamasit, tha se grupi militant është “i përkushtuar ndaj marrëveshjes për armëpushim, e cila u bë e ditur nga ndërmjetësit”. Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ndërmjetësi kryesor, Katari, kanč njoftua dje për arritjen e marrëveshjes, e cila parasheh lirimin e dhjetëra pengjeve izraelite në Gazë dhe ndaljen e luftës 15-mujore, që ka trazuar Lindjen e Mesme dhe ka nxitur protesta në gjithë botën.
Erdogan: Shpresojmë që marrëveshja e armëpushimit në Gazë hap derën e paqes së qëndrueshme
Turqia shpreson se marrëveshja e armëpushimit në Gaza do të hapë derën e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm për “vëllezërit dhe motrat tona palestineze” si dhe për rajonin dhe mbarë njerëzimin, tha sot presidenti Rexhep Tayip Erdogan.Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Gazës dhe të mobilizojë të gjitha mjetet për të ndihmuar Gazën të shërohet dhe të ngrihet në këmbë, deklaroi Erdogan në X, duke vënë në dukje se Turqia mirëpret marrëveshjen e armëpushimit midis grupit palestinez Hamas dhe Izraelit.Më herët, kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman, njoftoi suksesin e ndërmjetësve në arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës, duke theksuar se zbatimi i saj do të fillojë këtë të dielë.
Vazhdojnë zjarret masive në Los Angeles, dëmi vlerësohet në dhjetëra miliarda dollarë
Zjarret masive në Los Angeles vazhdojnë të shkaktojnë shkatërrime masive në shtetin amerikan të Kalifornisë dhe parashikimet për më shumë erëra të forta pritet të nxisin shpërndarjen e flakëve në ditët në vijim. Deri më tani, të paktën 25 persona janë konfirmuar të vdekur.Zjarrfikësit janë ende duke punuar për të frenuar flakët, por zyrtarët po paralajmërojnë se kushtet mund të përkeqësohen gjatë javës së ardhshme, me erëra që pritet të arrijnë shpejtësi nga 70 deri në 100 kilometra në orë.Shkaqet e të dy zjarreve mbeten të panjohura, por hetuesit vazhdojnë të hetojnë shkaqet dhe burimin e zjarrit, teksa nuk kanë përjashtuar mundësinë e zjarrvënies.Vlerësimet paraprake të dëmeve nga zjarret u vlerësuan në dhjetëra miliarda dollarë, sipas Presidentit Joe Biden, me disa vlerësime që variojnë deri në 50 miliardë dollarë.
Biden flet për rreziqet ndaj demokracisë amerikane në fjalimin e lamtumirës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, iu drejtua kombit me një fjalim lamtumirës mbrëmjen e të mërkurës, duke paralajmëruar se një “oligarki e rrezikshme” e njerëzve jashtëzakonisht të pasur po formësohet në Amerikë, e cila zotëron pushtet dhe ndikim që kërcënojnë demokracinë. “Jam i shqetësuar për rënien e rrezikshme të pushtetit në duart e disa njerëzve të pasur”, tha Biden, duke folur nga Shtëpia e Bardhë. Ai tha se përqendrimi i pasurisë në duart e pak vetave, nuk e kërcënon vetëm demokracinë, por edhe të drejtat dhe liritë themelore, si dhe pritjet se çdo njeri meriton një “mundësi të barabartë” për të arritur sukses. Pasi ta përfundojë mandatin e tij, Biden do të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar, dhe do të pasohet nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump, i cili është miliarder dhe ka mbështetjen e shefit të Teslas dhe SpaceX, Elon Musk, njeriut më të pasur në botë, si dhe të njerëzve të tjerë jashtëzakonisht të pasur. Musk, i cili ndjek të njëjtën vijë të politikës së djathtë si Trumpi, i shpenzoi dhjetëra miliona dollarë për ta ndihmuar fushatën presidenciale të Trumpit vitin e kaluar dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e tij. Bajden tha gjithashtu se edhe dy miliarderë të tjerë të njohur amerikanë – themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, dhe bashkëthemeluesi i Facebookut dhe shefi i Metas, Mark Zuckerberg – gjithashtu pritet të marrin pjesë në inaugurimin e Trumpit.
Nesër mot kryesisht me diell
Sot në pjesët jugore të vendit ka mbajt mot kryesisht me diell, kurse në veri mot i vranët. Ka fryr erë e dobët deri e mesme e vende vende deri e forte nga drejtimet e Veriut.
Temperaturat në orën 13: Budvë 14 g. Tivar e Herceg Novi 13, Podgoricë e Ulqin 10, Nikshiq e Cetinë 7, Shavnik 5, Beranë 2, Bjello Pole e Guci 1, Plluzhinë e Andrievicë 0, Plevle e Rozhajë -1, Kollashin e Petnicë -2 dhe në Zhabak -5 g.
Për nesër paralajmrohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vende vende me vranësira kalimtare. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimi i veriut kurse e forte nga drejtimi i veri lindjes. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej -11 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 16 g. c.
Коментари0
Остави коментар