Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 12. 2024. 00:00 >> 17:34

Ditari 20.12.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi, e cila iu kushtua Orës së Kryeministrit, u ndërpre pasi deputetët e opozitës u larguan nga bankat e tyre

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi, e cila iu kushtua Orës së Kryeministrit, u ndërpre pasi deputetët e opozitës u larguan nga bankat e tyre. Ata kanë qëndruar para kryeparlamentarit Andrije Mandiq, i cili  tha se do të merren masa ndaj deputetëve që kanë prishur rendin dhe kanë penguar punën e seancës. Paraprakisht, përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) Danijel Zhivkoviq tha se nuk do të ketë seanca të Kuvendit derisa të mos tërhiqet  vendimi  i Komisionit Kushtetues, i cili konkludoi se janë arritur  kushtet për pensionimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Zhivkoviq përsëriti se në Mal të Zi kishte ndodhur grusht shtet kushtetues dhe i bëri thirrje kryeministrit Milojko Spajiq që të caktojë një seancë të Komisionit Kushtetues dhe ta zgjidhë problemin sot në Kuvend, duke anuluar vendimin e këtij organi parlamentar për ndërprerjen e mandatit të gjyqtarit. të Gjykatës Kushtetuese.

Deputetët e opozitës nuk e kanë lejuar kryeministrin Millojko Spajiq t'u drejtohet gazetarëve në sallën e Kuvendit

Deputetët e opozitës nuk e kanë lejuar kryeministrin Millojko Spajiq t'u drejtohet gazetarëve në sallën e Kuvendit të Malit të Zi. Më parë seanca e Kuvendit, e cila i kushtohej Orës së Kryeministrit, u ndërpre pasi deputetët e opozitës u larguan nga vendet e tyre. Me tingujt e fishkëllimave, deputetët e opozitës ia pamundësuan Spajiqit deklaratën në sallën e Kuvendit. Ata thanë se nuk do ta lejojnë Spajiqin t'i drejtohet parlamentit malazez. Abazoviq u tha gazetarëve se Spajiq është një person i padëshirueshëm në Parlament, sepse ai "ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën"."Ai me gazetarët mund të flasë në qeverinë, në rrugë, por jo këtu në kuvend," tha Abazoviq.

Anulimi i vendimit të Komisionit Kushtetues  është një nga rrugët për daljen e Malit të Zi nga kriza kushtetuese

Anulimi i vendimit të Komisionit Kushtetues, ku thuhej se janë plotësuar kushtet për pensionimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, është një nga rrugët për daljen e Malit të Zi nga kriza kushtetuese, tha presidenti i vendit , Jakov Milatoviq. Në seancën e të martës, Komisioni Kushtetues konstatoi se janë plotësuar kushtet për pensionimin e tre prej gjashtë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pas së cilës Kuvendi, të njëjtën ditë, konstatoi ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Dragana Gjuranoviq. Në një deklaratë për media, pas takimit të sotëm me liderët e opozitës, Millatoviq tha se “në momentin e krizës së dukshme institucionale dhe kushtetuese ishte e rëndësishme që të kishte një takim të tillë”. Ai tha se temë e bisedës ishte kriza kushtetuese, e cila, siç tha ai, erdhi si rezultat i veprimeve të Komisionit Kushtetues të Parlamentit të Malit të Zi, i cili mori juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese dhe kështu hyri në zonë të veprimeve të kundërligjshme dhe antikushtetuese. “Situata është shumë e rëndë”, ka shtuar Millatoviq. Ai tha se pasdite do të përpiqet të bisedojë me kryeministrin Millojko Spajiq për të njëjtën temë. “Partia e kryeministrit ishte faktori vendimtar, sepse ata kishin katër deputetë në Komisionin Kushtetues, i cili përfundimisht mori juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Millatoviq.

Kryeministri Millojko Spajiq njoftoi se do të propozojë që Lëvizja Evropa Tani të mos e bëjë shumicën për votimin e gjykatësit të ri të Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri Millojko Spajiq njoftoi se do të propozojë që Lëvizja Evropa Tani të mos e bëjë shumicën për votimin e gjykatësit të ri të Gjykatës Kushtetuese, përderisa ata të deklarohën për rastin e gjykatëses Dragana Gjuranoviq. Spajiq, këtë e deklaroi përmes rrjetin Social X, duke shtuar se kompromisi ndërton institucionet.

Bashkimi Evropian është i shqetësuar për vendimin e Parlamentit të Malit të Zi

Bashkimi Evropian është i shqetësuar për vendimin e Parlamentit të Malit të Zi për të ndërprerë mandatin e gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian Gija Mersija. Ai tha se të gjitha organet e pushtetit dhe liderët politik duhet  të sigurojnë funksionalitetin e plotë të gjykatës kushtetuese "si rregull thelbësore të ligjit dhe stabilitetit demokratik, përfshirë sigurimin e emërimeve në kohë, transparencën dhe dispozitat ligjore".

Me rastin e mbylljes së tre kapitujve negociues me BE u organizuan pritje në Vilën "Gorica"

Me rastin e mbylljes së tre kapitujve negociues me Bashkimin Evropian në kuadër të presidencës hungareze, kryeministri Millojko Spajiq dhe Ambasadori i Hungarisë Jozhef Negjesh organizuan pritje në Vilën "Gorica" për korin diplomatik, anëtarët e qeverisë dhe të parlamentit.Siç u njoftua nga kabineti i kryeministrit, Spajiq  falënderoi Hungarinë për mbështetjen e dhënë Malit të Zi në planin e integrimit evropian duke potencuar rezultatet që Podgorica zyrtare ka arritur vitin e kaluar.Kryeministri Spajiq shprehu bindjen se viti që po lëmë pas është shumë i rëndësishëm për misionin e Evropianizmit të Malit të Zi dhe krijimin e një kohezioni të fuqishëm të integrimit të Ballkanin Perëndimor në Unionin evropian, të cilit i përket edhe gjeografikisht.

Koalicioni Levizja Evropa Tani -Demokratët dhe për të ardhmen e Podgoricës- nuk do të negociojnë  me Lëvizjet për Podgoricën, përderisa ata të përfundojnë negociatat e tyre me PDS

Nga Koalicioni Levizja Evropa Tani -Demokratët dhe për të ardhmen e Podgoricës u deklarua se nuk do të negociojnë  me Lëvizjet për Podgoricën, përderisa ata të përfundojnë negociatat e tyre me Partinë Demokratike të Socialistëve.
Ata thonë se pas një përkufizimi të qartë si garanci se  nuk do të negociojë me PDS-n, do të ketë një thirrje zyrtare për negociata të subjekteve që aktualisht kanë 27 këshilltarë në përbërjen e re të parlamentit të Podgoricës.

BE-ja me mision vëzhgues për zgjedhjet e shkurtit në Kosovë

Bashkimi Evropian do ta dërgojë një mision për t’i vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Kosovë më 9 shkurt të vitit 2025, me kërkesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi sot blloku evropian.“Duke iu përgjigjur ftesës nga ana e presidentes së Kosovës, përfaqësuesja e lartë Kaja Kallas ka vendosur ta dërgojë një mision vëzhgues (EOM) për t’i vëzhguar zgjedhjet parlamentare në caktuara për 9 shkurt 2025”, thuhet në njoftim. Nathalie Loiseau, deputete e Parlamentit Evropian, është emëruar shefe e misionit vëzhgues, thuhet në njoftim. BE-ja tha se misioni i saj vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë do ta dëshmojë mbështetjen e vendosur të BE-së për Kosovën në përpjekjet e saj për të forcuar më tej qeverisjen demokratike. “Prania e këtij misioni në terren ka për qëllim të kontribuojë për një proces zgjedhorë gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, i cili do t’u mundësojë votuesve në Kosovë që të shprehin qartë zgjedhjen e tyre”, thuhet në njoftim. Bashkimi Evropian i ka vëzhguar të gjitha zgjedhjet në Kosovë që nga viti 2013. Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë në  vitin 2008. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka bërë të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Në mesin e 28 subjekteve politike janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Në mesin e subjekteve janë parti shqiptare, të komunitetit serb, dhe komuniteteve tjera më të vogla në Kosovë. KQZ-ja duhet t’i konfirmojë listat më së voni deri më 25 dhjetor.

Kosova dhe Shqipëria mbajnë seancë të përbashkët parlamentare

Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë janë duke e mbajtur sot një seancë të përbashkët parlamentare në Prishtinë, ku liderët e të dyja vendeve theksuan mbështetjen e ndërsjellë për njëra-tjetrën. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i lartësoi lidhjet mes popujve të Shqipërisë dhe e kritikoi Bashkimin Evropian për qëndrimet e tij ndaj Prishtinës. “Jemi i vetmi komb që flet një gjuhë po aq të vjetër sa vetë gjeneza e Perëndimit. Dëshira ime është që të mos jemi njëri në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkim Evropian, ndërsa tjetri nën sanksione të BE-së, të cilat, meqë ra fjala, sot janë një absurditet absolut”, tha Rama. Derisa Shqipëria i hapi kapitujt e parë në negociatat për anëtarësim në BE në tetor, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllok. Rama tha se ai dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkuan të mërkur[n heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës gjatë një samiti BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Bruksel. Blloku evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin  2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se lidhjet e thella mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të "rrënjosura në histori, në sakrifica dhe në një vizion të përbashkët për të ardhmen". Ajo bëri thirrje që dy vendet t’i shfrytëzojnë lidhjet e tyre historike për ta forcuar bashkëpunimin dhe bashkërendimin. Kështu për t’i tejkaluar sfidat dhe pengesat, Kosovës i nevojitet ndihma e Shqipërisë, theksoi presidentja Osmani.

Një fëmijë shtatë vjeçar mbeti i vrarë dhe shtatë persona të tjerë u plagosën nga një sulm me thikë që ndodhi në shkollën fillore Preçko në Zagreb

Një fëmijë shtatë vjeçar mbeti i vrarë dhe shtatë persona të tjerë u plagosën nga një sulm me thikë që ndodhi në shkollën fillore Preçko në Zagreb. Nga sulmi është plagosur edhe një mësuese, e cila është në rrezik për jetën. Për sulmin dyshohet një 19-vjeçar, i cili është nën vëzhgimin e policisë. Ministrja kroate e Shëndetësisë, Irena Hrstiq, tha se pesë të lënduarit janë dërguar në disa spitale. Policia kroate bëri të ditur se sulmi është kryer mëngjesin e sotëm, pak para orës 10.

Të paktën dy të vrarë nga një valë e madhe bombardimesh ruse në Ukrainë

Të paktën dy njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm në një valë të madhe bombardimesh ruse në kryeqytetin e Ukrainës dhe në rajonin jugor Herson. Në krejtë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme ajrore për disa orë. Rusia i hodhi tetë raketa – përfshirë raketa hipersonike Kinzhal dhe raketa balistike Iskander/KN-23 – vetëm në Kiev, tha kryetari i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko. Qytetet ukrainase janë duke u përballur me sulme të vazhdueshme raketore dhe me dronë, ndërsa forcat ukrainase, të pakta në numër dhe armë, po hasin në vështirësi për ta frenuar përparimin e shpejtë të ushtrisë ruse në lindje të vendit. Një person u vra nga një sulm në qarkun Holosiv të Kievit. Sipas dëshmitaëve disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytet. “Armiku ndoshta përdori raketa aerobalistike Kinzhal dhe raketa balistike Iskander/KN-23”, tha Serhiy Popko, duke shtuar se një tubacion gazi u dëmtua gjatë sulmit. Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, raportoi se copëza nga dronët e rrëzuar rusë ranë në katër distrikte të kryeqytetit, Holosiv, Solomiansk, Shevçenkivsk dhe Dniprovsk, duke plagosur të paktën dy persona. 

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon opinion ligjor për obligimet e Izraelit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratua dje një rezolutë, e cila i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) të japë një opinion ligjor për detyrimet humanitare të Izraelit në Rripin e Gazës. Rezoluta, e thirrur nga Norvegjia, i mori 137 vota pro, 12 kundër dhe 22 abstenime. “Është e papranueshme që Izraeli ta bllokojë ndihmën humanitare për palestinezët që jetojnë nën okupim”, tha kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store. Duke e penguar ndihmën e nevojshme, Izraeli po “e minon paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”, shtoi ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide. “Asnjë vend nuk është mbi ligjin dhe Izraeli nuk ka të drejtë t’i përjashtojë organizatat e OKB-së nga territori palestinez që është duke e okupuar jashtëligjshëm”, tha Edie. Kërkesa për opinion ligjor do t’i dorëzohet tani Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Rezolutat e OKB-së nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por ato pasqyrojnë qëndrim ndërkombëtar.

Mbyten 8 imigrantë në një ishull grek

Tetë imigrantë janë mbytur sot në mëngjes pranë ishullit Rodos në Greqi, pasi anija e shpejtë me të cilën po lundronin u përmbys, thanë autoritetet greke. Roja bregdetare tha se incidenti ndodhi pasi anija e shpejtë bëri “lëvizje të rrezikshme” në përpjekje për t’i ikur një anijeje patrulluese, duke i hedhur imigrantët në ujë. Autoritetet greke thanë se 18 imigrantë të tjerë u shpëtuan dhe se kërkimet për shpëtimin e imigrantëve të tjerë janë duke vazhduar. Nuk është e qartë se sa imigrantë po barte anija kur u përmbys. Rodosi, njëri nga disa ishujt e mëdhenj grekë, që shtrihet pranë bregdetit të Turqisë, është rrugë e dendur për trafikim me imigrantë në lindje të Detit Mesdhe. Ky është incidenti i dytë vdekjeprurës me imigrantë në këtë ishull këtë javë. Shtatë imigrantë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë besohet se janë zhdukur kur anija e tyre u fundos pjesërisht në jug të ishullit të Kretës gjatë fundjavës së kaluar. Numri i imigrantëve që shkojnë në Greqi jashtëligjshëm pritet të rritet në 60.000 këtë vit. Sipas të dhënave qeveritare Sirianët përbëjnë numrin më të madh të tyre, të ndjekur nga afganët, egjiptianët, eritrianët dhe palestinezët.

Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas rënies së Assadit

Disa diplomatë amerikanë kanë mbërritur sot në Damask për të biseduar me liderët e rinj të Sirisë dhe për të kërkuar të dhëna për vendndodhjen e gazetarit të zhdukur amerikan, Austin Tice. Kjo është vizita e parë e zyrtarëve amerikanë në Siri që nga rënia e presidentit Bashar al-Assad javë më parë. Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf, ish-i dërguari i posaçëm për Sirinë, Daniel Rubinstein, dhe i dërguari kryesor i administratës Biden për negociatat për pengjet, Roger Carstens, vizituan Sirinë dhe biseduanë  me udhëheqësit e përkohshëm sirianë, bëri të ditur sot në mëngjes Departamenti amerikan i Shtetit. Kjo është vizita e parë zyrtare e diplomatëve amerikanë në Siri pas më shumë se një dekade, që nga mbyllja e Ambasadës amerikane në Damask në vitin 2012. “Ata do të angazhohen drejtpërdrejt me popullin sirian, duke përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë, anëtarë të komuniteteve të ndryshme dhe zëra të tjerë sirianë për të biseduar për vizionin e tyre për të ardhmen e vendit të tyre dhe për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin”, tha Departamenti i Shtetit.

Për nesër, paradite meteorologët paralajmërojmë ndërprerje të të reshurave dhe kthjellim gradual të motit

Për nesër, paradite meteorologët paralajmërojmë ndërprerje të të reshurave dhe kthjellim gradual të motit. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve të veriut dhe verilindjes, e cila gjatë natës do të dobësohet. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej -4 deri në 14 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се