Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 12. 2024. 00:00 >> 17:57

Ditari 23.12.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

MANDIQ SHQIPTOI MASËN ME PËRJASHTIM TË DEPUTETËVE TË OPOZITËS, SEANCA U NDËRPRE

Seanca e Kuvendit sot është ndërprerë sërish. Kryeparlamentari Andria Mandiq në fillim të mbledhjes njoftoi se deputetëve të opozitës, të cilët e bllokuan punën e seancës së kaluar, iu është hequr fjala. Kjo shkaktoi reagime nga opozita, për këtë arsye seanca u ndërpre shumë shpejt. Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, në fillim të seancës shqiptoi masën e heqjes së fjalësi të gjithë atyre që penguan mbajtjen e seancës së kaluar dhe siç tha ai, deputetët kanë marrë njoftim me shkrim apo email për këtë. Ai më pas bëri thirrje për një minutë heshtje për viktimat në Zagreb dhe Magdeburg. Deputeti socialdemokrat (SD) Branisllav Neneziq kërkoi të flasë, por Mandiq nuk e lejoi, për shkak të masës së vendosur. Deputetja Jevrosima Pejoviq ka kërkuar të lexohet se kujt i është hequr fjala, si dhe ka kërkuar shpjegim se pse edhe ajo është në atë listë. Pejoviq ka ardhur te tavolina e kryetarit të Kuvendit dhe ka kërkuar shpjegim, e më pas ka tentuar t'ia rrëmbejë mikrofonin Mandiqit. Sot është dashur t'i përgjigjen pyetjeve parlamentare, ndërsa i pari duhet të përgjigjet zëvendëskryeministri për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ministri i Jashtëm Ervin Ibrahimoviq, por siç ka thënë Mandiq, Ibrahimoviq ka munguar për shkak të obligimeve ndërkombëtare të ndërmarra më parë. Ora e kryeministrit që opozita ndërpreu ditën e premte nuk do të vazhdojë sot, pasi kryeministri njoftoi se nuk do të vijë në seancë.

GJYKATA KUSHTETUESE NUK MORI VENDIM QË DY SEANCAT E PLANIFIKUARA TË JENË TË HAPURA PËR PUBLIKUN

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme nuk mori vendim që dy seancat e planifikuara për 25 dhjetor të jenë të hapura për publikun, pasi këto propozime nuk morën shumicën e nevojshme. Në seancë morën pjesë: kryetarja e gjykatës Snezhana Armenko dhe gjyqtarët Faruk Resulbegoviq, Desanka Lopiçiq, Momirka Teshiq dhe Budimir Shqepanoviq.

KOMISIONI KUSHTETUES SHPALL KONKURSIN PËR ZGJEDHJEN E DY GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Komisioni Kushtetues publikoi konkursin për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni Kushtetues javën e kaluar ka përfunduar se janë plotësuar kushtet për daljen në pension të tre prej gjashtë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mori vendim për shpalljen e thirrjes publike për plotësimin e vendeve të zbrazëta. Në bazë të këtij vendimi, Kuvendi në të njëjtën ditë konstatoi ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Dragana Gjuranoviq.

SATLER: NË MAL TË ZI KA ARDHUR KOHA QË LIDERËT POLITIKË TË BËJNË KOMPROMISE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Podgoricë, Johan Satler, vlerësoi se në Mal të Zi ka ardhur koha që liderët politikë të bëjnë kompromise për të parandaluar devijimin e vendit nga rruga drejt BE-së. Ai tha për gazetën” Pobjeda” se inkurajon mazhorancën që të hapë dialog me aktorët politikë mbi vendimin e Kuvendit për pensionimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, por edhe opozitën që të shqyrtojë ofertën e Qeverisë për të diskutuar një platformë të përbashkët publike që synon vënien e interesave nacionale mbi interesat partiake, si dhe sigurohet mbështetja ndërpartiake për të gjitha reformat dhe vendimet e nevojshme për të përfunduar negociatat e anëtarësimit në Bashkim Evropian.

KA FILLUAR TAKIMI PËR FORMIMIN E PUSHTETIT NË PODGORICË

Bartësi i listës së Aleancës Evropiane në Podgoricë, Boris Mugosha, ftoi përfaqësuesit e listave zgjedhore "Me fjalë dhe vepra" - Nermin Abdiq, "Jakov Millatoviq - Për një Podgoricë më të mirë" dhe "Koha për rregull" – Partia e Progresit Evropian -Dushko Markoviq për një dialog në lidhje me formimin e pushtetit lokal në kryeqytet. Takimi është paraparë të mbahet sot, në orën 17.

MINIERA E QYMYRIT: 2025 DO TË JETË NJË VIT MBIJETESE, RRITJE TË PLANIFIKUAR TË NUMRIT TË PUNËTORËVE

Drejtori i minierës së qymyrit në Plevla, Nemanja Llakoviq, thotë se kompania do ta mbyllë këtë vit me një fitim prej 15 milionë eurosh, por se viti i ardhshëm do të jetë vit sfidues. Gjithashtu, numri i të punësuarve është planifikuar të rritet në 1300 duke ndryshuar sistematizimin. Llakoviq tha për emisionin “Link” në Radio Mali i Zi se ky vit afarist do të jetë një vit rekord për prodhim dhe financa. “Do të kemi një fitim rreth 15 milionë euro dhe rezultati i prodhimit është rrëzuar. Vitin e mbyllim me rezultate të suksesshme”, tha Llakoviq dhe shtoi se viti 2025 do të jetë një nga vitet më sfiduese për Minierën. Kur është fjala për sistematizimin në Minierë, ai thotë se aktualisht kanë 1260 punëtorë dhe se me sistematizimin e ri numri i punëtorëve duhet të jetë 1300. Plani është që, siç thotë ai, të vendoset edhe transporti në treg.

PROKURORJA MITROVIQ U DËNUA SËRISH ME SHTATË MUAJ BURG

Prokurorja speciale e suspenduar, Lidija Mitroviq, sot është dënuar sërish me shtatë muaj burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare, duke hedhur poshtë kallëzimet penale për shmangie nga tatimi ndaj katër personave fizik dhe një personi juridik në rastin “Klap”, pasi ua kishin paguar detyrimet e prapambetura shteti. Aktgjykimi është shqiptuar nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Nenad Vujanoviq, në procedurën e përsëritur kundër Mitroviq.

SOT ËSHTË DITË ZIE NË MAL TË ZI PËR SHKAK TË TRAGJEDISË NË ZAGREB

Për shkak të tragjedisë në Kroaci, sot është Ditë zie në Mal të Zi. Kujtojmë se në një krim të tmerrshëm që tronditi Kroacinë dhe rajonin, një fëmijë shtatëvjeçar mbeti i vrarë dhe disa fëmijë dhe një mësues u plagosën rëndë kur një sulmues 19-vjeçar i armatosur me thikë hyri në një shkollë fillore në periferi të Zagrebit

AKTAKUZË KUNDËR NJË TË DYSHUARI PËR KRIME LUFTE KUNDËR POPULLSISË CIVILE GJATË LUFTËS NË KOSOVË MË 1998-99

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar sot se ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari me iniciale V. N për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999. Sipas aktakuzës, V.N dyshohet për vrasjen e personave M.A dhe Sh.A, si dhe plagosjen e Sh.S. Vepra dyshohet se u krye në qytetin e Suharekës, gjatë viteve 1998-99, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe. Për shkak se i pandehuri V.N është i pa arritshëm për organet e drejtësisë, Prokuroria thotë se janë “ plotësuar kushtet ligjore për ngritjen e aktakuzës në mungesë”. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kjo është aktakuza e dytë për krime lufte në mungesë e ngritur gjatë muajit dhjetor.

PROTESTA MË E MADHE NË HISTORINË E SERBISË

Sipas të dhënave të Arkivit të Mbledhjeve Publike, në bazë të pamjeve ajrore të regjistruara rreth orës 17:00, në protestën e djeshme në Beograd të Serbisë kanë marrë pjesë mbi 100 mijë qytetarë. Kjo protestë shënon një pikë kthese në luftën kundër regjimit autokratik të Aleksandar Vuçiqit, i cili po shkakton gjithnjë e më shumë pakënaqësi te qytetarët për shkak të korrupsionit, keqpërdorimit të institucioneve dhe përkeqësimit të standardit të jetesës.  Të tubuarit thanë qartë se është koha për ndryshime dhe përgjegjësi të autoriteteve.  Në veçanti, ata theksuan incidentin tragjik në Novi Sad, ku rënia e tendës shkaktoi vdekje. Studentët si organizatorë të protestës kërkuan përgjegjësinë e menjëhershme të autoriteteve, me kërkesën që të publikohen të gjitha dokumentet e munguara dhe të zbardhet e vërteta e këtij rasti.  Ky tubim masiv i kaloi protestat e 5 tetorit 2000, gjë që tregon qartë se pakënaqësia e popullit po arrin kulmin.  Demonstruesit mbushën rrugën e Sllavisë dhe atë qendrore të Beogradit dhe për herë të parë u regjistrua një dendësi mesatare prej mbi dy personash për metër katror, ​​që dëshmon për reagimin e madh të qytetarëve.  Krahas Beogradit, një protestë domethënëse u mbajt edhe në Nish, ku u mblodhën rreth 7000 njerëz, që është në përpjesëtim me madhësinë e qytetit, e barabartë me 53,000 qytetarë në kryeqytet. 

TË PAKTËN 20 TË VRARË NGA SULMET IZRAELITE NË GAZË

Të paktën 20 njerëz, përfshirë pesë fëmijë, janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite gjatë të shtunës dhe të dielën thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë. Ndërkohë, autoritetet izraelite lejuan kardinalin Pierbattista Pizzaballa, i cili është udhëheqësi i Kishës Katolike në Tokën e Shenjtë, të hyjë në Gazë për të marrë pjesë në një meshë para Krishtlindjes me anëtarët e komunitetit të vogël të krishterë në enklavë. Një sulm ndaj një shkolle që strehonte njerëz të zhvendosur në qytetin Gaza la të vdekur të paktën tetë njerëz, përfshirë tre fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Papa Françesku përsëri i ka dënuar bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, duke thënë të shtunën se kjo nuk është luftë, por “mizori”.

MINISTRI I JASHTËM I JORDANISË DO TË ZHVILLOJË BISEDIME ME LIDERIN E RI TË SIRISË

Ministri i Jashtëm jordanez, Ajman Safadi, pritet të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të Sirisë, Ahmed al-Shara, tha Amman.Kjo do të jetë vizita më e fundit e profilit të lartë që nga rrëzimi i Bashar al-Assad. Jordania, e cila kufizohet me Sirinë në jug, priti një samit në fillim të këtij muaji, ku diplomatët e lartë arabë, turq, ata të BE-së dhe SHBA-së bënë thirrje për një tranzicion gjithëpërfshirës dhe paqësor pas viteve të luftës civile. Ministria e Brendshme tha të enjten se më shumë se 7.000 sirianë janë larguar, nga rreth 1.3 milion refugjatë që Ammani thotë se ka pritur. Sipas Kombeve të Bashkuara, 680.000 refugjatë sirianë u regjistruan në Jordani.

PRESIDENTJA E GJEORGJISË KËRKON QË DATA E ZGJEDHJEVE TË CAKTOHET DERI MË 29 DHJETOR

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili i ka bërë thirrje partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, mike e Moskës, që të caktojë një datë për zgjedhjet e reja parlamentare deri më 29 dhjetor, mes trazirave mbi votimin e fundit dhe vendimit të njëanshëm të partisë për të shtyrë negociatat me Bashkimin Evropian. Zurabishvili ka qenë e bllokuar në një përplasje me partinë që kur fitoi zgjedhjet parlamentare të tetorit, të mbizotëruara nga akuzat për mashtrime zgjedhore. Opozita ka refuzuar të njohë votimin, duke akuzuar Ëndrrën Gjeorgjiane për manipulim të votave për të marrë pushtetin. Data e zgjedhjeve duhet të bihet dakord deri më 29 dhjetor," tha Zurabishvili në një tubim në Tbilis, vendi i protestave të panumërta gjeorgjiane. Kritikët thonë se legjislacioni kërcënon mediat dhe grupet e shoqërisë civile dhe pasqyron një ligj të ngjashëm rus të përdorur nga Kremlini për të mbytur kundërshtarët politikë dhe shoqërinë civile. Ndërsa fillimisht e miratuar nga Ëndrra Gjeorgjiane për kandidimin e saj të suksesshëm presidencial në vitin 2018, Zurabishvili ka qenë një gjemb për partinë në pushtet.

BASHKËPUNIMI I RTMZ DHE FAKULTETI I DIZAJNIT DHE MULTIMEDIAS TË UDG

Shërbimi publik mediatik i Radio Televizionit të Malit të Zi (RTCG) nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Dizajnit dhe Multimedias të Universitetit të Donja Goricës (UDG) për realizimin e Ciklit të Filmit Studentor të Malit të Zi. Memorandumi u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i RTMZ, Boris Raoniq dhe dekanja e FDM Dr. Tatjana Burzanoviq.
Shërbimi publik mediatik RTMZ dhe Fakulteti i Dizajnit dhe Multimedias – Universiteti Donja Gorica kanë rënë dakord të krijojnë bashkëpunim biznesi për realizimin e Ciklit të Filmit Studentor në Mal të Zi, me qëllim që të kontribuojnë në zhvillimin dhe prodhimin e krijimtarisë audiovizive, si dhe afirmimin personal dhe profesional të autorëve të rinj vendas.

EDICIONIN E 63-TË TË FESTIVALIT TË KËNGËS

Shkodra Elektronike fiton edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën e tyre “Zjerm”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Performanca e Shkodrës Elektronike mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora. Elvana Gjata arriti të marrë vendin e dytë me këngën "Karnaval", ndërsa Alis siguroi vendin e tretë me këngën "Mjegull".

NESËR MOT I VRANËT DHE ME RESHJE TË DOBËTA

Në Mal të Zi mban mot i vranët, vende- vende me reshje te dobëta deri mesatare, kurse viset e larta ne veri me borë të dobët. Frynë erë e dobët deri mesatare , vende- vende edhe e fortë, kryesisht e drejtimeve jugore. Temperaturat e shënuara në orën13:Tivar e Ulqin 10, Podgoricë 9,. Herceg Novi 8, Plevle e Beranë 4, Bjello Pole e Guci 3, Nikshiq, Andrievicë, Rozhajë e Plluzhinë 2 dhe në Kollashin, Zhablak, Cetinë e Shavnikë 1 g.
Për nesër në viset jugore pritet mot me vranësira mesatare deri kryesisht i vranët dhe me erë. Ndërkaq, në veri kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme të borës. Do të fryjë erë mesatare vende-vende deri e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit nga -7 deri në 8, kurse më e larta ditore nga -5 deri në 12 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се