- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
24. 12. 2024.
00:00 >> 20:09
Ditari 24.12.2024
Përgatiti, Gj. Dukaj
Besimtarët katolik kremtojnë festën e Krishtlindjes
Sonte besimtarët e krishterë, sipas kalendarit gregorian, kremtojnë natën e buzmit dhe në mesnatë lindjen e Krishtit. Kjo është festë tradicionale për besimtarët e këtij konfesionit dhe është njëra prej festave më të gëzueshme pasi, sipas këtij besimit, ajo shënon lindjen birit të Zotit. Sipas traditës, në të gjitha objektet e kultit, celebrohen meshë shenjte në përkujtim të lindjes së Jzusit, kurse të nesërmen kremtja e kësaj feste vazhdon me urime dhe vizita të ndërsjella.
Në vigjilje të Krishtlindjeve Ipeshkvi i Tivarit Imzot Rrok Gjonlleshaj, në mesazhin drejtuar besimtarëve, mes tjerash uron që të jemi mbështetje dhe inkurajim për njëri tjetrin dhe të dëshmojmë dashurinë e Zotit përmes veprave të mirësisë dhe bujarisë.
Festë frymëzimi dhe përkushtimit ndaj idealeve humane
Kryeministri Millojko Spajiq, ka uruar argjipeshkvin e Tivarit, Rrok Gjonlleshajn, argjipeshkvin e Kotorrit Mladen Vukshiq, klerikët dhe motrat e kishës katolike në Mal të Zi, si dhe qytetarët për Krishtlindjet sipas kalendarit Gregorian.
“Festat e Krishtlindjeve frymëzojnë dhe nxisin një përkushtim më të fortë ndaj idealeve humane, vlerave themelore të të mësuarit që ju shpërndani dhe dëshmoni me shembull personal me altruizëm dhe pa u lodhur.“Angazhimi juaj absolut ndaj misionit apostolik, në kohë plot sfida, e bën shoqërinë tonë më të drejtë, më solidare dhe më harmonike“, theksoi Spajiq.
Në mesazhin e urimit thuhet se dashuria për çdo qenie njerëzore, e cila shprehet përmes gatishmërisë për dialog, tolerancës dhe gjerësisë për të kuptuar tjetrin, përfaqëson një mesazh dhe urdhërim që ka kaluar testin e kohës dhe mbi të cilin mbështetet çdo marrëdhënie e vërtet, respekt të ndërsjellë dhe përparim kolektiv, thuhet mes tjerash në urimin e kreut të Qeverisë. .
Ishkryetarët e Gjykatës Kushtetuese konsiderojnë se është shkelur Kushtetuta
Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, ka takuar sot profesorët universitar të së Drejtës Kushtetuese e ish-kryetarët e Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, prof. Mlladen Vukçeviq dhe Prof. Dr. Millan Markoviq, me të cilët, siç raportohet, ka diskutuar për krizën aktuale kushtetuese të shkaktuar nga veprimet e Këshillit Kushtetues të Parlamentit të Malit të Zi dhe Kryetarit të Parlamentit.
Siç dihet, Komisioni Kushtetues i Parlamentit të Malit të Zi, javën e kaluar ka konstatuar se janë plotësuar kushtet për përfundimin e detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim me procedurën e përcaktuar me Kushtetutën e Malit të Zi.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se me veprime të tilla, Këshilli Kushtetues, ka shkelur dispozitën e nenit 154, paragrafi 3 i Kushtetutës së Malit të Zi dhe ka uzurpuar kompetencën e Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi në pjesën që ka të bëjë me përcaktimin e arsyeve për ndërprerjen e funksionit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
“Gjithashtu, ata shprehën shqetësimin se veprimet e tilla të Komisionit Kushtetues dhe Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, kanë cenuar rendin kushtetues dhe juridik në vend dhe sigurinë juridike. Duke vlerësuar rrethanat, në këtë takim, u pranua propozimi i Presidentit Millatoviq për formimin e një organi të posaçëm këshillimor i Presidentit të Malit të Zi, i cili do të përbëhet nga ekspertë eminentë në fushën e së drejtës kushtetuese nga Mali i Zi dhe nga jashtë“, thuhet në njoftim.
I.Vukoviq; Anulimi i vendimit, parakusht për dialog
Anulimi i vendimit të Këshillit Kushtetues për pensionimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Dragana Gjuranoviq, është parakusht për çdo dialog politik ndërmjet Qeverisë dhe opozitës, u urdhërua pas një takimi të përfaqësuesve të opozitës parlamentare në Kuvendin e Malit të Zi. Njëkohsishtë, nga PDS thanë se janë një hap më afër arritjes së marrëveshjes në Podgoricë.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Ivan Vukoviq dhe Andrija Nikoliq, Lëvizja Qytetare URA,Dritan Abazoviq dhe Ana Novakoviq – Gjuroviq, dhe Socialdemokrati, Branislav Neneziq. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i Iniciativës Qytetare Kroate, Adrijan Vuksanoviq dhe deputetja e klubit të veçantë të deputetëve, Jevrosima Pejoviq.
Deputeti i PDS-së, Ivan Vukoviq tha se takimi konfirmoi qartë qëndrimin unik të opozitës malazeze në lidhje me krizën aktuale kushtetuese dhe politike.
Vukoviq thotë se është arritur një marrëveshje në parim se si të gjendet një rrugëdalje nga kriza aktuale. “Ne, përfaqësuesit e opozitës parlamentare, kërkojmë anulimin e menjëhershëm të vendimit antikushtetues të Këshillit Kushtetues për përfundimin e detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. “Pa këtë, nuk ka dialog politik në Mal të Zi“, ka pohuar Vukoviq.
Institucionet malazeze funksionale sikur edhe Gjykata Kushtetuese
Institucionet malazeze funksionojnë e, po ashtu, edhe Gjykata Kushtetuese, kështu që nuk bëhet fjalë për grusht shteti kushtetues, ka thënë zëvendëskryeministri për Punët evropiane dhe të jashtme, Filip Ivanoviq, në emisionin “Link“, të Radios së Malit të Zi.
Kur është fjala për formimin e mundshëm të pushtetit në Podgoricë në mes të koalicionit të Jakov Milatoviqit dhe Lëvizjes qytetareURA, me partitë e udhëhequra nga PDS, Ivanoviq thekson se ajo, sa i përket formës, është legjitime.
„Mund të them se jam shumë i pikëlluar nga deklaratat e Millatoviqit dhe nuk jam i lumtur që ai u nda nga shokët e tij që e mbështetën në të gjitha fitoret që arriti“, ka thënë Ivanoviq dhe, njëkohsishtë, ka thënë se i hedh poshtë akuzat e Millatoviqit se Qeveria është antievropiane dhe antimalazeze.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se në Kuvend ka ndodhur një grusht shteti kushtetues, ai tha se është një monedhë sa paradoksale dhe që ska lidhje me realitetin, Ivanoviq thekson se është e qartë për të gjithë se ky nuk është një grusht shteti, e sidomos jo ai kushtetues. E gjithë kjo, thotë ai, është një përpjekje për të destabilizuar Parlamentin e Malit të Zi dhe punën e tij. Ai kujtoi gjithashtu se deri në fund të vitit kanë mbetur edhe pak ditë dhe se në Kuvend duhet të miratohen dokumente të rëndësishme, përfshirë edhe buxhetin për vitin 2025.
Sindiakat e mediave dënon ashpër sjelljene disa zyrtarëve ndaj përfaqësuesve të mediave
Sindikata e mediave të Malit të Zi, dënon ashpër sjelljen e disa zyrtarëve të Parlamentit të Malit të Zi dhe kreut të klubit parlamentar të Demokracisë së Re Serbe, Dejan Gjuroviq, dhe përpjekjen e tyre për të dëbuar përfaqësuesit e mediave nga salla e parlamentit gjatë një incidenti kur dje po zhvillohej seanca plenare e Kuvendit.
Ata i kujtojnë Gjuroviqit dhe zyrtarëve të tjerë publikë se mediat nuk janë aty për të ndjekur dhe raportuar në interes të tyre, por në interes të publikut, që përfshin edhe shfaqjen, siç thonë ata, të turpit të deputetëve të zgjedhur nga qytetarët.
Ata shtojnë se, ashtu siç e kanë bërë shumë herë më parë, t’u vënë në dukje të gjithë bartësve të funksioneve publike se media nuk është një shërbim që mund ta thërrasin sipas nevojës dhe kur nuk u nevojitën mjafton t'i largojnë ata, pohojnë ga sindiakat e mediave
Zyrtarët publik të kryejnë obligimet ligjore çranë Agjencisë për parandalimine korrupsionit
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u ka kujtuar zyrtarëve publikë obligimet ligjore të parapara me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit, i cili ka të bëjë me kryerjen e funksioneve që nuk përpuhen.
Siç theksohet, në përputhje me ligjin, zyrtarët publikë që marrin një funksion tjetër publik e që nuk përputhet kanë afat ligjor prej 30 ditësh nga dita e fillimit të ushtrimit të asaj detyre për të dhënë dorëheqje nga njëra prej funksioneve të tilla.
“Me rastin e seancës konstituive të Kuvendit vendor të Kryeqytetit të mbajtur më 28 nëntor 2024, Agjencia u bën thirrje të gjithë zyrtarëve që kryejnë dy funksione që nuk përputhen të përmbushin detyrimin e tyre ligjor dhe të dorëzojnë një kopje të dorëheqjes në Agjenci.
Ata kujtojnë se ky detyrim synon kryerjen e përgjegjshme dhe të ligjshme të funksioneve publike dhe parandalimin e konfliktit të interesit.
Bozhoviq, kallëzim penal ndaj deputetit N. Abdiq
Kryetarja e Këshillit Kushtetues, Jelena Bozhoviq, njoftoi se do të bëjë kallëzim penal kundër deputetit Nermin Abdiq, dhe të kërkojë të hetohet se kush e solli dhe ndezi bombën tymuese. Ajo theksoi se shpërthimi që është hedhur nga PDS-ja në sallën ku u mbajt seanca, i ka rrezikuar shëndetin, por për rastin askush nuk është prononcuar.
Kryetarja e Këshillit Kushtetues, Jelena Bozhoviq, gjithashtu tha se është detyruar të mbrohet nga sulmet e deputetit Nermin Abdiq, i cili, sipas saj, ka shkulur mikrofonin dhe me pjesën tjetër të kolegëve të tij me dhunë ka ndërprerë seancën.
Të sigurohen kushte për punën e gazetarëve në Kuvend
Instituti për Medie i Malit të Zi, i bëri thirrje udhëheqjes së Kuvendit që të sigurojë kushte për punë pa pengesë për gazetarët gjatë përcjelljes së seancave dhe aktiviteteve të Parlamentit dhe dënoi ashpër përpjekjet për të ndërhyrë ndaj punonjësve të medies në kryerjen e punës gazetareske nga disa deputetë.
Nga Instituti u bë me dije se sulmet në Kuvend ndaj fotoreporterëve dhe kameramanëve dhe konfiskimi i pajisjeve për punë nga disa deputetë, është presion mbi lirinë e medias dhe kërcënim i të drejtës së publikut për t'u informuar.
Gjyqi Kushtetues, ka hedhur poshtë ankesën në rastin Do Kwon
Gjykata Kushtetuese, në mbledhjen e sotme, hodhi poshtë ankesën kundër aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Malit të Zi për rastin e shtetasit koreano-jugor Do Kwon.
Kujtojmë se aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Malit të Zi, urdhëroi që Ministri i Drejtësisë Bojan Bozhoviq, të vendos nëse Do Kwon do të ekstradohet në Korenë e Jugut apo në SHBA. Avokati i Do Kwon apeloi kundër këtij vendimi.
Të respektohen procedurat ligjore rreth certifikimit të subjekteve politike
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të respektojë procedurat ligjore rreth certifikimit subjekteve politike. Ai një reagim të tillë e bëri pasi KQZ nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës që të sigurojë se procesi zgjedhor të kryhet me integritet dhe bazuar në procedura të drejta ligjore, e jo mbi interesa politike”, ka shkruar Hargreaves në platformën X. Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dolën kundër certifikimit të kësaj partie për shkak të qëndrimeve të saj kundër shtetit të Kosovës dhe thirrjeve nacionaliste të kreut të këtij subjekti me rastin e prezantimit të listës. Megjithatë, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Hargreaves, ka kërkuar nga KQZ-ja dhe anëtarët e saj që të jenë gjithëpërfshirës dhe transparent.
Presidenti gjerman bën thirrje për unitet dhe solidaritet
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në mesazhin e tij të Krishtlindjeve,u ndal në tragjedinë në Magdeburg, duke bëri thirrje për unitet e solidaritet, si dhe reflektim mbi sfidat globale dhe vendore.
Ai vazhdoi me një mesazh ngushëllimi për familjarët, duke shtuar se nuk janë vetëm në dhimbjen e tyre. Presidenti gjerman bëri një apel për unitet duke shtuar se “Urrejtja dhe dhuna nuk duhet të jenë fjala e fundit. Këtë ai e deklaroi pasi në Gjermani, “plasi” urrejtja ndaj emigrantëve të cilët kërkojnë dëbime masive.
Fundoset anija ruse e mallrave në Mesdhe
Një anije mallrash ruse që Ukraina pretendon se ishte dërguar në Siri për të mbledhur armë është fundosur në Detin Mesdhe, njoftojnë zyrtarët në Moskë.
Dy anëtarë të ekuipazhit janë zhdukur pasi një shpërthim në dhomën e motorit fundosi anijen midis Spanjës dhe Algjerisë, tha ministria e jashtme kurse 14 anëtarë ekuipazhi u shpëtuan dhe u dërguan në Spanjë.
Nesër, mot i ndryshueshëm, në veri me të reshura të borës
Në viset jugore të Malit të Zi mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët, kurse në viset veriore plotësisht i vranët dhe me të reshura të dobëta tëborës. Frynë erë e lehtë deri e mesme , në viset jugore dhe qëndrore deri e fortë e drejtimeve veriore.
Temperaturtat në orën 13: Herceg Novi 12 gradë, Budvë 11, Tivar e Ulqin 10, Podgoricë 9, Nikshiq e Cetinë 3, Bjello Pole 2, Plevle, Beranë e Shavnik 1, Andrievicë e Guci 0, Kollashin e Plluzhinë -1, Rozhaj -2 dhe në Zhablak -5 g.
Meteorologët për nesër, në viset jugore, paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme, kurse në veri me të reshura të borës.
Do të fryjë erë e fortë nga drejtimet e veriut.
Temperatura e mëngjesit prej -7 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej -4 deri në 14 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар